Duke mos patur kurrfarë teksti në gjuhën ilire, ekspertëtjanë të detyruar të studiojnë këtë gjuhë në lëndën që për nga karakteri i vet mund të zbulojë fare pak gjëra për një gjuhë. I kemi parasysh emrat e përveçëm, emrat e fiseve dhe të vendeve, të cilat janë ruajtur në një numër të madh në mbishkrimet latine dhe greke si dhe në tekstet e shkrimtarëve antikë.
Studimi i kësaj materie ka domethënie të shumëfishtë për njohjen e fazave të ndryshme të procesit të romanizimit, për rekonstruktimin e imigrimit në truallin ilir gjatë sundimit romak dhe emigrimit të eiementit etnik ilir në vise të ndryshme të Perandorisë si dhe për një varg shqyrtimesh të tjera historike, mirëpo shfrytëzimi i kësaj materieje në studimet linguistike është mjaft i kufizuar. Përpjekjet e ekspertëve në pjesën më të madhe janë orientuar që të identifikojnë emrat autoktonë ilirë, që të përcaktojnë etimologjinë e atyre emrave dhe që në bazë të etimologjisë së sigurt të zbulohen ligjet e tingujve të gjuhës ilire.
Lidhur me caktimin e fondit të emrave autentikë ilirë deri tani ka patur më shumë mosmarrëveshje sepse në të kaluarën liungistët u kanë veshur ilirëve, në pajtim me teoritë paniliriste dhe me atribuimin e gabueshëm trungut gjuhësor e etnik ilir të shumë popujve dhe fiseve në tërë Evropën, shumë emra, jashtë arealit ballkanik duke krijuar kështu ngatërresa, të cilat nuk janë tejkaluar as sot e kësaj dite.95 Për shumicën dërmuese të linguistëve teprimet e tilla janë çështje të së kaluarës, prandaj përpjekjet e tyre janë përqendruar në identifikimin e materialit emëror ilir në viset veriperëndimore të Ballkanit, pranë rajonetku supozohet se ilirët, në kohën historike, kanë pasur qendrat e tyre.
Caktimi i domethënies së disa emrave ilirë me ndihmën e gjuhëve të tjera indoevropiane është puna më e mundimshme, në të cilën deri tani është derdhur shumë mund dhe akribi shkencore, mirëpo, nuk ka dyshim se kjo është edhe e vetmja mënyrë e drejtë që të arrihen rezultate të sigurta për njohjen e mëtejshme të gjuhës ilire.
Fatkeqësisht, shumë më tepër ka emra të përveçëm dhe emra të vendeve, domethënien e të cilëve, tani për tani, nuk ua dimë, se sa emra të atillë për të cilët dimë me siguri se ç’do të thonë. Në mesin e këtyre të fundit mund të përmendim për shembull emrin prej dy pjesësh Veselia Felicetas nga një mbishkrim të gjetur në Braç. Pjesa e dytë, latine e kësaj fjale do të thotë fat, e mbasi pjesa e parë ilire Veselia ka ngjashmëri të dukshme me ijalën sllave “veselje”, (gazmend), nuk është vështirë që emrit ilir t’i jepet sqarimi, të cilin e përmban kjo fjalë sllave. Me procese të këtilla ose të ngjashme, veçanërisht me krahasimin e emrave ilirë me gjuhët indoevropiane, me njohjen e ligjeve fonetike të gjuhës ilire, do të mund të rindërtohej, ose edhe të supozohet, domethënia e një vargu fjalësh të tjera ilire.
Domethënia e disa emrave ka qenë e mundur të dihet nëpërmjet gjuhës shqipe, të vetmes gjuhë bashkëkohore në Ballkan që mund të konsiderohet trashëguese e drejtpërdrejtë e ilirishtes. Kështu me ndihmën e fjalës shqipe delmë mund të shpjegohet emri i fisit ilir dalmat, emri i fisit dardan ka lidhje, ndoshta, me fjalën shqipe dardhë, emri Maluntum (Malunati i sotëm në jug të Dubrovnikut) shpjegohet me emrin mal, ndërsa emri i qytetit Bigeste me fjalën bigë - mal me dy maja etj.
Studimi i emrave të përveçëm ilirë tregoi se disa emra, veçanërisht grupe emrash paraqiten vetëm në hapësira të caktuara dhe për shkak të kësaj duhet llogaritur jo një antroponomi e unisuar ilire, por me disa prej tyre, të cilat dallohen mjaft nga njëri- tjetri. Para disa vitesh filologu i Zagrebit, Radoslav Katicic, filloi një analizë të vazhdueshme të emrave të përveçëm, të cilët hasen në mbishkrime varresh dhe në veprat e autorëve antikë. Me këtë rast vërtetoi se ekzistojnë katër rajone të caktuara qartë të emrave — juglindore, dalmate — panonike, të Adriatikut verior dhe norike dhe se brenda tyre ekzistojnë edhe shumë nënrajone (i Adriatikut verior për shembull ka katër nënrajone të tilla: venete, histriane, igase dhe liburne).
Këto hulumtime nxorën në sipërfaqe një problem shumë të madh; a kanë folur ilirët me një gjuhë unike, si është menduar më parë, apo me një varg gjuhësh të ndryshme? Nga ekzistenca të sistemeve të ndryshme onomastike në territorin ilir, vërtet, nuk mund të nxirren përfundime kategorike për ekzistencën e gjuhëve të ndryshme në këtë rajon, por është pak e besueshme, pas tërë asaj që thamë për mungesën e unitetit të kulturës materiale dhe shpirtërore të ilirëve, të supozohet, se ata, prej Alpeve në veri e deri tek Epiri në jug dhe prej detit Adriatik e të Jonit në perëndim dhe Danubit në lindje kanë folur një gjuhë unike. Megjithatë, çështja se në atë rajon është folur vetëm një gjuhë (me një numër të madh dialektesh të ngjashme) apo më shumë, duhet lënë e hapur derisa analizat filologjike të mos zbulojnë, a thua secila prej grupeve dhe nëngrupeve të përmendura emrore ka aq veçori gjuhësore që i dallonin prej atyre fqinje.
Kur shqyrtuam çështjen e gjurmëve ilire në civilizimet e mëvonshme në Ballkan theksuam (në fund të kreut II) se gjuha ilire (ose gjuhët?) nuk ishte krijuar gjatë kohës së okupimit të gjatë romak, e as më vonë, dhe që në formë të ndryshuar është ruajtur në gjuhën shqipe deri sot.