Grammata
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Grammata

Gjiri i Grammatas (ose i Gramës, siç thirret nga vendasit), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor, shumë të thiktë, të Karaburunit (Malet Akrokeraune), në një zonë të pabanuar.

Që nga Dhërmiu, duke ardhur nga jugu, dhe përtej grykës së derdhjes të përroit të Palasës (Palasa ishte vendi i zbarkimit të trupave të Cezarit në dimrin e viteve 49-48), bregdeti është i shkretë, i përbërë më shpesh nga shtresëzime gëlqerore me pjerrësi shumë të madhe, që zbresin që nga kreshta me lartësi afër 1500 m (Mali i Shëmilliut me 1 498 m) deri në nivelin e detit; bimësia aty është e rrallë, shumë pak pemë vetëm në disa nga luginat e vogla, një bar i rrallë dhe shpesh një erë e vrullshme. Bregdeti është pothuajse drejtvizor, pa asnjë thyerje, deri në lartësi të Gramës, që përbën me të vërtetë një vend strehimi për anijet që ndodhen në vështi-rësi përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm në kohë të keqe. Faleza ndërpritet paksa për të krijuar një gji të vogël plot me shkëmbinj nënujorë të rrezikshëm për anijet që nuk bëjnë kujdes, shkëmbinj që janë sot nën sipërfaqe, por që duhet të kenë qenë dukur qartë mbi det kur niveli i tij ishte më i ulët nga ai i sotmi, sikurse ishte në antikitet. Një plazh me gurë zalli, shumë i pjerrët, me gjerësi rreth 50 m, lejon të shkohet në thellësi të gjirit, ndërsa mbrapa tij një grykë e ngushtë bën që të rrjedhin, në kohë shiu, ujrat e një përroi që zbret me vrull nga mali.

Guroret

Gjiri i Gramës ka qenë, fillimisht, një zonë e shfiytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet. Por nuk është kjo e vetmja qendër antike me gurore në zonën e Karaburunit: shumë prej tyre janë të dukshme në bregun lindor të gadishullit, në anën e gjirit të Vlorës ; gurorja e Mermerit ka qenë shfrytëzuar më shumë se të tjerat, për shkak të cilësisë së gurit. Në këtë gurore, faleza ka qenë shfry tëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m ; blloqet e shkëputura transportoheshin, pastaj, me anije për të furnizuar kantieret e mëdha urbane, si në Epidamn-Dyrrah dhe në Apoloni. Në gjirin e Gramës, guroret kanë qenë shfrytëzuar sidomos në shpatin jugor: në hyije të gjirit, faleza rreth 30 m të larta dhe 100 m të gjera dëshmojnë për këtë shfiytëzim të guroreve drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e detit; më tutje, tashmë mbi bregun, një gurore tjetër ka qenë shfiytëzuar një një lartësi prej 50 metrash në dy faqe që formojnë një kënd të drejt. Natyrisht, shfrytëzimi i guroreve është më i hershëm nga mbishkrimet që kanë qenë gdhendur në këto faleza, përndryshe mbishkrimet do të kishin qenë prishur. Mund të mendohet se shfiytëzimi i guroreve nis me fillimin e urbanizimit, sidomos në ngulimet koloniale, domethënë duke filluar nga shekulli i VI para Krishtit dhe sidomos gjatë fazës së madhe të ndërtimeve në shekujt IV-III p.e.sonë, sikurse është rasti veçanërisht në Apoloni. Ka mundësi pra që asnjë mbishkrim të mos jetë më i hershëm se shekulli i III para Krishtit.

Mbishkrimet

Mbishkrime antike në faqen shkëmbore në gjirin e Gramma, mbishkrim latin
Me emrin e Gneiu Pompey

Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet mbi falezat që rrethojnë gjrin, sikurse në pikën veri-perëndimore të ishullit Siros ku ka një tjetër vend me emrin Grammata. Në qendrën e Siros grafitet kanë qenë shkruar nga shekulli i V në shekullin e VII pas Krishtit ; në qendrën e brigjeve të detit Jon, mbishkrimet greke më lashta u takojnë shekujve të fundit para erës sonë, të pasuara nga disa mbishkrime latine të periudhës perandorake, përpara se greqishtja mesjetare të bëhet mbizotëruese me mbishkrime që në më të shumtën e herëve i drejtohen Jezu Krishtit.

Këto mbishkrime janë të njohura, të paktën, që me kalimin e Qiijakut të Ankonës, më 1434, i cili kishte marrë shënim shtatë tekste. Porti i Gramës del në portulanët grekë të shekullit të XVI (midis viteve 1534 dhe 1573). Henri Daumet, shoqërues i Leon Heuzey në misionin e tyre arkeologjik të Maqedonisë (Mission archëologique de Macëdoine, Paris, 1876) vjen në gjirin e Gramës dhe kopjon edhe ai tre mbishkrime të tjera. Austriaku Carl Patsch vjen gjithashtu aty me rrugë tokësore në pranverën e vitit 1900 dhe boton katërmbëdhjetë tekste, përfshi edhe tre tekstet e Daumet.

Mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës: Faik Drini, më 1999, jepte një numër prej 1500 mbishkrimesh, gjë që është plotësisht e mundur. Kornizat e vogla të lëmuara mbi shkëmb janë të panumurta, por shumë prej tyre nuk përmbajnë më tekste që mund të lexohen, për shkak të erozionit të shkaktuar nga era dhe shiu që përplasen mbi këto faleza që prej më shumë se dy mijëvjeçarësh për sa u takon teksteve antike.

Mbishkrimet antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtare, mbrojtëse të detarëve dhe të anijeve. Formula e përdomr saktëson që autori i mbishkrimit “i kërkon ndihmë Dioskurëve” për njerëztëndryshëm,anëtarfamiljeje,bashkëudhëtarë, bashkëskllevër ose bashkëluftëtarë

Disa nga përfituesit e këtyre lutjeve janë me origjinë nga qytete të largëta, por s’mund të thuhet me siguri në se ata vetë janë të pranishëm në Gramë : ata janë nga Ilioni, Fokea, Heraklea, Ponti apo Sebastia (Samaria e lashtë), gjë që dëshmon për qarkullimin përgjatë këtyre brigjeve të detit Jon dhe Adriatik të udhëtarëve që me shumë gjasë kanë qenë duke shkuar për në Itali ose duke u kthyer prej andej. Prania e emrave latinë të përkthyer në greqisht flet gjithashtu për lidhjet e ngushta midis dy brigjeve të Adriatikut dhe të detit Jon, në atë shkallë sa emrat latinë përdoren nga banorë të bregut lindor.

Emri i Cnaeus Pompeius, me shkronja greke, na sjell në mendje luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut të madh, por ky emër mund të jetë edhe i djalit të madh të tij, roli i të cilit në det është vënë në dukje nga Cezari (De Bello civili, III, 4, 4 ; 5, 3 dhe 40): pikërisht ai ua merr Orikun forcave të Cezarit përpara se të sulmojë portin e Lisit.

Mbishkrimet mesjetare, të shkruara në greqisht, janë lutje që i drejtohen Jezu Krishtit, përgjithësisht duke përdorur formulën “Senjor, ndihmoje shërbëtorin tënd”. Besimtari kërkon nga Zoti ndihmë për veten, natyrisht sepse ndodhet në hall të madh e për këtë arsye bën thirje për ndihmë për një ndërhyrje të shpejtë e të menjëherëshme. Dokumenti mesjetar më i çuditshëm, i paraqitur tashmë nga Henri Daumet, është ai që tregon se më 1369, Mbreti i Romakëve Johani i V Paleologu ka ardhur në gjirin e Gramës, gjatë një udhëtimi për në Venedik, i njohur nga dëshmitë bashkëkohëse.

info@balkancultureheritage.com