Beu i Bejlikut të Dulkadirit, Alauddevle (1479-1515), ishte në përkrahje të memlukëve dhe për këtë arsye, sulmoi disa njësi ushtarake osmane. Pas këtij sulmi, Vezir-i A'zam Sinan Pasha u dërgua kundër tij me nipin e Alauddevles, Ali Beun, djalin e Shehsuvar Beut (1515-1522). Alauddevle dhe oficerët e tij u vranë gjatë betejës, Bejliku i Dulkadirit u aneksua në territorin osman dhe Ali Beu u caktua guvemator i kësaj province të re.
Sulltani memluk Kansu Gavri ishte i shqetësuar nga zgjerimi osman në drejtim të territorit të tij dhe për këtë arsye, kërkoi që hutbeja e së Xhumasë në provincën e Dulkadirit të mbahej në emër të tij. Meqenëse ky ishte një simbol i rëndësishëm i sovranitetit në praktikën islame, sulltani osman e kundërshtoi fuqimisht. Si një Sunnit i devotshëm, Javuz Sulltan Selimi planifikonte ta përfshinte Iranin në territorin e Devletit të tij dhe të vendoste Islamin Sunnit në këtë vend. Ai i dha udhëzime Divan-ë Hymajunit që të përgatiste një forcë ushtarake për këtë detyrë dhe ta pajiste mirë me ushqime dhe armatime të
mjaftueshme për një sefer tre-vjeçar. Në vitin 922/1516, sulltani dërgoi një pararojë prej 40.000 luftëtarësh të komanduar nga Veziri Sinan Fasha, por kur ai mbërriti në Malatja, emirët e provincave nuk e lejuan atë të përparonte më tej. Pas disfatës së betejës së Çalldëranit, Shah Ismaili iu ishte drejtuar memlukëve të Egjiptit, në mënyrë që të siguronte mbështetjen e tyre kundër sulltanit osman, duke pretenduar se motivi përfundimtar dhe qëllimi i këtij të fundit ishte që, pasi të merrte Iranin, të merrte edhe Egjiptin. Memlukët e Egjiptit, që në atë kohë ishin një fuqi kryesore në atë zonë, u ndikuan nga kjo propagandë dhe përdorën madje edhe fuqinë, dhe diplomacinë e tyre, për të bindur emiratet e vogla që shtriheshin përgjatë kufirit osmano-memluk, se ishte në interes të tyre që t i ndalonin osmanët nga përparimi i tyre drejt Iranit. Kansu Gavri, sulltani memluk, u nis drejt Sirisë, që në atë kohë ishte nën sundimin memluk, në krye të një ushtrie të fuqishme prej 50.000 luftëtarësh. Kjo lëvizje e tij mund të ishte e zbatueshme nga një perspektivë e përbotshme, por nga ana tjetër e minoi legjitimitetin e memlu-këve si mbrojtës të Islamit Sunnit, të cilët i dhanë strehim poli-tik në Kajro, Halifit Sunnit Abasid dhe ishin zyrtarisht mbroj-tësit e Vendeve të Shenjta të Mekës, Medinës dhe Jerusalemit. Tashmë, ata ishin duke mbështetur forcat Shiite të Iranit kundër kampionëve Sunnitë të fesë, osmanëve. Pasi mësoi nga Sinan Pasha, ardhjen e sulltanit memluk në Siri, sulltani osman dis-kutoi tërësisht situatën me Divanin e tij. Ai, gjithashtu, i dërgoi sulltanit memluk lajmëtarët në Alepo (Haleb), që t i shpjegonin atij se osmanët kishin për qëllim purifikimin e Iranit nga Shiizmi, përpara se të zinte rrënjë në këtë vend.
Por, memlukët i burgosën lajmëtarët osmanë të sulltanit dhe i liruan ata vetëm nën presionin që u krijua nga përparimi i Ordu-ju Hymajun. Edhe pse Kansu Gavri kërkoi falje dhe i dërgoi lajmëtarët e tij Sulltan Selimit, ky i fundit ishte i bindur se memlukët nuk ishin të sinqertë, dhe se mund të ishin duke bashkëpunuar në fshehtësi me Iranin. Do të kishte qenë e rrezikshme, nëse Ordu-ju Hymajun do të kishte përparuar drejt Iranit; prapavija e ushtrisë nuk do të ishte e fuqishme dhe vendi mund të ishte ekspozuar ndaj një pushtimi të forcave memluke, ose Ordu-ju Hymajun mund të ishte gjendur në mes të dy forcave kundër-shtare. Përderisa, Shahu Ismail nuk dukej në skenë, nuk kishte asnjë rrezik serioz nga Lindja. Për këtë arsye, ai e drejtoi ushtrinë e tij drejt Jugut dhe u ndesh në një betejë me Kansu Gavrin në Merxh Dabik pranë Alepos, në vitin 922/1516, ku ushtria e memlukëve pësoi disfatë, Kansu Gavri u vra dhe osmanët aneksuan kështu Biladu'sh-Shamin (Sirinë dhe Palestinën).
"Turqit hynë në territorin arab në një kohë kur ndryshime të mëdha ekonomike po ndodhnin në Lindjen e Mesme, një ndryshim i menjëhershëm, që po i kthente këto toka në vende ekonomikisht të parëndësishme dhe që në fakt, i kërcënonte ato me shkatërrim tërësor. Në vitet e para të shekullit të 16-të, baza e strukturës ekonomike arabe ishte shkatërruar dhe pasojat e këtij shkatërrimi ishin të dukshme edhe para mbërritjes së turqve në këtë vend. Deri në fillimet e shekullit të 16-të, baza e zhvillimit arab ishte tregtia nga India në Evropë, që kalonte kryesisht nëpër duart e tyre dhe që i sillte Perandorisë Memluke, ku përfshiheshin Siria dhe Hixhazi, të ardhura të mëdha nga taksat doganore. Por nga fillimi i shekullit të 16-të, rruga e tregtisë së Indisë kishte kaluar nga arabët te portugezët, nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë dhe rënia e sasisë së të ardhurave, pati ndikimin e saj në shumë mënyra, duke ulur dhe sasinë e përfituar nga taksat e drejtpërdrejta, që mblidheshin nga mallrat e Indisë dhe Evropës.
Në atë kohë, Devleti i memlukëve ishte i dobët dhe nuk kishte mundësi të përballej me Evropën e re të shekullit të 15-të dhe të 16-të. Ekonomia dhe tregtia e tyre pësoi tkurrje, veçanërisht pas zbulimit të rrugës së re nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë. Fuqitë e krishtera tashmë ishin në Oqeanin Indian, Detin e Kuq dhe Xhidde, ndërsa portugezët kishin shkatërruar plotësisht flotën e memlukëve në betejën e Diut, pranë brigjeve të Indisë. I shqetësuar për të mbrdjtur el-Haramejn esh-Sherifejn nga kërcënimi i portugezëve, Devleti Osman dërgoi 30 luftanije me 300 armë drejt Egjiptit në mbështetje të çështjes islame. Por, korsarët që u vetëquajtën Kalorës të Shën Xhonit i kapën këto ndihma. Sulltani osman, Selimi, dërgoi edhe 400 armë të tjera dhe dy tonë barut me oficerë osmanë dhe teknikë ushtarakë, për të ndërtuar luftanije në Egjipt. Pas disfatës që i shkaktoi Kansu Gavrit në Merxh Dabik, Sulltan Selimi i kishte ofruar sulltanit të ri memluk, Tumanbej, sundimin e padiskutueshëm të Egjiptit dhe përfundimin e armiqësisë, me kusht që mem-lukët të njihnin sovranitetin e osmanëve duke mbajtur hutben në emër të sulltanit dhe duke hedhur në qarkullim monedhën osmane, në Dhilkade 922/dhjetor të vitit 1516. Në letrën që sulltani i dërgonte Tumanbeut, ai shkruante se ky i fundit ishte "një skllav që kalonte në duart e ndryshme të pronarëve të tij", ndërkohë që ai ishte pasardhës sundimtar prej 20 brezash. Nëse Tumanbeu do ti paguante atij çdo vit haraxh për Egjiptin dhe nëse do ti bindej sulltanit, ai do të merrte titullin vali i Egjiptit deri në Gaza. Në të kundërt, Javuzi do të sillej në një mënyrë shumë të ashpër ndaj tij. Pasi lexoi këtë letër, Tumanbeu u frikësua dhe qau. Por me mbështetjen dhe nxitjen e disa memlukëve mendjengushtë, ai e refuzoi këtë ofertë. Për arsye se "sulltani i ri memluk dhe fisnikët e Egjiptit, ishin të mendimit që aneksimi osman i Kilikjas dhe Sirisë do të ishte i përkohshëm, dhe se Javuzi nuk do të ishte i aftë të arrinte deri në Egjipt, dhe do të kthehej nga Palestina, ashtu sikurse kishin vepruar edhe forcat e Xhingiz Hanit dhe. Timurit, ata shpreso-nin ti rimerrnin ato toka, kur sulltani osman të kthehej në Anadoll. Në fakt, kur sulltani osman i kërkoi vezirit të tij, Junus Pashait, të marshonte drejt Egjiptit, ky i fundit iu përgjigj se kjo ishte tepër e rrezikshme. Por, Sulltan Selimi mendonte se fitorja do të ishte e përkohshme, nëse nuk do të mermin dhe territorin ku përfshihej Egjipti dhe për këtë arsye vendosi ta aneksonte."59 "Historiani Ali Efendi, autori i Kynhy'l Ahbar, ka thënë se, kur Sulltan Selimi aneksoi Damaskun, aty ndodhej dhe një person i ditur dhe i njohur që jetonte në i'tikaf (i tërhequr), në tyrben e esh Shejh el-Ekber (Muhjiddin Arabi), që ishte i mirë në 'ilmi'xh Xhefr. Sulltan Selimi e kishte zakon që sa herë që vizitonte tyrben e Muhjiddin Arabiut, të bashkëbisedonte me këtë mu'tekif. Një ditë Javuz Selimi e pyeti këtë njeri të njohur për përpjekjen e tij për të kaluar shkretëtirën e Egjiptit. Ky i fundit iu përgjigj se "marrja nga ana juaj e Egjiptit, është përmendur në Kur'anin e Shenjtë, prandaj drejtohu atje pa humbur kohë." Dhe kur Selimi e pyeti se "si, dhe ku është shpjeguar kjo?", njeriu i ditur recitoi: Lekad Ketebna fiz Zeburi min ba'didh Dhikri ennel Erda jerithuha 'Ibadijes Salihun [el-Enbija, 105], dhe, më pas shtoi: "kur fjala arz përmendet me el (mu'arref bil lam), do të thotë Egjipt, dhe kur e njëjta fjalë përmendet pa eliflam, atëherë i referohet tokës së romakëve. Dhe vlera numerike e ve lekad, që përmendet në ajet, është 140; vlera numerike e emrit tënd (Selim) është gjithashtu 140. Vlera numerike e fjalës Dhikr është 920, që tregon datën e këtij veprimi, veçanërisht "Robërit Tanë të mirë do të trashëgojnë", do të thotë që ti je "një rob i mirë për Allahun." Mund të mendojmë në këtë mënyrë se edhe ky paralajmëtar pati ndikimin e tij në vendimin e Sulltan Selimit, përderisa në atë kohë, këto lloj njohurish shikoheshin si të pranueshme. Njerëzit dhe ngjarjet duhet të vlerësohen në lidhje me rrethanat në të cilat kanë ndodhur dhe janë zhvilluar kundrejt sfondit të tyre.
Pra, Sulltan Selimi e kaloi dimrin në Damask dhe më pas u nis drejt Egjiptit. Por nuk ishte një detyrë e lehtë të arrije deri në Egjipt. Përpara ushtrisë osmane shtrihej shkretëtira Sinai, të cilën nuk kishte guxuar ta kalonin as Aleksandri i Madh i Maqedonisë dhe as mongolët. Ndërsa Javuz Selimi hyri në shkretëtirë, e kaloi atë dhe mbërriti në Egjipt. Memlukët e prisnin ushtrinë osmane në Rejdanijjeh. Tumanbeu kishte mbledhur 20.000 luftëtarë, si dhe disa artiljerë që i kishte sjellë nga Frangistani (Evropa Perëndimore) dhe ushtarët e tij ishin të pajisur me armatura mbrojtëse. Topat e tyre ishin fiksuar në drejtimin e vendit nga ku pritej të mbërrinin osmanët, por Javuz Selimi kaloi me ushtrinë e tij rreth malit Mukattam dhe e kapi ushtrinë e memlukëve në befasi, dhe në një pozicion luftarak të atillë që artileria e memlukëve u kthye në të panevojshme. Tumanbeu, një luftëtar guximtar, u detyrua të ikte. Disa nga ushtarët e tij kishin sulmuar mbi njësitë ushtarake të Javuz Selimit, por ai nuk u plagos pasi kishte qenë me njësitë që kaluan rreth malit Mukattam. Beteja e Rejdanijjes u zhvillua në 28 Dhilhixhxhe 922/22 janar 1517 dhe një njësi ushtarake osmane ishte pozicionuar në Kajro për të mbrojtur qytetin.
Javuz Selimit i pëlqente disi trimëria e Tumanbeut dhe e gjykoi të arsyeshëm mendimin për ta caktuar atë vali të ejaletit (provincës) të ri. Ai ia bëri të ditur këtë Tumanbeut nëpërmjet një të dërguari, por ky i fundit nuk e pranoi dhe vrau të dërguarin e sulltanit. Pak ditë më pas, Tumanbeu befas ndërmori një sulm të ashpër dhe luftimet nëpër rrugët e Kajros zgjatën tre ditë. Edhe pse u përpoq të largohej, Tumanbeu u kap dhe u arrestua. Si përfundim, Javuz Selimi hyri fitimtar në Kajro më 23 Muharrem 923/15 shkurt 1517. Menjëherë, Javuz Selimi e fali namazin e së Xhumasë në Xhaminë e Melik Muejjedit dhe kur hatibi përmendi emrin e tij gjatë hutbesë si: "Haditnu'l Haramejn esh-Sherifejn", duke shtruar sixhaden (qilimin e faljes) e tij, ai ra me fytyrë përtokë dhe qau nga gëzimi.
Javuz Selimi dëshironte ta caktonte Tumanbeun si vali të provincës së re osmane, por ky i fundit nuk pranoi, pasi ishte kokëfortë dhe i vështirë për tu kënaqur me titujt. Në këtë mënyrë, ai iu dorëzua Ali Beut, djalit të Shehsuvar Beut dhe në përfundim Tumanbeu u dënua me vaije në Babuz Zuvejleh, në vendin ku më parë ishte ekzekutuar Shehsuvar Beu nga memlukët. Trupi i tij mbeti i varur në litar për tre ditë, për ti bindur njerëzit se ai kishte vdekur dhe varrimi i tij ishte i denjë për një sundimtar. Javuz Selimi mori pjesë në salatul xhenazen e tij dhe shpërndau një sasi të madhe parash për shpirt të Tumanbeut.
Duke qenë një Devlet musliman i devotshëm dhe i përkushtuar për të zbatuar Ligjin e Islamit (Sheriatin) në çdo aspekt të jetës, osmanëve iu duhej një fetva për t'u angazhuar në këtë luftë kundër memlukëve. Në këtë rast, u bënë dy fetva nga të cilat njëra ishte e bazuar mbi parimin e mirënjohur musliman: "Men e'ana mulhiden fehuve mulhid" (ai që ndihmon një jobesimtar është edhe vetë jobesimtar), duke iu referuar në këtë mënyrë mbështetjes indirekte të memlukëve ndaj Shahut Ismail. Parimi i dytë bazohet në mendimin që "muslimanët duhet të shikojnë që monedha e tyre, në të cilën shkruhet kelimetu'sh shehadet, nuk duhet të përdoret nga jobesimtarët, pasi ata mund ta prekin këtë kelime të shenjtë me duart e tyre të pista pasi kanë dalë nga tualeti. Por nëse këta muslimanë nuk e vëzhgojnë dhe nuk e zbatojnë rreptësishtë këtë udhëzim, atëherë bëhet domosdoshmëri që të vriten.
Javuz Selimi organizoi administrimin e Egjiptit. Ebu'l Berekat ibn Muhammed el-Hasani, Sherifi i Mekës dhe i Medinës, dërgoi djalin e tij me çelësat e këtyre vendeve të shenjta për Javuz' Selimin, në mënyrë që të siguronte besnikërinë dhe përuljen e tij ndaj sulltanit. Nga ana e tij, Javuzi i konfirmoi Sherifit pozicionin që kishte dhe i dërgoi atij Syrre (parna dhe dhurata) për popullin e Mekës dhe Medinës. Gjithashtu, ai emëroi dy kadinj të famshëm në el-Haramejn esh-Sherifejn dhe së bashku me ta dërgoi 200.000 dukate (monedha floriri), që do të shpëmdaheshin për njerëzit e varfër.
Në këtë mënyrë Hixhazi (Arabia) iu bashkua me vullnetin e saj, pa asnjë diskutim, superfuqisë muslimane dhe komandantët memlukë, që në atë kohë komandonin në disa pjesë të Jemenit, bënë të njëjtën gjë. Në atë kohë, Deti i Kuq ishte kthyer pothuajse në një liqen osman, që përdorej nga Devleti Osman për të kontrolluar veprimtarinë e portugezëve, si dhe për të bllokuar përpjekjet e tyre për të formuar me abisinianët një front të krishterë kundër fuqive fqinje muslimane arabe.
Sherifi Ebu Numej, djali i Sherifit Ebu'l Berekat, qëndroi një muaj në Kajro dhe u kthye me beratin e konfirmimit të këtij të fundit në postin e tij. Çdo vit, Devleti Osman i dërgonte njësi ushtarake në rotacion, nga 7 oxhakë që ishin stacionuar në Egjipt, për të mbrojtur Mekën dhe Medinën. Dhe në rastet kur ishte e nevojshme, ata dërgonin disa njësi ushtarake edhe në Siri. Sherifi i Mekës kishte qasje në Thesarin e Egjiptit dhe në të ardhurat nga taksa kufitare e Xhiddes (Arabia Perëndimore). Shuma e parave që vinte nga Egjipti, quhej "atijje hymajun" dhe si plotësim, Sherifi merrte monedha floriri nëpërmjet syrre-i hymajun. Pas vdekjes së babait të tij në vitin 941/1525, Sherifi Ebu Numej u caktua si Emir i Mekës në moshën 25-veçare. Në vitin 948/1542, portugezët hynë papritur në zonën e Detit të Kuq dhe vendosën ushtarët e tyre në Xhidde, duke u përpjekur të pushtonin kështjellën. Sanxhakbeu i Xhiddes rezistoi me trimëri dhe Sherifi Ebu Numej mbërriti në fushën e betejës së bashku me nomadët, që kishte arritur të mblidhte për të luftuar. Ata i zmbrapsën forcat portugeze dhe Sherifi Ebu Numej u shpërblye duke marrë gjysmën e të ardhurave të mbledhura nga taksat doganore të Xhiddes, praktikë kjo që u ndoq edhe për pasardhësit e tij.
Republika e Venedikut, që kishte ishullin e Qipros në zotërimin e saj dhe iu paguanin memlukëve haraxh, filluan fia paguanin këtë tagër Devletit Osman, pas aneksimit të Egjiptit nga ky i fundit.