Gjatë rrugës së tij për në Egjipt, Symbyl Agai, një ish-zyrtar i oborrit osman, u ndal nga një bandë korsarësh të krishterë. Ata e martirizuan, ia morën të gjitha pasuritë që kishte me vete, dhe më pas i shitën në Girit (Kretë), një ishull venedikas. Osmanët dërguan drejt Kretës një forcë prej më shumë se 100 anijesh në pranverën e vitit 1055/1645. Sanxhakbejlerët e vendeve bregdetare dhe Garb Oxhakllarët (Trablusgarb (Libi), Tunizi dhe Xhezair po ashtu iu bashkuan fushatës me forcat e tyre detare. Pas një rrethimi që zgjati 54 ditë, Kështjella e Hanjas iu dorëzua muslimanëve, të cilët e thirrën Ezanin Muhammedijje dhe ngritën aty flamujt muslimanë. Por osmanët i lejuan të krishterët të largoheshin nga qyteti, caktuan disa njësi ushtarake për të mbrojtur tregun, dhe nuk e prekën dhe as nuk e plaçkitën qytetin. Kjo sjellje e përsëritur e tyre, në kundërshtim me ideologjinë e krishterë, tregon qytetarinë e osmanëve dhe të shoqërisë së tyre.
Lufta midis Devletit Osman dhe Republikës së fuqishme detare të Venedikut, vazhdoi për vite me radhë, periudhë gjatë të cilës flota venedikase bllokoi Ngushticën e Dardaneleve që të parandalonte përforcimet për muxhahidinët në Girit. Ndërkohë, Sulltan Ibrahimin e rrëzuan nga froni i tij në vitin 1058/1648 me pretekst çmendurinë.