Gjirokastra është qendra më e rëndësishme urbane e Shqipërisë së Jugut dhe në të njëjtën kohë qyteti më i bukur i të gjithë vendit dhe një nga qytetet më piktoreske në të gjithë Ballkanin. Qyteti shtrihet mbi disa kodra, sipër rrafshinës së ngushtë të Dropullit. Përballë rrafshnaltës ngrihen me madhështi kreshtat jopjellore të maleve të Lunxhërisë. Vendbanimi i shtrirë plotësisht dominohet nga kalaja, pjesa më e yjetër e qytetit. Kjo kala ngrihet mbi një kodër të izoluar në qendër të qytetit. Siç e shohim sot, Gjirokastra është përreth kësaj qendre dhe në kohën paraosmane ka qenë vatra e pronarëve feudalë të familjes së Zenebishti. Qyteti është përmendur për herë të parë nga Kantakuzen në vitin 1336 me emrin “Argirokastron”.
Gjirokastra ka shtëpitë dhe banesat më të bukura dhe më origjinale të shekullit XVIII dhe XIX, ku secila prej tyre është një njësi e mbrojtur mirë. Ky aspekt ka filluar si një masë mbrojtëse kundër gjakmanjes, e cila ka qenë një fenomen i zakonshëm deri në fillim të këtij shekulli.
Gjirokastra u bë pjesë e Perandorisë Osmane në vitin 1417 dhe ka qenë kryeqyteti i Shqipërisë Osmane në dekadat e para të sundimit osman. Kontaktet midis qytetit dhe osmanëve i kanë fillesat në fimdin e shekullit XIV. Njëri nga feudalët e saj, Gjin Zenebizi ka luftuar në krah të Sulltan (Jilldinim), Bajazidit I gjatë luftës së Ankarasë kundër Timurit (1402). Në vitin 1431, u bë Vlora kryeqyteti i Shqipërisë Osmane, por gjatë shekujve Gjirokastra mbeti qëndër e një kadiu. Në shekullin XIX dhe në vitet e ftindit të pushtetit osman në Shqipëri, ajo ka qenë kryeqyteti i sanxhakut në vilajetin e Janinës (Jania).
Sipas regjistrimit të përgjithshëm të vitit 1431, Gjirokastra numëronte 121 familje, 15 beqarë dhe 27 të ve, të gjithë kristianë, pra ndoshta 700 ose 800 banorë. Në vitin 1520 ky numër u rrit deri në 143 familje. Në atë kohë, vendbanimi ishte më tepër i kufizuar në kështjellë dhe në një periferi të vogël jashtë mureve. Regjistrimi i pëigjithshëm i viti 991 H (1583) tregon një zgjerim të mëtejshëm të qytetit. Në këtë vit, ai kishte 65 banorë meshkuj muslimanë të rritur, 232 familje kristiane dhe 66 beqarë kristianë, gjithsej rreth 2500 vetë. Rritja e ngadaltë në numër e banorëve duket se është karakteristikë për këtë vend, sepse asnjë qytet i madh nuk mund të ngrihej në një zonë kaq jopjellore, siç ishte Dropulli; zona e thellë e maleve jopjellore nuk bënte aspak pjesë në burimet e qytetit.
Evlia Çelebiu e ka përshkruar qytetin në vitin 1670/71, si një vend që numëronte 2000 shtëpi në disa lagje. Qyteti i asaj kohe kishte 8 xhami, 7 prej të cilave ai i përshkruan me hollësi. E para ishte xhamia e Bajazidit II në kështjellë. Në këtë xhami kishte kolona mbi të cilat ishte shkruar se 700 kryetarë të familjeve fisnike të këtij qyteti, së bashku me 700 shërbyes, ishin bërë martirë të besimit gjatë luftës së Kretës dhe se 700 shtëpi fisnike u mbyllën dhe u boshatisën. Xhamia e dytë ishte ajo e Hizir Agasë afër Namazgjasë, një ndërtesë me një minare prej guri. Poshtë saj, afër hamamit, ka qenë xhamia e Haxhi Muradit, me një minare të punuar me shumë mjeshtëri dhe me një tavan të pikturuar shumë bukur. Teqe Xhamia, një ndërtesë shumë e vjetër, e cila ka qenë gjithmonë plot me njerëz, nuk ka patur minare. Rreth oborrit të saj ndodhej një konak dervishësh të urdhrit halvetije dhe varret e shumë njerëzve të shenjtë. Xhamia e pestë ka qenë ajo e Memi Pashasë, një xhami e vogël, por një ndërtesë e re dhe shumë e bukur me një minare të ndërtuar mirë; megjithatë ajo kishte vetëm një frekuentim të vogël. Pastaj vinte “Palur xhami, një ndërtesë e këndshme dhe e bukur” ; xhamia e shtatë ishte “Varosh Camii”, një ndërtesë e vjetër dhe e bollshme”. Për më tepër, Evlia Çelebiu përmend se qyteti numëronte 7 mesxhide, 5 mejtepe (nga të cilat përmend veçanërisht atë të Bajazidit II, Biiyuk Mektebi dhe çarshi mektebi), tri medrese (Darii’t-tedri-i ‘aliman), midis të cilave ishin Bajazid Han Medresesi, Memi Pasha Medresesi dhe tri teqe. Pra, kështu ne kemi drejtë të nxjerrim përfimdimin se jeta islame në Gjirokastrën e shekullit XVII ka qenë me të vërtetë e mirëzhvilluar. Teksti në kolonat e xhamisë se Bajazidit II është një tregues interesant i shkallës, në të cilën luftrat jashtë Perandorisë.përbënin një largim të forcës punëtore, madje edhe në zona të tilla të largëta. Evlia u habit veçanërisht nga madhësia e kështjellës, e cila përfshinte brenda mureve të saj 150 shtëpi. Udhëtari ynë përmend gjithashtu një lagje kristiane me 200 shtëpi. Nëse këto numra janë të saktë, atëherë Gjirokastra ka qenë një qytet musliman që ne shekullin XVII. Komuniteti kristian është rritur ngadalë në përmasa qysh ne fillim te shekullit XVI, por shtrirja e tij ka qenë e ngadaltë, në rast se e krahasojmë me shtrirjen masive të Islamit (në vitin 1520 nuk ka patur asnjë familje muslimane civile). Popullsia e qytetit duket se ka mbetur pak a shumë e qëndrueshme në shekujt XVIII dhe XIX, edhe pse kemi pak informacion të bazuar në fakte, duket diçka e pranueshme që të supozojmë se rritja midis viteve 1520 dhe 1670 lidhej me kushtet e këqija në fshat, gjë që çoi në një emigracion masiv në qytete. Kolonel Leake e vizitoi qytetin në dekadën e parë të shekullit XIX: ai përmend thuajse të njëjtin numër banorësh, sikurse edhe Evlia, 2000 familje muslimane dhe rreth njëqind shtëpi kristiane. Numri i banorëve mund të ketë qenë rreth 10 000-12 000. Informacion më i hollësishëm mund të nxirret nga salnametë e fundit të shekullit XIX: salnameja e vilajetit të Janiës e vitit 1306 H (1888-89) thekson se “Ergiri” ka qenë kryeqyteti i sanxhakut në vilajetin e Janinës. Qyteti kishte 1 415 shtëpi, 336 dyqane, një shkollë Rushdije (shkollë e mesme), shumë mejtepe dhe nëntë hane. Salnameja e të njëjtit vilajet të vitit 1318 H (1900/ 01) përmed një medrese të Muhtar Agasë në Gjirokastër, po ashtu edhe një bibliotekë. Gjithashtu është i njohur numri relativisht i lartë i kristianëve ortodoksë, që zinin poste të ndryshme në qeverinë e sanxhakut dhe të qytetit. Sipas Kamusu’l -A’lam të Sami Efendiut, “Ergiri” numëronte 8 100 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin muslimanë. Përveç numrit të shtëpive, të dyqaneve dhe të haneve, ai përmend një medrese, 2 teqe dhe një kështjellë të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena. Sipas të njëjtit burim, sanxhaku i Ergirit kishte 140 000 banorë, nga të cilët 72 000 ishin muslimanë, ndërsa pjesa tjetër ishin kristianë, dhe të gjithë ishin shqiptarë. Ky formulimi i fundit mund të jetë përfshirë, për shkak të ndjenjave patriotike nga ana e autorit, sepse ekzistenca e një minoriteti të vogël, por me influencë kristianësh që flisnin greqisht, është evidente.
Sot, qyteti i Gjirokastrës ka përjetuar një rritje të dukshme prej 14 000 banorësh, midis të cilëve është edhe një minoritet që flet greqisht me shkollat dhe institucionet e veta kulturore, që janë qendra për disa fshatra greqishfolës përreth qytetit.
Kështjella mesjetare e Gjirokastrës, ndoshta e rikonstruktuar nga Bajazidi II në vitin 1492 I16), u rindërtua dhe u përshtat krejtësisht me teknikat e përmirësuara të luftës nga Ali Pashë Tepelena. Një gjë e tillë u bë midis viteve 1812, kohë kur qyteti u bë pjesë e sundimit të tij, dhe vitit 1821, kohë që shënon edhe fundin e sundimit të tij. Ajo ka mbijetuar deri në kohën tonë si një gërmadhë e madhe, që ngrihet lart qytetit, mbi një breg të izoluar. Kreshta mbi të cilën ndodhet kështjella është 500 m e gjatë dhe 80m e gjerë. Pjesa perëndimore mbaron me një kullë shumë të parregullt me strehime dhe një platformë artilerie të hapur. Në pjesën lindore ndodhen 2 kulla më të vogla, gjithashtu shumëkëndore. Anët janë të mbrojtura nga katër “kulla” të tjera të një forme të parregullt, të diktuara nga forma e bregut të pjerrët. Kështjella ka dy oborre të brendshme, oborrin e poshtëm dhe atë të sipërm. Megjithatë, pjesa më e madhe e hapësirës është e zënë nga mure të mëdhej të harkuar dhe nga korridore. Xhamia e Bajazidit II, dikur e ndodhur brenda këtyre mureve, është zhdukur shumë kohë më parë. Nuk është mundur të bëhet asnjë planimetri e ndonjë lloji në lidhje me këtë ndërtim gjithpërfshirës. Një skicë për këtë është botuar në “Monumentet” .
Në të njëjtën kohë me rikonstruktimin e kështjellës, Ali Pasha urdhëroi ndërtimin e një ujësjellësi për në kështjellë. Ujësjellësi e çonte ujin mbi truallin e ulët, në drejtim të kullës së madhe perëndimore. Kanali ka qenë një nga punimet më madhështore të llojit të vet në Ballkan që krahasohej me kanalin e Kavalës së Ibrahim Pashës. Ai ka qenë dy kate i lartë dhe të dyja katet mbaronin me harqe të fuqishme në fomë rrethore. Këtë punim të fuqishëm e shkatërruan tërmetet. Në vitet 1930 qëndronin në këmbë vetëm disa shtylla dhe harqe, kurse në vitin 1967 kishte vetëm disa themele shtyllash. Gravurat e shekullit XIX japin një ide të këtij punimi, siç ishte në kulmin e tij.
Tri xhamitë e fundit të shekullit XVIII janë ruajtur në qytetin modern, më e rëndësishmja e të cilave është Xhamia e Pazarit. Kjo xhami ndodhet në mes të çarshisë së vjetër. Meqë toka në zonën e pazarit mund të ketë qenë e shtrenjtë, xhamia është e vendosur në dy nivele. Kjo zgjidhje kishte për qëllim që të mos humbiste asnjë hapësirë të mundshme për dyqane. Në të njëjtën kohë, qiraja e dyqaneve siguronte të ardhura për mirëmbajtjen e xhamisë. Bodrumi me dyqane ka qenë 15.90m i gjerë. Xhamia ka qenë e ndërtuar në majën e kësaj platforme dhe zinte një vend prej 11.40 x 11,40m. Hapësira e mbetur mbi platformë është e zënë nga shtëpia e hoxhës dhe përballë sallës së faljes ndodhet një portik me tri kube. Minarja është në të djathtë të hyrjes. Afer saj, në një kopsht të rrethuar, ndodhet një tyrbe tetëkëndore, e cila është me kube dhe e mbuluar me rrasa të rënda guri. Përballë bodrumit me dyqane vazhdon një shkallë dopio, që të çon në portikun e xhamisë dhe në sallën e faljes. E gjithë ndërtesa është e bërë me blloqe guri gëlqeror bardhë e gri, të cilët janë pak të punuar. Portiku është i mbuluar me tjegulla të kuqe dhe i gjithë muri është i lyer në ngjyrë të bardhë. Kubeja e xhamisë dhe anët katrore, jashtë të cilave ngrihet një tambur tetëkëndor, janë të mbuluar me gurë gëlqerorë të rëndë dhe të trashë, të përdorur në mënyrë uniforme në arkitekturën vendore të tokave në perëndim të Maleve Pinde. Pjesët e krejt ndërtesës janë të forta, por minarja e hollë i jep asaj një pamje që ia pakëson hijeshinë. Një mbishkrim osman që mezi lexohet, i vendosur mbi hyrjen e majtë të pazarit të mbuluar, jep datën e ndërtimit të xhamisë: 1168 )A.D 1754/55). Xhamia e Pazarit të Gjirokastrës është ndërtesa më e rëndësishme islame e Shqipërisë së Jugut, një vepër e mjeshtrave lokalë që, sipas mënyrës së tyre kryen një punë, e cila i vazhdon traditat e artit të mrekullueshëm të shekullit XVI, por që dështoi të arrinte nivelin e lartë të perfeksionit të veprave të vjetra. Ajo lidhet me një numër xhamish të tjera në Epirin grek, që, padyshim, janë vepra të të njëjtit grup të mjeshtrave ndërtues.
Një “Xhami e Teqes” është përmendur nga Evlia Çelebiu në shekullin e XVII. Xhamia me formën e saj aktuale është e një periudhe më të vonë, me sa duket e mesit të shekullit XVIII. Në vitin 1967, ajo ekzistonte ende, por mund të jetë shembur pak kohë më vonë. Xhamia e ka humbur minaren dhe është ruajtur vetëm salla e faljes, me një kube e mbuluar me rrasa guri. Ndërtimi është i njëjtë me atë të xhamisë së Pazarit dhe ndodhej midis pazarit dhe fortesës. Kohët e fimdit, Frashëri dhe Dashi kanë publikuar një fotografi të saj (17a). Ata vënë theksin tek një mbishkrim, në të cilin thuhet se xhamia është ndërtuar në vitin 1145 (A.D.. 1732/33), datë që përputhet me stilin e ndërtesës.
Në Gjirokastër ekzistonte edhe një xharni e tretë, në pjesën veriore të qytetit. Kjo duket se është xhamia teqe, që i takon fundit të shekullit të XVIII. Në lidhje me këtë ndërtesë nuk është mundur të gjendet asnjë hollësi arkitekturore.
Kjo ndërtesë e vogël dhe e rrallë ndodhet në pjesën qendrore të Gjirokastrës. Struktura e saj i ngjan disi një shtëpie të vjetër feudali shqiptar, por dallohet prej saj nga klasa, e mbuluar me kube. Ndërtesa ngjason me dy medresetë e Janinës së Epirit grek, ku janë përdorur të njëjtat metoda ndërtimi. Ka mundësi të ekzistojë një lidhje e ngushtë midis ndërtesave të Janinës dhe të Gjirokastrës, sepse aktiviteti i ndërtimit në Shqipërinë jugore dhe në Epir ka qenë në duart e mjeshtrave, marangozëve dhe bojaxhinjve lokalë, shpesh atyre vllehë. Sipas salnamesë të vitit 1317, ndërtuesi i kësaj medreseje ka qenë njëfarë Muhtar Aga Iskandoli, për të cilin nuk dihet asgjë më shumë.
Jashtë qytetit, mbi shpatin e kodrës në jug, ndodhet një teqe e madhe e urdhrit bektashi. Hasluck ka mbledhur gojëdhëna lokale, sipas të cilave kjo teqe ka qenë një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe është ndërtuar “200 vjet më parë”, afersisht rreth viteve 1720-1730. Ndërtesa që shohim sot i përket shekullit XVIII dhe meriton një shqyrtim më të hollësishëm. Teqeja është e ndërtuar me një stil të ngjashëm me fortesën, rreth një oborri të mbyllur dhe me një mur të trashë rrethues. Tipari më i dalluar i kësaj ndërtese është hyrja e saj, që është e kufizuar në secilën anë nga një tyrbe me kube. Këto tyrbe janë të ndërtuara sipas planimetrisë dhe mënyrës së zakonshme të ndërtimit të veprave arkitekturore shqiptaro-epirote, me mure shumëkëndëshe prej gur kave dhe pak të punuar, me përmasa paksa të çrregullta dhe me kube të mbuluar me rrasë. Pjesët e tjera të teqesë paraqesin stilin e një banese qytetare feudale.
Pas revolucionit kulturor të vitit 1967, teqeja shërbeu si spital psikiatrik.
Hasluck përmend se teqeja më e madhe bektashiane e Gjirokastrës ka qenë ajo e Haxhi Sulejman Babait, në veri të qytetit. Ajo kishte katër tyrbe dhe, përpara luftrave ballkanike, shërbenin rreth 20 dervishë. Sipas tij, kjo teqe është ndërtuar në shekullin XIX. Kur e vizituam, në vitin 1983, ajo ishte akoma e ruajtur mirë, përfshirë këtu edhe katër tyrbet. Këto tyrbe janë ndërtesa të thjeshta, të ndërtuara me gurë kave me një planimetri gjashtëkëndore. Ato kanë mbishkrime të vogla osmane, ku përmendet viti i ndërtimit, në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Për shkak të funksionit të tyre (ato janë përdorur si magazina municioni të ushtrisë), nuk është bërë i mundur realizimi i ndonjë studimi të hollësishëm.
Nga periudha osmane, në Shqipëri janë ruajtur mbi njëqind ura prej guri. Numri më i madh i tyre ndodhet në luginën e banuar të lumit Drino, i njohur gjithashtu me emrin Dropull, emër në kujtim të qytetit antik të Adrianopolisit. Kjo luginë është afersisht 35km e gjatë, që nga fshatrat e Bodrishtit në jug, në kufirin grek, deri në Hormovo, pak në jug të Tepelenës, dhe ka një gjerësi nga dy deri në katër kilometra. Nga malet burojnë disa përrenj të vegjël, edhe pse ato shterojnë në verë presin rrugën kryesore veri-jug si lugina të thella. Shumë prej urave janë prej druri. Ato mund të jenë ndërtuar gjatë shekullit XVII dhe XVIII; disa shënime nga udhëtarë perëndimorë të shekullit XIX tregojnë se në atë kohë, ato tashmë ekzistonin. Nga ana stilistike, të gjitha urat i përkasin një grupi, duke shfaqur tipare të theksuara të shekullit XVIII, por të gjithave u mungojnë mbishkrimet që japin datën e ndërtimit të tyre. Duket se ato kanë qenë të gjitha punë e mjeshtrave të zonës së Libohovës, përballë me Gjirokastrën: Nakovës, Dhoksatit dhe Këllezit. Ne po japin disa shënime në lidhje me disa ura, duke filluar që nga veriu dhe duke zbritur tek ajo e fundit, afer kufirit grek.