Guroret antike, të cilat furnizonin materialin bazë të mureve rrethuese, gurin, dëshmohen si në kontakt të drejtpërdrejtë me murin, si në Amantia ku shkëmbi prej nga u nxorën gurët u kthye në pjesë organike të murit, ashtu dhe larg.'Ndër to teknika e nxjerrjes kapet në gm oren në Selcë, ku janë përdorur si pykat prej druri të thatë, të cilat pas futjes në fumela dhe lagies bymeheshin dhe e çanin gurin, ashtu dhe teknika me leva hekuri dhe kanale.
Gurorja më e madhe ku janë nxjerrë rreth 200.000 m3 gurë, është ajo e Gramës në Karaburun.Me emrin Gramë, që greqisht do të thotë shkrim, ajo e morri nga rreth 15 000 mbishkrimet e shkruara nga lundërtarët para se të niseshin të kalonin kanalin e Otrantos, i cili shquhet për shtrëngatat e befasishme. Mbishkrimet antike i drejtohen vëllezërve Dioskurë, mbrojtësve të lundërtarëve, ndërsa ato mesjetare Krishtit.
Mbishkrimet më të hershme, ato në faqet vertikale të guroreve, i përkasin shek. IV p.e.s., çka tregon se aktiviteti tyre nisi së paku në shek. IV p.e.s. Materiali i nxjerrë, gëlqeror i kualitetit të lartë, travertin, haset nga Dyrrahu deri tej lumit Aheron. Përputhja stilistike dhe teknologjia e njëjtë e përpunimit, tregon se elementet arkitektonike dhe blloqet murale parapërgatiteshin në punishtet e Karaburunit dhe më tej dërgoheshin me rrugë ujore deri afer kantiereve të ndërtimit. Shënjimi me numra i detajeve të bashkueshme, tregon për punishte që punonin sipas porosive, indirekt për projektime të detajuara në letër të arkitektëve porositës.