Orakulli ishte më përpara afër Skotusë, qytet i krahinës Pellazgiotis. Mbasi lisi u dogj prej dikujt me porosinë e Apollonit, ai /orakulli/ u transferua në Dodonë. Jepte porosi jo me fjalë, por me simbole si orakulli i Amonit në Libi, duke u nisur nga fluturimet e veçanta të tre pëllumbave, sipas të cilave profetët, duke i vështruar, profetizonin. Thonë se plakat, në gjuhën e molosëve dhe të thesprotëve, i quajnë pelia, ndërsa pleqë peli; ndoshta nuk ishin shpendë peliadet, që përmenden ndër legjendat, por tri gra plaka, të cilat kalonin kohën në faltore.
Si tek maqedonasit edhe tek thesprotët e molosët plakat i quanin pelia dhe pleqtë peli. Pra ata i quajnë peligonë njerëzit e nderuar, ashtu si quajnë tek lakonët dhc masaliotët pleqtë. Prej kësaj, sipas legjendës dhe ato që shërbejnë tek lisi i Dodonës, i quajnë pelia.
Sipas gojëdhanës këtej mori emrin dhe "ena prej bakri e Dodonës". Kjo enë prej bakri ishte brenda në faltore dhe kishte mbi vete një shtatore që mbante në dorë një kamzhik prej bakri, dhuratë e korkyrasve. Kamzhiku ishte i trefishtë në formë zinxhiri, i përbërë prej tre vargjesh, të cilat, kur tundeshin prej erërave, goditnin enën prej bakri dhe nxirrnin tinguj të gjatë, sa që ai që numëronte mund të arrinte numrin katërqind, prej kësaj doli dhe thënia "kamzhiku i korkyrasve".
Paionia është në lindje të këtyre fiseve dhe në perëndim të maleve thrake; nga veriu shtrihet mbi maqedonasit, duke pasur përmes qytetit Gortyn dhe Stobi hyrjen për në... nëpër ë cilat /vise/ rrjedh lumi Aks dhe bën të vështirë hyrjen në Maqedoni nga Paionia, sikrse Penei, duuke kaluar përmes ngushticave të Tempeve e mbron Maqedoninë nga Hellada: nga jugu kufizohet me autariatët, dardanët dhe ardianët. Paionia shtrihet deri tek lumi Strymon.
Kurse Orestia është e banuar dendur dhe ka kufi të gjera që arrijnë deri në Korak të Etolisë dhe në Parnas. Afër saj banojnë orestët dhe tmafejt, helenët që gjenden jashtë Ismit përreth Parnasit, si dhe në Otia e Pind. Në përgjithësi mali quhet me emrin e përbashkët Boion, ndërsa për pjesët e tij ka shumë emra. Thonë se nga majat e larta shikohet deti Egje, si dhe Ambrakia e Joni: më duket se janë duke folur në mënyrë të tepëruar...
Maqedonia kufizohet nga perëndimi me bregdetin e Adrias, nga lindja me vijën paralele me këtë e cila kalon nëpërmjet derdhjes së lumit Hebrit dhe qytetit Kypsela, ndërsa nga veriu me vijën e drejtë të imagjinuar që kalon nëpërmjet malit Bertisk, Skardit, Orbelit, Rodopit dhe Hemit. Këto male, duke filluar prej Adrias, ndjekin drejtimin qe lindjes deri në Euksin, duke formuar një gadishull të madh në jug të tyre që përfshinë Thrakinë, së bashku me Maqedoninë, Epirin dhe Ahenë; nga jugu kufizon me rrugën Egnatia që fillon prej qytetit Dyrrah dhe arrin në lindje deri në Thesalonik; dhe është kjo skema e Maqedonisë, ai i afrohet një paralelogrami.
Maqedonia më përpara quhej emathia. Emrin e mori nga një udhëheqës i vjetër që quhej Maqedon. Ishte edhe qyteti me emrin Emathia afër detit. Këtë vend e sundonin disa nga fiset epirote dhe ilire, ndërsa pjesën më të madhe-botiejt dhe thrakët. Të parët, siç thonë janë me prejardhje nga Kreta dhe kishin udhëheqës Boton, ndërsa prej thrakëve pierejt banonin në Pieri dhe në viset rreth Olympit, kurse paionët në viset rreth lumit Aks të quajtura për këtë Amfaksite.
Ndërsa Penei ndan Maqedoninë e Poshtme dhe atë bregdetare prej Thesalisë e Magnezisë, Haliakomoni, ndan Maqedoninë e Sipërme nga epirotët e paionët, sikurse e bëjnë këtë Erigoni, Aksi dhe lumejtë e tjerë.
Mbi këtë lum /Aksin/ gjendet një fortifikatë e vetmuar, e cila tani quhet Abydon, ndërsa Homeri e quan Amydon dhe thotë se paionët erdhën që këtej në ndihmë të Trojës. “Larg nga Amydoni prej Aksit të gjerë” u shkatërrua që nga themelet prej argeasve.
Dhe vetë mali Pange ka miniera të arit dhe të argjendit, ashtu si kanë miniera të tilla dhe viset më tutje tij si dhe lugina e lumit Strymon deri në Paioni; gjithashtu thuhet se ata që kanë punuar tokën e Paionisë kanë gjetur atje disa copa ari.
Kur njeriu ecën në drejtim të veriut prej Heraklesë dhe ngushticave nga të cilat kalon strmoni, duke lënë në të djathë lumin, nga e majta ka Paioninë dhe viset rreth Doberit, rodopit dhe malit Hemi.
Jo vetëm Aksi, por edhe Strmoni i ka burimet në Paioni....
Paionët disa i quajnë kolonë frygas, disa të tjerë vendas, ndërsa Paionia thonë se shtrihej deri në Pelagoni dhe Pieri; Pelagonia më përpara quhej Oresti, kurse Ateropeun, njërin prej udhëheqësve paionë, që mori pjesë në luftën kundra Ilionit, jo pa të drejtë e quajnë të birin e Pelagonit, ndërsa vetë paionët i quanin pelagonë.
Tek Homeri, Asteropeu përmendet si djalë i Pelegonit, nga Paionia e Maqedonisë; prandaj dhe quhej djali i Pelegonit, ndërsa paionët quheshin pelagonë.
Sikurse më parë edhe tani duket se paionët zënë një pjesë të madhe të Maqedonisë së sotme, sundonin Perinthin, Krestoninë, gjithë Mygdoninë si dhe vendin e agrianëve deri në malin Pange...
Pauli, pra, i cili mundi Perseun, mbasi bashkoi me Maqedoninë edhe fiset epirote, e ndau vendin në katër pjesë, njërën ia dha Amfipolit, tjetrën Thesalonikut, të tretën Pelas dhe të fundit pelagonëve.
Gjatësia e përgjithshme që nga gjiri i Jonit, afër Apollonisë, e deri në Byzant është rreth shtatë mijë e treqind e njëzet stade. Polibi shton edhe njëqind e tetëdhjetë të tjera.