Ndërtesa monumentale ka qenë cilësuar nga zbuluesi i saj, P. Markoni, si gimnaz për shkak të një një salle të madhe, një lloj palestre me përmasa 25 x 12.30 m, që zinte pjesën qendrore të saj. Salla ka qenë shtruar pjesërisht nie mozaik me panele me figura, nga të cilat ruhej ajo e një derri të egër.
Në qendër të sallës ka një nymfë të vogël me një basen që ka shërbyer si një lloj frigidarium. Muri verilindor i nymfeut është trajtuar me tri nishe të veshura me mozaik, ku paraqitet fytyra e Dionisit me dy kantarë me degë hardhie si simbole të tij. Katër kthina të tjera komunikonin nëpërmjet dyerve me sallën qendrore. Ndër ta vetëm kthina veriore ka qenë shtruar me mozaik me motive gjeometrike mbi hypokaust. Gimnazi përfaqëson një ndërtim të karakterit publik të realizuar në shek. II m.Kr., kur forumi romak, i ndërtuar në hapësirën e agorasë antike, doli jashtë murit të dikurshëm të qytetit.