Fragmente
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Excerpt. Vatican. f. 17 e 18

Fjala e urtë "Mos e tepro" do të thotë që duhet të kesh masë në çdo gjë dhe që në çështje njerëzore nuk duhet të shkosh deri në pikën e fundit, sikurse e bënë epidamnasit. Këta banonin në brigjet e Adriatikut dhe ishin në luftë me njëri-tjetrin; ata hodhën në det një tok hekura të skuqura dhe u betuan se nuk do t'i jepnin fund armiqësive të tyre përderisa të nxirmin nga deti akoma të nxehta hekurat. Betim i kotë dhe në kundërshtim me fjalën e urtë: "Mos e tepro". Rrethanat i detyman më vonë epidamnasit të arrijnë në një marrëveshje dhe t'i lënë të ftohen hekurat në thelësitë e humnerës.

Excerpt Vatican. fq. 46

Mbreti Pirro humbi shumë nga epirotët që kishin kaluar me të në Itali. Njëri nga miqtë që ishte lidhur ngushtë me të, e pyeti në se ishte i kënaqur nga suksesi i betejës. "Edhe një fitore të tillë, u përgjigj ai, të korr mbi romakët dhe mua nuk do të më mbetet asnjë nga ushtarët që më shoqëruan në Itali". Dhe me të vërtetë të gjitha fitoret e arritura ishin fitore kadmike: Të mundurit nuk ishin mposhtur plotësisht, përsa i përket fuqisë së tyre dhe ngadhënjyesit kishin pësuar kaq humbje dhe shkatërrime sa edhe të mundurit.

Kinea, i dërguar nga Pirrua për të biseduar me romakët, u tregua i shkathët në këtë detyrë dhe i ofroi personave më me influencë dhurata të çmueshme; por këta të fundit nuk i pranuan dhe iu përgjigjën atij njëzëri se nuk ishte me vend të pranonin dhurata përsa kohë vazhdonte lufta; por që nga dita e përfundimit të paqes dhe kur Pirrua të bëhej mik i romakëve do t'u pëlqenin me gjithë qejf dhuratat, të cilat do të mundnin t'i pranonin pa ngurrim.

Excerpt Vatican. fq. 47

Pirrua, kur korri një fitore të lavdishme mbi galët, vendosi në tempullin e Athinasë Itone mburoje të armikut dhe plaçkën më të çmueshme; ai gdhëndi këtë mbishkrim:

"Pirro Molosi ia dhuron Athinasë Itone

Këto mburoja, që ua hoqi galatëve të fortë

pasi shkatërroi gjithë ushtrinë e Antigonit;

dhe nuk është kjo një çudi e madhe

sepse aiakidët janë edhe tani luftëtarë, siç kanë qenë në të kaluarën."

Excerpt. Vatican. fq. 72-74

Perseu, me qëllim aleance, dërgoi një delegacion tek Genti, mbreti Ilirisë, atëherë sovrani më i madh i këtyre krahinave. Ky u përgjegj se donte të bënte luftë me romakët, por nuk kishte të holla. Perseu i dërgoi një delegacion të ri por pa përmendur punën e të hollave. Kur mori të njëjtën përgjegje, Perseu i dërgoi një delegacion të tretë dhe shtoi, duke fshehur mendimet e tij, se ai i njihte mirë qëllimet e Gentit dhe se mund t'i ishte atij i dobishëm, nëqoftëse ngjarjet do të zhvilloheshin ashtu si dëshironte. Perseu, duke mos dashur të ndahej nga thesarët e tij, dërgoi rishtas delegatë tek Genti, duke mos i bërë asnjë propozim për të holla; ai i la të ushqejë shpresa të mëdha, kur t'i jepej fund kësaj ndërmanjeje.

Excerpt. Hoesche. fq. 494-495

Epirotët e kanë për gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdhenë e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre, dhe farefisin.

Excerpt. Hoeschel. fq. 495-497

Thoinioni dhe Sosistrati, pasardhës të Hiketës, e thirrën Pirron për të dytën herë që të vinte në Siqeli. Mamertinët, që kishin mbytur mesinasit, përfunduan një traktat aleance me kartagasit dhe vendosën në një mbledhje të përgjithshme, se do ta kundërshtonin hyrjen e Pirros në Siqeli. Por Tyndari, tirani i Tauromenit, mbante anën e mbretit dhe ishte gati t'i hapte portat e qytetit trupave të tij. Kartagasit si bënë aleancë me romakët ngarkuan mbi anijet e tyre pesëqind ushtarë; ata u drejtuan pastaj kundër Regit dhe e sulmuan këtë qytet; por u shtrënguan të heqin dorë nga rrethimi dhe i dhanë zjarr lëndës që kishin mbledhur për të ndërtuar anije; ata vazhduan të mbikqyrin ngushticat dhe të ruanin kalimin e Pirros.

Thoinioni që e kishte ishullin nën sundimin e tij dhe Sosistrati, bënin me shoqi-shoqin luftë me dhjetëmijë ushtarë; por të dy, të lodhur nga këto armiqësi, dërguan tek Pirrua një delegacion.

Pirrua luftoi në Itali për dy vjet e katër muaj. Kur po përgatitej për nisje, kartagasit kishin rrethuar nga toka e nga deti Syrakuzën; ata kishin përqëndruar në limanin e madh një flotë prej njëqind anijesh dhe një ushtri tokësore me pesëdhjetë mijë njerëz që ishte fushuar pranë qytetit; prej këndej ata i mbanin të mbyllur brenda mureve banorët dhe shkretonin pa pushim tokat e Syrakuzës. Syrakuzasve, të lodhur nga kjo luftë, nuk u mbeti shpresë tjetër veçse tek Pirrua, që ishte martuar me Lanasën, të bijën e Agathoklit, nga e cila kishte një djalë të quajtur Aleksandër. Ata i dërgonin atij prandaj për ditë delegatë. Pirrua hipi mbi anije ushtarë, elefantët dhe plaçkën e tij, u nis nga Tarenti dhe arriti pas dhjetë ditësh në Lokre. Prej këndej, duke përshkuar ngushticën për të dalë në Siqeli, zbriti në Tauromen. Si u lidh me aleancë me Tyndarin, sundimtarin e Tauromenit, atij iu dhanë përforcime në ushtarë dhe u nis për në Katanë. Banorët e pritën me madhështi dhe i dhuruan kurora ari. Pikërisht këtu zbriti edhe trupat nga anijet dhe i drejtoi për në Syrakuzë, ndërsa flota lundronte krahas, krejt e gatshme për një luftë detare. Në kohën kur Pirrua po i afrohej Syrakuzës, kartagasit, të cilët për nevoja shërbimi kishin larguar tridhjetë nga anijet e tyre, nuk guxuan t'ia hynin luftës me mbeturinat e flotës së tyre. Kjo ishte arsyeja që Pirrua hyri në Syrakuzë pa asnjë rrezik. Thoinioni i dorëzoi ujdhesën; syrakuzasit e Sosistrati i dorëzuan lagjet e tjera të qytetit. Sostrati ishte sunduesi i Agrigentit dhe i shumë qyteteve të tjera dhe kishte një ushtri prej më tepër se dhjetë mijë vetë. Pirrua rivendosi bashkimin ndërmjet syrakuzasve nga njëra anë dhe Thoinionit e Sostratit nga ana tjetër; kjo paqe e ngriti shumë lart mendimin për të. Armët dhe të gjitha makinat e luftës që ndodheshin në qytet iu dorëzuan atij. Ndër të tjera ai mori njëqind e njëzet anije të mbuluara dhe njëzet të tjera të pambuluara; anija mbretërore kisht nëntë sërë lopatash. E gjithë flota e Pirros, duke përfshirë edhe anijet që kishte sjellë me vete, kapej në më shumë se dyqind copë. Po në këtë kohë, delegatë të dërguar nga Heraklidi, tirani i Leontit, erdhën t'i propozonin Pirros dorëzimin e qytetit ashtu edhe fortesa e trupat, të përbërë nga katër mijë këmbësorë dhe pesëqind kalorës. Të tjerë delegatë u paraqitën në numër të madh në Syrakuzë për t'i ofruar qytete dhe aleancë. Pirrua i priti të gjithë këta të deleguar me një dashamirësi të madhe dhe i la të kthehen në shtëpitë e tyre; atij i pëlqente të bëhej edhe zot i Libisë.

Breni, mbreti i galatëve, luftoi në Maqedoni me një ushtri prej njëqind e pesëdhjetë mijë këmbësorësh të armatosur me mburoja të mëdha dhe me dhjetë mijë kalorës. Një sasi e madhe sendesh ushqimore dhe dy mijë karroca e ndiqnin këtë ushtri. Ai humbi në këtë ekspeditë shumë ushtarë dhe ushtria e tij ishte dobësuar shumë kur hyri në Helladë për të grabitur tempullin e Delfit. Këtu, në shumë beteja, ai humbi disa mijë njerëz dhe mori edhe vetë tri plagë. Duke e kuptuar se nuk i kishte mbetur veçse pak për të jetuar i mblodhi galatët e vet dhe duke u mbajtur një fjalim i këshilloi t'i vrasin të gjithë të plagosurit, t'i djegin karrocat e tyre dhe të kthehen menjëherë në vendin e tyre, ai i këshilloi, gjithashtu, të bëjnë mbret Kihorin. Pas kësaj Breni u deh dhe theri veten. Kihori e varrosi, vrau të plagosurit si dhe ata që ishin bërë të paaftë nga të ftohtit dhe uria; numri i këtyre arrinte në njëzet mijë vetë. Me pjesën tjetër të ushtrisë u kthye duke marrë të njëjtën rrugë nga kishte ardhur. Helenët të fshehur në ngushtica, hidheshin mbi prapavijat, që i masakronin dhe i mermin të gjithë plaçkën. Kur arritën tek Termopilet, galët, të cilët nuk kishin më me se të ushqeheshin, humbën në këtë qafë edhe njëzet mijë njerëz të tjerë. më në fund u asgjësuan që të gjithë në tokën e dardanëve, nëpër të cilën donin të kalonin dhe nuk mbeti as edhe një, që të mund ta shihte përsëri vendin e vet.

Excerpt. Hoeschel. fq. 497-499

Si rregulloi punët në Syrakuzë e Leont, Pirrua u drejtua për nga Agrigenti. Në kohën që ishte në rrugë, disa lajmëtarë të hipur mbi anije, erdhën për t'i thënë, se garnizoni i kartagasve ishte dëbuar nga qyteti dhe se ishin kujdesur vetëm të ndalonin Fintinë të shpallej tiran i Agrigentit; njëkohësisht ata e lajmëruan atë që qyteti përgatitej t'i dorëzohej atij dhe të lidhte një aleancë. Me të vërtetë porsa mbreti arriti në Agrigent, Sosistrati i dorëzoi qytetin si dhe trupat që përbëheshin nga tetë mijë burra të këmbësorisë dhe tetëqind kalorës, luftëtarë, që nuk mbeteshin në asgjë pas edhe nga epirotët. Ai pranoi nënshtrimin e tridhjetë qyteteve të tjera, ku sundonte Sostrati. Mbas kësaj Pirrua dërgoi të kërkojë në Syrakuzë makina rrethimi si dhe një sasi të madhe armësh. Pastaj ai depërtoi në tokat që mbanin kartagasit me një ushtri prej tridhjetë mijë vetësh këmbësorë, një mijë e pesëqind kalorës dhe me disa elefantë. Ai nënshtroi në fillim qytetin e Heraklesë, të mbrojtur nga një garnizon kartagas. Pastaj mori Azonën. Selinuntasit u bashkuan me mbretin, ashtu edhe banorët e Halykit, të Egestës dhe të shumë qyteteve të tjera. Qyteti i Erykinës mbrohej nga një garnizon i fuqishëm kartagas dhe nga vetë pozita; ai ishte shumë i vështirë të merrej. Pirrua vendosi ta rrethonte dhe ta pushtonte me sulm. Ai i afroi, prandaj, makinat e luftës. Rrethimi qe i gjatë dhe këmbëngulës. Mbreti, që donte të mbulohej me lavdi dhe të marshonte në gjurmët e Herakliut hipi i pari mbi muret dhe atje duke luftuar trimërisht, i bëri copë të gjithë kartagasit që vërsuleshin mbi të. Miqtë e tij i erdhën në ndihmë dhe qyteti u mor me sulm. Si vendosi një garnizon u nis për në Eginë, qytet shumë i fortë dhe në pozitë shumë të mirë, pranë Panormit. Duke qenë se ietët iu nënshtruan vullnetarisht, ai u duk menjëherë para Panormit, qytet që ka limanin më të bukur në Siqeli; që këtej rrjedh edhe emri i tij. Ai e mori po ashtu me sulm dhe, duke pushtuar fortesën e Erklit, ai u bë zot i të gjitha tokave të kartagasve në Siqeli, me përjashtim të Lilybesë. Kartagasit e kishin ndërtuar këtë qytet mbasi tirani Dionis u kishte marrë Motynë. Ata vendosën në Lilybe mbeturinat e popullsisë së Motysë. Gjatë kohës që Pirrua ishte i zënë me përgatitjet e rrethimit, kartagasit sollën me det në Lilybe fuqi të mëdha; dhe duke qenë se ishin zotër të detit, sollën këtu sasira të mëdha elbi, makina lufte dhe armë të tjera. Duke qenë se një pjesë e madhe e qytetit lagej nga deti, banorët e mbronin hyrjen nga ana e tokës me një tok kullash dhe nga një hendek i gjatë. Ndërkaq ata dërguan delegatë tek mbreti për t'i propozuar një traktat paqeje dhe për t'i ofruar një shumë të madhe të hollash. Por Pirrua nuk i pranoi të hollat; ai ishte i gatshëm edhe t'ia linte Lilybenë kartagasve, por oborrtarët e tij, sikurse edhe delegatët e qyteteve, ia kthyen mendjen nga një vendim i tillë duke e këshilluar të mos u linte kartagasve asnjë hyrje në Siqeli, t'i dëbonte nga krejt ishulli dhe të mos linte kufi tjetër për vendin e tyre veçse detit. Menjëherë mbreti e ngriti lëmin afër mureve të qytetit dhe i mësyu me sulme të dyfishuara; por kartagasit i zmbrapsën me këmbëngulje, qoftë për arsye të numrit të tyre, qoftë për forcën e makinave luftarake. Në të vërtetë ata kishin një sasi aq të madhe katapultash për të hedhur shigjeta e gurë, sa që muri i qytetit nuk kishte aq vend sa t'i përmblidhte. Edhe shigjetat binin si breshër mbi rrethuesit që vriteshin apo plagoseshin, në një numër aq të madh, sa Pirros iu desh të kërrusej. Veç makinave të luftës që kishte sjellë nga Syrakuza, ai ndërtoi edhe të tjera, ai urdhëroi që të shpohen edhe muret me qëllim që t'i rrethonte. Por nga njëra anë qëndresa e kartagasve dhe nga ana tjetër natyra e një terreni shkëmbor, mbi të cilën qe ndërtuar Lilybea, e detyruan Pirron që ta quajë këtë qytet si të papushtueshëm dhe e shtrënguan të hiqte dorë nga rrethimi, i cili kishte zgjatur dy muaj. Mbreti i ktheu atëherë sytë nga bretu i detit, mbi të cilin do të bëhej zot me anën e një flote të madhe, me qëllim që të zbriste ushtri në Libi.

Excerpt. de Virt. et Vit fq 563

Pirrua la të plaçkitej qyteti Aiga që ishte vendi ku kishte ndejën oborri i mbretërve të Maqedonisë dhe la atje një gamizon galësh. Këta mbasi kishin marrë vesh se simbas një zakoni të vjetër, bashkë me mbretërit futej në varr edhe një sasi e madhe argjëndi, i prishën varret, e ndanë argjëndin që gjetën brenda dhe i shpëmdanë eshtrat andej këndej. Zëri i popullit ia mvesh këtë vepër të urryer Pirros, i cili nuk i ndëshkoi aspak barbarët, për arsye se kishte nevojë për ndihmën e tyre në luftë.

Excerpt. de Virt. et Vit fq. 577,578

Epiroti Harop ishte i biri i atij që mbante të njëjtin emër dhe që gjatë luftës kundër Filipit’ i kishte dërguar Flaminit një kallauz, për t'i udhëhequr romakët nëpr shtigjet e maleve dhe për të gjetur mjetet se si t'i pushtonin ngushticat në befasi. I rritur në Romë, Haropi i ri u bë, për konsideratën që gëzonte i ati, shok e mik shtëpie i shumë qytetarëve nga më të përmendurit. Ishte i guximshëm nga karakteri dhe i keq; ai shpifi tek romakët kundër parisë së Epirit dhe sillej ashpër me të gjithë ata që mund t'i kundërshtonin, sikur t'ishte zot i krejt Epirit. Ky ishte shkaku që i detyroi epriotët të dërgonin delegatë në Maqedoni, tek Perseu, për t'i dorëzuar atij vendin.

Excerpt de Virt et Vit fq. 587-589

Mbas shpartallimit të Perseut, romakët u kthyen kundër atyre që kishin marrë pjesë në luftë përkrah maqedonasve; disa i ndëshkuan, të tjerët i dërguan në Romë. Haropi, që njihej si mik i zjarrtë i romakëve, mori qeverisjen e Epirit. Në fillim nuk mund t'i mvishej atij veçse një numër i vogël krimesh; por më vonë ai e zbuloi shpirtin e keq të tij dhe rrënoi Epirin. Në të vërtetë ai nuk pushonte së ndjekuri, duke u bërë padira të paqena banorëve më të pasur; disa i vrau, të tjerët i dërgoi në mërgim dhe u mori pasuritë. Ai u merrte para me përdhun jo vetëm burrave, por edhe grave, dhe këtë e bënte me ndihmën e s'ëmës Filotidës që kishte një egërsi e shpirtkeqësi jo të zakonshme për seksin e saj. Ai akuzoi më në fund një numër të madh banorësh se nuk ishin partizanë të Romës dhe i dënoi të gjithë me vdekje.

Excerpt de Virt. et Vit fq. 589-590

Excerpt de Virt. et Vit fq. 589-590

info@balkancultureheritage.com