Gurëzeza
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gurëzeza

Rrënojat e qytetit antik, ende të paidentifikuar, gjenden në kodrën e Gurëve të Zes (508 m), përballë Margëlliçit, në krahun jugor të luginës së Gjanicës. Qyteti ishte ngritur mbi rrugën natyrore, e cila lidhte Apoloninë me Bylisin, duke kaluar nëpër kreshtat e kodrave që ndanin luginën e Gjanicës nga ajo e Vjosës. Gjithashtu, qyteti kontrollonte që lart luginën e mesme të Gjanicës, si dhe fushën pjellore të Cakranit.

Megjithëse nuk ka pasur gërmime arkeologjike, nga Gurëzeza vjen një numur i konsiderueshëm gjetjesh. Qeramika e shek. IV p.e.sonë vjen kryesisht nga Apolonia, ndërsa në shek. 111-11 p.e.sonë ajo i takon prodhimit vendës. Në këtë periudhë veprojnë edhe një numër i madh punishtesh për tjegulla, pronarët e të cilave identifikohen nga vulosja e prodhimeve.

Nga nekropoli i qytetit vijnë disa skulptura e relieve prej guri gëlqeror të Akrokerauneve. Tipike është stelja që paraqet vizitën në varreza (Muzeu Historik, Tiranë. Lartësi 0.61 m). Dy gra dhe një skllav paraqiten gjatë një ceremonie përkujtimore në varrezë, e cila kuptohet nga hermet e dy antarëve të vdekur të familjes.

Njëra prej grave merr një ushqim nga ena që mban skllavi, ndërsa tjetra mban një pëllumb gati për ta lëshuar. Relievi ka qenë realizuar nga një mjeshtër apoloniat, por ceremonia është lokale. Veshjet e grave dhe solemniteti dëshmojnë për një shtresë të lartë shoqërore.

Kerkimet arkeologjike

Përshkrimin e parë të Gurëzezës e pati bërë C. Praschniker, i cili vuri re vetëm pjesën e sipërme të fortifikimit. S. Anamali përcaktoi shtriijen e fortifikimit në shpatin jugor të kodrës, ndërsa N. Ceka botoi një përshkrim të plotë të planimetrisë dhe mureve rrethuese

Muret rrethuese

Kreshta e kodrës ndërmjet dy majave dhe shpati jugperëndimor, së bashku me tarracën në fund të tij, kanë qenë përfshirë brenda një fortifikimi antik me perimetër 2100 m dhe sipërfaqe 23 ha. Planimetria e tij ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt, të mbështetur plotësisht në shpatin jug-perëndimor të kodrës. Në të dallohen tri periudha kryesore ndërtimi. E para, lidhet me një fortifikim protoqytetar me sipërfaqe rreth 0,7 m dhe zinte vetëm majën e kodrës.

Periudha e dytë, që përfaqësohet nga fortifikimi qytetar, përbën një ndërtim nga fillimi, me trasë të thjeshta, apo në formë dhëmbësharre, pa ndarje, kulla, apo bastione dhe me vendosje në shpatin e kodrës, sipas modelit të Foinikes. Periudha e tretë e fortifikimit i takon Antikitetit të Vonë, dhe ka ndjekur afërsisht trasenë e mureve protoqytetare. Muret e fazës së parë janë ndërtuar me blloqe të mëdha gëlqerore, të punuara vetëm në faqen horizontale. Ato të fazës së dytë, me blloqe poligonale me madhësi mesatare vetëm për krepisin, kurse mbi të me qerpiçe, sipas modelit apoloniat; ndeshen edhe blloqe kuadratike prej konglomerati ku nuk mungojnë dhe monogramet, si në Apoloni. Muret e Antikitetit të Vonë janë ndërtuar me gurë e copa tullash të ripërdorura dhe të lidhur me llaç gëlqereje.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se qyteti ka pasur një jetë intensive, veçanërisht në shek. III p.e.sonë, por ka qenë shkatërruar gjatë fushatës së Pal Emilit më 167, pa u rindërtuar më. Një thesar prej rreth 2000 monedhash bronzi, i gjetur rastësisht më 1980, lidhet me pasojat e asaj fushate.

Sipërfaqja brenda mureve rrethuese është e mbushur me banesa antike, të vendosura në tarraca. Një vulë mbi tjegull dëshmon se ka pasur një tempull të Zeusit. Në pjesën veriore, jashtë mureve të qytetit, shtrihet një nekropol i pasur. Pranë tij, në vendin e quajtur Kamina, duken në sipërfaqe furra për pjekjen e tjegullave.

Kultura

Megjithëse nuk ka pasur gërmime arkeologjike, nga Gurëzeza vjen një numur i konsiderueshëm gjetjesh. Qeramika e shek. IV p.e.sonë vjen kryesisht nga Apolonia, ndërsa në shek. 111-11 p.e.sonë ajo i takon prodhimit vendës. Në këtë periudhë veprojnë edhe një numër i madh punishtesh për tjegulla, pronarët e të cilave identifikohen nga vulosja e prodhimeve.

Nga nekropoli i qytetit vijnë disa skulptura e relieve prej guri gëlqeror të Akrokerauneve. Tipike është stelja që paraqet vizitën në varreza (Muzeu Historik, Tiranë. Lartësi 0.61 m). Dy gra dhe një skllav paraqiten gjatë një ceremonie përkujtimore në varrezë, e cila kuptohet nga hermet e dy antarëve të vdekur të familjes.

Njëra prej grave merr një ushqim nga ena që mban skllavi, ndërsa tjetra mban një pëllumb gati për ta lëshuar. Relievi ka qenë realizuar nga një mjeshtër apoloniat, por ceremonia është lokale. Veshjet e grave dhe solemniteti dëshmojnë për një shtresë të lartë shoqërore.

Identifikimi

Qyteti në Gurzezë pati një jetë të veçantë ekonomike - shoqërore, që dëshmohet nga veprimtaria e punishteve shtetërore e private të ndryshme nga ato të Bylisit, nga përdorimi kryesisht i monedhave Apoloniate në shkëmbimin monetar dhe nga një agora më vete.

Qyteti antik i Gurëzezës mund të identifikohet me qytetin Eugen, të rreshtuar në prapatokën e Apolonisë në traktatin e Foinikes, në vitin 205 p.e.sonë, krahas Dimalit dhe Bargulit (Liv XXIX 12, 13).

info@balkancultureheritage.com