Gjeografia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri I

Ai /Homeri/ duhet ta ketë njohur Istrin, sepse ai flet për myzët, fis thrak i vendosur në brigjet e këtij lumi. Ka mundësi që të ketë njohur gjithë bregun, që vazhdon dhe që i takon liirakisë deri tek Penei, kur ai përmend paionët, Athosin, Aksin dhe ishujt, që gjenden përballë këtij bregu. Prej këndej e deri tek thesprotët zgjatet bregu i helenëve...

Ndoshta dhe Jasoni ka qenë endur në Itali. Të paktën, në malet Keraune, në brigjet e Adrias, në gjirin e poseidonasve dhe në ishujt pranë Tyrrenit duken disa shenja, që flasin për endjen nëpër këto anë të argonautëve.

Ose ndoshta ai /Homerij nuk ka ditur që Thrakia nuk zbriste përtej maleve paione e thesale. Sidoqoftë ai ka njohur mirë viset, që nga kjo anë kufizojnë thrakët dhe duke numëruar fiset që banonin në këtë vend, qoftë në bregdet, qoftë në brendi, ai nuk ka harruar të përmendë disa prej tyre si: magnetët, malët, të gjithë helenët deri tek thesprotët, dolopët fqinjë të paionëve, selët që zinin rrethet e Dodonës deri tek Ahelou...

Libri II

Nga veriu ai /deti i Siqelisë/ shkon drejt kepit japyg, drejt grykës së gjirit të Jonit dhe viseve jugore të Epirit, deri tek gjiri i Ambrakisë dhe bregu në vazhdim, i cili duke qenë përballë Peloponezit, formon bregun verior të gjirit të Korintit.

Gjiri i Jonit është një pjesë e atij, që ne tani e quajmë Adriatik, i cili djathtas kufizohet nga bregu i Ilirisë dhe majtas nga bregu i Italisë, deri në fund ku gjendet Akuilea.

Gjiri i Adriatikut drejtohet nga veriu dhe nga perëndimi, ai është i ngushtë e i gjatë; ndërsa gjatësia e tij është reth gjashtë mijë stade, gjerësia më e madhe nuk i kalon të një mijë e dyqind stadet. Ai ka një numër mjaft të madh ishujsh, në pjesën më të madhe të vendosur pranë bregut të Ilirisë, të tilla si: Apsyrtidet, Kyriktiket, Libumidet, Isa, Traguri, Korkyra e Zezë dhe Fari...

Vendolikët dhe norikët zënë, në pjesën më të madhe, anën e kundërt të këtyre maleve”, të përzierë me breunët dhe genaunët, që bëjnë pjesë në Iliri. Të gjithë këta fise kan ë qenë të njohur për inkursionet, që kanë bërë pa ndërprerje në vendet e fqinjëve të tyre, qoftë në Itali, qoftë në tokat e helvetëve, sekoanëve, bojve dhe germanëve...

Pas këtyre fiseve vijnë gjithë ata, që zënë brigjet e gjirit Adriatik dhe territorin e Akuilesë. Këta janë disa fise norike dhe karnët. Norikëve u përkasin edhe tauriskët. Tiberi dhe vëllai i tij Druzi shtypën, në një fushatë, guximin e këtyre fiseve dhe u dhanë fund inkursioneve të tyre të vazhdueshme, kështu që ka më se tridhjetë e tre vjet që atajetojnë në paqe dhe paguajnë tributin e caktuar...

Në malet Apenine, mbi kamët, gjendet një liqen, nga i cili del lumi Atesin; ky lum, pasi merr me vete dhe lumin tjetër Atagin, derdhet në Adria. Po prej këtij liqeni buron një lum tjetër me emrin Isar, që derdhet në Istër. Istri vetë i ka burimet në malet* 2), që ndahen në shumë vargmale me një numër të madh majash... Një tjetër vargmal shkon drejt Ilirisë e Adrias; prej këtyre janë malet Apenine, që kemi përmendur, Tuloni, Fligadia dhe malet mbi vendolikët, prej nga burojnë lumenjtë Duras, Klan dhe shumë lumenj të tjerë, që derdhen në Istër.

Në këto vende banojnë japodët, që tani janë ilirë e keltë të përzierë dhe pranë të cilëve gjendet mali Okra. Dikur ata kanë qenë të dëgjuar për numrin e madh të tyre, për tokën e gjerë, që zinin në të dy anët e maleve dhe për kusaritë e dendura, që bënin ndër fqinjët e tyre. Por Cezari August u dha fund këtyre dhe i nënshtroi plotësisht. Qytetet e tyre janë Metuli, Arupini, Moneti dhe Vendi.

Pas tyre vjen qyteti Segestika i vendosur në fushë. Pranë këtij qyteti kalon lumi Sao që derdhet në Istër.

Libri IV

Akuilea, që është nga të gjitha qytetet e këtij vendi, më afër fundit të gjirit, ka qenë ndërtuar prej romakëve për të përmbajtur barbarët, që banonin më lart. Anijet e ngarkesës arrijnë në këtë vend nëpër Natiso, duke kaluar një largësi prej më tepër se gjashtëdhjetë stade. Kjo është qendra e tregëtisë së romakëve me ata popuj ilirë, që janë pranë Istrit. Këta të fundit eksportojnë verë, që e mbajnë në enë druri, të cilat i transportojnë me qerre; dhe përveç kësaj peshk të kripur dhe vaj: të parët /romakët/ u sillnin skllevër, kafshë dhelëkura...

Sa për pellazgët, pothuaj të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër i përhapur në gjithë Helladën e sidomos në vendin e eolëve afër Thesalisë. Por sipas Eforit ishin me prejardhje nga Arkadia, të dhënë pas jetës luftarake, të cilët duke u shtuar nga ata që morën anën e tyre dhe të cilëve ata u dhanë emrin e tyre, u bënë të famshëm edhe ndër helenët, edhe në gjithë vendet ku vajtën. Me të vërtetë, shohim pellazgë të vendosur në Kretë, sikurse na dëshmon Homeri, duke i vënë në gojë Odiseut këto fjalë, që ai i thotë Penelopës:

Në këtë ishull ku banojnë ahejt, cteokrctët trima, kydonët, dorët trcfish dhe pellazgët hyjnorë, secili ka gjuhën e tij.

Për më tepër Thesalia, e cila gjendet midis grykës së Pcneit dhc Termopyleve dhe shtrihet gjer në malet e Pindit, quhet Argo pellazgjik, sepse pellazgët dikur këtu qenë zotër; dhe vetë poeti /Homeri/ Zeusin e Dodonës e quan pellazgjik: "Zeusi i lartë pellazgjik i Dodonës". Shumë autorë të vjetër edhe fiset epirote i kanë quajtur pellazgjike, sepse ata shtriheshin deri atje /në Epir/. Dhe me që këta autorë lë vjctër kanë cilësuar si pellazgë një numër të madh heronjsh, autorët e mëvonshëm, gjithashtu u kanë dhënë emrin pellazg fiseve, që kishin udhëheqësa këta heronj: kështu është quajtur pellazgjik ishulli Lesbo dhe kështu Homeri i quan pellazgë fiset kufitare me kilikët në Trojë. "Hipothou i udhëhoqi këto fise pellazgësh, nga të cilët disa banonin në Larisën pjellore". Efori, kur mendonte se pellazgët ishin me prejardhje nga Arkadia, pason Hesiodin, që na thotë: "Nga i biri i Pellazgut, nga hyjnori Lykaon lindën gjashtë fëmijë". Por Eskili në "Iketidet" dhe "Danaidet" thotë se raca e pellazgëve kishte dalë nga Argo pranë Mykenës. Efori pretendon, gjithashtu, se Peloponezi mbante dikur emrin Pellazgia dhe Euripidi në "Arhelau" thotë: "Danau, i ati i pesëdhjetë vajzave, si erdhi në Argo, u vendos në qytelin Inah dhe urdhëroi që pellazgët të linin emrin e tyre të vjetër dhe paskëtaj të quheshin danaj". Sipas Antiklidit, pellazgët qenë të parët, që populluan ishujt Lemno e Imbro dhe disa prej tyre kaluan në Itali me Tyrrenin, të birin e Atyut. Më në fund, po t'u besojmë autorëve të Atideve, ka pasur pellazgë, që kanë banuar në Athinë dhe për shkak se këta popuj, duke u endur në të gjithë anët shkonin me grupe në vende të ndryshme si disa zogj; banorët vendas të Atikës i quajtën me emrin "Pelargë".

Nga Kosoni deri në Graviski janë treqind stade; dhe midis këtyre dy qyteteve gjendet vendi i quajtur Regis-Villa. Ky vend thuhet se ka qenë dikur qendra e mbretit të pellazgëve, Maleo, i cili, siç thonë, pasi sundoi një kohë mbi pellazgët e kësaj krahine, la Italinë për të kaluar me ta në Athinë. Këta pellazgë janë të një fisi me ata që banojnë në Agyla.

Libri VI

Pandosia është vend i fortifikuar pranë së cilës Aleksandri Molos, gjeti vdekjen e uj. Ai u gënjye nga orakulli i Dodonës, që i tha të ruhej nga Aherom dhe Pandosia. Ai kujtoi se orakulli i tha për vendet me të njëjtin emër, që gjendeshin në Thesproti. por pikërisht ketu humbi jeën e tij. Fortesa Pandoata është në një vend me tri kodra, që i kalon afër lumi Aheron Dhe një thëme tjetër e orakulli me dy kuptime 'Pandosia. qytet mbi tri kodra, shumë njerëz do të humbasin e çoi Aleksandrin edhe në një gabim tjetër, ai kujtot se ky paralajmërim fliste për humbjen e armiqve të tij dhe jo të retën...

Arhia kur u nis per në Siqeli la Karsikratin, pinjoll i fisit të Herakliut, me një pjesë të ushtrisë në ishullin, që quhej prej tyre Skeria dhe tani Kerkyra, për të themeluar këtu një koloni, gjë që ky e zbatoi duke ndjekur liburnët, që zotëronin këtë ishull...

Një nga gabimet e tyre /tarentasve/ në politikë ishte se ushtrinë ua besuan të huajve. Kështu ata thirrën Aleksandrin Molos kundër mesapëve dhe leukanëve; më përpara kanë qenë shërbyer nga Arhidami, biri i Agesilaut, më vonë përdorën Agathoklin dhe Kleonymin, pastaj kur ata hynë në luftë me romakët iu drejtuan Pirros.

Në Brendesi njeriu mund të hipi mbi anije për të kaluar në bregun e kundërt, në dashtë në drejtim të maleve Keraune dhe brigjeve të Epirit e të Heladës, që gjenden pas këtyre maleve, në dashtë në Epidamn. Kjo rrugë e fundit është më e gjatë se tjetra, sepse është një mijë e tetëqind stade. Megjithatë këtë rrugë ë bëjnë shpesh, sepse ky qytet është vendi më i përshtatshëm për tregtinë midis popujve të Ilirisë dhe të Maqedonisë.

llirët si edhe thrakët, fqinjë më të afërt të helenëve dhe të maqedonasve, kishin përfituar nga rasti për të hyrë në luftë me Romën. Kjo luftë nuk mbaroi veçse kur të gjithë popujt këtej Istrit dhc Alyt u mundën...

Libri VII

Kurse në jug /të Istrit/ deri në Helladë banojnë fiset ilire dhe thrake dhe të gjithë ata prej këtyre, që janë përzier me fise kelte ose me disa fise të tjera.

/Burebista/ ishte i tmerrshëm edhe për romakët sepse kalonte pa frikë Istrin dhe plaçkiste jo vetëm Thrakinë, por arrinte edhe në Maqedoni e Iliri...

Pjesa tjetër e Evropës është ajo, që ndodhet midis Istrit e detit përreth. duke u nisur nga gjiri i Adriatikut gjer në grykën e shenjtë të Istrit; brenda në këtë pjesë ndodhet Hellada, fiset e maqedonasve e të epirotëve dhe ato që janë në veri të këtyre dhe shtrihen gjer në Ister midis dy deteve, d.m.th. Adriatikut dhe Pontil; nga ana e Adriatikut janë fiset ihre, kurse nga ana e Ponlit gjer në Propont dhe Helespont. fiset thrake, mcgjithëse me këto janë përzier edhe disa fise skythe ose kehe. Duke folur rreth këtyre viseve, duhet të fillojmë nga Istri; këto janë ato që kufizohen me Italinë dhe me Alpet, me germanët, me daket dhe me getët. Këto mund t'i ndajmë në dy: në vijë paralele, si të thuash, me Istrin ndodhen malet e llirisë, Paionisë dhe Thrakisë. që formojnë deri diku një vijë, e cila zgjalet që nga Adria gjer në Pont; vendet veriore të kësaj vije janë ato nadu Isint dhe maleve, ndërsa nga ana e jugut fillon Hellada dhe pa nderprerje viset barbare gjer tek zonat malore. Pranë Pondt është mali Hemt, më i madhi e më i larti nga gjilhë malet e kësaj pjese te Evropës. Ky në një fare mënyre e ndan Thrakinë në mes; nga ky mal, thotë Polibi, shihen që të dy detet, por nuk është e vërtetë, sepse edhe largësia gjer në Adria është e madhe, dhe ndërmjet ndodhen gjëra të shumta, që pengojnë pamjen. Buzë detit Adriatik është pothuaj e tërë Ardia, kurse në mes ndodhet Paionia e gjithë në vende të larta. Në të dy anët e saj janë:në kufi me Thrakinë Rodopi, mal shumë I lartë pas Hemit dhe nga ana tjetër, në very, vise ilire, dmth vendi i autariaëve dhe ai I dardanëve.

Do të flasim më pare për fise e Iliriës, që kufizohen me Istrin e me Alpet të cilat ndodhen midis Italisë dhe Gjermanisë, duke filluar që nga liqeni me iset e vendolikëve retëve dhe helvetëve.

Por një pjesë e këtij vendi e shkretuan dakët, të cilët mposhtën me luftë bojët dhe tauriskët, fise kelte nën Kritasirën, duke thënë se vendi është i tyre, megjithëse i pengonte lumi Paris, i cili buron nga malet mbi Istrin, afër skordiskëve, të quajtur galatë; edhe këta kanë banuar të përzier me fiset ilire dhe thrake; por dakët i shpartalluan të parët, kurse të dytët i trajtonin edhe si aleatë. Pjesën tjetër deri në Segestikë dhe Istër, nga veriu dhe nga lindja e kanë panonët, ndërsa nga anët e tjera shtrihen edhe më tej. Segestika është qytet i panonëve dhe gjendet në vendin ku bashkohen shumë lumenj, të gjithë të lundrueshëm, vend sulmi i përshtatshëm në luftën kundër dakëve; ndodhet në këmbë të Alpeve, të cilët shtrihen deri tek japodët, fise kelte dhe njëkohësisht ilire; prej këndej burojnë shumë lumenj, të cilët bëjnë të mundur të vijnë këtu bashkë me të tjerët edhe ngarkesat me anije prej Italisë. Prej Akuilesë deri në Nauport, duke kaluar mbi Okrën, krahinë e tauriskëve, në të cilën karrot e armatosura detyrohen të marrin tatëpjetën, janë treqind e pesëdhjetë stade; disa thonë pesëqind. Okra është vendi më i ulët i Alpeve, që shtrihen prej krahinës së retëve deri në atë të japodëve; prej këndej prapë malet fillojnë të ngrihen nga ana e japodëve dhe kjo krahinë quhet Albia. Po kështu ndodh edhe nga ana e Tergestes, fshat i Karnikës, ku kalohet përmes Okrës, në një kënetë, që quhet Luge. Afër Nauportit gjendet lumi Korkora, mbi të cilin mund të kalojnë anije të ngarkuara; ky pra derdhet në Savë, ndërsa vetë Sava në Dravë dhe ky i fundit në Noar afër Segestikës. Që prej këtej Noari, duke marrë Kolapin, i cili buron nga mali Albi dhe përshkon tokat e japodëve, derdhet në Danub, i cili nga ana e tij kalon nga tokat e skordiskëve. Lundrimi në shumicën e lumenjve është i mundshëm deri në viset veriore. Rruga nga Tergeste deri në Danub është rreth një mijë e dyqind stade. Afër Segestikës gjendet Siskia vend i fortifikuar, si edhe Sirmi dhe që të dy janë në rrugën për në Itali.

Fise panone janë breukët, andizetët, ditionët, peirustët, mazejt dhe desitiatët, që kanë për prijës Baton. Përveç këtyre janë edhe disa fise të tjera të vogla më pak të rëndësishme dhe që shtrihen gjer në Dalmati e gjer në krahinat e ardianëve, nga ana e jugut. I gjithë vendi që shtrihet nga gjiri i Adrias, vend malor, gjer në gjirin e Rizonit dhe tokën e ardianëve... bie midis detit dhe fiseve panone. Pothuajse prej këtej duhet të fillojmë përshkrimin me radhë, pasi të përmendim shkurtimisht ato, që janë thënë më parë. Thamë në përshkrimin e Italisë se istrët janë të parët në bregdetin ilir, që kufizojnë me Italinë dhe me kamët, dhe se udhëheqësit e sotëm të Italisë i shpunë kufijtë gjer në Pola, qytet i Istrisë. Këta janë rreth tetëqind stade larg gjirit të detit, aq janë edhe nga kepi i Polës gjer në Ankonë, për një që ka bregun e Entisë nga e djathta. I gjithë bregdeti i Istrisë është një mijë e treqind stade.

Pas këtyre me radhë është bregdeti i japodëve prej një mijë stadesh. Japodët janë vendosur në malin Albi, që është i fundit i Alpeve dhe shumë i lartë; këta nga njëra anë shtrihen gjer tek panonët e gjer në Istër, nga ana tjetër gjer në Adriatik; janë një popull trim e luftëtar, dhe përveç kësaj janë stërvitur në mënyrë të përsosur prej Augustit. Qytete të tyre janë Metuli, Arupini, Moneti, Vendi; toka nuk është pjellore, e prandaj ushqehen me elb e me thekër, armatimin e kanë si të keltëve; janë taman si ilirët e tjerë dhe thrakët. Pas bregdetit të japodëve vjen ai i libumëve. Ky është (pesëqind) stade më i madh se i pari; në këtë bregdet është një lumë nëpër të cilin mund të lundrohet me ngarkesë deri në Dalmati; është dhe qyteti Libuma i skardëve.

Pranë gjithë këtij bregdeti gjenden ishujt Apsyrtide, në të cilët thuhet se Medea vrau të vëllanë e saj, Apsyrtin, i cili e ndiqte atë. Pastaj, para japodëve është Kyriktika; pastaj vijnë ishujt Libumide rreth dyzet; pastaj ishuj të tjerë shumë të njohur janë: Isa, Traguri, ngritur prej isasve, Fari, që quhej më parë Pari, ngritur prej parasve; nga ky vend është edhe Demetër Fari. Pastaj vjen bregu i dalmatëve dhe skela e tyre Salona. Kjo popullsi është nga ato, që luftuan me romakët për shumë kohë; pati vendbanime të përmendura gjer në pesëdhjetë, nga të cilat disa edhe qytete si Salona, Promona, Ninia, Sinoti i Ri dhe i Vjetër; këto i dogji Augusti.

Është edhe Andetri, vend i fortifikuar, dhe Dalmi, qytet i madh, emrin e të cilit e mori edhe popullsia. Por këtë qytet e zvogëloi Nasika dhe fushën e ktheu në kullotë delesh për shkak të lakmisë së njerëzve.

Është një gjë e veçantë e dalmatëve që ta ndajnë tokën çdo tetë vjet. Mospërdorimi i monedhave është një karakteristikë e veçantë në krahasim me banorët e tjerë të këtij bregdeti, kurse në lidhje me shumë barbarë të tjerë, është një gjë e përbashkët. Është dhe mali i Adrit, që e ndan Dalmatinë në mes, një pjesë nga deti dhe një pjesë nga ana tjetër. Pastaj është lumi Naron dhe rreth tij janë daorizët, ardianët dhe plerejt, afër të cilëve gjendet ishulli që quhet Korkyra e Zezë dhe qyteti me këtë emër, që është ndërtuar prej knidasve, ndërsa afër ardianëve është Fari, që quhej më parë Pari, i ndërtuar prej parasve.

Ardianët më vonë i quajtën uardanë. Romakët i shtynë këta nga deti në viset e brendshme, mbasi e dëmtonin detin me pirateri, dhe i shtrënguan të bëhen bujq. Vendi është i ashpër dhe shterp; as nuk është për njerëz bujq, kështu që u shkatërruan plotësisht dhe për pak u zhdukën krejt. Kjo gjë u ngjau edhe fiseve të tjera të këtyre vendëve, sepse ata që ishin më të fuqishëm më parë ranë fare dhe u zhdukën, nga galatët këtë gjë e pësuan bojët dhe skoidiskët, nga ilirët autariatët ardianët dhe dardanët, kurse nga thrakët tribalët. Sepse këto fise të cilat në fillim u dobësuan në luftë njëri me tjetrin, më vonë u shkatërruan nga maqedonasit dhe romakët.

Pas bregdetit të ardianëve dhe plerejve vjen gjiri i Rizonit edhe qyteti Rizon, si edhe qytete të tjera të vogla. Vjen edhe lumi Dril, i cili më thellë nga lindja arrin gjer në Dardani. Dardania kufizohet me fiset maqedonase dhe paione nga ana e jugut sikundër edhe me autariatët e dasaretët, të tjerë këta, në vise të tjera, që janë kufitare në mes të tyre dhe me autariatët. Dardanë janë edhe galabrët, tek të cilët.. .n është një qytet i vjetër, edhe thunatët, të cilët në lindje janë në kufi me medët, fis thrak. Dardanët janë aq të egër sa edhe nën pleh bagëtish rrëmijnë gropa dhe aty rrojnë; megjithëkëtë muzikën nuk e lënë mënjanë, po përkundrazi përdorin gjithmonë fyej e vegla me kordha. Këta, pra, banojnë në thellësitë e vendit; do t'i përmendim edhe më vonë.

Pas gjirit të Rizonit vjen qyteti Lis, Akrolisi dhe Epidamni i ndërtuar nga kerkyrasit; ky qytet sot quhet Dyrrah dhe e mori këtë emër nga gadishulli, mbi të cilin është ndërtuar. Më pas vjen lumi Aps dhe Aoo, mbi të cilin është ndërtuar Apollonia, një qytet me ligje shumë të mira, ndërtuar nga korintasit e nga kerkyrasit; ky qytet është larg lumit dhjetë stade dhe nga deti gjashtëdhjetë. Hekateu Aoon e quan Aia dhe thotë se po prej të njëjtit vend, që është rreth Lakmos, ose më mirë prej të njëjtit burim, rrjedh edhe Inahu nga jugu për në Argo, edhe nga perëndimi për në Adriatik...

Në krahinën e apolloniatëve është një vend i quajtur Nymfe, një shkëmb aty nxjerr zjarr dhe nën këtë rrjedhin burime të vakëta dhe asfalt, mbasi, siç shihet qartë, digjen plisat e asfaltit. Aty pranë ka një minierë, mbi një kodër; me kohë gropat e minierës mbushen përsëri dhe dheu, që bie në to, shndrrohet në asfalt, sikurse e thotë Poseidoni. Ai thotë se edhe dheu asfaltoz, që nxirret në Seleuki të Pierisë, është ilaç kundër morrave të vreshtave, sepse kur ky përzihet me vaj e e ngordh insektin para se ky të ngjitet në degëzimet e rrënjës. Thotë se është gjetur një tokë e tillë edhe në Rod, në kohën kur ai ishte prytan aty, por ka nevojë për më shumë vaj. Pas Apollonisë vjen Bylliaka dhe Oriku me skelën e tij Panormin si dhe malet Keraune, fiilim i ngushticës së gjireve Jon e Adria.

Të dy kanë grykë të përbashkët, por ndryshojnë në këtë pikë: Joni është emri i pjesës së parë të këtij deti, ndërsa emrin Adria e ka pjesa tjetër gjer në fund, por tani i tëri ka marrë këtë emër. Teopompi thotë se nga këta emra njëri rrjedh prej emrit të sundimtarit të këtyre vendeve, që ishte nga Isa dhe emri Adria prej lumit omonim. Që nga Liburnia e gjer tek malet Keraune janë pak më shumë se dy mijë stade. Teopompi thotë se i gjithë bregdeti që nga gjiri mban gjashtë ditë, kurse gjatësia e Ilirisë më këmbë është tridhjetë ditë; më duket se e tepëron. Ai thotë dhe gjëra të tjera të pabesueshme, si p.sh. detet janë shpuar... dhe këtë e nxjerr nga që gjendet keramikë e Hios dhe Thasos në lumin Naron dhe se të dy detet shihen nga një mal; pastaj ishujt Liburnide i vendos në mënyrë të tillë që formojnë një rreth prej pesëqind stadesh dhe që Istri me një nga grykat derdhet në Adria. Të këtilla janë dhe disa thashetheme të Aratostenit, siç thotë Polibi, për këtë dhe për disa shkrimtarë të tjerë.

I gjithë bregu i Ilirisë është me shumë limane të mira si në bregdetin e gjatë, ashtu edhe në ishujt e afërm, kurse përkundrazi ana e Italisë përballë s'ka limane. Gjithashtu i ngrohtë dhe frytdhënës është ky vend, se është plot me ullishta dhe me vreshta të mira përveç në disa vende të pakëta, ku toka është fare e ashpër. Po megjithëqë ka qenë kështu bregdeti i Ilirisë, nuk i jepnin më parë rëndësi, ndoshta pse nuk qe e njohur natyra e mirë e tokës, po më tepër pse njerëzit këtu kanë qenë të egër dhe kusaria ishte një gjë e zakonshme. Sa për tokën përtej bregdetit, është e gjithë malore, e ftohtë dhe shpesh bie dëborë, edhe më tepër nga veriu, aq sa vreshtat janë të ralla, si në vendet malore si dhe në ato fushore. Këto janë rrafshanalta që zotërohen nga panonët dhe nga jugu zgjaten gjer në vendin e dalmatëve dhe ardianëve, nga veriu mbarojnë afër Istrit, nga lindja kufizojnë me skordiskët... dhe nga ana tjetër me malet e maqedonasve dhe thrakëve.

Popullsia më e madhe dhe më trime e ilirëve kanë qenë autariatët; këta më parë luftonin pa pushim me ardianët për kriporet, që ndodhen në kufi dhe që formohen prej një uji, i cili rrjedh në pranverë nga një gurrë mali. Pasi merrnin ujë dhe e depozitonin për pesë ditë delte kripa; ishin marrë vesh që ta përdomin kriporen me radhë, dhe kur i shkelnin marrëveshjet zinin luftën.

Autariatët, duke shpartalluar dikur tribalët, të cilët banonin në kufi me agrianët deri në Istër, në një rrugë të gjatë prej 15 ditësh, u vërsulën edhe kundër thrakëve dhe ilirëve të tjerë, por u mundën më parë prej skordiskëve dhe më vonë prej romakëve, të cilët dhe vetë skordiskët i mundën mbas një qëndrese të gjatë.

Këta /skordiskët/ banonin afër Istrit të ndarë në dy grupe, në të quajturit skordiskë të mëdhenj dhe në ata të vegjël. Të parët banonin ndërmjet lumenjve që derdhen në Istër, d.m.th. Noarit, që kalon afër Segestikës dhe Margut (disa e quajnë Barg), ndërsa të vegjëlit më tutje nga ky lum, në kufi me tribalët dhe myzët. Skordiskët kishin dhe disa prej ishujve; ndërkohë ata u shtuan dhe arritën të shtrihen deri në malet e Ilirisë, Paionisë dhe Thrakisë. Kishin nën sundimin e tyre dhe shumicën e ishujve, që ishin në Istër, si dhe qytetet Eorta dhe Kapedun, pas vendit të skordiskëve, pranë Istrit, gjendet vendi i tribalëve dhe myzëve, të cilët i përmendëm më parë, si dhe kënetat e të quajturës Skythi e Vogël në Istër; dhe këto i përmendëm. Ndërsa në viset rreth Kalatit, Tomit dhe Istrit banojnë dhe krobyzët si dhe të quajturit troglodytë. Pastaj rreth Hemit dhe nga ana e poshtme e tij deri në Pont banojnë koralët dhe besët dhe disa nga medët e danteletët. Të gjitha këto janë fise kusarësh shumë të mëdhenj, ndërsa besët, të cilët banojnë pjesën më të madhe të Hemit, dhe disa, që jetojnë në kasolle e në varfëri në kufi me Rodopin, me paionët dhe me autariatët e dardanët e ilirëve, quhen kusarë edhe nga vetë kusarët. Ndërmjet këtyre dhe ardianëve gjenden dasaretët dhe agrianët si dhe fise të tjera të parëndësishme, të cilët i rrethuan skordiskët deri sa shkretuan vendin dhe për shumë ditë e mbushën plot me trungje lisash të pakapërcyeshme.

Pjesa tjetër është bregdeti i Pontit, që gjendet ndërmjet Istrit dhe maleve në të dy anët e Paionisë, që prej grykës së shenjtë të Istrit deri tek pjesa malore rreth Hemit dhe deri në grykën e Byzantit. Kështu, pra, duke kaluar bregdetin e Ilirisë deri tek malet Keraune, vazhduam rrugën në viset që gjenden jashtë Ilirisë Malore e që kanë mbarimin e vet, ndamë prej këtyre fiset e brendshme, duke i konsideruar këto përshkrime si më të rëndësishmet si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.

Pra fiset që kufizohen me Istrin dhe me malet e Ilirisë dhe të Thrakisë, janë ato që meritojnë të përmenden; këto zënë gjithë bregdetin e Adriatikut, duke filluar që nga gjiri, si dhe në anën e majtë të Pontit, që quhet vendi prej lumit Istër deri në Byzant. Të fundit janë pjesët jugore të asaj, që u quajt krahinë malore dhe në vazhdim viset, që vijnë nga poshtë, ndërmjet të cilëve është Hellada dhe vendi fqinj i barbarëve deri tek malet.

Hekateu prej Mileti thotë për Peloponezin se këtu para helenëve kanë banuar barbarë. Dhe siç mund të nënkuptohet prej atyre që janë përmendur, pothuajse e gjithë Hellada në kohë të lashta ka qënë e banuar nga barbarë. Kështu Pelopi solli popullin nga Frygia në vendin e quajtur simbas emrit të tij Peloponez; Danau erdhi nga Egjipti, kurse dryopët, kaukanët, pellazgët, lelegët dhe të tjera fise të tilla, ndanë midis tyre viset përbrenda dhe jashtë Istmit. Atikën e pushtuan thrakët që erdhën këtu me Eumolpin, Daulidën e Fokidën e zuri Tereu; Kadmenë e themeluan finikasit, që erdhën këtu me Kadmin, kurse vetë Beotinë e populluan aonët, temikët dhe hyanët. Karakteri barbar mund të dallohet edhe nga disa emra si Kekrop, Kodro, Aiklo, Kotho, Dryma dhe Krinako. Kurse thrakët, ilirët dhe epirotët edhe sot banojnë në krahinat anësore [të Helladësj; shumë më tepër më parë se tani që barbarët kanë pa dyshim pjesën më të madhe të Helladës së sotme; thrakët [kanëj Maqedoninë dhe disa vise të Thesalisë, ndërsa viset e sipërme të Akamanisë dhe Etolisë si kanë thesprotët, kasopët, amfilohët, molosët dhe atamanët, fise epirote.

Ndonëse më parë këto fise kanë qenë të vogla, të shumta dhe pa famë, nuk ka qenë vështirë të përcaktoheshin kufijtë e tyre, sepse kishin burra të zotë dhe mbretër të dëgjuar. Por tani që pjesa më e madhe e vendit është shkretuar dhe banesat e sidomos qytetet janë zhdukur nuk do të mundte askush t'i përcaktonte këto. Dhe kjo do të ishte pa dobi mbasi ato s'kanë pasur ndonjë famë dhe janë zhdukur. Kjo gjë /shkretimi, zhdukja ka filluar prej shumë kohësh dhe në disa vise s'ka pushuar as sot e kësaj dite për shkak të kryengritjeve; dhe kështu ata vetë i bënë sundimtarë mbi vete romakët, të cilët po ngrehin lëmet në shtëpitë e tyre. Me të vërtetë Polibi thotë se Pauli, pasi theu dhe rrënoi maqedonasit e Perseun, shkatërroi shtatëdhjetë qytete të epirotëve (shumica e këtyre kanë qenë të molosëve) dhe robëroi njëqind e pesëdhjetë mijë njerëz. Sidoqoftë, do të mundohemi - sa meritojnë të shkruhen e me sa do të mundemi — të flasim për secilin nga këta, duke filluar nga bregdeti i gjirit Jon. Ky është bregdeti, në të cilin merr fund lundrimi i Adriatikut.

Viset e para të këtij bregdeti janë ato rreth Epidamnit dhe ApoIIonisë. Që nga Apollonia fillon rruga Egnatia për në Maqedoni drejt lindjes; kjo rrugë është e matur në mile dhe e shënuar me shtylla gjer te Kypsela dhe te lumi Hebri; gjatësia e kësaj rruge është pesëqind e tridhjetë e pesë mile.

Po të marrim parasysh, siç bëjnë shumica, se një mile është baras me tetë stade”, kemi gjithsejt katër mijë e dyqind e tetëdhjetë stade; por, sipas Polibit, i cili u shton tetë stadeve një diplethrë, e cila është një e treta e stadit duhen shtuar njëqind e shatëdhjetë e tetë stade d.m.th. një të tretën e numrit të mileve.

Ata që nisen nga Apollonia dhe Epidamni, piqen në një pikë të rrugës, që ka largësi të njëjtë nga të dy këto qytete. Rruga e tërë quhet Egnatia; pjesa e parë është ajo që kalon nga Kandavia, mal i Ilirisë, dhe shkon përmes qytetit Lyhnid dhe vendit të quajtur Pylon, që shënon kufirin midis Ilirisë dhe Maqedonisë mbi këtë rrugë. Prej këtej shkon afër Bamusit përmes Heraklesë, lynkestëve dhe eordejve për në Edesë dhe Pella gjer në Thesalonik. Polibi thotë se këto janë dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë mile. Ata që kalojnë këtë rrugë duke u nisur nga viset pranë Epidamnit dhe ApoIIonisë, në të djathtë kanë fiset e Epirit, që lagen prej detit të Siqelisë gjer në gjirin e Ambrakisë; nga ana e majtë kanë malet e Ilirisë, që përmendëm më sipër dhe fiset, që banojnë afër këtyre gjer në Maqedoni dhe në viset e paionëve. Pastaj, duke lundruar prej Gjirit të Ambrakisë e tutje, në drejtim të lindjes, vendet që janë karshi Peloponezit janë të Helladës...

Teopompi thotë se fiset e Epirit janë katërmbëdhjetë, më të dëgjuar nga këta janë kaonët dhe molosët; sepse dikur kishin sunduar mbi të gjithë Epirin — kaonët më parë dhe më vonë molosët, të cilët morën fuqi më të madhe për shkak të fisit mbretëror (ishin këta Aiakidë) dhe për shkak se në vendin e tyre ishte faltorja e Dodonës, e vjetër dhe e dëgjuar. Kaonët, pra, dhe thesprotët, e pas këtyre me radhë kasopët (dhe këta janë thesprotë), banojnë në anëdetien që nis nga malet Keraune deri tek Gjiri i Ambrakisë, një vend i begatshëm. Lundrimi nga viset e kaonëve drejt lindjes e Gjirit të Ambrakisë dhe Korintit, që ka në të djathtë detin Auson dhe në të majtë Epirin, është njëmijë e treqind stade nga Keraunet deri tek gryka e Gjirit të Ambrakisë. Në këtë largësi ndodhet Panormi liman i madh midis maleve Keraune, dhe më tutje një tjetër liman i quajtur Onhesmi, kundrejt të cilit ndodhet bregu perëndimor i Korkyrës, më poshtë ndodhet dhe limani Kasiope, që është larg Brendesit njëmijë e shtatëqind stade. Po kaq stade janë edhe midis Tarantit, një kep tjetër, që gjendet më në jug të Kasiopes, të cilin e quajnë Falakri. Pas Onhesmit vjen Poseidi, dhe Buthroti, në grykën e limanit të quajtur Pelod, i ndërtuar në një vend që është si gadishull, me kolonë romakë, si edhe ishujt Sybote. Këta të fundit janë ishuj të vegjël jo shumë larg nga Epiri dhe që ndodhen karshi Leukimës, në anën lindore të Korkyrës. Përveç këtyre janë dhe disa ishuj të tjerë gjatë bregdetit, po këta s'kanë asnjë rëndësi të veçantë. Pastaj vijnë bregdeti i Himerit dhe limani Glykut, në të cilin derdhet lumi Aheron, që buron prej liqenit Aherusia; në këtë lum derdhen shumë lumenj të tjerë të vegjël, të cilët bashkë me lumin e madh e ëmbëlsojnë ujin e gjirit ku derdhen. Afër shkon dhe lumi Thyami. Pranë këtij gjiri është qyteti i thesprotëve Kyhir, që quhej më parë Efyra, dhe pranë gjirit përballë Buthrotit është qyteti Foinike.

Afër Kyhirit ndodhet një qytet i vogël i kasopëve i quajtur Buketi, i cili nuk është shumë larg detit; më thellë në tokë ndodhen Elatria, Pandosia dhe Batia, dhe toka e tyre zbret deri tek gjiri. Pas limanit të Glykut janë me radhë dy limane të tjerë, njëri më i vogël dhe më afër quhet Komari, ky formon një ngushticë gjashtëdhjetë stadesh drejt gjirit të Ambrakisë dhe Nikopolit, ndërtuar nga Cezari August, tjetri është limani më i madh e më i mirë dhe ndodhet afër grykës së gjirit, larg nga Nikopoli dymbëdhjetë stade.

Më poshtë vjen gryka e Gjirit të Ambrakisë; gryka e këtij gjiri është pak më e madhe se katër stade, ndërsa rrethi i tij arrin deri në treqind stade, dhe i gjithë ka limane të mira. Kur lundron më të djathtë banojnë akamanët, fis helen, faltorja e Apollonit të Aktit ndodhet nga kjo anë dhe afër grykës mbi një kodër, nën të cilën shtrihet një fushë me një pyll dhe me limane të vogla; kësaj faltorjeje i kushtoi Cezari një të dhjetën e pjesës më të mirë të plaçkës së luftës që nga anijet me një sërë lopatash e gjer te ato me dhjetë sërë lopatash. Thuhet se si limani ashtu edhe anijet u zhdukën nga zjarri. Nga ana e majtë ndodhet Nikopoli dhe një fis epirotësh, kasopët, që shtrihen gjer në Gjirin e Ambrakisë; Ambrakia ndodhet afër gjirit dhe u ndërtua prej Gorgut, birit të Kypselit. Pranë këtij qyteti kalon lumi Aratth, i cili nga ana e detit është pak stade nga limani, dhe buron nga mali Tymfa dhe Parorea. Ky qytet lulëzonte edhe më parë (gjiri nga ky e mori emrin), po e stolisi dhe e zbukuroi në mënyrë të veçantë mbreti Pirro.

Më vonë maqedonasit e romakët për shkakt të mosbindjes së banorëve, prishën në luftërat e parreshtura jo vetëm këtë, po edhe qytete të tjera aq sa më në fund Augusti, duke parë se qytetet u braktisën krejt, mblodhi banorët në një qytet, që u quajt prej tij Nikopol, për kujtim të fitores që korri mbi Antonin përpara grykës së gjirit dhe kundër mbretëreshës së egjiptanëve Kleopatrës, e cila u ndodh dhe ajo në këtë betejë. Që atëherë po zmadhohet dhe përparon dita ditës në sajë të tokës së gjerë, që ka rreth e rrotull si dhe në saje të pasurisë së rrjedhur nga plaçkat e luftës...

Pas Ambrakisë është Argo i amfilohëve, i ndërtuar prej Alkmeonit dhe bijve të tij. Efori thotë se Alkmeoni pas ekspeditës së epigonëve kundër Tebës u ftua prej Diomedit që të vijë bashkë me të në Etoli dhe të sundojnë së bashku këtu dhe në Akamani; kur i thirri këta Agamemnoni në luftën kundër Trojës, Diomedi shkoi, ndërsa Alkmeoni qëndroi në Akamani dhe ndërtoi Argon, të cilin e quajti Argo i Amfilohisë, sipas emrit të vëllait të tij, kurse lumin Inah, që përshkon vendin dhe derdhet në gji e quajti sipas emrit të vendit Argeia.

Tukididi thotë se Amfilohu, pas kthimit të tij nga Troja në Argo, duke mos dashur të shkojë në Akamani, dhe duke zënë fronin e të vëllait, ndërtoi qytetin me emrin e vet.

Epirotë janë edhe amfilohët, si edhe gjithë ata që banojnë nga veriu dhe që kufizohen me malet e Ilirisë; këta banojnë në vende të ashpra dhe quhen molosë atamanë, etikë, tymfej, orestë, parorej dhe atinanë. Një palë nga këta janë më afër maqedonasve, kurse disa të tjerë më afër gjirit të Jonit. Thuhet se Orestinë e zuri dikur Oresti, duke ikur pas vrasjes të së ëmës; i dha këtij vendi emrin e vet dhe ndërtoi një qytet të quajtur Argo i Orestisë. Me këta janë përzier fiset ilire, që banojnë në malësitë e jugut si edhe mbi gjirin e Ipnit. Pas Epidamnit dhe Apollonisë gjer në malet Keraune banojnë bylinët, taulantët, parthinët e brygët; aty afër janë edhe minierat e argjëndit në Damastion, rreth të cilave dyestët vendosën sundimin e tyre, si edhe enhelejt, të cilët i quajnë edhe sesaretë. Afër këtyre vijnë: lynkestët, Deuriopa, Pelagonia triqyteteshe, eordejt, Elimia dhe Eratyra. Këta më parë sundoheshin më vete, dhe tek enhelejt pushtetin e kishin pasardhësit e Kadmit dhe Harmonisë, dhe legjendat, që fliteshin rreth tyre tregohen aty. Këta nuk sundoheshin nga vendas, ndërsa lynkestët ishin nën sundimin e Arabeut, nga fisi i bakhiadëve. Ky pati mbesë Eurydikën, nënën e Filipit, të birit të Amyntës, dhe një vajzë të quajtur Sirra. Epirotët molosë, patën për sundues Pirron e Neoptolemit, birin e Akilit dhe pasardhësit të tij nga Thesalia. Të tjerët sundoheshin nga vendas. Më vonë disa prej tyre e shtuan sundimin, por pastaj të gjithë ranë nën sundimin maqedonas përveç disave, që banonin mbi gjirin e Jonit. Edhe vendet që ndodhen rreth Lynkut, Pelagonisë, Orestisë, dhe Elimisë i quanin Maqedoni e Sipërme dhe më vonë Maqedoni e Lirë. Edhe gjithë viset gjer në Korkyrë disa bile i quajnë Maqedoni, për arsye, siç thonë, se banorët e këtyre krahinave përdorin edhe të qethurit edhe të folurën, edhe mantelin /klamydën/ dhe gjëra të tjera në mënyrë të ngjashme, e disa janë dygjuhësh. Si ra sundimi i maqedonasve, vendi u pushtua prej romakëve.

Përmes këtyre fiseve shkon rruga Egnatia, që nis nga Epidamni dhe Apollonia. Buzë rrugës që shkon për në Kandavi janë liqeni rrotull Lyhnidit që kanë vende të mjaftueshme për të kripur e për të tharë peshq, gjithashtu këtu ndodhen dhe ata lumenj, që derdhen në detin Jon dhe në viset e jugut d.m.th. Inahu. Arathi, Ahelou dhe Eveni, që quhej më parë Lykorm; nga këta i pari — derdhet në Gjirin e Ambrakisë dhe tjetri në lumin Ahelou, i cili derdhet vetë në det si dhe Eveni. I pari përshkon Akamaninë, ndërsa i dyti Etolinë. Erigoni, i cili mbledh ujërat që zbresin nga malet e Ilirisë dhe nga ana e lynkestëve, brygëve, deuriopëve dhe pelagonëve derdhet në Aks. Në këto fise më parë kishte dhe qytete p.sh. Pelagonia quhe tirqytetëshe; një prej këtyre ishte Azori; gjithë qytetet e deuriopëve ndodheshin gjatë lumit Erigon; midis këtyre qyteteve ishin dhe Bryani, Alalkomena dhe Stybara. Në krahinën e brygëve ishte dhe qyteti Kydra dhe në atë të tymfejve qyteti Egini, afër Etikisë dhe Trikës. Afer Maqedonisë dhe Thesalisë, rreth malit Poion dhe Pindit, janë etikët dhe burimet e lumit Penei, për të cilat janë në grindje tymfejtë me thesalët, që banojnë nën Pind. Afër lumit Jon ndodhet qyteti Oksineia, njëqind e njëzet stade nga Azori; gjithashtu aty pranë gjenden dhe Alalkomena, Egini, Europi dhe vendi ku Joni bashkohet me Penein. Në atë kohë, pra, siç thashë, ndonëse vendi ishte i ashpër dhe plot me male-Tomari, Polyani dhe shumë të tjerë - megjithatë gjithë Epiri dhe Iliria ishin të pasura, kurse tani një pjesë e madhe e tyre është shkretuar dhe vendet e banuara janë fshatra dhe gërmadha të braktisura. Fatin e këtyre e pati deri diku edhe orakulli i Dodonës. Ky orakull, sipas Eforit, është ndërtuar nga pellazgët. Për këta të fundit flitet se kanë qenë më të vjetrit nga të gjithë ata që sunduan në Helladë; dhe poeti /Homen/ thotë kështu: "O Zeus, sundimtar dodonas, i pellazgëve" dhe Hesiodi thotë: "Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgëve".

Për pellazgët thamë edhe kur bëmë fjalë për tyrrenët; sa për Dodonën, që banorët rreth saj ishin barbarë, na e thotë dhe Homwri, kur flet për mënyrën e jetesës së tyre, duke i quajtur të zbathur e njerëz që flinin përdhe. Çështja se si duhet t'i quajmë helë, siç thotë Pindari, apo selë, siç lihet të kuplohet prej veprave të Homerit, kjo çështje s'mund të vërtetohet, mbasi shkrimi ka qenë i dyshimtë. Filohori thotë se edhe vetë vendi rreth Dodonës u quajt Helopia, sikundër quhej edhe Eubca. Hesiodi me të vërtetë thotë kështu: "Është një farë vendi që quhet Helopi, e begatshme dhe me shumë livadhe, në fund të këtij vendi ndodhet një e quajtur Dodonë". Siç thotë Apollodori, disa kujtojnë se kjo faltore u quajt kështu nga kënetat, që janë rreth e rrotull; por poeti thotë se nuk i quajnë halë, por salë ata që banojnë rreth faltores, duke shtuar se aty rrjedh një lum i quajtur Seleent, kur thotë: "Larg Efyrës dhe lumit Seleent". Po Skepsi thotë se nuk është fjala për Efyrën e Thesprotisë, por për atë tek elejt se këtu është lumi Seleent, ndërsa nuk ka të tillë as tek thesprotët, tek molosët. Sa për legjendat që fliten rreth fisit dhe pellumbave dhe për te tjera si këto, ashtu siç flitet edhe për ato të Delfit, disa i përkasin mënyrës e shprehjes poetike, e disa të tjera janë objekt studimi i kësaj vepre. Dodona, pra, në kohët më të vjetra ishte nën sundimin e thesprotëve, ashtu dhe mali Tomar ose Tmar (se të dy emrat përdoren), nën të cilin ndodhet faltorja dhe tragjikët si edhe Pindari e quajnë Dodonën thesprote, më vonë u vu nën pushtetin e molosëve. Edhe ata, që poeti i quan Hypofetë të Zeusit dhe për të cilët thotë se ishin të zbathur dhe flinin përdhe, thuhet se u quajtën tomurë nga Tomari; kështu disa shkruajnë në Odise se Amfinomi, duke i këshilluar dashnorët e Penelopës që të mos i sulen Telemahut para se të pyesnin Zeusin, u thoshte: "Nëqoftëse do të japin pëlqimin tomurët e Zeusit të madh, ai do të vritet, kurse gjithë të tjerët do të shtypen, po nëqoftëse perëndia nuk do t'u lejojë, atëherë ju këshilloj të hiqni dorë". Është më mirë të shkruajmë tomurë se sa themistë, se poeti në asnjë vend nuk i quan themistë orakujt po vetëm mendimet, regjimet dhe ligjët.

Pra autorët më të rinj i quajnë tomurë; kurse Homeri, më drejtë, duhet pranuar se fjala themistë përdoret në kuptim të gjerë për urdhërat dhe vendimet e orakullit si dhe për ligjet. Këtë kuptim ka edhe thënia: "Prej lisit të lartë duhet të dëgjojmë vullnetin e Zeusit".

Në fillim ata, që profetizonin ishin burra; ndoshta këtë do ta thotë edhe poeti, i cili i quan hypofetë, duke vënë në një radhë me ta edhe profetët. Por më vonë u zgjodhën tri plaka, mbasi edhe Diona adhurohej bashkë me Zeusin. Por Suida, duke treguar legjenda mbi Thesalinë thotë se faltorja u soll këtu nga Pellazgjia që ndodhet rreth Skotusës (Skotusa është në krahinën Pelasgiotis të Thesalisë) dhe së bashku me faltoren erdhën gra, pasardhëse të të cilave janë profeteshat e sotme; kështu thonë se nga kjo edhe Zeusi u quajt pre Kinesë, pellazgjik.

Libri VIII

Tregimi ynë mbaron, përsa i përket anës perëndimore dhe veriore, me fiset epirote dhe ilire, ndërsa nga ana lindore me fiset maqedonase deri në Byzant. Pas epirotëve dhe ilirëve prej helenëve janë akamanët, etolët, lokridasit dhe ozolët...
Efori totë se fillimi i Helladës është Akamania nga ana e perëndimit, sepse kjo takon e para me fiset epirote.

Këtu /pranë Arpinës/ gjendet Kikysi, një nga të tetët dhe Dysponti në migën e cila të shpie që nga Ilida në Olympia që ndodhet në fushë; u braktis dhe më të shumtët /e banorëve/ ngritën ankorat /e shkuan/ në Epidamn e Apolloni.

Argasit nuk e pranuan Pirron (por ai, siç duket, u vra para murit se një plakë i lëshoi nga sipër mbi kokë një tjegull).

Kur Pirma filloi ekspeditën në Itali, me të u bashkuan katër qytete, ndërmjet të cilave ishin Patra dhe Dyme. Pastaj u përfshinë edhe disa nga të dymbëdhjetët përveç Olenës dhe Helikës, nga të cilël i pari nuk u bashkua. ndërsa i dyti u zhduk prej dallgëve.

Libri IX

Atamanët janë të fundit nga epirotët që morën famë; tani të tjerët nuk permenden, ata me mbretin Amynander u bene të fuqishem; keta zotëronin Oilën...

Nga të dy anët që prej Polit dhe Peneit në drejtim të viseve të brendshme jant maqedonasit. që shtrihen deri në Paioni, dhe fiset epirote...

Faqja e malit nga Maqedonia duhet quajtur veriore, ndërsa ana e kundërt jugore. Pjesa tjetër eshte ajo pertndimore, të cilën etolët, akamanei dhe amfilohet dhe prej epirotëve atamanët dhe molosët, si dhe toka e quajtur dikur e etikëve, e gjithë rreth Pindit... me perjashtim të Pelil dhe Oses...

Përsa i përket shtrirjes territoriale dhe vendeve të sunduara prej thesalëve dhe maqedonasve ata që gjendeshin pranë tyre, veçanërisht disa fise epirote me dashje ose pa dashje ishin nën sundimin e thesalëve ose të maqedonasve, si p.sh amantët, ethikët dhe talarët nën thesalët, ndërsa orestët pelagonë dhe elimiotët në maqedonasit.

Pindi është mal i madh, nga veriu ka Maqedoninë nga perëndimi perrenejt, njerëz nomadë, nga jugu dolopët, ndërsa nga lindja... ajo është e Thesalisë. Mbi vetë Pindin banonin talarët, fis molos, një pjesë prej atyre të Tomarit dhe etikët tek të cilët poeti thotë se u shpunë kentaurët prej Peirithit.

Libri X

Afër thesalëve dhe oitëve nga perëndimi janë etolët, akarnanët dhe atamanët, nëqoftëse duhe t 'i quajmë dhe këta helenë. Këtej e tutje do të japim spjegime për këta për ta pasur të plotë udhëtimin mbi Helladën.

Në brendësi dhe në pjesën veriore mbi akamanët gjenden amfilohët, mbi këta dolopët dhe Pindi, ndërsa mbi etolët perrebejt dhe atamanët...

Me fjalën Epir /Homeri/ nënkupton vendet përkarshi ishujve, duke dashur të përfshijë pas Leukadës edhe Akamaninë tjetër, për të cilën thotë kështu: "Dymbëdhjetë kope në Epir, kaq shumë dhen kullosin". Ndoshta në kohë të lashta toka epirote shtrihej deri këtu dhe quhej me emrin e zakonshëm të Epirit.

info@balkancultureheritage.com