Kur Sulltan Muradi u kthye nga fushata e tij në Karaman, ishte radha e Despotit serb të ndëshkohej; Is'hak Beu, Sanxhakbeu i Shkupit, e kishte informuar sulltanin se Despoti serb kishte luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e aleancës midis Karamanogllut dhe Mbretit të Hungarisë.
Ndërkohë që Sulltan Muradi po përgatitej për të marshuar me ushtrinë e tij kundër Despotit serb, ky i fundit lajmëroi se e bija e tij, për të cilën ishte vendosur të martohej me sulltanin, ishte gati të nisej për atje. Sulltani e priti nusen, por nuk zhvilloi asnjë ceremoni martesore duke thënë: "Nuk është e nevojshme të zhvillojmë asnjë ceremoni martesore për vajzën e këtij kafiri", dhe nuk e mbajti nusen në kryeqytetin Edrene, por e dërgoi në Bursa, pasi ishte ende i inatosur me babanë e saj. Ai mori në Edrene bashkëshorten e tij të parë, Hatixhe Hatunen, mbesën e Isfendijar Beut të Bejlikut të Xhandarit. Kjo zonjë ishte dhe e ëma e Fatihut (hapësit) të Stambollit (ndaj Islamit).
Bejlerbejtë Sinan Pasha, Is'hak Beu dhe Turahan Beu sulmuan Shqipërinë. Ndërkohë që Sulltan Muradi ishte i angazhuar me Karamanoglhinë në Anadoll, Mbreti i Hungarisë, Zigismundi, kishte dërguar njësitë e tij ushtarake për të sulmuar dhe për të plaçkitur rrethinat e Allaxhahisarit. Pasi i kishte ndëshkuar dhe frikësuar aleatët e Mbretit Zigismund, duke arritur kështu ta izolonte atë, Sulltan Muradi, vendosi të marshonte kundër tij. Pasi u kthye nga fushata luftarake në Karaman, në vitin 840/1437, sulltani urdhëroi Ali Beun, djalin e Evrenos Beut, të fillonte sulmet për të hapur rrugën drejt Hungarisë. Për një periudhë kohe një mujore, Ali Beu sulmoi tokat e Hungarisë dhe në kthim tha: "Sulltani im! A nuk është për të ardhur keq që një vend kaq i bukur, të qëndrojë në duart e kafirit. Me këtë thënie të tij manifestohet arsyeja e ekzistimit të Devletit Osman. Ata e shikonin veten si përfaqesues dhe përcjellës të Mesazhit të Fundit, Islamit, dhe si mjet të zbatimit të Urdhëresave të Shenjta të Krijuesit në mbarë botën. Ndërsa në Kur'an thuhet: "... me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e mi më të mirë." [el Enbija,. Për këtë arsye, është më se e natyrshme, që në çdo vend, veçanërisht në vendet më të mira të botës, ata që i përulen dhe i nënshtrohen urdhëresave te Krijuesit (që do të thotë muslimanët), që përpiqen t'i përhapin këto urdhëresa dhe t'i kthejnë ato në epërsi, duhet të sundojnë. Kjo pikë është shumë e rëndësishme: ekspansioni i osmanëve ishte domosdoshmëri e "besimit", "të qenët" një Devlet që zbatonte Urdhëresat e Shenjta mbi Tokë. Ekspansioni i imperialistëve perëndimorë nuk ka asnjë kuptim tjetër veç faktit që "ata që kanë në dorë fuqinë, mund të bëjnë gjithçka që dëshirojnë, dhe se ata mund ta përdorin këtë fuqi për përfitimet e tyre", ashtu sikurse do të vepronte dhe një njeri primitiv. Kjo për arsye se qëndrimi i tyre nuk varej nga Haku. Në terminologjinë Islame, Hak është një nga atributet e Allahut. Muslimanët e quajnë atë 'Hakk Te'ala' (Haku Sublim).
Në këtë sulm të fuqishëm, aleatet e mëparshëm të Hungarisë, Despoti i Serbisë, Brankoviçi, dhe Vojvoda i Vllahisë, Vlad Drakul, morën urdhra nga sulltani dhe iu bindën së bashku me ushtarët e tyre komandave të Ali Beut.
Në vitin 841/1437, Sulltan Muradi kaloi Danubin dhe hyri rtë territorin e Transilvanisë. Brankoviçi, Despoti serb (sundoi 1427-1450), dhe Princi i Vllahisë, Vlad Drakul (sundoi 1432-1446), u bashkuan me ushtrinë osmane dhe morën gjashtë kështjella, ndërsa Mbreti i Hungarisë nuk doli në skenë,257 pasi në atë kohë, Zigismundi, Perandor i Gjermanisë dhe Mbret i Hungarisë, kishte vdekur, ndërsa dhëndri i tij, Alberti, kishte marrë fronin si Mbreti i Hungarisë, dhe një vit më pas u zgjodh edhe Perandor i Gjermanisë.
Me përfundimin e fushatës luftarake në Hungari, Gjorgje Brankoviçi, besnikëria e të cilit po zbehej, u ftua në Edrene për të sjellë çelësat e Semendires, por ai shkoi te Mbreti i Hungarisë dhe njëherësh Perandori i Gjermanisë, Albert. Forcat ushtarake osmane rrethuan Semendiren dhe Is'hak Beu, i cili ishte kthyer në zonën që ai e rtjihte mjaft mirë, pasi kishte përfunduar detyrimin e tij të haxhit, mori komandën e forcave muslimane dhe e hapi kështjellën ndaj Islamit. Ndërkohë, një ushtri e madhe hungareze mbërriti në këtë vend dhe Gazi Is'hak Beu, dhe Osman Beu, nipi i Timurtash Pashait, u përballën me këtë ushtri dhe e mundën atë. Nga kjo betejë, ata përfituan shumë robër lufte dhe një sasi të madhe ganimedi (plaçkë lufte). Histo-riani i mirënjohur Ashëk Pashazade mori pjesë në këtë betejë. Sho i shpjegon në mënyrë të admirueshme arsyet për këto fitore të mëdha, si më poshtë vijon:
"Në të gjitha këto përparime drejt Evropës, Muradi përfitoi nga të gjitha tensionet shoqërore, fetare dhe ekonomike që po copëtonin shoqërinë brenda territorit të armiqve të tij. Ai ishte i aftë t'iu ofronte fshatarëve të shtypur të Ballkanit një revolucion shoqëror, liri nga tirania e pronarëve të tyre feudalë. Brenda rajonit të Ballkanit, luftërat e shteteve për pushtet i kishin dhënë fund autoritetit qendror, duke lejuar, në këtë mënyrë, fuqizimin e mëtejshëm të manjatëve të mëdhenj feudalë dhe nënshtrimin e kultivuesve ndaj kushteve tiranike të pagesës së taksave dhe punës së sforcuar. Në kontrast me këtë situatë, kudo që osmanët themelonin administratën e tyre, e gjithë toka kthehej në pronësi të sulltanit. Shteti vendosi kontroll dhe vëzhgim të rreptë për çifligarët, ndërkohë që iu dha fund detyrimeve mbi pronën dhe punës së sforcuar - kjo e fundit u zëvendësua me një taksë lehtësisht të pagueshme, e njohur si taksa e plugimit (çift resmi). Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e popullsisë së Ballkanit ishte më pasive kur bëhej fjalë për të mbështetur ushtritë e drejtuesve të tyre dhe ushtritë kryqtare në luftën kundër muslimanëve.
Në Bohemi kishte filluar një garë për pushtet që pothuajse ishte shndërruar në luftë pas vdekjes së Albertit - një situatë kjo që përgatiste kushtet e përshtatshme për Devletin Osman. Për këtë arsye, Sulltan Muradi ngarkoi Ali Beun, djalin e Evrenos Beut, të merrte Beogradin, që shtrihej në bregun jugor të Danubit, dhe që ishte me rëndësi të madhe strategjike. Ata e rrethuan Beogradin në vitin 843/1439, arritën të hynin dhe në qytet, por nuk u arrit fet'hi (hapja) i tij.
Lufta me hungarezët vazhdonte. Mezid Beu hyri në Transilvani me një forcë akënxhë në vitin 845/1442, shkatërroi një njësi ushtarake hungareze dhe rrethoi qytetin Hermanshtad. Në këtë kohë hyri në skenë Janosh Hunjadi, dhe Mezid Beu, që ishte midis këtyre dy forcave luftarake, ra martir dhe forcat osmane pësuan disfatë. Kjo betejë i dha një famë të vërtetë Janosh Hunjadit në mbarë Evropën. Në mënyrë që të shlyente këtë humbje, Kula Shahin Pasha, Bejlerbeu i Rumelisë, u dërgua në luftë kundër hungarezëve, por për shkak të krenarisë së tij dhe nënvlerësimit për të marrë masat paraprake, ai dhe ushtria e tij u shkatërruan në Vazag nga Janosh Hunjadi. Pas këtyre fitoreve të njëpasnjëshme kundër osmanëve, u krijua një ushtri kryqtare dhe mbreti i Hungarisë dhe Polonisë, Ladislavi, u vendos në drejtimin e kësaj ushtrie, ndërsa Janosh Hunjadi në pozicionin e komandantit suprem të saj. Kjo ushtri e madhe shkatërroi ushtrinë osmane në Moravë dhe Izaldi. Atëherë, midis Devletit Osman dhe Mbretit të Hungarisë, Ladislavit, u nënshkrua traktati i paqes i Edrene-Segedinit për 10 vjet, më 25 Rebi'ul Evvel 848/12 korrik 1444.
Duke arritur në këtë mënyrë sigurinë për pjesën evropiane, Sulltan Muradi marshoi me ushtrinë e tij kundër Ibrahim Beut të Bejlikut të Karamanit, që kishte sulmuar territoret osmane në Anadoll. Muradi kishte nevojë për fetva (mendim ligjor dhe leje) për të luftuar kundër një Devleti Musliman dhe ai e mori fetvanë për të luftuar kundër Beut të Karamanit nga këshilli i juristëve, të përbërë nga juristë të katër medhhebeue'. Shafi'iu Ibn Haxher el- Askalani (v.852/1448), Hanefiu Kadilkudat dhe Shejhulislam Sa'deddin ed Dejri (v.868/1462), Malikiu Kadilkudat dhe Shejhuli-slam Bedreddin et Tunisi (v.853/1449), Hanbeliu Kadilkudat dhe Shejhulislam Bedreddin Bagdadi (v.857/1453). Ibrahim Beu nuk mund të përballej me Sulltan Muradin dhe për këtë arsye u tërhoq sërish drejt Tashelisë. Ai ishte i martuar me motrën e Sulltan Muradit dhe pasi dërgoi bashkëshorten që fi kërkonte falje në emrin e tij, ai kërkoi paqe nga sulltani. Sulltan Muradi e fali atë dhe me Bejlikun e Karamanit u arrit marrëveshje për paqe.