Gjeli
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gjeli

Shumë nga domethëniet religjioze dhe magjike të gjelit në qytetërimet antike si edhe në tregimet popullore të popujve të sotëm është vështirë të identifikohen edhe tek ilirët, sado që është e qartë se edhe ata është dashur t’i kenë njohur të gjitha ato veti që ia mveshin gjelit. Paraqitjet, relativisht të pakta të gjelit që janë gjetur den tani nëtrevën ilire, si edhe varferia në ikonografmë e këtyre paraqitjeve ofrojnë shumë pak vend për analiza të cilat mund të zbulonin se çfarë kanë qenë besimet e ilirëve lidhur me këtë kafshë.

Figurën më të shpeshtë të gjelit e ndeshim në format e varëseve të vogla prej bronzi, në amuleta. Deri tani këto amuleta janë gjetur në zonën kulturore të Alpeve Lindore (Sv. Lucija), vinkov Vërh pri Dvoru (T. XXVI, l), Brezje, Bitanj, Istër Gradina e Sv. Andrej Mali (T. XXXVI, 11), Picugë, në trevën e japodëve (Prozor T. XXXVI, 12). Më se e besueshme është që të gjitha këto figura të cilat i kanë bartur kanë pasur fuqi për t’i mbrojtur nga e keqja, sëmundja ose syri i keq. Dihet se popujt e lashtë gjelit ia kanë veshur vetitë që me këndimin e tij në mëngjez t’i largojë demonët e natës, prandaj për shkak të kësaj kanë konsideruar që shembëlltyra e tij mund të shfrytëzohet si apotropeion me të cilin njeriu mund të mbrohet jo vetëm nga demonët e natës, por edhe nga të këqijat e tjera. Për shkak të këtyre besimeve edhe shumë popuj të tjerë i kanë bartur figurat e gjelit si amuleta, ose i kanë vënë në kulme të shtëpiave etj. Është e mundshme që domethënie të tilla kanë pasur edhe gjelat prej qelibari që janë gjetur në depon iliro-greke të Novi Pazarit. Mendojmë se është vështirë të supozohet se cila ka qenë domethënia e tyre e vërtetë, sepse dimë që kjo kafshë, si edhe shumë të tjera ka pasur funksione shumë të ndryshme simbolike. Midis këtyre funksioneve domosdo ka mbizotëruar simbolika htonike - siç na e dëshmojnë krahasimet me simboliken mesopotamike greke.

Veçmas duhet të përqëndrohemi në shpendët që gjenden në qerret e kultit nga Gllasinaci, të cilat kanë në kokë xhufkën e gjelit (T. XXXVI, 9, 10). Këtu kemi rastin e kontaminimit të disa simboleve të ngjashme, me siguri komplementare të cilatështë dashurta kenënë bazë karakterin solar. Karaktertëtillë kanë pasur, ndërtë tjera, edhe vetë qerret me shpendët moçalikë, prandaj do të ishte e vështirë të mendohet që gjeli mund të ketë domethënie tjetër nga ato që e kanë shpendët moçalikë dhe qerret në të cilat gjenden këto shpendë. Ajo që dihet për gjelin si kafshë kulti në religjionin iranian dhe grek mjafton ta shpjegojë praninë e xhufkës së gjelit në qerre mesimbolikë të qartë solare. Burimet antike, ashtu si edhe përmendoret arkeologjike, flasin shpesh mbi gjelin si kafshë solare. Domethënie të tillë ka gjeli në reliefet mitraike në të cilët shumë shpesh paraqitet, e veçmas në religjionin persian. Këto qerre japin dorë të supozojmë që gjeli ka pasur edhe te ilirët po ashtu domethënie të kafshës solare.

Konsiderohet që gjeli si kafshë kulti është me prejardhje nga Mesopotamia dhe se në Greqi kulti i kësaj kafshe ka ardhur mjaft vonë, aty rreth shek. VII-VI. para e.s. Eshtë e mundshme që gjeli si simbol të ketë depërtuar përmes rrugëve të ndryshme edhe në viset ilire, sepse dëshmitë mbi këtë kult janë më të shpeshta në ato vise të cilat kanë qenë më shumë të eksponuara ndikimeve shpirtërore direkte ose indirekte të kulturës helene - në viset veriore dhe jugore ilire. Mirëpo, shqafja e paraqitjeve figurative e gjelit në trevën ilire në kohën e hekurit nuk duhet të jetë i vetmi element të cilin duhet ta marrim parasysh në shqyrtimin e gjenezës së kultit të kësaj kafshe, për arsye se ilirët e kanë njohur këtë kult shumë më herët se sa shfaqen këto paraqitje. Drejt një mendimi të tillë na shpie gjetja e një figure realiste të gjelit nga koha e neolitit në lokalitetin Fafos në Mitrovicën e Kosovës e cila na zbulon se që në atë kohë në Ballkan gjeli kishte njëfarë domethënie simbolike. Na mungojnë, ç’është e vërteta, dëshmitë mbi kontinuitetin e këtij kulti deri në shek. VI. para e.s., kur shembëlltyra e këtij shpendi paraqitet përsëri në këtë pjesë të Ballkanit, mirëpo, këtë kontinuitet, megjithatë, nuk mund ta përjashtojmë.

Mbeturinat e besimeve ilire mbi gjelin si shpend simbolik në kohën romake e shohim në paraqitjet e shumta të tij në majë të urnave që j'anë zbuluar në trevat në të cilat do të jetojnë latobicët.

info@balkancultureheritage.com