Fushata në Poloni
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Fushata në Poloni

Lumi Turla (Dnjestër) vijëzonte kufirin midis Devletit Osman dhe Lehistanit. Edhe pse Hani i Krimesë ishte urdhëruar të mos organizonte asnjë akën (sulm) në Poloni, polakët shumë shpejt do të ndërhynin në çështjet politike të Bogdanit dhe në vitin 1617 pushtuan kështjellën Hotin. Për këtë arsye, Iskender Pasha, Bejlerbeu i Ozit (Ozi), u nis kundër tyre bashkë me kalorësit e Krimesë, dhe forca të tjera, dhe në betejën që u zhvillua pranë Jashit, forcat muslimane shkatërruan vojvodën e Bogdanit që kishte edhe ndihmën e 50.000 ushtarëve polakë. Kozakët e Polonisë, megjithatë, kishin kaluar poshtë kufirit të lumit Ozi (Dnjepër) drejt Detit të Zi, dhe kishin sulmuar dhe plaçkitur Jenikojin (Yenikoy) në Bosfor. Kjo ngjarje e zemëroi sulltanin Genç Osman, që nuk pranoi ti priste të deleguarit e mbretit polak dhe kundërshtoi ndërhyrjen e ambasadorit britanik. Ai vendosi të luftonte kundër Polonisë, dhe për këtë arsye u vu në krye të ushtrisë që u nis nga Stambolli në vitin 1030/1621 dhe mbërriti në Edrene dhe në Degirmenkojy (Degirmenkdyu), vend ku ushtrisë së tij iu bashkua edhe vojvoda i Bogdanit, Aleksandri, dhe disa bejlerë. Por ky i fundit u shkarkua nga detyra për shkak të dështimit të tij në riparimin e urave dhe rrugëve, si dhe për furnizimin e ushtrisë me grurë. Në vitin 1030/1621, vendin e tij e mori Ishtfan Tomsha, një armik i betuar i polakëve.

Në shtator të vitit 1621, Ordu-ju Hymajun mbërriti në Hotin, por nuk arriti ta rimerrte kështjellën. Një trupë, prej 50.000 kalorësish të Krimesë, sulmoi duke depërtuar thellë në rajonin e Polonisë dhe e tmerroi popullsinë atje. Gjatë sulmit të katërt, më 14 shtator 1621, Karakash Mehmed Pasha, valiu i Budinit, u fut në fortifikatat e armikut jashtë kështjellës, dhe nëse nuk do të ishte vrarë në fushën e luftës, ai do të kishte ngritur flamurin osman. Por, sadrazami Hysejin Pasha nuk dërgoi përforcimet që priteshin, me sa duket, për shkak të smirës, dhe për këtë arsye, ai u shkarkua dhe detyrën e tij e mori veziri Dilaver Pasha, Bejlerbeu i Dijarbakërit. Si përfundim, një traktat paqeje midis Devletit Osman dhe Polonisë u lidh më 1030/5 tetor 1621. Sipas këtij traktati, Bogdani do të merrte kështjellën e vogël Hotin dhe kufiri nuk do të ndryshonte. Për më tepër, banditët kozakë nuk do të ndërhynin në territorin osman dhe polakëve iu kërkua të vazhdonin t'i paguanin Hanit të Kërëmit 40.000 dukate, tagër që e paguanin që nga periudha e Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm.

info@balkancultureheritage.com