Gjerak Karaiskaj, Apollon Baçe - Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Gjerak Karaiskaj, Apollon Baçe - Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë

Në antikitetin e vonë qyteti i Durrësit, mbrohej nga mure dhe kulla të fuqishme, të cilat përbënë bazën e fortifikimeve edhe gjatë mesjetës së hershme e të mesme deri në pushtimin turk. Jo vetëm kaq, por edhe hinterlandi i gjerë i këtij qyteti të rëndësishëm të perandorisë bizantine, ishte mbushur me kështjella më të vogla, të cilat e qarkonin atë nga ana e tokës, dhe zinin pika të rëndësishme strategjike, kryesisht në zotërimin e rrugëve që të çonin në Durrës ose shtigjeve që të lidhnin me zonën fushore rreth tij., të tilla janë kalaja e Turës, Ndroqit, Lalmit, Petrelës, Dorëzit, Vilës (Persqopit), Dajtit dhe Tujanit. Krahas tyre në territorin e afërt gjenden edhe disa kështjella të tjera, të cilat mund të mos lidhen drejtpërsëdrejti me sistemin e fortifikimit të Durrësit për shkak të largësisë së tyre të madh,e. Por, dy prej tyre, Laçi dhe Daula, janë të vetmet kështjella në veri të Durrësit, ndërsa ajo e Shëngjinit, megjithëse e vendosur në thellësi të zonës malore të Dajtit, kontrollon një rrugë të rëndësishme natyrore që kalon nëpër Qafën e Priskës dhe zbret në fushën e Tiranës, nga ku në disa drejtime mund të shkohet për në Durrës.

I pari që hodhi mendimin se Durrësi mbrohej nga një sistem kalash asteroide, duke u nisur kryesisht nga burimet e shkruara, ishte M. Shufiai. Njëkohësisht nuk kanë munguar edhe studimet e veçanta të arkitekturës dhe historisë së këtyre fortifikimeve, kryesisht për kalanë e Durrësit.

Duke filluar që nga Qiriakua i Ankonës (shek. XV), i cili u mjaftua me mbledhjen dhe botimin e disa mbishkrimeve, deri tek studjuesi më i vonë K. Zheku, që trajtoi monogramet e tullat e fortifikimeve të vona anti-ke të Durrësit, një varg studjuesish u kushtuan monu-menteve të këtij qyteti, mureve rrethuese apo shtrirjes së tij në kohë, një sërë studimesh; Gjithashtu për fortifikimet rreth Durrësit na kanë lënë shënime të vlefshme për kështjellën e Laçit, Daulës, Ndroqit, Dajtit dhe Dorëzit një varg autorësh të tjerë.

Me gjithë këto studimetë veçanta, nuk kemi akoma një panoromë të qartë të kalasë së Durrësit lidhur me sistemin e tij mbrojtës ndaj hinterlandit, kështu ndodh që jo rallë disa studjues t’i atribuojnë këtij sistemi të plotësuar në shek. VI, jo vetëm kështjella që lindën për herë të parë në mesjetë, si Kepi Rodonit dhe Kruja, por edhe të tilla të ndërtuara më vonë nga pushtuesit turq. Nga ana tjetër, fortifikime të periudhës së vonë antike që nuk ruajnë gjurmë më të vona përfshihen në sistemet e fortifikimeve të mesjetës.

Duke u bazuar në vrojtimet në terren, ky shkrim synon të japë një përshkrim më të plotë të arkitekturës së fortifikimit të Durrësit, të bëjë të njohura kala të reja, duke diferencuar njëkohësisht fortifikimet e periudhës së vonë antike nga ato mesjetare, dhe të nxjerrë në pah synimet që kanë udhëhequr ndërtuesit për krijimin, e një sistemi mbrojtës përreth Durrësit.

KALAJA E DURRËSIT

Studimi i parë qi u kushton vëmendje të veçantë fortifikimeve të qytetit të Durfësit, është ai i Hezei Domesë. Shumë gjurmë të këtyre ndërtimeve, tani të zhdukura, nuk mund të ndiqen pa përshkrimet dhe planimetritë e dhëna prej tyre. L. Rey, më vonë, e plotësoi këtë studim në drejtim të një vrojtimi më të hollësishëm të mureve mbrojtës që ruheshin akoma në kohën e tij, dhe, së fundi, nëpërmjet interpretimit të monogrameve. K. Zheku vërtetoi mendimin e shprehur edhe më parë që muret egzistuese të Durrësit, të ndërtuar me tulla i përkasin periudhës së Perandorit bizantin me origjinë Durrësake, Anastas I (491-518). Studjuesit e tjerë janë marrë vetëm pjesërisht me problemin e fortifikimeve.

Duke pasur parasysh rëndësinë që paraqet studimi i këtyre ndërtimeve për historinëe qytetit dhe arkitekturën ushtarake në përgjithësi, menduam t'i trajtojmë më gjerë dhe më me hollësi traktet që ruhen akoma prej tyre.

GJENDJA E KALASE SË VONË ANTIKE TË DURRËSIT NË VITIN 1861 DHE DEGRADIMI I SAJ NË KOHË

Në kohën e Hezeit ruheshin akoma gjurmët e «kalasë së madhe bizantine», siç e quan ai. Ajo formonte një lloj trapezi ose katërkëndëshi të çrregullt. Faqja veriperëndimore niste nga «lartësia 98» dhe përfundonte tek pjerrësia e fundit e kodrës «Stani», me një gjatësi të përgjithshme prej 700 m. Hezej shkruan se kjo është një nga pjesët më të forta të rrethimit dhe ruan ende mbeturina të rëndësishme muresh dhe kuiiash prej tulle. Prej këtej muri shkonte përqark pje-rrësisë së kodrës «Stani» dhe zbriste në fushë, duke u drejtuar përmes kullotave të kënetës, drejt bregut të detit. Kjo linjë përbënte faqen veriore me gjatësi 700 m, që, siç shprehet Hezej, «ishte patjetër pjesa më e dobët dhe më e arritshme e fortifikimeve». Në atë kohë ajo paraqiste themele në nivel të tokës, por gjurmët e ruajtura e lejuan studjuesin, të dallonte vendosjen e disa kullave katërkëndëshe dhe të një qosheje të dalur që mbronte njërën nga portat kryesore.

Faqja e tretë juglindore, që vazhdon në drejtimin e detit, ndiqte lakoren e lehtë të bregut dhe nuk linte jashtë veçse një rrip të ngushtë rëre, hyrja e të cilit qe mbyllur nga mure të tërthorta. Gjurmët e kësaj ane të rrethimit ruheshin në nivelin e themeleve dhe ishte e vështirë të ndiqeshin. Ky mur deri te «bastioni i madh», i ndërtuar në bazë të detit, arrinte një gjatësi prej 800 m., ndërsa muri i fundit jugperëndimor kishte një gjatësi të përgjithshme prej jo më pak se 1100 m.

Në përshkrimin e tij Hezej bën fjalë për tri rrethime të Durrësit. Por në të nuk del e qartë ç’kuptonte ai me rrethim të parë, territorin e përfshirë nga kalaja e sotme, apo akropolin e vjetër që shtrihej rreth lartësisë dhe që rrethonte një sipërfaqe trekëndëshe të mbrojtur mirë nga natyra, të ndarë prej pjesës tjetër të qytetit nga një hendek shumë i gjerë.

Me rrethim të dytë Hezej kuptonte muret rrethuese që u përshkruan më sipër. Veç këtyre, në veri të këtij rrethimi Hezej pati dalluar një mur tjetër pa shënja kullash, gjurmët e të cilit humbisnin në drejtim të kodrave perëndimore. Këtë mur ai e quan rrethim të tretë.

Në kohën e vizitës së Prashnikerit, në periudhën e Luftës së Parë Botërore, nga muri që shkonte prej lartësisë, në drejtim të lindjes, deri në citadelën e sotme, nuk kishte mbetur asnjë gjurmë. Muri verior që kalonte prapa lartësisë deri në fshatin Stani, dallohej akoma qartë, ndonëse rrafsh me tokën, ndërsa muri i pjesës veriore dhe lindore, të cilin Hezej e kishte parë me të gjitha hollësitë, ishte zhdukur ndërmjet shtëpive të «Exo-Bazarit», vetëm bastioni i madh i qoshes, pranë detit, ishte në këmbë. Ky i fundit u rrëzua në prag të vizitës, së L. Reit. Në kohën e këtij të fundit ruheshin akoma pjesërisht muret nga veriu dhe vetëm pak gjurmë nga muri veri-lindor dhe jug-lindor. Kulla «E», u gjet e rrënuar, ndërsa kthesa e murit në veri të kullës «F» e ruajtur akoma në kohën e L. Reit, nuk egziston më.

Sot nga muret e vona antike të Durrësit ruhet një trakt me katër kulla, në anën jug-perëndimore, një trakt I shkëputur nga muri jug-lindor, paralel me bregun e detit, dhe fare pak gjurmë në rrafsh me tokën, prej murit që kthente nga veri-perëndimi dhe atij në drejtim të veriut.

PËRSHKRIMI I FORTIFIKIMIT NË GJËNDJEN E SOTME

Muri jugëperëndimor, për aq sa ruhet sot, i përket rrethimit të dytë, në qoftë se do të mbajmë për rrethim të parë ndarjen e akropolit që shtrihej rreth lartësisë «98». Ai ka një gjatësi të ruajtur 490 m. Në përgjithësi muri ruhet deri në nivelin e shtegut të kalimit që ndodhet mesatarisht 9 m, nga tabani, ndërsa trashësia e tij është 3.5 m. Mendojmë se para murit ka pasur një hendek. Përveç faktit se kalatë e kësaj periudhe pajiseshin me ndërtime të tilla mbrojtëse, në idëtë supozim na shtyn dhe fakti që niveli i terrenit para murit të kalasë paraqitet pak më i ulët.

Muri është ndërtuar krejtësisht prej tullash të lidhura me shtresa të trasha lloçi. Ato kanë përmasa rreth 30 x 36 x 4.5-5 cm., ndërsa në qemeret 30 x 40 x 5. Trashësia e fugës horizontale, më e madhe se e tullave, arrin në 6-8 cm. Llaçi ka si mbushës zhavor të imtë dhe copëra tullash me granula deri në 3-4 cm, të vendosura rrallë.

Themelet janë ndërtuar me gurë. Në vendet e pjerrëta ato ndjekin terrenin në formë të shkallëzuar dhe janë 15 cm më të gjera se sa muri.

Pjesa e sipërme e konstruksioneve të vjetra të murit është mjaft e rrënuar. Mbi të ruhen kryesisht vetëm bedena me frengji që i përkasin periudhës mesjetare. Por disa gjurmë të ruajtura mbi murin në jug të kullës «D» dhe midis kullave «D» dhe «E» tregojnë se muri i bedenave të kohës në shqyrtim kishte trashësinë e një tulle, 35 cm„ dhe përforcohej nga mbrenda prej një sërë pilastrash të vendosura 1.90 m larg njëra tjetrës, me seksion 35 x 30 cm.

Muri juglindor ruhet në pak gjurmë. Një trakt 24 m i gjatë dhe 2,5 m i lartë ndodhet 80 m në lindje të kullës «A», i futur në murin e pasëm të «Shtëpisë së Pionierit». Muri mund të ndiqet mëtej në formë gjurmësh të izoluara të rrafshuara me tokën, prapa Bankës së Shtetit (b), ku ai kthen në drejtim te veriperëndimit. Pas shkollës 8 Vjeçare «16 Tetori» takohen sërishmi gjurmët e fundit të këtij muri, të cilat dëshmojnë për një kthesë tjetër në drejtim të veriut. Këto gjurmë janë hedhur në pjesën më të madhe edhe në skicën planimetrike të L. Reit. Traktet e mësipërm janë ndërtuar me të njëjtën teknikë me murin jugë-perëndimor. Përjashtim bën vetëm trakti pranë Shtëpisë së Pionierit, ku dallohen sebstruksione me një teknikë pak më të ndryshme . Këto substruksione që ndodhen në skajin perëndimor te këtij trakti, përbëhen nga një fragment qemeri porte dhe një pjese muri mbi të që vazhdon dhe në drejtim të lindjes. Trashësia e fugës horizontale, ndryshe nga ndërtimet e tjera, është më e ngushtë se ajo e tullës (trashësia e fugës 3 cm, e tullave 5 cm.). Po kështu ndryshon dhe përbërja e llaçit, ai nuk është i përzier me copëra tullash por vetëm me zhavor, me një përdorim në sasi më të madhe të gëlqeres. Në krahun e majtë të qemerit ruhen gjurmët e disa shkallëve, që të ngjisnin në mur, ose në katin e sipërm të ndonjë kulle. Shkallët me gjerësi 1 m janë mbështetur në anën e mbrendshme të murit të kurtinës. Nën murin e shkallëve dallohen gjurmët e një qemeri me lartësi harku 0,30 m. Teknika e ndërtimit të shkallëve është e një-llojtë me atë të mureve të tjera të kësaj periudhe. Është e vështirë të përcaktohet nësë këtu ka pasur një portë, apo këto konstruksione i përkisnin një kulle. Është për tu vënë re vetëm fakti që në kullat e tjera shkallët drejtohen nga porta e kullës për në mur, ndërsa këtu ndodh e kundërta.

Një gjurmë tjetër muri 4 m e gjatë u zbulua gjatë hapjes së themeleve të një banese rreth 100 m në jug të Muzeut të Luftës Nacionalçlirimtare. Ashtu si dhe muret e tjera të përshkruara më sipër, ai ishte ndërtuar krejtësisht me tulla të lidhura me shtresa të trasha llaçi. Ky trakt i përket «rrethimit të dytë» të përshkruar nga Hezej.

KULLAT

Nga periudha e vonë antike ruhen katër kulla në murin jug-perëndimor («B» «C» «D» «E») prej tyre tri ndodhen në gjendje të mirë, ndërs.a kulla e katërt e rrënuar.

Kullat janë vendosur në largësi 61 - 64 m në terren të sheshtë, ndërsa në terrenet e pjerrët distanca midis tyre zmadhohet. Kështu gjatë murit në veri të kullës «E», i cili ka një gjatësi prej 177 m, nuk ndodhet 10,9 m. Nga gjurmët e ruajtura kuptojmë që kati II ndahej prej të parit nje dysheme druri. Trarët e dyshemesë, siç kuptohet nga foletë e tyre vendoseshin perpendikular me murin e rrethimit në një largësi 0.60 m nga njeri tjetri. Vetë foletë kanë seksion 0.32x0.22 m, gjë që na shtyn të mondojmë se trarët vendoseshin të puthitur në çift (0.16x0,22 m). Foletë gjenden në nivelin e poshtëm të frengjive të katit të dytë, mbi një dhëmbëzim të dy faqeve ballore të kullës, i cili ka një gjerësi 0,40 m në vendin e bashkimit dhe arrin gradualisht në zero, në skajet e bashkimit të këtyre mureve me muret perpendikulare me kurtinat. Kjo kullë ka qenë përshtatur në banesë prej kohësh, kështu që mund të vrojtohet mirë vetëm ambienti i katit të dytë, që zinte gjithë sipërfaqen e kullës i pajisur me 7 frengji. Duke filluar nga niveli i dyshemesë të këtij kati, kulmi i kullës pritet tërthor për të krijuar mundësinë e hapjes së frengjisë ballore, e cila shërbente për të kontrolluar pjesën përpara kullës që nuk vrojtohej nga frengjitë e tjera. Frengjitë e kësaj kulle ashtu si dhe të kullave të tjera kanë lartësi 2,15 m dhe gjerësi 1,55 m. Ato janë mbuluar me qemerë cilindrikë me trashësi 0,40 m të përbërë nga një rresht tullash me përmasa 40x30x5,5 cm. Frengjitë janë mbyllur në ballë me një mur 48 cm të trashë, duke lënë në mes një hapësirë drite 0,64 m. Ajo fillon 0,60 m mbi tabanin e frengjisë dhe vazhdon deri në nivelin e poshtëm të harkut.

Të gjitha frengjitë e kulmeve nëpër kulla janë mbyllur më vonë, në periudhën mesjetare, me mur, ndërsa frengjitë anësore kanë vazhduar të përdoren në gjendjen fillestare. Mbi nivelin e thembrave të harkut të frengjive, nga ana e mbrapme e kullës, dallohen thembrat e një harku me gjerësi 0,65 m, që u përket konstruksioneve të vjetra. Nga ana tjetër, të dy muret anësore të kullës, ruajnë gjurmët e qemerit që mbulonte hapësirën midis tyre. Thembra e këtij qemeri fillon në lartësi 1,25 m. Duke marë parasysh se qemeri ka pasur formë cilindrike me diametër 9,80 m, kyçi i tij do të qe 6,15 m. mbi nivelin e dyshemesë së katit lë dytë dhe 4 m mbi nivelin e frengjive të këtii kati, duke paraqitur vend të mjaftë dhe për një kat të tretë.

Kulla; «C» ruhet më keq nga kullat «B» dhe «D». Në mesjetë gjysma jugore e kësaj kulle ka qenë rrënuar deri në nivelin e tokës, për këtë arsye kjo pjesë u plotësua. Ky rindërtim prishi simetrinëe kullës, pasi muri mesjetar nuk u mbështet mbi pjesën e vjetër, por u spostua nga ana e brendshme e saj. Nga ana e mbrapme e kullës, në veri të hyrjes së saj, dallohen gjurmët e një palë shkallëve të periudhës së vonë antike, të cilat dalin 1,30 m jashtë murit të kurtinës.

Duke qenë më pak e ruajtur se kullat e tjera, kulla «C» nuk na jep ndonjë element të rëndësishëm arkitektonik, që do të na shërbente për të bërë rikonstruksionin e kullave në përgjithësi.

Kulla «D»  është një nga kullat më të ruajtura. Deri në nivelin e sipërm të dritareve ajo ka një lartësi prej 13 m. Nga forma planimetrike dhe elementet arkitektonike ajo nuk ndryshon prej kullave të tjera. Muret anësore kanë një trashësi prej rreth 3 m, ndërsa muri i mbrapëm 2,10 m. Në gjendjen ekzistuese dallojmë dy kate. Në katin e poshtëm, që shërbente si depo, hyhet nëpërmjet një porte të hapur nga ana e mbrapme, me gjerësi 1,50 m. dhe lartësi 3,40 m, të mbuluar me qemer tullash me lartësi 0.70 m. Në këtë kat krijohet një ambient 5 këndësh, pa ndriçim, me përmasa 9,78x6,95 m dhe lartësi 9,80 m. Mbi këtë nivel vendosej dyshemeja e katit të dytë. Për të kursyer materialin, faqja e pasme e ambientit të poshtëm nuk përbëhet nga një mur i plotë. Për këtë qëllim është ndërtuar një hark i madh me bazë 6.80 m, i mbështetur në dy pilastra masive (1,50 x 1,50 m) (fig. 12) që dalin nga qoshet e kullës. Kyçi i harkut arrin në nivelin e dyshemesë së katit të dytë. Muri që mbyll hapësirën e harkut. ndryshe nqa muret e tjera. nuk është ndërtuar krejtësisht me tulla, por me teknikën «opus mixtum».

Qenia e shkallëve për ngjitje në shtegun e kalimit mbi mur, giithnjë në afërsi të kullave, tregon se kati II  komunikonte nëpërmjet një porte me shtegun. Në kullën «D» shkallët janë vendosur në të majtë të hyries. Ato kanë një gjerësi 1,20 m dhe futen brenda trashësisë së murit.

Një pjesë e murit të vjetër nga ana jugore i cili ruhet në një lartësi prej 0.40 m mbi nivelin e katit dytë, si dhe gjurma një frenqjie mbi frengjinë e këtij kati, dëshmojnë për oraninë e katit të tretë.

Gjatë një sondazhi të bërë në këtë kullë, doli themeli i ndërtuar me muraturë guri, ashtu si dhe në kurtinat.

Në faqen veriore të kësaj kulle L. Rey pat dalluar një kurtin të mbuluar me hark, punuar në relief me tulla. Përvec kryqit të përmendur në faqen veriperëndimore të kullës, midis frengjive, ndodhen dy kryqe të tjera identike me të parin. Krye të formave të ngjajshme janë stampuar dhe në tallat e murit rrethues. Në feqen jugperëndimore të kësaj kulle, midis dy harqeve të frengjive gjendet një dekoracion që paraqet në mënyrë skematike një degë ulliri.

Kulla «E» ndodhet 68 m larg kullës «D». Prej saj ruhet një pjesë e murit të prapëm dhe e mureve anësore që lidhen me kurtinën. Në këtë dollohet një element që nuk ruhet në kullat e tjera. Muri i prapëm del në formë dhëmbëzimi 0,40 m nga kurtina dhe, me sa duket, shërbente për të zgjeruar shtegun e kalimit në nivelin e hyrjes së katit të dytë.

Tani, pas një analize më të hollësishme të konstruksioneve të mbetura nga ndërtimet e Anastasit I, jemi në gjendje të bëjmë rikonstruksionin e një kulle të kësaj periudhe. Kullat kishin një lartësi prej rreth 18 m dhe ndaheshin në tri kate. Kati I me lartësi më se dy herë më te madhe nga të tjerët, shërbente si depo, ai ishte i verbër kundrejt ambientit të jashtëm dhe komunikonte me territorin brenda kalasë nëpërmjet një hyrjeje të hapur në murin fundor. Kati II, i përbërë nga një ambient i vetëm i pajisur me frengji, ndahej nga i pari me dysheme druri, në të njëjtën mënyrë ndahej edhe kati III. Ky i fundit mbulohej nga një qemer cilindrik dhe një trung konik, mbi të cilët mbështetej platforma e kullës e rrethuar me bedenë. Kati II komunikonte direkt me murin nëpërmjet një hyrje nga ana e prapme, ndërsa lidhja e brendshme midis kateve dhe platformës realizohej me shkallë druri.

Në murin jugperëndimor ndodhen dy hyrje njëra midis kullave «A» dhe «B», ndërsa tjetra midis kullave «D» dhe «E». Që të dyja hyrjet janë vendosur pothuajse në mesin e kurtinave, midis kullave përkatëse. Hyrjen «1», që ndodhet 26,40 m në veri të kullës «A», L. Rey nuk e pat vënë re. Ai flet për një hyrje që duhet të ekzistonte në të çarën e murit pranë kullës «C», 1 a (Fig. 10), por këtu nuk dallohet asnjë gjurmë pature ose qemeri. Gjithashtu ekzistenca e hyrjes «1» bën të panevojshme një hyrje tjetër kaq afër. Në këtë rast kemi të bëjmë me një çarje të mëvonshme të kurtinës për të plotësuar nevojat e qytetit të ri.

Hyrja 1 ka gjerësi 2.80 m. Nga ana e jashtme në periudhën e mesjetës ajo ajo është mbyllur nga një mur, por nga ama e brendshme e kurtinës dallohen mirë konstruksionet e vjetra të saj. Mbi nivelin e terrenit të brendshëm, më të lartë se i jashtmi, dallohet pjesa e sipërme e harkut me tulla, që ka një lartësi 0,75 m. Trashësia e llaçit midis tullave është 7 cm në pjesën e sipërme të harkut dhe 4 cm në pjesën e poshtme, ndërsa vetë tullat kanë një trashësi prej 5 cm.

Hyrja 2 që pret kurtinën me një kënd rreth 60°, ka një gjerësi prej 3,70 m. Përmasat më të mëdha se ato të hyrjes 1, tregojnë se kjo ka qenë hyrja kryesore në këtë anë të fortifikimit. Hyrja është mbuluar me një qemer tullash me trashësi 0,95 m, tullat e të cilit janë vendosur në mënyrë të tillë që të alternojnë fugat e tyre. Muri i portës del në anën e brendshme të kurtinës, duke krijuar në të dy anët një dhëmbëzim prej 0,18 m. Niveli i terrenit në këtë vend është ngritur mjaft që nga koha e ndërtimit, kështu që në gjendjen e sotme ajo ka një lartësi prej vetëm 3 m.

L. Rei harkun e shkarkimit të murit të pasëm të kullës «F», e cila ka qenë rrënuar që në kohën e vizitës së tij, e merr për një hyrje të kalasë. Por gjurmët e murev, e anësorë të kullës si dhe prania e këtij konstruksioni në tërë kullat e tjera dëshmojnë se në këtë vënd ka patur një kullë.

FORTIFIKIMET RRETH DURRESIT

Muri i Portës. Rreth 7 km në veri të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur «Porto romano», ruhen ende sot mbetjet e një muri që mbyllte dikur rripin ,e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës, Hezei i përmënd shkurt këto ndërtime, duke vënë në dukje se muret mbyllin sistmin që kishte një gjatësi jo më tepër se 200 m. dhe se sistemi i tyre me breza tullash paraqiste një ngjashmëri të madhe me pjesët më të rregullta dhe më të vjetra të rrethojës së madhe të Durrësit. Një përshkrim pak më të plotë të këtyre mureve e kemi nga Prashnikeri dhe Shoberi. Sipas tyre muri verior që mbyllte ngushticën, ishte i pajisur me kullë kënddrejtë të vendosura në largësi të barabarta, ndërsa prej këndit perëndimor të tij një mur tjetër ndiqte konturin e kodrës nga ana e detit deri në lartësinë 80 m22). Sipas tyre «këto gërmadha i përkisnin sistemit të fortifikimit te perandorit Anastas I dhe qenë pikërisht pjesa e jashtme e rrethimit me tri rradhë muresh». Që nga koha e vizitës së Prashnikerit gjendja e këtyre fortifikimeve ka ndryshuar mjaft. Në ngushticën që ndan detin prej kënetës ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe. Harku i portës, që përshkon murin, është rrëzuar, ndërsa muri që i ngjitej kodrës deri në lartësinë 80 është zhdukur thuajse krejtësisht. Prej tij ruhen disa gjurmë të vogla që dëshmojnë se edhe në këtë anë ka patur një mur mbrojtës. Në vitin 1970 në murin e «portës» u kryen disa punime që konsistonin në konsoiidimin e murit dhe në një vlerësim më të mirë arkitektonik të tij. Në saje të tyre u bë i mundshëm studimi më i plotë i teknikës së ndërtimit dhe i elementeve arkitektonike që ruheshin akoma në këto mure.

Muri që mbyllte ngushticën ndërmjet detit dhe kënetës është ndërtuar me teknikën «Opus mixtum». Ai ka një gjerësi prej 1,75 m. që përshkohet tejpërtej nga breza tullash prej katër rreshtash. Brezat kanë lartësi 35 cm dhe janë të vendosur larg njeri tjetrit 60 — 70 cm. Tullat me përmasa rreth 37x29 x 5 cm janë vendosur në brez në formë të alternuar, duke treguar në anën e jashtme të brezit, sipas radhës, gjerësinë ose gjatësinë e tyre. Në mjaft prej tullave të gjetura gjatë pastrimit, vihen re shenja me gishta, ndërsa tek të tjerat shkronja Ф e stampuar në relief; vlen të theksojmë se në këto tulla nuk u gjet asnjë nga monogramet e zbuluara në kalanë e Durrësit. Trashësia e fugës së llaçit midis tullave është 5-7 cm.; po kështu në rreshtin e fundit të brezit me tulla është vendosur një shtresë llaçi 5 cm e trashë. Llaçi ka ngjyrë të bardhë dhe është përzier me zhavor të trashë. Gjatë brezave me tulla hetohen disa vrima me seksion katërkëndësh 9x18 cm. që përshkojnë gjithë trashësinë e murit. Vrimat e një brezi nuk përkojnë me ato të brezit tjetër për të qenë gjurmë të skelerisë, prandaj destinacioni më i mundeshëm i tyre është kullimi i ujërave nga pjesa e brendëshme e kalasë, ku terreni është më i ngritur. Brezat me tulla ndërpriten në largësi në caktuara. Brezi pasues vendoset nën të parin, duke pasur të përbashkët me të një rresht tullash, ose vendoset rreth 7 cm larg tij. Për të dy rastet dy rreshta te jashtëm të brezave që takohen zgjaten më tepër, duke e kaluar pak pikën e takimit.

Muratura e gurtë midis brezave në faqet e mureve përbëhet nga gurë kave me përmasa mesatare, të vendosur në mënyrë të çrregullt, ndërsa brendësia e murit nga gurë të thyer më të vegjël, të lidhur me llaç të bollshëm. Nga ana e jashtëme fugat e brezave me tulla ashtu dhe ato midis gurëve, janë rrafshuar me kujdes për të krijuar një sipërfaqe të rrafshtë të murit, duke lënë të dukshme vetëm pjesët qendrore të gurëve. Kjo teknikë nuk ruhet më tek muri që ka qenë i ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj faktorëve atmosferikë, por tek faqet e jashtme të kullës së porsa zbuluar.

Gjatë një sondazhi në thellësinë 2,20 doli themeli, i cili ka të njëjtën trashësi me murin. Nga ana tjetër sondazhi vërtetoi se fortifikimi i përket vetëm një faze ndërtimi.

E vetmja kullë me një lartësi të ruajtur prej 4 m ka formë katërkëndëshe (fig. 17, tab. III). Ajo del nga kurtina 5,95 m. dhe ka një gjerësi prej 6,15 m. Muret e saj të ndërtuara me të njëjtën teknikë si edhe kurtina kanë një trashësi prej 1,25 m, më të vogël se trashësia e kurtinës. Qoshet e kullës dhe vendet e bashkimit me kurtinën janë ndërtuar krejtësisht me tulla, ndërsa pjesa tjetër e mureve me muraturë të përzicrë (opus mixtum). Kati I i saj nuk komunikon me ambientin e jashtëm, ndërsa në katin e dytë të çonte një hyrje që hapej nga ana e prapme e kullës mbi shtegun e kalimit. Hyrja ka një gjerësi prej 1.70 m dhe është e mbuluar me një qemer të përbërë nga tri harqe koncentrike 0,30 m. të larta, prej tullash me format 30x36x5 cm. Harku i sipërm del pak përpara, duke krijuar një dhëmbëzim, ndërsa dy të tjerat janë të vendosura në të njëjtin rrafsh (Tab. III).

Në shtegun e kalimit të çojnë dy palë shkallë të mbështetura në faqen e pasme të kullës. Shkallët dalin jashtë kurtinës dhe kanë një gjerësi prej 1 m. Këmbët e shkallës të veshura me tulla janë 0,30 m, të larta dhe 0,26 m, të gjera.

Hyrja ,e kështjellës, «Porta», prej së cilës ka marrë emrin krejt fortifikimi, ndodhet në perëndim të kullës. Deri kohët e fundit aty kalonte rruga që lidhte Durrësin me zonat bregdetare në veri të tij, gjurmët e së cilës dallohen mjaft qartë edhe sot. Portës i mungon qemeri, por prej saj ruhen të dy paturat, që lejojnë të masish gjerësinë prej 3,80 m. Nga brenda portës në të dy anët e saj dallohen gjurmët e dy mureve që i mbështeten kurtinës, të ngjashm,e me muret e shkallëve të kullës së përshkruar më sipër. Duket se ata i përkisnin dy palë shkallëve që të ngjisnin në shtegun e kalimit mbi mur, mbi harkun e portës. Ato shërbenin për ngjitje në shteg, por duke i dhënë prioritet hyrjes.

Muri perëndimor, i cili i ngjitej kodrës deri në lartësinë 80, siç thamë edhe më parë, është zhdukur pothuajse krejtësisht. Nga disa gjurmë të pakta mund të kuptohet se në kuotën më të lartë të kodrës gjendej një farë akropoli me sipërfaqe trekëndëshe. Në murin e tij lindor ruhen gjurmët e hyrjes dhe prej këtej muri vazhdonte akoma në drejtim të jugut. Kjo mund të vërtetohet nga disa mbeturina muresh të rëna nga kodra në bregun e detit, ndërsa një pjesë ka mbetur në gjysmën e lartësisë së kodrës. Në brendësi të këtyre mureve janë futur në mënyrë të çrregullt fragmente tullash me përmasa 33 x 4 cm, 25 x 4 cm etj. që, siç duket, janë marrë nga ndërtime të vjetra.

Akoma më në jugë të lartësisë 80 ndodhet një qafë e ulët shumë e përshtatshme për kalim, ku për çudi aty nuk konstatohen gjurmë muri, por ka mjaft mundësi që ato të jenë zhdukur.

Kalaja e Ndroqit ndodhet mbi një kodër me lartësi 387 m që ngrihet mbi luginën e Erzenit rreth 16 km në juglindje të qytetit të Durrësit. Kodra bie me