Fortifikimi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Fortifikimi

Fortifikimi ndodhet në mes të një kodre 45 m të lartë e cila ulet butë drejt fushës, rreth 50 m larg rrugës. Pozicioni tregon se synimi kryesor i ndërtimit të tij ishte afërsia me rrugën. Fortifikimi, një tetrapyrgion me planimetri katrore (18,6 x 18,6 m/ 346 m2) përforcohet në skajet me 4 kulla katrore.

Kullat me dimensione të përafërta 5,2 x 5,5 m projektohen 2,60 m nga kurtina ndërsa hyrja ndodhet në mes të anës perëndimore. Në brendi ndodhej oborri i hapur përreth të cilit grupoheshin kthinat.

Kurtinat 1,60 m të gjera dhe 4,5 m të larta (fig.5), në 2,30 m lartësi dhëmbëzohen (0,35- 0,50 m) për mbështetjen e dyshemeve të kthinave të katit të dytë. Si i tillë luftimi nga kurtinat kryhej nga niveli i katit të dytë, nëpërmjet frëngjive të këtij kati.

Kullat katrore ndërlidhen organikisht me skajet e fortifikimit. Kulla verilindore, e ruajtur deri në 5,5 m lartësi, e ka katin e parë (3,1 x 3,4 m) të zbrazët. Foletë e trarëve 4 m lart tabanit tregojnë lartësinë e katit të parë. Në të të fut hyrja diagonale (0,97 m) e cila vazhdon edhe mbi nivelin e katit të dytë, çka tregon se në katin e dytë të kullës kalohej nga kati i dytë i kthinave. Në një periudhë të dytë, për rritjen e qëndrueshmërisë ndaj goditjeve, kati i parë i kullës mbushet me dhe e gurë.

Hyrja kryesore, 2,50 m e gjerë/ 2,70 m e lartë, ndodhet e zhvendosur nga mesi i kurtinës perëndimore. Hyrja e mbuluar me hark të rremë mbyllej me një portë-kullë e cila lëshohej në kanalin e saj (19,5 x 15 cm) nga kati i dytë i ambienteve.

Muret e kurtinave (1,60 m), të mbështetura mbi themele (2,50 m) përbëhen prej dy këmishëve dhe emplectonit. Muret e kullave (1 m) përbëhen prej dy blloqesh gjatësorë, të shkëmbyer me blloqe të vendosur tërthor. Muratura është izodomike, me blloqe drejtkëndësh prej guri gëlqeror (0,4-2,5 m kryesisht 1,3 m x 0,37-0,42 m). Faqja e jashtme është e mysët, e punuar ashpër, ndërsa faqet e bashkimit të latuara. Fugat vertikale nga njëherë pjerren lehtë dhe mjaft rrallë vërehen kllapëzime. Skajet e kullave janë pajisur me vija peshimi ndërsa meset e kurtinave me kanale peshimi. Nga ana e brendshme e kurtinave muratura është më e dobët dhe blloqet kanë përmasa më të vogla dhe faqe të rrafshëta.

Trajtimi dhe përmasat e oborrit të brendshëm (8 x 8 m) është i njëjtë me oborret peristile të banesave. Sasia e madhe e tullave (43 x 21 x 8 cm), solenëve dhe kalypterëve tregon se kthinat përreth oborrit ishin ndërtuar me mur tulle dhe mbuluar me çati tjegulle. Sipërfaqja e përgjithshme e kthinave (kat i 1 dhe i 2) prej rreth 180 m2 i përgjigjet një gamizoni rreth 50 vetësh. Prej tyre kthinat e katit të parë shërbenin vetëm për qëndrim, ndërsa ato të katit të dytë për qëndrim dhe luftim.

info@balkancultureheritage.com