Qeramika e fazës së parë (pytosa, amfora, skifose, kandila) daton në shek. 3-2 p.e.sonë. Prej 9 monedhave (Lidhje Epirote, Korkyrë, Apoloni, Foinike) më të hershmet, Zeus-rrufe, janë të lidhjes Epirote (234-168 p.e.s.). Veçoritë teknike (qemeri i rremë, kati i parë i zbrazët i kullave, oborri peristil) janë karakteristike për kapërcyellin shek. 4-3 p.e.sonë.
Monedhat e fazës së dytë nisin me Trajanin (98-117) dhe mbarojnë me Dioklecianin (284-313) duke na dhënë përkatësisht terminus ante quem-in dhe terminus post quem-in e kësaj faze. Po kësaj periudhe i përket dhe qeramika.