Gjinokastra
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gjinokastra

Ky qytet në kohna të maparshme ka qenë nji lloj republike aristokrate, feudalët e të cilit i bindeshin deri diku pashës së Delvinës, se me këtë qe lidhë Gjirokastra. Në qoftë se prestigji i pashës mbështetej mbi pasurinë e tij dhe ai ishte nji burrë energjik, atëherë edhe feudalët e Gjinokastrës i nënshtroheshin vullnetit të tij. Por në qoftë se guvematori i Sulltanit nuk kishte as pasuni, as zotësi, atëherë nuk çante kryet njeri për të dhe ata banin ashtu si u pëlqente. Por prestigji i guvematorit të vendit, qoftë kur ziheshin shoq me shoq, qoftë kur mermin gjakun e trashëguem nga etnit, nuk ndjehej kushedi se çfarë.

Në kohën e Ali Pashës në Gjinokastër kishte pak familje që nuk ishin në gjak dhe mënyra e ndërtimit të shtëpive që përshkruem ma sipër, tregon kjartë se ato ishin caktue për me i mbrojtë banorët në kohna rreziku. I zoti i konakut që kishte ra në gjak me nji të fortë, në disa raste të gjithë jetën e kalonte në shtëpi, pa dalë fare jashtë dhe nji ndalim i përgjithshëm i gjaknave ndodhte shumë rrallë në qytet.

Asnji ditë nuk kalonte ku të mos luftonin dy shtëpia shoq me shoq. Nganjiherë lufta ndizej në të gjithë qytetin, sepse përveç armiqve privatë, kishte dhe grindje politike të partive dhe kur ishte ndonji çështje me randësi, rrokte armët edhe krejt popullata njiherësh.

Kur e kërkonin interesat e qytetit, atëhere luftimet ndëmjet qytetasve pushonin, partitë kundërshtare bashkoheshin në disa raste për nji ndërmarrje të përbashkët dhe mbas mbarimit të saj fillonin përsëri lojën e vjetër.

Me gjithë këto ngatërresa të brendshme, ndër të gjitha viset e Epirit, Gjirokastra i kundërshtoi ma shumë Ali Pashës dhe vetëm më 1812 ai mujti me e shtie në dorë. Shumë ma përpara pat ndërtue nji kala mbi një kodër në fushën përballë qytetit, ushtarët e së cilës i mundonin gjirokastritët, u pritnin ushqimet e u merrnin bagëtinë, i ndalonin me punue arat etj. Këte gja e banin si të ishte koha, nganjiherë i shtrëgonin fort, nganjiherë i lironin, bile nganjiherë nuk i trazonin fare. Natyrisht të tilla vepra përdhunie shkaktonin shpeshherë ndeshje në mes sulmuesve dhe qytetarëve, kështu që të dy palët ishin vazhdimisht në gjendje lufte. Megjithatë, kur kalonte Aliu nëpër fushë, gjinokastritët zbraznin topa dhe e nderonin si vali të Sulltanit. Shumë prej tyre hynë në shërbim të Ali Pashës. Këtë e përdori Aliu për me shtie në dorë qytetin. Kur i erdh dita, - dhe ai dinte me e zgjedhë mirë kohën e vet, - e ngriti dyftsh rrogën e mercenarëve, duke thanë se do të bante nji ndërmarrje të largët dhe këte e shpalli sidomos në Gjinokastër. Shumë vetë nga qyteti u shkruen ushtarë dhe kështu mujti me e pushtue atë pa kundërshtim. Kështu tregojnë gjinokastritët. Pouqueville e tregon ndryshe çashtjen dhe ndoshta ka të drejtë.

Me të marrun në dorë qytetin, Ali Pasha filloi me e forcue pozitën e vet. Shumë familje nga paria e qytetit u intemuan në vendet e largëta dhe e detyruen me ndërrue tokat me ato të pronarëve të tjerë, gja që i damtoi mjaft ekonomikisht. Pastaj ndërtoi nji kala mbi nji kodër. Stili i saj asht venecian dhe ka llagame të mëdha, por mund te qëllohet prej shumë pikave që janë ma të nalta. Ajo sot asht nji gërmadhë, sikundër edhe shumë ndërtesa të Ali Pashës, i cili as ‘nuk interesohej që ato të baheshin të forta dhe ua kishte lanë në dorë punëtorëve që punonin angari. Këtu nuk dihet asgja për mënyrën e lidhjes së brendshme të gurëve, të cilat lidhin të dy sipërfaqet e jashtme të mureve; çdo sipërfaqe, si të thuesh, asht nji mur në vetvete, sepse gurët përkatës janë veçuar dhe vendosun njeni mbi tjetrin, ndërsa hapsina midis tyne asht mbushë me guralecë, ndërsa se çfarë përdoret si material lidhës, gëlqere apo baltë, kësaj nuk i venë asnji randsi.

Pë t’u dhanë fortësi këtyre mureve, kërkohet ndihma e drunit! Në largësi 60-80 cantim vendosin breza të hollë druni, të cilët pastaj lidhen mes tyne me binarë vertikalë. Me nji sistem të tillë, nuk janë të rralla rastet kur sheh mure, ku nji pjesë asht rrëzue, ndërsa pjesa tjetër qëndron, ose nji pjesë ka lëshue bark, ndërsa pjesa tjetër asht e drejtë. Tek kështjellat, apo tek ngrehinat prej guri të gdhendun, këto breza druni natyrisht që nuk janë, por si rregull, edhe këtu fugat janë ba pa kujdes, prandaj edhe shkatërrimi asht ma i shpejtë.

Aliu e shpejtoi kaq shumë ndërtimin e kalasë së Gjinokastrës, saqë kjo u mbarue brenda nji viti e gjysëm me gjithë pallatin e madh dhe shumë godina të tjera.

Por zakoni i gjakut u kundërshtoi përpjekjeve të tij dhe u zhduk vetëm prej Sadrazemit të Madh, i cili mbasi rrëzoi pashën e Shkodrës, kur po kalonte nëpër Shqipni, ndaloi dhe në Gjinokastër dhe caktoi aty per shlymjen e gjakut 1200 pjastra. Ata që ishin në gjak shpejtuen me e la shumën në fjalë dhe prej kësaj dite duelën në pazar dhe mbushën rrugët, sikundër më tha një burrë i vjetër.

Qyteti shtrihet mbi tre shkambinj që i ndajnë gryka të thella dhe përbahet kështu prej tri pjesëve. Burime dhe puse pothuaj nuk ka, populli pi ujë saraxhe. Kanali i ujit të Ali Pashës, që shkon në kala, asht prishë. Ai që do të vizitojë shtëpiat, duhet të ketë kambë të forta. Rrugët janë shumë te zorshme se janë mbulue me pllaka guri, ku kamba rrëshqet lehtë. Por pamja e përgjithshme e qytetit asht piktoreske.

info@balkancultureheritage.com