Fushata në Iran

Fushata në Iran

Përfundimisht, Safevitët rimorën Tebrizin, por Bagdadi mbeti nën zotërimin e osmanëve dhe asnjë traktat nuk u arrit me Iranin. Vëllai i Shahut Tahmasb, Elkas Mirza, guvematori i Shirvanit, pati kërkesë të tepruar dhe pati kundërshtime për fronin, dhe pas disfatës së tij në vitin 954/1547, u strehua tek osmanët, të cilët e trajtuan atë mjaft mirë. Me këshillën e tij, Sulltan Sylejmani u nis në krye të Ordu-ju Hymajun në vitin 955/1548, për të rimarrë territoret e kapura nga Tahmasbi dhe faktikisht, ai rimori kështjellën e Vanit. Veziri i dytë Ahmed Pasha, u dërgua në Gyrxhistan (Gjeorgji) në vitin 956/1549 dhe hapi 15 kështjella ndaj Islamit dhe aneksoi një pjesë të provincës.

Shahu Tahmasb hyri në territorin osman dhe sulmoi disa kështjella. Në këtë mënyrë, Sylejmani i Madhërishëm u rinis në krye të Ordu-ju Hymajun drejt Iranit në vitin 960/1553, por nuk arriti ta lokalizonte atë. Osmanët hynë në Nahçevan, Revan (Erevan) dhe Karabag. Megjithatë, duke u kthyer në Anadoll, sulltani kaloi dimrin në Amasja, ku në vitin 962/1555 ai bisedoi për një traktat për paqe me të dërguarit e Tahmasbit, që u mbajt nën vëzhgimin dhe kontrollin e të dy palëve deri pas vdekjes së Tahmasbit, në vitin 1576. Sipas atij traktati, Azerbajxhani, kryeqyteti i tij, Tebrizi, Anadolli Lindor dhe Irakë Arab do të përfshiheshin të gjitha nën zotërimin osman.

info@balkancultureheritage.com