Muslimanët nuk ishin të kenaqur me efektshmërinë e Sulltan Abdylmexhidit dhe qeverisë së tij. Të gjitha përpjekjet e tyre për të pënnirësuar situatën, ishin të padobishme. Zyrtarët e lartë jetonin në luks dhe korrupsion, ndërsa qeveria merrte hua shuma të mëdha parash nga fuqitë evropiane dhe inflacioni arriti në nivele të pashembullt, veçanërisht pas Luftës së Krimesë. Në këto rrethana, Shejh Ahmedi i Medresesë Bajezid, Ferik Hysejin Pasha, dhe disa intelektualë themeluan një shoqatë të fshehtë, që planifikonte të rrëzonte qeverinë dhe të rivendoste Sheriatin. Duhet të theksojmë se kjo përpjekje për të krijuar një shoqatë të fshehtë dhe për të ardhur në fuqi, për të rivendosur Devletin në orbitën e tij origjinale të themeli-mit, ishte e para dhe e vetme. Iniciativa e tyre mund të inter-pretohej si një "organizatë joqeveritare" e rrethanave. Ata ishin të vetëdijshëm për faktin që Tanzimati dhe Islahati ishin ngjarje që binin ndesh me parimet themelore të Devletit.
Kur i kërkuan Hasan Pashait të anëtarësohej në këtë sho-qatë, ai nxori sekretin e tyre dhe për këtë arsye 41 anëtarët e shoqatës u arrestuan në vitin 1859. Ata u gjykuan në barakat e Kulelisë dhe themeluesit e saj u dënuan me vdekje, ndërsa të tjerët u dënuan me burgim; por sulltani i ndryshoi dënimet me vdekje të themeluesve, në dënime me burgim. Kushtet depre-sive të Devletit dhe ngjarjet në Kuleli ndikuan në përkeqësimin ë shëndetit të Sulltan Abdylmexhidit, që vdiq në vitin 1861, dhe vëllai i tij u betua për besnikëri bej'at (nga arabishtja).
Abdylmexhidi kishte një natyrë shumë të ndjeshme dhe dukej se ai nuk ishte i lumtur me ngjarjet, që po ndodhnin në Devlet. Serkurena (Shambellani, administratori i pallatit të sulltanit), Haxhi Ali Pasha, e kishte parë një ditë Abdylmexhi-din në Dhomën e Hërka-i Sherifit, duke u lutur: "Ja Rabbil Më shpëto nga ky njeri", duke iu referuar Mustafa Reshid Pashait.