Gryka e Kotorrit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gryka e Kotorrit

~Marcin Czerminski

Në në orën 5 të mëngjesit, anija avullore “Oreste” të ë në orën 5 të mëngjesit, anija avullore “Oreste” nisi lundrimin nga Gravoza për në Kotorr, prandaj muret e Raguzës së lashë një ditë më parë dhe vendosa të kaloj natën në anije. Mbrëmja ishte e bukur, qielli plot me yje dhe në të nuk pashë asnjë re. Një erë e lehtë nga deti freskonj shkëmbinjtë e ndezur gjatë ditës nga dielli. Freskia ndjehej edhe në vilat e banorëve të Raguzës që mbështeteshin në këta shkëmbinj. Prej tyre shpëmdahej aroma e mrekullueshme e luleve që rrethonin rrugën përgjatë kopshteve. Qetësia mbretëronte kudo, dëgjohej vetëm fëshfëritja e valëve të detit që përkëdhelnin bregun. Hëna filloi të ngrihej mbi plantacionet me qiparisa dhe hodhi rrezet e saj mbi malet, qytetin, detin, duke ndryshuar gjithë horizontin e natës me një tisë tjetër madhështore. Është e çuditshme se si i njëjti vend dhe e njëjta rrethinë të lënë tjetër përshtypje natën, në krahasim kur ato i shikon në dritën e diellit, duke të ndryshuar ndjesitë shpirtërore. Kjo nuk ndodhi me mua kur u gjenda në kuvertën e anijes dhe hodha sytë drejt detit të pafund, kur në hapësirën pambarim të qiellit, të mbushur plot me yje harrova krejtësisht bukuritë e rrethinave dhe gjithçka të asaj që më rrethonte. Ndërkohë, mendimi më shkoi tek Zoti, Krijuesit të kësaj natyre të mrekullueshme, e cila na mëson që ta njohim Atë, ta adhurojmë dhe ta duam. Hyra në kabinë për të kryer meshën e mbrëmjes dhe gjatë kohës së bisedës në heshtje me Zotin, gjumi më kaploi qepallat. Vetëm atëherë kur rrezet e diellit që po perëndonte hynin nëpërmjet dritareve të vogla, më bënë të kuptoja se dita i la vendin natës.

Avullorja kishte disa orë që po lundronte dhe po kalonte pjesën më të madhe të Adriatikut. Duke mos patur asnjë ishull përreth, deti filloi të lëkundë dhe të ngrejë anijen aq fort përpjetë, saqë ishte e pamundur të qëndroje në kuvertë. Zëri monoton i komandes së anijes bashkohej me sëkëllimën e makinerisë, si dhe me buçhjen e valëve.

Melankolia, kjo sëmundje e detit, pushtoi pothuajse gjithë udhëtarët.. duke i detyruar që të gjenin qetësi në kabinat e tyre. Vetëm mbas disa orëve lundrim, deti u qetësua, atëherë kur "Oreste" kaloi fortesën “Punta d’Ostro” dhe hyri në Grykën e Kotorit. Edhe në anën për karshi “Punta d’Arza” ngrihet një fortesë tjetër. Terreni midis tyre dhe ishullit të dikurshëm Mamola, i shëndrruar edhe ky në një fortesë të fuqishme, mbrohet nga një kurorë që qëndron si roje në një prej portave më të famshme të botës. Ajo përjetohej në anije, shfaqej në kuvertë, për t’u mrekulluar me pamjet mbresëlënëse. Këtu ndodhen katër gjire në formë trekëndëshe, që lidhen midis tyre me kanale që ngjeshen pranë maleve shkëmborë të Dalmacisë, Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Hyjmë në gjirin e parë, Toplën, që përpara ka qytezën kështjellë piktoreske “Castelnuovo”, që sllavisht quhet Hercegnovi. Atë e themeloi mbreti i famshëm boshnjak Tvartko I në vitin 1373. Pastaj ai i takoi Venecias, për njëfarë kohe edhe Spanjës, të cilës i dedikohen ndërtimet e mureve piktoreskë e të fuqishëm të kështjellës. Pas kësaj, ai humbet për një shekull e gjysmë nën thundrën e osmanëve, dhe më pas ra përsëri në zotërimin e Venecias. Që nga kjo kohë me të është lidhur fort fati i gjithë qyteteve të Grykës së Kotorrit.

Për syrin, Castelnuovo paraqet një pamje të këndshme. Ai ndodhet midis plantacioneve me ullinj, portokalle dhe limona, nën hijen e rrapeve të gjatë dhe qiparisave të lartë, i zhytur në det dhe i mbrojtur nga një kështjellë e fortë me stilin e asaj kohe. Krahas varfërisë së bimësisë të rrethinave shkëmbore, gjelbërimi i pasur dhe i dendur këtu, në krahasim me territoret e tjerë, tërheq vëmendjen e çdo udhëtari dhe josh drejt vetes banorët e qyteteve fqinjë.

Lëvizjen e saj nga Castelnuovo, anija e drejtoi tek kanaii “Kumbur”, që lidh gjirin e Toplës me “baja di Teoda” që ështe gjiri më i madh nga gjithë të tjerët që bëjnë pjesë në Grykën Kotorrit. Këtu pata ndjesi të çuditshme, të cilat u shumuan pe shkak të kanalit tjetër që quhet “la Catena”. Ai është aq i ngushtë. saqë në kohët e mëparshme, ndoshta edhe sot, e mbyllin me nj’ zinxhir për të penguar hyrjen e anijeve armike, nëse ato rastësishl në mënyrë të papritur mund të kalojnë pengesat e shumta, postet rojeve dhe përforcimet që ruajnë Grykën e Kotorrit.

Duke dalë nga kanali “Le Catene”, nga ana e majtë, para nesh kemi gjirin e Rizanit, nga e djathta gjirin e Kotorrit, ndërsa së largu duket qyteza Perasto, dikur e famshme prej flotës tregtare që kishte. Para saj janë dy ishuj të vegjël, ku ndodhen dy faltore, kisha të Zotit, njëra e ritit lindor dhe tjetra e atij perëndimor. Ishujt janë aq të vegjël dhe të sheshtë, saqë duken sikur shërbejnë si kisha monumente të Shën Gjergjit dhe Shën Mërisë “dello Scarpello”, sepse, përveç banesës për famullitarin, aty është vështirë të gjendet ndonjë hapësirë tjetër e lirë. Ajo që ka mbetur është e caktuar për besimtarët që vijnë për peligrinazh, në rastet kur gjatë ceremonive fetare vendet që ndodhen brenda kishave janë të zëna.

Në ditën e festimit të Fjetjes së Shën Mërisë, jo vetëm në Peraste, por dhe në rrethinat e tjera, besimtarët shpejtojnë të marrin pjesë në procesionet me ikonën e Shën Mërisë. Ajo transportohet me varka në kishën fqinje të Perastos. Sa pamje e bukur duhet të jetë kjo, ku me mijëra varka me vela të ngjyrave të ndryshme, të mbushura plot me besimtarë të veshur me rroba të bukura popullore, me flamuj të vegjël në duar lëvizin me ngadalë pas varkës më të madhe të mbuluar me një kuvertë të purpurt, e cila mban dhe ikonën e Shën Mërisë “dello Scarpello”.

Ju lutem, përfytyroni: qielli i kaltër, drita që dridhen, rreze të pastra diellore, deti me valët blu, vargmale shkëmborë dhe midis tyre gjithë kjo ceremoni e jetës fetare, me muzikë dhe këngë që dalin nga mijëra gjokse. Kështu pra, do të kemi një pamje të shkëlqyer, të cilën do ta kishte të vështirë ta vizatonte një penel, qoftë dhe nga dora mjeshtërore e një piktori. Vetëm në “miniaturë*' e pashë këtë skenë, kur në ditën e festës, banorët e Perastos, me varka të vogla me vela shpejtonin për në Meshën e Shenjtë për në “Sanctuarium” -in më të famshëm në tokën dalmate, atë të “Madonna dello Scarpello”. Vetë zemra ma bënte që të ndalesha në vendin e çuditshëm dhe të falesha së bashku me popullatën sllave. Por, për fat të keq, anija avullore vazhdoi lundrimin për në qytetin e Rizanit. Aty la ushtarët, mori të tjerë dhe, duke lundruar për njëfarë kohe përgjatë gjirit, u nis përsëri për në Perasto, Stelievo, Perzagus dhe në qytezat e tjera të shpëmdara në pellgun e Gjirit të Kotorrit.

Me sa duket, në botë nuk ka port të tillë që, për sa i përket bukurisë dhe pozitës strategjike, sigurisë dhe përmasave të mund të krahasohet me Kotorrin. Liqeni në malet e Alpeve ose “Morskie Oko” që ndodhet në Poloni në mes të Tatrave, i vlerësuar me nota shumë të larta, mezi jep një pamje të zbehtë të vendndodhjes të një cope deti që i ngjitet shkëmbinjve, në krahasim në atë të Kotorrit, me majën e malit që takon retë e qiellit. Dhe ç’mund të thuash pastaj për labirintet e këtyre kanaleve, për ishujt e vegjël, fortifikimet, të gjitha këto që e zbukurojnë atë, sikur të jetë një sallon balloje me përmasa të mëdha, në të cilën mund të organizohej një | koncert i të gjitha flotave të Evropës të grumbulluara së bashku. Si foletë e dallëndysheve të ngritura nëpër shtëpitë, të mëdha apo të vogla, atyre të lejlekëve të ngritura majë pemëve nëpër kopshtet e fshatrave, ashtu dhe këtu, nëpër majat e maleve, kanë mbirë kështjellat, bastionet, fortesat me topa të gatshëm për të goditur me breshëri dhe të bëjnë shkrumb e hi armikun që do të guxonte të prishte qetësinë në këtë harmoni detare. Kjo qetësi dhe harmoni mos vailë kanë qenë ndonjëherë të rrezikuara? Sigurisht që po. Madje, që nga kohët dhe traditat e hershme.

Me kalimin e shekujve, Kotorri kaloi nga një dorë në tjetrën, njëherë ishte republikë më vete, herën tjetër ishte nën thundrën e robërisë.

Si rrjedhojë e përkujdesjes së Serbisë, në shekullin XIV, Kotorri administronte një flotë pothuajse të barabartë në numër me atë të Raguzës, ndërsa tregtinë e tij e shtriu larg, përtej D.etit Mesdhe dhe përtej Hercegnovit fqinj. Gjithashtu, ai nuk përfilli aleancat me Raguzën dhe as me Venecian. Sipas nevojave që kishte, popullata e Kotorrit njëherë thërriste për ndihmë njërën prej këtyre republikave dhe më pas tjetrën. Kur ata kërcënoheshin njëherësh prej këtyre të dyjave, kërkonin ndihmën e Serbisë, Bosnjës, Hungarisë ose princërve të Balshajve, në varësi se cili shtet do të jepte më shumë garanci për të ruajtur pavarësinë e Republikës së vogël.

Përfundimisht, si rezultat i tensioneve të vazhdueshme në marrëdhëniet me fqinjët, Republika e Kotorrit krijoi bindjen se do të zhdukej nga skena e historisë, në rast se nuk do të pranonte një përkujdesje të vazhdueshme nga një shtet i fuqishëm. Për këtë, në korrik të vitit 1420, portat e saj ia hapi Pjetër Loredano-s, legatit të Venecias dhe pranoi pushtetin e dozhëve, me kusht që do të vazhdonte të kishte privilegjet e mëparshme, si dhe statusin që dikur ishte miratuar nga mbretërit serbë.

Që nga kjo kohë, historitë e Kotorrit janë pothuajse të njëjta si ato të gjithë qyteteve dalmatë që ishin në varësi të dozhëve venedikas.

Me fillimin e këtij shekulli, në Grykën e Kotorrit u zhvilluan luftime të përgjakshme. Flotat e Anglisë, Francës dhe Rusisë kanë qëndruar gjatë në këtë Grykë. Në veçanti, kjo e fundit (flota e Rusisë) mendonte se do të qëndronte përgjithmonë, por fatet e historisë rrodhën ndryshe. Napoleoni përgatiti terrenin për pushtimin e saj nga monarkia e Hasburgëve. Ndërkohë Austria kuptoi rëndësinë e vlerave të jashtëzakonshme strategjike të Grykës së Kotorrit. Prandaj ajo i ruante si sytë e ballit të gjitha fortesat dhe fortifikatat, tek të cilat ushtarët ngjiteshin si milingona në serpentinat e kategorive të ndryshme të rrugëve, duke vrapuar pas rënies së burisë ushtarake, e cila shpëmdahej si jehonë nëpër grykat e thepisura.

Jo vetëm për sa i përket rëndësisë strategjike ushtarai. Kotorri është njëkohësisht edhe qendër fetare, ndonëse shar- e kristianizmit janë ndeshur me kërcënimet e armikut.

Shqipëri, ndonëse ajo ndodi larg, osmanët edhe sot sil' ashpër ndaj të krishterëve që quajnë kaurë. Deri vonë kështu . qenë edhe në Hercegovinë. Mali Zi, që i përket besimit ortodoks, ndoshta ka qenë më i rrezikshëm se sa osmanët.

Kështu që, si një krillë që ruan kopenë e saj, edhe peshkopi katolik përkujdeset për grigjën që i është besuar.

Ashtu përkujdeset për të vetët edhe peshkopi serb i besimit lindor të krishterë. Si dhe më parë, ky i fundit rezidencën e ka në Kotorr, gjë që ne nuk e dinim. Për sa i përket katolicizmit, një gjë është e sigurt se, që në Sinodin e parë të Nicës ishte i pranishëm edhe peshkopi Gjoni I nga Kotorri (viti 325), ndërsa peshkopi i dytë, kolegu i tij nga Rizani mori pjesë në Sinodin e mbledhur në Romë prej Papës Shën Julianit në vitin 341.

Përderisa në Grykën e Kotorrit gjenden dy peshkopë në shekullin IV, atëherë mund të hamendësojmë se besimi i shenjtë është përhapur këtu në dy shekujt e parë të erës sonë, ndoshta prej vetë shenjtoritTitus, apostolit të Dalmacisë, nxënësit të Shën Palit. Megjithëse nuk gjeta asnjë gjurmë se kristianizmi në Kotorr filloi që në kohët apostolike," ka ië ngjarë që kjo të jetë e vërtetë. Sulmet e paganëve të avarëve dhe sHavëve nuk mundën të zhduknin krishtërimin, përkundrazi, vetë pranuan Pagëzimin e Shenjtë. Kjo është shenjë që kristianizmi me lëshuar rrënjë të thella në Grykën e Kotorrit. Megjithatë . sende të kristianizmit të shtatë shekujve më parë të erës më shumë sende këtu mund të gjesh të periudhave, duke  gjysma e dytë e shekullit VIII.

Përderisa tregtarët venecianë nuk kundërshtuan, patrikët e Kotorrit me një procesion ceremonial reliken e shenjtë e dërguan në vendin ku sot ndodhet kisha katedrale e Shën Trifonit. Që nga ajo kohë, figura e Martirit të Shenjtë gjendet në flamujt e qytetit, në vulat e republikës, madje edhe në monedha, të cilat që nga ky çast quhen “trifona”. Reliket e shenjta i dhanë frymëzim banorëve për të ndërtuar kishën për këtë shenjtor Patron. Kur me kalimin e kohës rezultoi se ajo ishte e vogël, në shekullin XIV ndërtuan një kishë të re, më të madhe, që sot është e njëjta kishë që është dhe si katedrale e Kotorrit.

Brendësia e saj është e bukur, e zbukuruar me mermer. Për ne edhe për një arsye tjetër, ajo është e shtrenjtë, sepse në të ruhel kryqi me drurin e shenjtë të Kryqit, me të cilin Ati Marek d'Aviano bekoi Sebieskin kur në malin Kahlemberg ai nisi sulmin ne kampin osman.

Jo më pak interesante me reliken e Shën Trifonit lidhet edhe një histori tjetër e shekullit XVIII. Mateo Bonascio, i ashtuquajturi Bevali, një tregtar nga Kotorri, i cili për interesa tregtare përshkoi gjithë Serbinë, Maqedoninë dhe më në fund mbërriti Kostandinopojë. Këtu u njoh me një murg të moshuar dhe, duke përfituar nga përzemërsia e tij, pranoi mikpritjen që i ofroi. Meqenëse ai ishte një i moshuar besimtar i devotshëm dhe njihte mirë gjendjen në vend, i tregoi Bonascios se ai kërkonte për një kohë të gjatë pa asnjë rezultat kafkën e Shën Trifonit. Këtë relike të shenjtë, bashkë me relika të tjera i kishte vjedhur një dorë hajdute nga katedralja e Kotorrit në fund të shekullit X. I gëzuar nga ky tregim, i moshuari e njoftoi atë se këtë relikë e ka ai vetë. Në vijim të bisedës tha: “Një ditë përpara mbërritjes tënde, në gjumë m’u faneps Shën Trifoni dhe më kujtoi që të mos ia fsheh kafkën e tij ndonjë dalmati që do të interesohej për të.

Bonascio-ja i lumturuar se gjeti reliken e humbur u nis bashkë me të për rrugë nga Selaniku për në Durrës. Atje hipi në një anije për në Kotorr. Për shkak të vështirësive paparishikuara që i ndodhën gi rrugës, u detyrua të ndalonte në Ulqini. Reliken e Shenjtë ai e vendosi vrap në manastir, ndërsa vetë shpe « nëpërmjet maleve shkëmborë të vajtur sa më parë në qytetin ; lindjes. Lajmi për ngjarjen e lumtu- parapriu Bonascion, sepse në Kotori tashmë dinin gjithçka për të.

Për këtë arsye, në qytetin e tregtarit besimtar u organizua një procesion për këtë ngjarje. Në një kohë të shpejtë, Senati i Kotorrit i dha atij një anije dhe disa shoqërues për të sjellë në mënyrë të sigurt kafkën e Patronit të Shenjtë.

Këtë përfaqësi e pritën përsëri me ceremoni kur u kthye, ndërsa reliken e vendosën në kishën katedrale, ku ndodhet edhe sot, e cila është e famshme për mrekullitë e shumta.

Gjithashtu, banorët e Kotorrit kanë edhe shenjtorët e tyre që u besojnë. Dy prej tyre janë më të shquarit ndaj të tjerëve dhe konkretisht: Nicetus Macarius dhe Gjoni nga Kotorri, të martirizuar gjatë kohës së perandorit Leon Ikonoklasti. Aktet e martirizimit për ta tregojnë se kanë qenë të lidhur me pranga, të kallur nëpër burgje dhe, kur nuk kanë pranuar të jepnin pikturat e shenjta për t’i shkatërruar, u masakruan me urdhër të perandorit.

Organizimi i Republikës së Kotorrit, për shumë problematika, të kujton Raguzën. Dyzet patricë, që midis tyre nuk kishin asgjë të përbashkët për sa u përket lidhjeve fisnore, krijuan “Këshillin e Lartë” (Consilium Majus), i cili merrej me pushtetin legjislativ, me çështjet financiare dhe ato gjyqësore. Deri në fund të shekullit XIV, mbledhjet e këtij këshilli bëheshin në kishën katedrale të Shën Trifonit, ndërsa më vonë, deri në tërmetin e vitit 1667, në “Sallën e madhe” të pallatit të këshillit nën drejtimin e kontit (del Conte).

“Conte” kishte pozitën më të lartë në këtë shtet të vogël. Ai zgjidhej në Asamblenë e Përgjithshme të fisnikëve të Kotorrit që dilte nga gjiri i patricëve të qyteteve mike dalmate. Deri në shekullin XIV, mandati i tij ishte një vit dhe më pas vetëm një muaj. Institucioni i “Conte”- s ishte me rrogë dhe përveç kësaj ai merrte edhe një të ardhur në natyrë nga çdo ngarkesë e varkave dhe rrjeti i peshkatarëve. Gjatë mandatit, si atij, po edhe ndonjë prej të afërmve të tij nuk u lejohej të mermin dhurata. Asnjë nuk kishte të drejtë ta ftonte atë në ndonjë banket apo ta bënte kumbarë. Me një fjalë “Conte” nuk duhej të futej në asnjë lloj marrëdhënieje shpirtërore me popullsinë vendase. Madje atij nuk i lejohej që, pa miratimin e Këshillit të Lartë, të kalonte jashtë qytetit. E tillë ka qenë përkujdesja në zbatimin e ligjeve të Republikës, me qëllim që ai të drejtonte shtetin, t’i përkushtohej atij me gjithë shpirt vetëm për të mirën publike.

Magjistratura e dytë e Kotorrit ishte “Consilium Rogatorum Ajo përbëhej nga katërmbëdhjetë anëtarë, shumica e të cilëve përtëritej për çdo vit nga këshilli prej rrethit të fisnikëve Ivy senat vendoste për luftën dhe paqen, zgjidhte interesat urgjeme shtetërore, emëronte ambasadorët dhe i udhëzonte ata për çështjet civile, shqyrtonte çështjet më të rëndësishme kriminme. mbikëqyrte shpalljen dhe zbatimin e ligjeve. Nga kjo përbërje diitc “Këshilli i Ulët”. Ai zgjidhte çdo vit tre gjyqtarë. Kjo zgjedhje ishte e formës së prerë dhe dënohej me gjobë në rast se gjyqtai i ; zgjedhur i shmangej pranimit të detyrës. Nën drejtimin e Kontil, gjyqtarët formonin gjykatën më të lartë. Në rast se ndodhte që të krijohej ndonjë dyshim ose ndonjë ngjarje që nuk parashikohej në legjislacion, anëtarët e kësaj gjykate ishin të detyruar të konsultoheshin me të tjerë më të moshuar, ose t’i zgjidhnin ato sipas të drejtës zakonore. Të pandehurit mbroheshin nga avokatët dhe kishin të drejtë të apelonin vendimet e gjyqit tek gjykatat italiane, p.sh. në Romë, Peruxhia, Bolonjë, Padova dhe në Veronë. Magjistratura e tretë që quhej “Këshilli i Ulët” (Consilium Minus), përbëhej nga shtatë anëtarë që zgjidheshin me shumicën e votave të anëtarëve të “Regatorium”-it. Senatorët e tij, bashkë me Kontin, zbatonin ligjet e miratura nga Këshilli i Lartë ose nga Senati dhe jashtë përfaqësonin pushtetin më të lartë të Republikës.

Pra shohim se qeverisjet e Kotorrit, të ngjashme me ato të Raguzës dhe të disa republikave të tjera të vogla, si të Perastit dhe Budvës, ishin aristokratike. Fisnikëria përkujdesej aq shumë për privilegjet që kishte, saqë me statut i ndalohej të lidhej me shtresat jashtë saj, në të kundër fëmijët do të klasifikoheshin si plebej. Është për t’u çuditur se edhe nëpër manastiret ruheshin plotësisht dallimet shoqërore. Manastiret e Etërve Domenikanë, të kishave të Shën Palit dhe Shën Kollit ndaloheshin të pranonin ata që nuk i përkisnin serës së fisnikëve. Madje këtë shembull e ndoqën dhe manastiret e femrave. Disa prej tyre, si manastiri i Shën Mërisë ual ponte Gordichio”, i themeluar në vitin 1340, apo ai i Shën Klarës (1364) përcaktoheshin vetëm për shtresën e fisnikëve. .ndërsa manastire të tjerë, si ai i Shën Jozefit dhe Shën Luçit ishin m për vajzat e plebejve.

Për sa i përket situatës së sotme, gjithçka ka ndryshuar, Shumë manastire janë zhdukur nga faqja e dheut, të tjerë janë shndërruar në magazina ose janë boshatisur. Etërit Françeskanë në dy manastiret e tyre, siç u binda dhe vetë, kishin vetëm tre kapllanë. Nga pasuritë e mëparshme kanë mbetur vetëm rrënojat në kishën katedrale, ndërsa gjendja materiale e kapllanëve të zënë në shërbesat fetare krahasohet pothuajse me varfërinë. Dikush që njeh mirë situatën, një vendas, i tha shkruesit të këtyre rreshtave se, ne famullitarët marrin një pagë vjetore fikse prej 40 zllotëve.

Nga kujtimet tradicionale të Kotorrit, njëri nga më interesantët që është ruajtur deri tani, është ajo e vëllezërve të Shën Kollit. Ai u krijua që në shekullin XIII, sipas mënyrës së krijimit të shoqatave të sotme të ndihmave të ndërsjellta. Gjithësisht ato quhen “Marinerezza” për arsye se në të bëjnë pjesë vetëm marinarët e Kotorrit. Secili “vëlla” çdo vit paguan një kuotë në arkën e përbashkët, nga e cila marrin ndihma të sëmurët dhe të paaftët për punën e marinarit, ndërsa vajzat për pajën e tyre. Gjithashtu, me këto fonde mbulohen dhe shpenzimet që bëhen për sjelljen e trupave të “vëllezërve” që vdesin në terrene të pabanuara, ose në vende pa besim fetar.

Nëpër rrugët e qytetit, në një kopsht të bukur publik, buzë detit dëgjohet të fiitet kaq shumë gjuhë si dikur kur ndërtohej kulla e Babilonisë. Mbi të gjitha, vëmendjen ma tërhoqën më shumë malazezët. Ata më hynë aq shumë në zemër, saqë pata dëshirë të shihja folenë e tyre sekrete, për të cilën kisha dëgjuar shumë gjëra prej kohësh. Rasti për këtë u paraqit i shkëlqyer. Kisha për të shkuar në kryeqytetin e Shqipërisë osmane. Nga Kotorri vetëm dy rrugë të çojnë atje: ose nëpërmjet detit për në portin osman të Shëngjinit (San Giovanni di Medua) dhe pastaj me kuaj për në Shkodër, ose nëpërmjet Malit të Zi dhe liqenit të Shkodrës, ku në cepin e tij fundor shtrihet kryeqyteti i Shqipërisë.

Për këtë më ofruan rrugën e parë si më të sigurt, për më tepër se në këtë rrugëtim do të shkonte nga Kotorri edhe kryepeshkopi i Shkodrës, Hirësia e tij, Guerini. E kisha të lehtë për t’u bashkuar me të, pa qenë nevoja të shoqërohesha nga nëpunësi i konsullatës austriake, i cili vjen nga Shkodra në port për të marrë postën që i sjellin anijet. Ndërkohë, rruga e dytë, më thanë troç se, është shumë e rrezikshme si për malazezët, ashtu edhe për osmanët. Për fat, ata që më frikësuan ishin italianë, për të cilët dihet se, krahas shumë të mirave që kanë, nuk shquhen shumë për trimëri. O do të shkoj tani në Malin e Zi, ose asnjëherë! Prandaj vendosa të shkoj në Cetinë. Duke qenë se është kryeqytet, atje do të mund të takohem mc ministrin austriak, në oborrin e princit, prej të cilit mund të informohem më mirë nga të tjerët nëse rruga e mëtejshme nga Maii i Zi për në Shkodër është e mundshme për t’u bërë. Në fund të fundit isha i bindur se do të kisha edhe ndihmën e tij, për mëse kisha me vete edhe një letër rekdmandimi për të. Prandaj "•-•sita kuajt për në orën tre të mëngjesit të ditës së nesërme, me qëllim që të udhëtoja në freski nëpër malet shkëmborë, ndërsa mbrëmjen e kalova midis miqëve, Etërve Françeskanë.

Kështu përfundova udhëtimin nëpër Dalmaci, duke mos e ditur se tre vite më vonë do të ndodhesha përsëri në bregdetin e saj dhe do të thithja përsëri ajrin e freskët të detit gjatë kthimit nga udhëtimet e gjata në Bosnjë dhe Hercegovinë.

info@balkancultureheritage.com