Gjahu si degë ekonomike nuk ishte shumë i zhviiluar te ilirët. Në një përfundim të tillë na shtyn numri shumë i vogël i përqindjes së eshtrave të kafshëve të egra të gjetur në vendbanimet ilire: në Ripaç, për shembull, prej 6.500 eshtrash të kafshëve, të cilët i analizoi Jan N. Woldrich, vetëm nja njëqind janë të kafshëve të egra. Në mesin e tyre më shumë ka të drerit, gjë që nuk duhet të na habisë nëse kujtojmë se brirët e drerit përdoreshin edhe për shetër, kazma dhe shumë vegla të tjera. Eshtë fare pak e besueshme se edhe ndonjë kafshë tjetër e egër, si janë dhelpërat, vjedullat, arinjtë, kastorët, shqarthi e të tjera i kanë gjuajtur për ushqim; sigurisht, si supozon edhe J. N. Woldrich, do t’i kenë gjuajtur për shkak të gëzofit.
Nuk është e lehtë të merret vesh në bazë të materialeve arkeologjike se me çfarë armësh i gjuanin ilirët kafshët e egra. Një numër i madh majash të shigjetave mund të shërbenin për qëllime luftarake dhe për gjah, e kjo po ashtu vlen edhe për shtizat dhe për ushtat me të cilat ilirët gjithsesi është dashur të përdoreshin gjatë gjahut kundër derrave të egër. Megjithatë, një gjë është e sigurtë: arma kryesore e gjahtarëve ishin harku dhe shigjeta. Në dobi të këtij pohimi flet edhe fakti që na e ruajti autori antik, Pauhts Aegineta se dahnatët (mendohet për banorët e provincës romake, Dalmacia, e jo për pjesëtarët e fisit të dalmatëve) i iyenin majat e shigjetave të tyre me helmin “të cilin e quajnë ninum, kështu që ai ishte vdekjeprurës spoa të binte në kontakt me gjakun. Mirëpo, nëse ai hahet, atëherë është krejt i padëmshëm dhe nuk bën kurrfarë të këqijash.” Duke komentuar këtë pohim, Mirko Drazen Grmek vë re për helmin me të cilin lyhet maja e shigjetës se “kjo veçori është shumë e rëndësishme”, sepse ashtu, “nuk do të mund të përdorej për gjah, në qoftë se nuk do të mund të hahej kafsha e helmuar”. Sipas Grmekut në anët tona nuk rritet asnjë bimë me helmin që ka këtë veçori dhe për këtë shkak supozohet se “dalmatët kanë prodhuar vrvov, helmin e tyre për shigjeta, prej helmit të gjarpërinjve të këtushëm”.