Gërmimet kanë sjellë materiale të periudhës së bronzit, periudhës së parë të hekurit (kupa tip Bloesch/ 520- 490 p.e.sonë) dhe fragmente enësh të viteve 430- 420 p.e.sonë Materiali qeramik i fazës qytetare ka si terminus ante quem shek. 3 p.e.sonë.
Materiali qeramik nënujor i përket harkut kohor shek. IV-I p.e.sonë (luter korintik - shek. IV p.e.sonë-amfora të tipit olearia shek. I p.e.sonë) me mbizotërim të qeramikës shek III- II p.e.sonë Në 200 m largësi nga bregu, në skajin e shkëmbinjve të bankinës, në një thellësi 12 m, është gjetur një anije e mbytur transporti.
Togjet me skarcitete në rrafshin e qytetit të poshtëm dëshmojnë praninë e punishteve të qeramikës. Qeramika e ndërtimit mbart vula epigrafike me emrin e prytanit eponim dhe dy nëpunësve shoqërues. Qeramika më e re i përket tipit Terra Sigillata (shek. I-II).