Në lagjen e vjetër të portit (Iskele) të Lezhës ekziston akoma një hamam osman shumë i vogël. Ai është përshkruar nga Valter Shtylla. Hamami përbëhet nga një sogukluk i vogël drejtkëndor, i cili është i harkuar në formë bucele, një dhomë-banjë me një kube, një dhomë tjetër shtesë me kube dhe tualeti-depilatori. Pjesa e dhomës së zhveshjes mund të ketë qenë e mbuluar me dru dhe jo e harkuar. Ky hamam nuk ekziston më. Pamja e përgjithshme e kësaj ndërtese i përket shekullit të XVI.
Një dokument zyrtar i ruajtur në regjistrat e korrepondencës së qeverisë me provincat, Muhimme Defterleri, i fillimit të vitit 1560, drejtuar guvematorit të Shkodrës dhe Kadiut të Podgoricës (sot Titogradi në Malin e Zi jugosllav), përmban një informacion interesant mbi ndërtimin e kësaj banje. Në të thuhet se copat e nevojshme të mermerit për hamamin, “i cili do të ndërtohet në Iskele të Lezhës”, duhen marrë nga rrënojat e një kishe të vjetër në Podgoricë. Një gjë e tillë me sa duket është bërë sipas praktikave osmane, që kishat, të cilat ishin ndër rrënoja dhe jashtë përdorimit për 50 vjet apo më shumë, mund të shembeshin dhe materialet e tyre përdoreshin për qëllime të tjera. Shënimi në Miihimme Defter fikson kohën e ndërtimit të hamamit të Lezhës. Një banjë me përmasa të tilla mund të ketë qenë e mjaftueshme për komunitetin e vogël musliman të Lezhës së asaj periudhe.