Sëpatat e gurta tregojnë fillimin e jetës në fillim të periudhës së bronzit në sukën e akropolit, ndërsa qeramika e periudhës së l të hekurit tregon vazhdimësinë e jetës në këtë periudhë. Vazot e tipit Gnathia dhe qeramika me figura të kuqe në sfond të zi i përkasin fundit të shek. 4 p e.sonë. Më të pasura janë shtresat e shek. 3 p.e.sonë kryesisht prodhime lokale ose importe Apoloniate. Qeramika e ndërtimit në pjesën më të madhe ka vula epigrafike të cilat dëshmojnë praninë e mbi 19 punishteve. Prej tyre vula në solenët Dimallitan, në dialektin dorik e Dimalasve, tregon praninë e punishteve shtetërore dhe lejon identifikimin e qytetit.
Kallëpet e terakotave tregojnë për prodhimin vendor të qeramikës artistike. Në objektet metalikë mbizotërojnë veglat e bujqësisë, ndërsa skoriet e metalit tregojnë praninë e punishteve përkatëse. Gjetjet tregojnë se në shek 3 p.e.sonë jeta në Dimal zbehet dhe pushon.