Gjithësia, Perënditë, Njerzëit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gjithësia, Perënditë, Njerzëit

~Jean Pierre Vernant

Në lindje, lindja e Athinës, dhe në perëndim Poseidon, Muzeumi i Akropolit
Leto, Artemis, Apollo
Familje që japin sakrificë për Artemisën, shek. IV, Muzeu Nacional Athinë
Statujë Bronzi, Zeusi me rrufe, nga Dodona, Muzeu Nacional Berlin

 

Universi, Perënditë dhe njeriu

Çfarë kishte kur ende nuk ekzistonte diçka, kur nuk kishte asgjë? Kësaj pyetjeje, grekët i janë përgjigjur me rrëfenja dhe mite.

Në fillim fare, ajo çka ekzistoi së pari, qe një Zbrazëtirë. Grekët i thonë Kaos. Çfarë është Zbrazëtira? Është një boshllëk, një zbrazëti e errët ku nuk dallohet dot asgjë. Hapësirë përmbysjeje, marramendjeje dhe rrëmuje, pa cak, pa fund. Gjithçka ishte gllabëruar nga kjo Golle, si nga një gojë e stërmadhe që përpin çdo gjë në një natë të vagëlluar. Pra, në pikënisje, është vetëm kjo Golle, humnerë e verbër, e zezë, e pafund.

Mandej u shfaq Toka. Grekët i thonë Gjea (Gaia). Toka ia behu mu në zemër të Golles. Ja pra, ajo lindi pas Kaosit dhe përbënte, në disa drejtime, të kundërtën e tij. Toka nuk është më ajo hapësirë e errët rënieje, e paskajë, e papërkufizuar. Toka ka një formë të dallueshme, të ndarë, të saktë. Rrëmujës, vagëllimës së errët të Kaosit, i kundërvihen qartësia, fortësia, qëndrueshmëria e Gjeas. Në Tokë çdo gjë është e vizatuar, e dukshme, e qëndrueshme. Gjea mund të përkufizohet si diçka ku hyjnitë, njerëzit e kafshët mund të ecin me besim. Ajo është dyshemeja e botës.

Toka, Hapësira, Qielli

Duke tredhur Uranin sipas këshillës e me dinakërinë e së ëmës, Kroni përmbush një etapë themelore në lindjen e kozmosit. Ai ndan qiellin dhe tokën. Krijon midis qiellit e tokës një hapësirë të lirë: gjithçka që do të prodhojë toka, gjithçka që do të sjellin në jetë qeniet e gjalla, do të kenë një vend për të marrë frymë, për të jetuar. Nga njëra anë, hapësira është zhbllokuar, por edhe koha, ama, është shndërruar. Përaq kohë sa Urani rëndonte sipër Gjeas, nuk kishte brezni të njëpasnjëshme, ato qëndronin të rrasura brenda qenies që i kishte prodhuar. Që nga çasti kur Urani tërhiqet, Titanët mund të dalin nga pëqiri i nënës e të bëjnë fëmijë edhe vetë. Fillon kështu një vijimësi brezash. Hapësira është liruar dhe “qielli i yjëzuar” luan tashmë rolin e një tavani, e një lloj baldakini të madh e të errët, të shtrirë përmbi tokë. Kohë pas kohe, qielli i zi do të ndriçohet, sepse tanimë dita ndërron me natën. Herë shfaqet një qiell i zi vetëm me vezullimin e yjeve e herë, përkundrazi, ia beh një qiell i shndritshëm, vetëm me hijen e reve. p

Le t’i lëmë me kaq, hë për hë, pasardhësit e Tokës e t’u kthehemi atyre të Kaosit. Gollja lind dy femijë, njëri quhet Erebus, Ereb, tjetri Nux, Natë. Si pasardhës i drejtpërdrejtë i Kaosit, Erebi është terri i plotë, fuqia e errësirës së kulluar, që nuk përzihet me asgjë. Rasti i Natës është i ndryshëm. Edhe ajo, ashtu si Gjea, lind femijë pa u bashkuar seksualisht me askënd, sikur t’i priste në pëlhurën e vet natore: nga njëra anë është fjala për Aither - in, Eterin, Dritën e etertë dhe, nga ana tjetër, për Hemerën, Ditën, Dritën e ditës.

Erebi, bir i Kaosit, përfaqëson vetë terrin tipik të Kaosit. Por femija tjetër e tij, Nux, Nata, thërret, në të kundërt, ditën. Nuk ka natë pa ditë. Çfarë bën Nata kur pjell Aitherin dhe Hemerën? Ashtu si Erebos ishte errësira e kulluar, Aitheri është shkëlqimi në gjendje të kulluar. Aitheri është kundërtia e Erebit. Eteri i shndritshëm është ajo pjesë e qiellit ku nuk ka kurrë errësirë, ajo pjesë që u përket Olimpasve. Eteri është një dritë jashtëzakonisht e fuqishme që nuk zbehet kurrë nga asnjë hije. Përkundrazi, Nata dhe Dita me kundërvënien e tyre, mbështesin shoshoqen. Qysh kur është çliruar hapësira, Nata dhe Dita këmbejnë njëra-tjetrën, në mënyrë të rregullt. Në hyrje të botës së nëndheshme, Tartarit, gjenden portat e Natës që të shpien te banesa a saj. Pikërisht atje paraqiten njëra pas tjetrës Nata dhe Dita, përshëndetin njëra-tjetrën, dhe kalojnë më tej, pa u takuar e prekur kurrë. Kur është nata nuk është dita, kur është dita nuk është nata, mirëpo pa ditë nuk ka natë.

Ashtu si Erebosi përfaqëson errësirën e plotë e përfundimtare, Aitheri mishëron ndriçimin absolut. Të gjitha qeniet që jetojnë mbi tokë janë krijesa të ditës dhe të natës. Përveçse në vdekje, ato nuk e njohin këtë errësirë të plotë ku s’hyjnë rrezet e diellit, që është nata e Erebit. Njerëzit, kafshët, bimët jetojnë dhe natën dhe ditën në këtë lidhje kundërshtish, kurse perënditë, në kulm të qiellit, nuk e njohin këmbimin e ditës me natën. Ato jetojnë në një dritë të fortë të përhershme. Kështu, lart, perënditë qiellore në Eterin shkëlqimplotë, poshtë, perënditë e nëndheshme ose ato që janë mposhtur e degdisur në Tartar e që jetojnë në një natë të përhershme; e mandej të vdekshmit janë në këtë botë, që kombinon të dy gjendjet.

Le të kthehemi tek Urani. Çfarë i ngjet kur zë vend në majë të botës? Ai s’çiftohet më me Gjean, përveç rasteve të shirave të rrëmbyeshëm, kur derdh lëngun e vet pjellor dhe toka pjell. Ky shi bamirës e lejon tokën të lindë krijesa të reja, bimë të reja, drithëra. Mirëpo përtej kësaj periudhe, lidhja midis tokës dhe qiellit ndërpritet.

Teksa largohej nga Gjea, Urani u kishte bërë të bijve një mallkim të tmerrshëm. “Ju do të quheni Titanë, u kishte thënë (duke bërë një lojë fjalësh me foljen greqisht titaino), sepse i keni nderë ca si tepër lart krahët, do ta vuani paq krimin që bëtë duke ngritur dorë kundër atit tuaj.” Pikat e gjakut që ranë në tokë nga organi i tij i cunguar, sollën në jetë Erinitë. Këto janë fuqi primitive që kanë për funksion thelbësor të ruajnë kujtimin e poshtërimit që i bën dikush njeriut të vet e ta shpaguajnë atë, cilado qoftë koha që lypset. Këto janë hyjni të hakmarrjes për krime të kryera ndaj njerëzve të një gjaku. Erinitë përfaqësojnë urrejtjen, kujtimin - kujtesën e gabimit dhe kërkesën që krimi duhet shpaguar.

Bashkë me Erinitë, nga gjaku i plagës së Uranit, lindën Gjigantët dhe Meliait, nimfat e pemëve të mëdha të frashrit. Gjigantët janë kryesisht luftëtarë. Ata personifikojnë dhunën e luftës: duke mos e ditur se ç’janë femijëria dhe plakja, ata janë gjatë gjithë jetës në fuqinë e moshës, të dhënë pas luftës, me shijen e betejës së përgjakshme. Edhe Nimfat e frashrit, Meliadat, janë luftarake. Ato janë të prira për masakra, sepse druri i ushtave që përdorin luftëtarët gjatë betejës është pikërisht druri i pemëve ku banojnë ato. Kështu pra, nga pikat e gjakut të Uranit lindin tre tipa personazhesh që mishërojnë dhunën, ndëshkimin, dyluftimin, luftën, masakrën. Te grekët e gjithë kjo dhunë përmblidhet me një emër i cili është Eris, që nënkupton konflikte të gjithfarëllojshme e të çdo forme, apo në rastin e Erinive, mosmarrëveshjet brenda së njëjtës familje.

Koha e artë, njerëz dhe perëndi

Zeusi mban fronin e gjithësisë. Bota është tashmë në rregull. Perënditë janë ndeshur, disa syresh kanë dalë fitimtare. Gjithçka e keqe është përzënë nga qielli i etertë, qoftë ngujuar në Tartar, qoftë degdisur në tokë, te vdekatarët. Po me njerëzit çfarë bëhet, ç’janë ata?

Historia fillon jo tamam në zanafillë të botës, por në çastin kur Zeusi është bërë tashmë mbret, domethënë në atë kohë kur bota hyjnore gjen karar. Perënditë nuk jetojnë vetëm në Olimp.

Ato ndajnë me njerëzit ngastra toke. Në veçanti, është një vend në Greqi, pranë Korintit, një fushë, në Mekone, ku perëndi e njerëz jetojnë së bashku, të përzier. Ata marrin pjesë në të njëjtat gosti, ulen në të njëjtat tryeza, kremtojnë së toku. Çka do të thotë se, te njerëzit e perënditë e përziera, çdo ditë është ditë feste, ditë lumturie. Hahet, pihet, gëzohet, dëgjohen Muzat teksa i këndojnë lavdisë së Zeusit, ndodhive të perëndive. Shkurt, gjithçka si s’ka më mirë.

Fusha e Mekonesë është tokë pasurie e bollëku. Aty gjithçka rritet vetiu. Sipas proverbit, mjafton të kesh një copë tokë në këtë lugajë që të gëlojë kamja, sepse ajo nuk u nënshtrohet rreziqeve të kohës së keqe, as të stinëve. Kohë e artë, kur perënditë dhe njerëzit nuk qenë ndarë ende, kohë e artë që quhet herë-herë edhe koha e Kronit, kohë para çastit kur shpërthen lufta mes Kronit me Titanët dhe Zeusit me Olimpasit, kur bota hyjnore nuk ka rënë ende në kthetrat e dhunës së egër. Eshtë paqe, një kohë para kohës. Dhe njerëzit kanë aty vendin e vet. Si jetojnë? Jo vetëm, siç shihet, duke u ulur në të njëjtën gosti me perënditë, por edhe pa parë asnjë nga të këqijat që molisin sot racën e vdekatarëve, të të përkohshmëve, të atyre që punojnë sot e hanë sot, pa e ditur se ç’i pret nesër e pa ndier as pa provuar vazhdimësi të vërtetë me çka ka ngjarë dje, që nuk reshtin së ndryshuari, që lindin, rriten, bëhen të fuqishëm, dobësohen, vdesin.

Asokohe, njerëzit mbeteshin të rinj, me krahë e këmbë gjithmonë njësoj siç i kishin pasur qysh në fillim. Për ta nuk kishte lindje në kuptimin e mirëfilltë. Mbase brofnin nga Toka. Ndoshta i kishte lindur Gjea, Toka mëmë, siç kishte lindur edhe perënditë. Mbase, edhe më thjesht, pa u shtruar fare çështja e prejardhjes, ata ishin aty, përzier me perënditë, si perënditë. Në atë kohë, pra, gjithmonë të rinj, njerëzit nuk e dinin se ç’ishte as lindja e as vdekja. Nuk i nënshtroheshin kohës që i zhbën fuqitë, që të plak. Pas qindra, mbase dhe mijëra vitesh, përherë në lulen e moshës, ata i merrte gjumi e zhdukeshin njëlloj siç ishin shfaqur. Nuk ishin më, por nuk qe tamam vdekje. Atëherë nuk kishte as punë, as sëmundje, as vuajtje. Njerëzve nuk u duhej të punonin tokën: në Mekone, të gjitha ushqimet, të gjitha të mirat i kishin të tyret. Jeta shëmbëllen me atë që disa legjenda rrëfejnë për etiopianët: çdo mëngjes i pret një tryezë plot me diell, ku gjejnë për të ngrënë e për të pirë, shtruar më së miri. Jo vetëm që ushqimet, mishrat janë aty gjithmonë gati e drithërat mbijnë pa i mbjellë, por edhe gjellët shfaqen të gatshme. Natyra dhuron në mënyrë të vetvetishme, krejt të zakonshme, të gjitha të mirat e jetës shtëpiake më të stërholluar, më të qytetëruar. Kështu jetojnë njerëzit në ato kohë të largëta. Janë të lumtur.

Gratë nuk janë krijuar ende. Femërorja ekziston, ka perëndesha, por jo gra vdekatare. Qeniet njerëzore janë vetëm meshkuj: ashtu siç nuk e dinë se ç’janë sëmundjet, pleqëria, vdekja dhe puna, ata nuk e dinë ç’është as bashkimi seksual me gratë. Qysh kur burri, për t’u bërë me femijë, duhet të shkojë me një grua, që është njëherazi e ngjashme dhe e ndryshme prej tij, lindja dhe vdekja bëhen fati i njerëzimit. Lindja dhe vdekja përbëjnë dy faza të një jete. Që të mos ketë vdekje, nuk duhet të ketë as lindje.

Në Mekone, perënditë dhe njerëzit jetojnë së bashku, janë të bashkuar, por ka ardhur çasti i ndarjes. Kjo ngjet pasi perënditë e kanë bërë midis tyre pjesëtimin e madh të pushtetit. Pikërisht me anë të dhunës kanë rregulluar së pari çështjen e ndereve dhe të drejtave që i takojnë secilit. Midis Titanëve dhe olimpasve, ndarja qe rezultat i një lufte ku forca dhe sundimi i vrazhdë patën përparësi. Me të marrë fund shpëmdarja e parë, Olimpasit i dërguan Titanët në Tartar, duke mbyllur mirë e mirë dyert e këtij burgu të errët të nëndheshëm, pastaj vetë zunë vend së bashku në majë të qiellit. U duhej të zgjidhnin problemet mes tyre. Zeusi u ngarkua të bënte ndarjen e pushteteve, jo më duke e diktuar me dhunën e vrazhdë, por në sajë të një mirëkuptimi të gjithëpëlqyer midis të gjithë olimpasve. Midis perëndive, përndarja bëhet ose nëpërmjet një konflikti të hapur, ose nëpërmjet një marrëveshjeje, në mos midis të barabartësh, së paku midis aleatësh e të afermish, solidarë për të njëjtën çështje, që marrin pjesë në të njëjtën përleshje.

Koha që kalon

Le t’i kthehemi përsëri rrëfenjës në mënyrë më anekdotike. Pandora hyn në shtëpinë e Epimeteut, bëhet bashkëshortja e parë Prometeut, e cila është qerthullore a me lakadredha. Ajo tregon një gjallim të ngjashëm me hënën, bie fjala, që rritet, tretet, pastaj përtërihet, e kështu pa mbarim. Kjo kohë prometejane është e ngjashme me lëvizjet e trupave qiellorë, domethënë me ato lëvizje qerthullore që skaliten në kohë, që lejojnë ta matësh kohën me anë të tyre. Nuk është përjetësia e perëndive, nuk është as edhe koha tokësore, koha vdekatare, që rrjedh gjithmonë në të njëjtin kah. Kjo është një kohë për të cilën filozofet do të mund të thonë se është imazhi i lëvizshëm i përjetësisë së palëvizshme. Edhe personazhi i Prometeut ndehet, porsi mëlçia e tij, midis kohës lineare të njerëzve dhe qenies së përjetshme të perëndive. Funksioni i tij si ndërmjetësues në këtë histori shfaqet shumë qartas. Për më tepër, ai është vendosur në mesin e një shtylle, midis qiellit e tokës, diku ndërmjet. Ai përbën hallkën lidhëse mes epokës shumë të largët kur në një kozmos të organizuar nuk kishte ende kohë, kur perëndi e njerëz ishin të përzier, kur mbretëronte mosvdekja, pavdekësia, dhe epokës së vdekatarëve, këtej e tutje të ndarë nga perënditë, të nënshtruar ndaj vdekjes dhe ndaj kohës që kalon. Mëlçia e Prometeut është sipas shembullit të yjeve, e ngjashme me atë çka i jep ritëm dhe masë përjetësisë hyjnore dhe që luan kësisoj një rol ndërmjetësie midis botës hyjnore dhe botës njerëzore.

info@balkancultureheritage.com