Fushata e Aleksandrit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Fushata e Aleksandrit

Sa hyri pranvera, ai /Aleksandri/ u nis për në Thraki kundër tribalëve dhe ilirëve, sepse kishte mësuar se ilirët dhe tribalët kishin ngritur krye dhe përveç kësaj, ai mendonte se duke u nisur për një rrugë kaq të largët nga atdheu,  nuk duhej të linte në shpinë të vet fqinjë të panënshtruar plotësisht.

Vetë ai /Aleksandri/, si kaloi Hemin, shkoi më tej kundër tribalëve dhe arriti tek lumi Lygin... Ky lum ndodhet tri ditë larg nga Istri po të udhëtosh në drejtim të Hemit. Sirmi, mbret i tribalëve, meqenëse kishte marrë vesh prej kohësh për fushatën e Aleksandrit, i kishte nisur që më parë gratë dhe fëmijët e tribalëve për në Ister dhe i kishte urdhëruar që të hidheshin në një nga ishujt e këtij lumi. Ky ishull quhej Peuke. Në këtë ishull ishin fshehur, shumë më parë se të afrohej Aleksandri, disa prej thrakëve, që ishin fqinj të tribalëve. Këtu erdhi edhe vetë Sirmi me të tijët. Shumica e tribalëve u kthye prapë tek ai lum prej nga ishte nisur Aleksandri një ditë më parë.

Kur e mori vesh Aleksandri se ku kishin vajtur tribalët u kthye prapë dhe u drejtua kundër tyre; ai i gjeti ata duke rregulluar lemin. Të zënë në befasi ata u rreshtuan në pyllin që ishte aty afër lumit. Aleksandri e udhëhoqi vetë falangën, duke e rreshtuar në thellësi; shigjetarët dhe hobetarët ai i dërgoi përpara dhe i urdhëroi që t'i mbulojnë barbarët me shigjeta dhe gurë; ai mendonte se kështu do t'i tërhiqte nga pylli në vend të hapët.

Dhe me të vërtetë, duke u gjendur nën breshërin e shigjetave, ata vendosën të dalin dhe u sulën me të shpejtë mbi shigjetarët me qëliim që të përlesheshin me ta, meqenëse shigjetarët nuk kishin edhe mburoja. Aleksandri si i kishte mashtruar të dilnin nga pylli, urdhëroi Filotën të merrte kalorësit që kishte rekrutuar në Maqedoninë e Sipërme dhe të sulmonte krahun e djathtë të kundërshtarëve që kishin përparuar më shumë gjatë sulmit. Heraklidin dhe Sopolin i urdhëroi të çonin në krahun e majtë kalorësit nga Botiaia dhe Amfipoli. Falangën këmbësore dhe pjesën tjetër të kalorësisë, që e kishte rreshtuar para falangës ai e drejtoi në qendër të armikut. Sa kohë që të dy palët qëllonin nga pozicionet, tribalët nuk ishin më të dobët, por kur kundër tyre u lëshua falanga e dëndur dhe e fuqishme dhe nga të dy anët sulmuan kalorësit, duke vepruar jo më me heshta, por duke i shtypur me kuaj, tribalët u kthyen dhe duke u futur në pyll u drejtuan për tek lumi. Gjatë tërheqjes u vranë tre mijë vetë; të gjallë edhe këtë radhë u zunë pak, sepse pylli pranë lumit ishte i dendur, kurse nata nuk u lejoi maqedonasve t'i ndiqnin kundërshtarët; maqedonasit, sipas Ptolomeut, humbën 11 kalorës dhe rreth 40 këmbësorë.

Këtu /në lëmë/ i erdhën Aleksandrit përfaqësues nga fise të tjera të pavarura, që jetonin buzë Istrit si edhe nga Sirmi, mbret i tribalëve. Erdhën përfaqësues edhe nga keltët, që jetonin në gjirin e Jonit, Keltët janë një popull trupmadh dhe kryelartë. Të gjithë thanë se kishin ardhur të kërkonin miqësi me Aleksandrin: të gjithë atëa lidhen me aleancë.

Nërsa po vazhdonte fiishatën kundër agrianëve dhe paionëve, Aleksandri mori vesh nga lajmëtarë se Kliti, i biri i Bardhylit ishte shkëputur prej tij dhe se me këtë ishte bashkuar edhe Glaukia, mbreti i taulantëve. Po këta lajmëtarë i thanë se edhe autariatët kishin ndërmend t'i binin kur do të shkonte rrugës. Për këto arsye e pa të udhës të kthehej sa më shpejt. Në këtë kohë Langari, mbreti i agrianëve, i cili edhe kur ishte gjallë Filipi e shfaqte hapur dashurinë që kishte për Aleksandrin, duke dërguar bile edhe delegatë të veçantë te ky i fundit erdhi pranë Aleksandrit bashkë me besnikët e tij dhe me ushtarët më të mirë e më të armatosur që kishte rreth vetes.

Ky pra e pyeti Aleksandri për autariatët si edhe sa ishin, iu përgjegj se as duhej t'i llogariste fare, pasi këta ishin më të paaftët për luftë, nga ata që banonin në këto vende; shtoi se ai ishte gati të hynte në krahinat e tyre dhe t'i bënte të mendonin më shumë për punët e tyre se sa për luftë. Me urdhër të Aleksandrit ai hyri në tokën e tyre dhe shkretoi vendin.

Autariatëve iu desh të merren me punët e veta, kurse Langari përveç të tjerave u nderua shumë nga Aleksandri dhe mori dhurata nga ato që mbreti i Maqedonisë i auan më të mëdhatë, dhe më në fund i premtoi t'i japë për grua edhe motrën e tij, Kynën, kur Aleksandri do të kthehej në Pela.

Po Langari, me t'u kthyer në shtëpi, u sëmur dhe vdiq. Aleksandri, atëherë, duke ecur anës lumit Erigon u drejtua kundër qytetit Pelion, se këtë e kishte pushtuar Kliti, si qytetin më të fortë në këtë vend. Sapo Aleksandri erdhi afër këtij qyteti, ngriti lëmin e tij pranë lumit Eordai dhe vendosi të nesërmen të sulmojë muret e qytetit. Kliti me ushtarët e tij kishte zënë dhe mbante malet rreth e rrotull qytetit, që ishin më të lartat dhe të pyllëzuara dëndur, me qëllim që t'u binte nga të gjitha anët maqedonasve, në rast se këta do ta suhnonin qytetin; sa për Glaukinë, mbretin e taulantëve, ky akoma s'kishte ardhur këtu. Aleksandri, pra, po marshonte kundër qytetit; armiqtë atëherë bënë fli tre djem, tri vajza dhe tre desh të zinj dhe vendosën t'i presin maqedonasit e të përleshen me ta. Po me të filluar beteja, i lanë viset që kishin zënë, megjithëse ishin të forta, dhe iknin aq shpejt sa edhe kufomat e flive u gjetën të shtrira e të paprekura.

Atë ditë, Aleksandri i mbylli armiqtë brenda në qytet dhe ngriti lëmin pranë murit; pastaj vendosi t'i bllokonte ata rreth e përqark me anë të një muri. Të nesërmen arriti me një forcë të madhe Glaukia, mbreti i taulantëve. Atëherë Aleksandri e humbi shpresën për të pushtuar qytetin me fiiqitë që kishte, mbasi në një anë në qytet ishin futur shumë luftëtarë të zotë dhe në anën tjetër ushtria e shumtë e Glaukisë do të turrej, në rast se beteja do të ndizej afër murit. Dërgoi Filotën për të kërkuar ushqime dhe e urdhëroi të merte nga lëmi aq sa kalorës i duheshin për ta ruajtur dhe kafshët bartëse. Po Glaukia, me të marrë vesh lëvizjen e Filotës, u sul kundër këtij dhe zuri malet rreth e rrotull fushës, ku do të kërkonte ushqime flota.

Aleksandri, si mori vesh se kalorësit dhe karvani ishin në rrezik po t'i zinte nata, mori me vete besnikët, shigjetarët, agrianët dhe pothuaj nja katërqind kalorës dhe vrapoi në ndihmë të tyre; pjesën tjetër të ushtrisë e la afër qytetit, nga frika se mos ata të qytetit perfitonin nga largimi i gjithë ushtrisë, dilnin nga qyteti, dhe bashkoheshin me fuqinë e Glaukisë. Po Glaukia, porsa mori vesh se Aleksandri po afrohej, i la malet e kështu Filota, me njërzit e tij, u kthye në lëm mirë e shëndoshë.

Megjithkëtë Kliti me Glaukinë, akoma besonin se e kishin zënë ngushtë Aleksandrin, sepse në njërën anë ksihin zënë malet më të larta më shumë kalorës, shigjetarë, hobetarë dhe hoplitë jo të pakët, në anën tjetër, pastaj kishin shpresë se ushtria që ishte brenda në qytet do t’i binte që prapa, kur do të vendoste të largohej nga ky vend. Vendi nga do të kalonte Aleksandri ishte i ngushtë dhe shumë i veshur; nga një anë pengonte lumi, kurse nga ana tjetër ngrihej një mal i lartë e i thpisur, kështu që as katër ushtarë me radhë nuk ishe e mundur të kalonin.

Atëherë, pra, Aleksandri e radhiti ushtrinë së gjeri në mënyrë që thellësia e falangës të ishte gjer në njëqind e njëzet vetë. Si vuri pastaj nga dyqind kalorës në secilin nga të dy krahët, po jepte këshilla, duke porositur që çdo urdhër, pasi ta dëgjonin, duke i bërë veshët katër, ta mbanin të fshehur. Së pari urdhëroi hoplitët t'i ngrenin lart heshtat, pastaj sipas parullës t'i hidhnin si për t'u mbrojtur, dhe herë t'i drejtonin nga ana e djathtë, herë nga e majta. Dhe falangën vetë me shpejtësi të madhe e shtyu përpara dhe e radhiti në të dy krahët, duke e lëvizur herë këndej, herë andej. Dhe kështu, si formoi shumë radhë dhe i rregulloi në një kohë të shkurtër, formoi në krahun e majtë të falangës një si pykë dhe e lëshoi kundër armiqve. Këta edhe më parë po çuditeshin, duke parë shpejtësinë e mprehtë dhe rregullin e këtyre  veprimeve, dhe atëherë si panë ushtrinë e Aleksandrit se u afrua, nuk i qëndruan po i lanë kodrat e para. Atëherë Aleksandri u dha urdhër maqedonasve të bërtasin dhe t'i përpjckin heshtat me mburojet; nga zhurma që u bë, taulantët u trembën edhe më shumë dhe e futën ushtrinë me të shpejtë në qytet.

Aleksandri, kur pa se një numër i vogël armiqsh kishin zënë një kodër, pranë së cilës  duhej të kalonte, urdhëroi rojen e tij dhe "miqtë" të mermin mburojat dhe t'u hypnin kuajve, e të suleshin kundër kësaj kodre. Në rast se armiqtë që kishin zënë kodrën do t'u qëndronin, të zbrisnin gjysma nga kuajt dhe të përzierë me kalorësit, të luftonin si këmbësorë. Po armiqtë, si e panë që Aleksandri po i sulmonte, e lanë kodrën dhe u fshehtën majtas e djathtas në male. Aleksandri, si mori bashkë me "miqtë" kodrën dërgoi këtu edhe agrianët e shigjetarët që ishin nja dy mijë; luftëtarëve besnikë të tij u dha urdhër të kalonin lumin, e pas këtyre edhe ushtrisë tjetër maqedonase; me të kaluar lumin, i porositi të rreshtoheshin menjëherë nga ana e majtë, me qëllim që të dukej falanga e dendur; ai vetë qëndroi në vijë të parë që të shikonte nga kodra lëvizjet e armiqve. Këta, kur panë se ushtria e maqedonasve filloi të kalojë lumin, u larguan në malet për t'i rënë praparojës që ishte shkëputur bashkë me Aleksandrin. Kur ata zunë të afrohen, ai u sul kundër tyre me ushtrinë që kishte me vete, kurse falanga lëshoi britmën sikur po kalonte lumin. Armiqtë filluan të ikin, duke iu mënjanuar sulmit. Në këtë kohë Aleksandri dërgoi agrianët e shigjetarët me vrap për në lum. Ai vetë ua kaloi atyre dhe e hodhi i pari lumin. Kur pa se armiqtë u lëshuan mbi praparojën e tij, urdhëroi të vendoseshin makinat luftarake në buzë të lumit dhe me anën e këtyre të hidheshin shigjeta sa ishte e mundur më larg; njëkohësisht urdhëroi edhe shigjetarët të ndaleshin në mes të lumit dhe prej këndej të qëllonin. Ushtarët e Glaukisë nuk guxuan t'i aviteshin vendit ku arrinin shigjetat; maqedonasit e kaluan lumin të sigurtë dhe gjatë tërheqjes nuk humbën asnjë.

Tri ditë më vonë, Aleksandri mori vesh se ushtria e Klitit dhe e Glaukisë fushuar keq dhe se as roje të rregulltë për t’i ruajtur ata nuk vinin, as ledhe ose hendek nuk kishte bërë duke kujtuar se Aleksandri ishte larguar nga frika; gjithashtu si mori vesh se ata ishin rreshtuar në një gjatësi që i dëmtonte, prandaj që pa u gdhirë mirë, kaloi lumin pa rënë në sy, duke pasur me vete rojen e tij, agrianët, shigjetarët si dhe trupat e Perdikës edhe të Koinit; njëkohësisht kishte dhënë urdhër që ta ndiqte edhe ushtria tjetër. Si zgjodhi kohën më të përshtatshme për sulm, nuk priti gjersa të mblidhet e gjithë ushtria, po lëshoi kundër armikut shigjetarët e agrianët; këta meqenëse i ranë papandehur lëmit në atë krah ku fuqitë ishin shumë të dobëta, sollën një trubullim të madh në ushtrinë e armiqve, aq sa disa i vranë në gjumë, disa i zunë me lehtësi në ikje e sipër, kështu shumë u zunë dhe u vranë aty, shumë të tjerë në ikje që u bë në një mënyrë shumë të parregullt dhe me panik, një palë tjetër jo e vogël, u zunë të gjallë. Ushtarët e Aleksandrit e ndoqën armikun deri tek malet e taulantëve; po edhe ata që shpëtuan, mbetën pa armë, se i kishin hedhur në ikje e sipër. Kliti, në fillim shkoi në qytetin e vet dhe pasi i vuri zjarrin, iku te Glaukia, në mbretërinë e taulantëve.

Në këtë kohë disa prej tebanëve të mërguar u kthyen natën në Tebë; dikush në qytet i nxiste ata për kryengritje. Nga gamizoni i Kadmesë ata thirrën Amyntën dhe Timoleun dhe i vranë jashtë mureve të qytetit, ndërsa ata nuk dyshonin për asgjë të tillë. Pastaj shkuan në mbledhjen e popullit dhe nxisnin tebanët që të shkëputen nga Aleksandri dhe u thanë se si të shpëtonin nga shtypja maqedonase do të ishin të lirë dhe do të gëzonin famën e vjetër. Populli u besonte më tepër atyre që ngulnin këmbë se Aleksandri kishte vdekur në Iliri; me të vërtetë kjo fjalë ishte përhapur mjaft, sepse koha e mungesës kishte qenë e gjatë dhe asnjë lajm nuk vinte prej tij. Dhe ashtu sikurse ndodh zakonisht në këto raste, njerëzit, duke mos ditur si qëndrojnë punët në të vërtetë, i mendojnë ato ashtu si u pëlqen.

info@balkancultureheritage.com