Gitana (Gumenica)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gitana (Gumenica)

Pozicioni. Sipas Tit Livit, Këshilli i Epirit (Concilio Epirotarum) i zhvillonte tubimet në Gitanan që ndodhei 10 m.p. (14.8 km) larg detit (Liv. 42. 38), ndërsa sipas Polibit ajo ndodhej afër detit, 1 natë rrugë larg Fanotes /Kardhiqit (Polyb. 27.15). Këto të dhëna e lokalizojnë Gitanan në rrënojat antike 8 km në veri të Gutnenicës në një lak të fortë të lumit Thyamis (Kalamas), 10 km larg detit. Një mbishkrim i mesit të shek IV p.e.s. (SEG 26. 717), tregon se Gitana kishte një organizim të rregullt administrativ. Fortifikimi, rrjeti urban dhe ndërtimet monumentale, ndër to dhe teatri, dëshmojnë prosperitetin e hershëm.

Për nga sipërfaqja 40 hektarë, Gitana renditet e treta në Epir pas Ambrakias dhe Foinikes. Qyteti shtrihet në një pllajë të rrafshët shkëmbore, as 40 m të lartë nga lumi. Në Lindje, Jug dhe Perëndim ajo qarkohet dhe mbrohet nga lumi, ndërsa në Veri nga një kodër e lartë. Teatri ndodhet në shpatin perëndimor të qytetit, menjëherë poshtë mureve të tij rrethuese. Nga shkallarja e orientuar drejt perëndimit (265°), shikimi kap meandrat e argjendta të lumit Thyamis i cili ka pagëzuar me emrin e tij Çamërinë. Por fusha “shumë pjellore dhe me luadhe të mira Hellopia” (Hesiod Frag 134) dhe ujërat e gjelbra të Jonit, i fshihen shikimit nga kodrat përreth.

Teatri përbëhet nga shkallarja, orkestra dhe skena e tipit të thjeshtë me rampa, strukturalisht e njëjtë me atë të Kasopeas.

Shkallarja. Hyrja në teatër kryhej më tepër nga lart, nëpërmjet dy rrugëve që nisnin në dy hyrjet që përçanin murin rrethues, mbi teatër.

Nisur nga gjurmët sipërfaqësore, shkallaren dhe orkestrën i kemi patë si pesëkëndëshe, ndërkohë që gërmimet zbuluan një shkallare të harkuar dhe orkestër rrethore?’ Por, parë me kujdes tabloja është iluzore: Rreshtat e sipërm të shkallares vijojnë drejtvizorë, të kithët me rreshtat e poshtëm rrethorë, blloqet e ndenjëseve nuk janë të lakuara si në shkallaret rrethore, por lineare si në shkallaret prizmatike dhe rreshtat me blloqe të latuara perfekt, këmbehen me gdhendjen e vrazhdët të shkëmbit (katatome) për montimin e blloqeve. Së fundi, kjo strukturë e shprish unitetin origjinar të teatrit, duke i bërë rampat afunksionale dhe të pakuptimta, duke i nxjerrë thjesht nga loja. Tërë këto tregojnë për një ndërhyrje masive në shkallare, e cila ka tentuar ta kthejë shkallaren nga prizmatike në rrethore. Por edhe nëse ky mendim është i gabuar, shkallarja nuk ka qenë kurrsesi Q, por freskore.

Diametri i jashtëm i shkallares është rreth 80 m, thellësia 25 m, lartësia 11 m dhe numri i rreshtave rreth 30- 32. Rreshtat e ndenjjes janë prej blloqesh gëlqerori, të latuar rrafsh dhe imët në formë paralelepipedi, pa asnjë lakim. Blloqet kanë seksion kuadratik (tip Eretria 3, 0,32 x 0,34 m), të  dhëmbëzuara nga pas për kapjen e pllakës së mbështetjes të këmbëve. Në ballë të tyre janë gdhendur emra spektatorësh a kontribuesish, ndër të cilët më interesanti është ai i gruas Filista, pasi në botën greke gratë nuk i frekuentonin shfaqjet teatrale. Në pjesën e mesit të shkallares blloqet mbështeteshin në shkëmbin e gdhendur dhe anash në mbushjen prej dheu të përzier me zhavorr.

Shkallarja përshkohet nga 4 shkallë (0.40 m), të cilat e ndajnë atë në 5 pyka (kerkid). Prej rruginave të mesit (diasomd), ruhet njëra e cila e ndan atë në dy sektorë. Nisur nga përmasat, gjithnjë me rezerva, teatri do të ketë pasur një kapacitet 7-8000 spektatorë, afërsisht sa Kassopea.

Orkestra. Rreshti i parë i shkallares ka një diametër prej 19 metrash. Shtytja 3.70 m para e cepit të brendshëm të ballinave të shkallares i jep këtij rreshti dhe orkestrës formën e shkronjës U, por kjo nuk është forma origjinare e saj. Në orkestër është gjetur dhe bazamenti i altarit (thymele), një kolonë cilindrike zbukuruar me girlanda, e papërcaktueshme në kohë.

Skena është dykatëshe, e nëntipit të thjeshtë me rampa dhe thyromata. Skema e saj është identike me skenën e Kasopeas 1, ndonëse pak më e gjatë, pak më e ngushtë dhe me sipërfaqe më të vogël (15.5 x 5.5 m/m2, ndaj 11.7 x 8 m/m2). Blloqet e mureve të saj janë poligonale, identike me fazën e parë të mureve rrethues. Anash ndërtesës skenike vijonin rampat anësore (7.5 x 2 m). Gjatësia e tyre dhe këndi i pjerrësisë, tregojnë për një kat të parë 2.4 m të lartë. Midis rampave ndodhet stilobati ku mbështeteshin 12 gjysmëkolona-pilastra dorikë, të cilat prodhonin 11 hapësira drite 1.10 metërshe, ku kapeshin panelet e pikturuara (pinakoi). Në brendi, kati i parë ndahej nga 5 pilastra në mjedisin nën palk (hypologeion, 14 x 2) dhe mjedisin nën skenë (hyposkenion, 14 x 2.8), të dy magazina rekuizite. Këta mjedise pasqyroheshin në katin e dytë si palk skenik (logeion 15.5 x 2 m) dhe skenë (15.5 x 2.8 m) me thyromata 2 metërshe për pinaket mbi palkun skenik.

Prej thyromatave, dy të mesit i përkisnin dyerve të pallatit, dy anësoret dyerve të tavernave dhe dy të tjerat periaktoive, prizmave të rrotullueshëm për ndërrimin e skenerisë. Si zakonisht në këtë skemë, nga rruga në palk të ngjisnin rampat. Duke pranuar lartësinë e thyromatave sa gjerësia e tyre dhe duke i shtuar asaj entablementin dhe lartësinë e katit parë, lartësia e ndërtesës skenike bashkë me çatinë ka qenë rreth 7/8 m. Skema dhe struktura e skenës, e njëjtë me atë të Kasopeas 1., e daton këtë teatër po në shek. V p.e.s., kurrsesi në mesin e shek. III p.e.s.

info@balkancultureheritage.com