Varret monumentale kanë qenë hapur në hapësirat e krijuara nga shfrytëzimi i guroreve antike, të vendosura të gjitha në një brez solid shkëmbor në anën lindore të kodrës së qytetit antik. Vetë ndërtimi i varreve e daton fillimin e veprimtarisë së tyre në shek. IV p.e.sonë, që korrespondon me ndërtimin e një muri rrethues dhe të ndërtesave monumentale në akropol. Teknika e nxjenjes së blloqeve kuadratike ka qenë nëpërmjet thellimit të kanaleve anësore dhe të shkëputjes me anë të pykave prej hekuri në pjesën e poshtme. Shenjat e mbetura pas shkëputjes së blloqeve kanë përmasa 1.50x 0.90; 1.20x 080; 0.80x 0.60, etj.