Golemi dhe Zadrima
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Golemi dhe Zadrima

Në rrafshinën e Golemit, që gjendet pranë Shkodrës, nga ana e lumit Kir, që ka një urë karakteristike me shumë harqe të madhësive të ndryshme; në Zadrimë dhe në lokalitete të tjera që do të përmend, ndeshen vende të ngritura të truallit në formë kikash të vogla. Ato janë të larta nga 3 deri në 5 metra dhe kanë një diametër bazë që vërtitet rreth 4 apo më shumë metra; dhe shfaqen në një formë herë më të lartë e herë më të ulët sipas rasteve. Në afërsitë e Shkodrës gjenden rreth 250 të tilla. Në Zadrimë, posaçërisht në lokalitetin e quajtur Fangu i Nënshatit, rreth katër orë larg nga Shkodra, gjenden të tjera të tilla .

Këto relieve toke janë mesa duket vepër e dorës së njeriut dhe jo ngritje naryrore të truallit. Duke hapur transhe gërmimi për të arritur deri në qendër të tyre, zbulohen kufomat, pranë të cilave gjenden një sërë pajisjesh mortore jo gjithherë të njëllojta, për të cilat do të flas tani. Shqiptarët besojnë se janë varret e stërgjyshërve të tyre të lashtë, domethënë të ilirëve.

Megjithatë mua më duket se nuk mund të pranohet në mënyrë të pakundërshtueshme ky besim popullor shqiptar i cili gjithsesi, siç do të shihet, mund të ketë një thelb të vërtetë. Duke vëzhguar tumat, duke mbledhur pohimet që kanë besueshmëri dhe mbi të gjitha duke shqyrtuar materialin arkeologjik që ka dalë me siguri prej tyre, besoj se mund të nxjerr si rrjedhojë sa vijon.

Po filloj duke bërë dallimin e një grupi tumash që janë përkatësisht të kohëve moderne. Nën to gjenden në të vërtetë armë turke dhe përgjithësisht shumë kufoma të vëna grumbull dhe pa rregull. Janë këto varrime të ngutshme dhe, sipas të gjitha gjasave, mbulojnë ushtarë të vrarë gjatë luftimit. Prandaj nuk do të flas për to pasi janë tepër të vona që t’iu kushtohet atyre një trajtim në këtë paraqitje të materialit arkeologjik.

Përkundrazi, meritojnë të përmenden veçanërisht ato pirgje dheu prej brendësisë së të cilave kazma e kërkimtarit të thesarit nxjerr objekte hekuri që përbëjnë pajisjet mortore të kufomave të pakta dhe të renditura mirë.

Ndër objektet që unë kam parë do të kujtoj shtiza hekuri prej shufre të rrumbullakët, të thjeshta dhe me gjatësi rreth 45 cm; maja shigjetash thjesht prej hekuri, me xhuntë në formë tubi për trupin e drunjtë të shigjetës; mbeturina shpatash dhe heshtash; mjete të pakta dhe të pagdhendura pune; por edhe ndonjë objekt për stolisje vetjake. Një material i tillë, pasi nuk ka karakteristika spikatëse (flas për atë që unë kam parë), i shmanget një klasifikimi apo kronologjie të ngushtë; megjithatë nuk bëhet gabim duke i përfshirë ato në kategorinë e materialit barbar mesjetar.

Lloji i tretë i tumës është ai që ne na intereson më tepër, pasi ato mbajnë brenda kufoma të pajisura me material vërtet arkeologjik. Duke i vëzhguar së jashtmi, këto nuk ndryshojnë nga të mëparshmet pasi edhe ato janë ngritje trualli pak a shumë majëmprehta apo të fryra në formë gjiri, me përmasa më të mëdha apo më të vogla, me formë të rrumbullakët pak gjatoshe. Janë më tej të përhapura pa rregullsi, por jo shumë orë larg nga Shkodra. Nuk mund të them se sa janë, pasi është e kuptueshme që, për të bërë këtë, do të ishte e nevojshme të kryhej një gërmim në të gjitha, apo së paku një provë, për të parë çfarë lloj materiali përmbanin ato që të mund t’i klasifikoje.

Para se të përcaktoj për këtë grup të tretë tumash një datim dhe të jap ndonjë vlerësim mbi to, po përshkruaj disa prej atyre që kanë dhënë një material arkeologjik. Njoftimet dhe përshkrimet përkatëse të këtyre vendeve dhe materialeve të tyre vijnë pjesërisht si rrjedhojë e pamjes së tyre drejtpërdrejtë nga unë dhe pjesërisht prej shënimeve që më janë dhënë nga At Shtjefni, apo që i kam nxjerrë nga relacioni përmbledhës që ai dha për to në artikullin e përmendur tashmë.

Tumat e Mirditës

Territori, që pranë Troshanit Masiat (Shkodër) shtrihet mes fshatit të Sapës apo Nënshtatit dhe atij të Kodër Gjytezës, jep gjetje të bollshme arkeologjike, nga të cilat niund të nxirret si përftindim se ai ka qenë i banuar më dendur. Gjykoj, gjithashtu, se kishte një farë rëndësie, nëse - siç besoj - do të vlerësohet pasuria e objekteve të gjetura, e cila është e madhe nëse krahasohet me stacione të tjera arkeologjike të Shqipërisë. Edhe përsa i përket tumave, ky vend është i rëndësishëm pasi ruan një numër shumë më të madh të tillash. Megjithatë, ato dëmtohen pareshtur nga përmbytjet dhe nga punimet bujqësore, që ndikojnë në zhdukjen tërësisht apo pjesërisht të pirgut të dheut, e që mund të vërehen me vështirësi nga vëzhguesi që i kërkon. Tuma i përket kategorisë së atyre që janë ruajtur mjaft mirë (megjithatë, vërehet se sa është ulur ajo duke e krahasuar me përmasat e burrit që është ulur aty në të majtë).

Katër tumat e para që po marr tashmë në shqyrtim, gjenden në tri lokalitete të rrethinave të Kuvendit françeskan të Troshanit, i cili gjendet rreth gjashtë orë rrugë në jug-lindje të Shkodrës.

Tuma e Quarrit

Qe zbuluar për herë të parë në tetorin e vitit 1919 nga at Bernardin Palaj, që hapi në të një gropë të vogël në të cilën gjeti disa copa qeramike. Në shkurt të vitit 1920 shkoi aty at Shtjefni që hapi një hendek më të thellë, i cili dha rezultate mjaft më të rëndësishme. Në të vërtetë, në pjesën jugore të tumës, aty ku kjo është më pak e dëmtuar, ai hapi një gropë e cila, pasi mbaroi, shkonte rreth 2 m gjatësi, 0.50 m gjerësi dhe 0.80 m thellësi. Nuk ndesh në mbetje skeleti njerëzor por vetëm materialin e mëposhtëm:

  1. Fragmente të katër apo pesë formave enësh argjile në formë filxhanësh, me qeramikë të bukur, por kaq të dëmtuara dhe të thërmuara sa nuk qe e mundur të nxirrej ndonjë ekzemplar i plotë apo pothuaj i plotë.
  2. Shufër hekuri, me prerje katërkëndëshe, e mprehur dhe e shtypur nga njëra anë dhe e shpuar nga skaji tjetër. Masa ishte një metër gjatësi dhe 3 cm e gjerë në pjesën qendrore. Besoj se mund të vlerësohet si një armë luftarake për t’u hedhur.
  3. 3-4. Dy shufra të tjera, në gjithçka të ngjashme me të mëparshmet.
  4. Majë heshte prej hekuri e gjatë 25 cm., që përshkohet në mes dhe për së gjati nga një brinjë prej rreth gjysmë centimetri lartësi. Tubi për xhuntën e dorezës ka masën 10 cm gjatësi.
  5. Majë heshte tjetër, prej hekuri, shumë e gërryer ngaqë mungon pothuaj krejtësisht gypi i xhuntës së dorezës, e gjatë 20 cm.
  6. Majë heshte tjetër, prej hekuri, që shkon në 22.5 cm gjatësi dhe vetëm 3 cm gjerësi: prandaj është mjaft e përhedhur.
  7. Kmesë hekuri, me presë të ngushtë dhe të hollë, që i mungon maja për rreth 5 cm, e gjatë 10 cm; tubi është i gjatë 9 cm. Një kmesë e ngjashme mund të shihet në fig. 38 n. II. Por vetëm se në këtë ekzemplar të fotograftiar tubi nuk është plotësisht i mbyllur.
  8. Lamë thike e pajisur me bisht pak të përkulur. Masa 2.5 cm gjerësi e lamës dhe 13 cm gjatësi.
  9. Lloj arme goditëse në formë kame, pa majë. Masa 27.5 cm gjatësi përfshirë bishtin; është e gjerë në mes 2 centimetra.
  10. Sëpatë dytehëshe, prej hekuri, figura 26, jo e ruajtur mirë, pasi është gërryer nga ndryshku në sipërfaqet, e veçanërisht në tehet. Masa: 22.4 cm në gjatësinë më të madhe; 4.5 cm në gjerësinë më të vogël (ku është hapur vrima për dorezën); presa që shohim në figurë djathtas është 8 cm lartësi, ndërsa ajo majtas vetëm 7 cm, besoj unë, pasi është më e ngrënë; trashimi më i madh, në pjesën qendrore, është 2.5 cm, kështu që vrima që e përshkon përsëgjati është e ngushrë (rreth 15 mm).

Tumat e Kolmarkajt

E para prej tyre gjendet mbi kulmin e kësaj kodre. Ndoshta me provën e gërmimit arrihet qendra e tumës, ngaqë këtu zbulohet një shtresë hiri dhe qymyri, që përfaqësojnë mbetjet e zjarrit. Mbi këtë shtresë dhe të mbrojtur nga gurë, të cilët ruajnë shenja zjarri të fiiqishëm, kishte një enë balte të pjekur, gjithashtu me gjurmë të dukshme të djegies së fortë dhe që nuk qe e mundur të nxirrej pasi ishte kthyer pothuaj në pluhur. Ndoshta përmbante hirin e kufomës së djegur, në rast se, prej shtresës së karbonizuar dhe prej faktit se nuk u gjendën eshtra, duhet të mendohet për djegie kufome. Unë megjithatë, për analogji me tumat e tjera, jam i mendimit se edhe në këtë rast bëhet fjalë për varrimin dhe se një gërmim i gjerë dhe i ngulmët mund të çojë në zbulimin e kufomës. Në mes të shtresës së karbonizuar ishin gjetur objektet vijuese:

  • Copa qelibari me vrimë, në gjendje të keqe ruajtjeje, në numër 13. Ndoshta duhet të konsiderohen si rruaza gjerdani.
  • Unazë gishti, prej argjendi, e thyer në dy copa, me gjurmë të konsumimit prej përdorimit.
  • Numër i madh rruazash gjerdani të llojeve të ndryshme dhe materiali të ndryshëm, por në pjesën më të madhe prej bronzi.

Tuma tjetër gjendet pikërisht në një vend të sheshtë të vogël që gjendet mbi majën e kodrës. Kur u hap një gropë e vogël, dolën dhëmballët njerëzore dhe objektet e mëposhtëm:

  • Majë heshte, prej hekuri, e dëmtuar në krye dhe në tubin e xhuntës së dorezës. Në zanafillë kishte masën rreth 30 cm dhe është e gjerë 5 cm. Në të dyja faqet dhe për së gjati është e përshkuar nga brinja përforcuese.
  • Majë tjetër heshte në gjithçka e ngjashme me të mëparshmen edhe për sa i përket gjendjes së ruajtjes.
  • Copa të ndryshme qeramike që nuk u mblodhën për shkak të thërmimit të tyre.

Tumë e Kodër Kuvez

Mbi këtë kodër (emri i së cilës në gjuhën shqipe do të thotë “kodër e kuvendeve” pasi, sipas traditës, mbi të ishte zakon të mblidheshin krerët e familjeve të fshatit për të diskutuar çështjet që kishin lidhje me interesat e fisit) gjetjet arkeologjike janë më të dendura. Pronari i atij trualli ka ndeshur shumë herë maja heshtash, shufra metalike dhe tulla. Me të tilla është e mbushur toka në sipërfaqe edhe në ditët e sotme. Një provë e vogël gërmimi e kryer në një tumë që gjendet pak më në jug, nxori në dritë një zgavër me mure të vogla tullash, me gjatësi 2 m, gjerësi 50 cm dhe me lartësi 50 cm. Zgavra kishte dysheme të shtruar me tulla. Mbrojtja e sipërme (apo mbuloja) përbëhej nga tulla të mëdha të vëna tërthorazi njëra kundër tjetrës si punë strehe dyujëse. Përmasat e këtyre tullave ishin: 70 cm gjatësi, 40 cm gjerësi dhe 4 cm trashësi. Brenda zgavrës shtrihej një kufomë, e cila nuk kishte tjetër pajisje përveç një vazoje, të katandisur në copëza të vogla.

Tumë e Kodër Bogez

Kjo kodër gjendet në afërsi të Laç Sebastit dhe mbi të gjendej një tumë e të njëjtit lloj me shumë të tjera që vërehen në këtë territor. Mungesa pothuaj e plotë e togut të dheut që e përbënte në fillim, bëri të mundur të arrihej shpejt zgavra e punuar me muret e vogla të tullave dhe me përmasat e së mëparshmes. Ndryshonte prej saj vetëm pasi në vend të strehës dyujëse të bërë me tulla të mëdha, në këtë rast të dytë mbrojtja e sipërme e kufomës përbëhej nga një qemer. Pajisjet mortore përbëheshin nga objektet e mëposhtme:

  1. Një unazë ari, e ruajtur mirë, me diametër të brendshëm 17 mm dhe me lartësinë më të madhe 32 mm (përfshirë dhe gurin). Pjesërisht mund të vihet re nga dy fotografitë e fig. 27 (ajo djathtas e tregon objektin në profil, ndërsa ajo majtas e paraqet në ballinë). Unaza përbëhej prej një shufre ari, e gjitha e punuar me azhur. Mbi faqet anësore gjendet një vizatim me zikzake të vogla që shkojnë nga njëra buzë në tjetrën e shufrës kanë të tillë ecuri. Duke filluar nga pjesa e poshtme, shufra zgjerohet gradualisht për të krijuar rrethin e gurit. Më saktësisht, duke nisur nga pika ku vërehet një kënd në rrethin e unazës (një kënd i tillë shihet në pamjen djathtas), shufra petëzohet në sipërfaqet e sipërme dhe është e stolisur me një punim, gjithashtu, me azhur, por me rrjetë rombesh të vogla. Mbi rrethin e gurit, fiksuar nga një rreth përforcimi, është ngërthyer një gur ornamental prej kristali të pastër shkëmbi, në formë trupi konik, mbi sipërfaqet më të vogla të të cilit, është gdhendur një katërkëmbësh.
    Punimi është i mirë. Unë mendoj se unaza i përket periudhës rreth shek.VII m.Kr.; por mbi të qe mbërthyer një gur ornamental i epokës romake.
    Ishte aty gjithashtu një bishtuk bronzi.
    Dy parzmore bronzi.
    Një fibul argjendi.
    Një monedhë e Septim Severit.
    Një monedhë e Maksimilian Dazës.
    tumat e përshkruara më parë. Këto gjenden në lokalitetet vijues: Kalivaç, Barti dhe në territorin që shtrihet nga Uji i Bardhë i Kurbinit deri në Vaun e Dejës.

Dhe tashmë, pasi kam përshkruar materialin e disa prej këtyre formave të varreve, po kaloj në përcaktimin e epokës së kategorisë së tretë të tumave, domethënë e atyre më të lashta. Parathem se më duket që atypari ato mund të grupohen së bashku edhe për sa i përket epokës së tyre. Në të vërtetë disa lloje objektesh janë të përbashkëta për të gjitha tumat dhe këto gjenden brenda një hapësire me diametër prej pak kilometrash. Shtoj, gjithashtu, se për përcaktimin e epokës është e nevojshme që unë t’i përmbahem asaj kategorie objektesh që kanë karakteristika të tilla prej të cilave arrihet një datim i sigurt apo mjaft i përafërt. Nuk do të marr parasysh në të kundërt grupin e objekteve të cilat, edhe pse janë shfaqur mes prodhimeve të industrisë njerëzore të një kohe shumë të lashtë, parahistorike madje, megjithatë mbesin deri në periudha të vona, gjë për të cilën vetiu i shpëtojne njc përcaktimi të ngushtë kronologjik (për shembull sëpata dytehëshe që, megjithëse prej bronzi, e gjejmë në qytetërimin kreto-mikenas; kmesa prej hekuri e cila shfaqet mes objekteve të fillimit të qytetërimit të LaTëne (6); qelibari, trupthat boshtorë që mund të jenë të epokës parahistorike, etj.). Duke qenë puna kështu, nuk mbetet veçse t’i përmbahemi elementeve kronologjike të nxjerra nga shqyrtimi i formave të varreve me mbulojë qoftë me qemer, qoftë me tulla të mëdha (dykrahëshe?) dhe me mure të vogla, gjithashtu, prej tullash. Veç kësaj, mes pajisjeve mortore, i referohemi unazës prej ari, bollëkut të mjeteve luftarake dhe të punës të gjitha në hekur, ndoshta edhe llambës së bronzit, por mbi të gjitha monedhave romake të epokës së vonë perandorake. Prandaj nuk mund të nxirret një përftmdim i ndryshëm nga ky: tumat që kam njohur unë, për të cilat kam folur më lart dhe që kanë nxjerrë në dritë një material arkeologjik, ngjan se janë të shekujve të parë të Erës së Krishterë, edhe pse paraqesin hera-herës objekte që, të marrë veçan, do të mund të gjykoheshin edhe shumë më të hershme.

info@balkancultureheritage.com