Monumenti, i përcaktuar si i tillë nga gjetja e tjegullave me vulën gymnasiou (e gimnazit), gjendet në jugperëndim të manastirit, në krah të rrugës që lidhte atëherë portën jugore me qendrën e qytetit. Ka planimetri katërkëndëshe 20x30 m me një oborr të hapur nga jugu, ku zhvilloheshin ushtrimet gimnastikore. Dy ambiente të mëdha në veri të tij shërbenin për zhvillimin e mësimeve, ndërsa në një ambient tjetër gjysmërrethor me vaska qeramike efebët laheshin pas mbarimit të stërvitjes. Fillimet e godinës vendosen në shek.VI p.Kr., por ajo ka vazhduar të përdoret me disa rindërtime deri në shek.III m.Kr.