Hapësira arbëre në mesjetën e vonë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski
Artikuj të ngjajshëm
Bar
Artikuj të ngjajshëm

Hapësira arbëre në mesjetën e vonë

~Oliver Jens Schmitt
Kuadri natyror Lumenjtë, liqenet dhe detet: rrugët ujore si lidhjet kryesore të qarkullimit Konfigurimi hapësinor i botës qytetare “Monada arbëre”: Gjuhët dhe etnitë në shoqërinë qytetare Patronët e qyteteve, nderimi i shenjtorëve dhe vëllazëritë fetare Pozicioni i Kishës në komunën qytetare Kapitolet e katedrales në poEtikën qytetare Manastiret e qyteteve Një trup i huaj në mjedisin qytetar: Ortodoksia Pushteti ekonomik i kishës Zotërimet e komunave qytetare në krahina Detyrimet, doganat, pajtitë: Politika financiare e komunave qytetare Emblemat e sovranitetit qytetar: Monedhat, masat, vulat e qyteteve Detyrimet e komunave qytetare ndaj sundimtarit të provincës Banorë qytetesh pa të drejta qytetari: Tregtarë të huaj (italianë dhe dalmatë) dhe grupe në skaje të shoqërisë Mbi demografinë e qyteteve arbëre Tregtia e qyteteve arbëre Një degë jo shumë e rëndësishme e ekonomisë: mjeshtëritë Baza ekonomike e qyteteve: Qytetarët me ekonomi bujqësore Komunat qytetare arbëre: Pjesë e botës së qyteteve adriatike

“Në vetvete Shqipëria është monada e Ballkanit, në të cilën pasqyrohet krejt kozmosi ballkanik me gjithë ngjyresat e veta latine, greke, romane, bizantine, italiane dhe sllave, ku ende sot vezullojnë kristale të shumta të gjendjes zanafillore, ku ende duken ato shtresa themelore etnike të GadishuIIit ballkanik, ngulmimi dhe qëndresa e të cilave u dha gjuhëve ballkanike vulën e një fisjonomije të përbashkët e ndihmoi edhe në krijimin e një karakteri tëpërbashkët të kulturës mesjetare ballkanike.

Trajtimi i historisë së Arbërisë në mesjetë duhet të fillojë me qartësimin e dy nocioneve “Albanid’ (greq. Albanos, Arbanites-, lat. Arbanum, Albanum, serb. Rabari) dhe “Albanensid’, (greq. Albanos, Arbaniter, ital. Albanese; Arbanese', serb. Arbanas). Pasi këto në dokumentet e kohës nuk përdoren aspak me një përmbajtje të vetme. Përkundrazi ato pasqyrojnë ndryshimet sociale dhe politike në hapësirën e madhe të Ballkanit perëndimor, ku u përhapën gjatë mesjetës së vonë emri i vendit “Albania” dhe emri i popullit që i dha emrin këtij vendi, arbërve.

Për ta lehtësuar argumentimin e mëposhtëm e për të shmangur keqkuptimet, për popullatën arbërishtfolëse të hapësirës shumëpopujshe mesjetare “Albanid’ do të përdoret emërtimi “arbër etnik”. Kjo pasi jo çdo banor i “Albaniad’ fliste në shekullin 14 dhe 15 arbërisht. Arbëria në mesjetë nuk ishte shtet. Nuk ekzistonte një kulturë e mëvetshme arbëre. Ndaj sugjerojmë që në vend të “Arbëri” të përdoret termi “hapësirë arbëre”, i cili nuk krijon shoqërizim me një strukturë politike ose me një kulturë të veçantë, por vetëm sa lë të kuptohet se “Arbëria” në mesjetë ishte një nocion gjeografik. Në qoftë se më poshtë, për arsye stilistike, do të bëhet fjalë për “Arbëri”, me këtë kuptohet gjithmonë “hapësira arbëre”.

Në përcaktimin e nocioneve “Albanid’ dhe “albanensis” duhet mbajtur parasysh se nga mesjeta nuk na kanë ardhur tekste të gjata në gjuhën arbërishte, të cilat do të lejonin përfundime për imazhe që kishte për vetveten popullata arbërishtfolëse e Ballkamt perëndimor. Deri edhe emri i vendit sot «Shqipëria» nuk dëshmohet në mesjetë; emërtimin e popullit «shqiptar» e njohim vetëm si llagap Të vetmit arbër etnikë që dinin të shkruanin, klerikë e shkrues në oborret e princërve të vegjël, përdornin gjuhët e zakonshme kancelarike të hapësirave fqinje kulturore, greqishten, latinishten dhe volgaren italishte, sidomos të dialektit venedik, si dhe serbishten. Fjalia më e vjetër e plotë në gjuhën arbërishte është një formulë pagëzimi  nga viti 1462. Natyrisht që ajo buron prej visarit kishtar dhe në shkurtësinë e vet nuk na jep ndonjë informacion për imazhin që kishin arbërit etnikë për vetveten.

Materiali burimor që përmban termat «Albania» dhe «Albanensis” nuk ka lindur në mjedisin arbër etnik, por në zyrat, gjykatat, dhomat e noterëve venedikë dhe raguzanë si dhe në kancelaritë serbe; krahas këtyre duhen marrë në shqyrtim dokumente bizantine, kronika dhe vepra historike si dhe ato të pakta përshkrime udhëtimesh që ekzistojnë nga mesjeta e vonë? Tekstet përçojnë një pamje të jashtme që ka kontraste të ndryshme. Përfaqësuesit e administratës serbe dhe venedike jetonin në mjedisin arbër dhe ishin kaq të familjarizuar me veçoritë e tij, sa që nuk i quanin të nevojshme përshkrimet e hollësishme. Kjo vlen edhe për raguzanët, që depërtuan në tregjet e hapësirës arbëre qysh në mesjetën qendrore. Përshkrime të hapësirës arbëre nga venedikasit do të lindin vetëm aty nga fondi i shekullit 15; tekste të ngjashme prej penash serbe ose raguzane mungojnë krejt, me një përjashtim. Përshkrimet e udhëtarëve kanë një karakter disi të sipërfaqshëm, pasi ata kurrë nuk kanë depërtuar në brendatokë, por kanë qëndruar për pak kohë veç në qytetet bregdetare, më së shumti në Durrës, prej ku kanë vazhduar udhëtimin e tyre të mëtejshëm në Levant. Megjithatë edhe me një ndalesë të shkurtër, ata ishin në gjendje të pikasnin veçantitë e vendit e të njerëzve më qartas sesa venedikasit e raguzanët që jetonin në vend. Hapësira arbëre në mesjetë ishte tepër e trazuar dhe tepër e ashpër që fi ftonte në brendësi të Ballkanit udhëtarët “Albanid’ nuk përbën ndonjë objekt përshkrimesh të hollësishme udhëtimi. Ndaj burimet kryesore për përkufizimin e “Albaniaf dhe të “arbërve” janë dokumentet zyrtare dhe dëshmitë e kancelarive që u përmendën.

“Albania" bënte pjesë në emërtimet më të zakonshme të një hapësire kryesore mesjetare në Ballkan, ashtu si dhe “Romanid’ fqinje, e cila emërtonte hapësirën kulturore bizantine përreth Egjeut, ose “Sklavonid”, siç e quanin pjesën perëndimore të viseve që banoheshin prej sllavëve të jugut, d.m.th. Kroacinë e brendshme, Bosnjen e sidomos Serbinë. Këto emërtime nuk përdoreshin gjithmonë për të njëjtën hapësirë, të përvijuar qartë. Koncepti i kufijve të jashtëm shtetërorë të mirëngulitur ka vlerë shumë relative për mesjetën e vonë ballkanike. Shtrirja e «.Romania?' dhe e “Slavoniaf’ varej nga fati politik i bërthamave të tyre, Bizantit dhe Mbretërisë serbe. Emri mund të mbijetonte edhe përtej perëndimit të një peran- dorie ose rrudhjes së saj në një trevë të caktuar, në qoftë se rrethanat zotëruese etnike nuk pësonin ndryshime rrënjesore. Bota e kryqtarëve  frëngë dhe e principatave të vogla italiane mbi truall bizantin mbeti e quajtur, me gjithë mënjanimin e pushtetit politik të bizantinëve, “Romanid'. Megjithatë aty ku shembja e pushtetit bizantino-grek shkonte dorë për dorë me një tërheqje të popullatës greqishtfolëse, si bie fjala në hapësirën e Vlorës në shekullin 14, zhdukej edhe emri i vendit “Romania” e mënjanuar prej “Albania". Zhvendosja lindore e “Makedonia-s” në një hapësirë mirëfilli trake në mesjetën e hershme ishte pasojë e zaptimeve sllave në trevën maqedone dhe shprehte njëkohësisht vendosmërinë e elitës bizantine, për të mos hequr dorë nga provinca e humbur e për ti zhvendosur strukturat administrative të saj përkohësisht në një territor të sigurt, prej ku mund të fillonte ripushtimin.

Emrat e vendeve ishin në një shtrirje dhe tkurrje të vazhdueshme, në varësi nga zhvendosjet e thella politike dhe etnike. Këtë pohim e ilustron mirë shembu- lli 1 lëvizshmërisë së nocionit “Albanid* në mesjetën e vonë Prej një bërthame të vogël në malësinë e Shqipërisë së sotme të mesme (në lindje të Tiranës) territon i përdorimit u përhap prej shekullit 12 në të katra anët e horizontit dhe mbërriti rreth vitit 1400 shtrirjen e vet më të madhe deri në Kotor në veri dhe në Lepanto (në Naupaktos) në jug, e pra përfshiu gati të gjithë zonën bregdetare të Ballkanit jugperëndimor.

Pikënisjen, atë që mund ta quash dhe “bërthamën e Arbërisë”, e përbën treva Arbanon, e cila shfaqet rreth vitit 1100 në burime bizanatine. Ajo shtrihej pas gjithë gjasave në jug prej Çermenikës së ashpër, malore e të dendur në pyje, vijonte në luginën e sipërme të Shkumbimt deri në malin Guri i Topit e patjetër edhe në rrjedhën e sipërme të Drinit të Zi, duke përfaqësuar në shekullin 12 territorin e viseve ngulimore të arbërve etnikë të kontrolluar prej Bizantit.

Në kërkimet shkencore është e diskutueshme madhësia e hapësirës që banohej prej arbërve etnikë jashtë Arbanonit. Megjithatë dëshmohet qartë në fund të shekullit 12 prania mjaft e fortë e arbërve etnikë pranë Drinit të bashkuar dhe në pellgun e Shkodrës. Një dokument i zhupamt të madh serb Stefan Nemanja flet për dy “Pilotët në Raban” duke patur aty parasysh dy krahina, atë të Pultit të Epërm dhe të Ulët, në territoret e Shqipërisë së sotme veriore.

Arbanon (lat. Arbanum dhe Albanum} përshkruante më e vona në shekullin 12 gjithashtu edhe një njësi pohtike dhe kishtare. Territon i tij përputhej pak a shumë me atë të dioqezës Albanum (episcopus Albanie, episcopus Albanensisp' por sidomos ai i dha emrin një principate të vogël në trevën kodrinore e malore prapa Durrësit. Këtij formacioni i mungonte një qendër e madhe qytetare, stabiliteti 1 shtnrë në kohë e sidomos pavarësia politike. Princat e Arbanonit ishin arbër etnikë. Pushte- tin e tyre ata ua detyronin më pak fuqisë së vet sesa shpërbërjes së administratës provinciale bizantine në fund të shekullit 12. Nuk ishte principata Arbanon, por ishin njerëzit e gjuhës abërisht ata që, pa orgamzim shtetëror, po shtyheshin tam nga të gjitha anët dhe që zgjeruan nocionin “Albanid'. Si nocion administnmi ai u mor nga Anzhutë napoletanë për Arbërmë bregdetare me kryeqendër Durrë- sin (Regnum Albanie, prej vitit 1272). E pra emërtimi i trevës malore Arbanon në shekullin 12 filloi të përdorej edhe për bregdetin në perëndim të bërthamës së Arbërisë.

Forma latine Albanum përkatësisht Albania shënonte në mesjetën e vonë një herë në mënyrë tepër të vagullt krejt hapësirën arbëre, e pastaj territorin bazë të principatës me të njëjdn emër në lindje të Durrësit ndërsa në shekullin 15 (edhe në formën “Albania" - por jo vetëm këtë - edhe territorin e pushtetit të Skënderbeut në truallin e Arbanomt të vjetër. Baili venedik i Durrësit fliste shprehimisht në vitin 1457 për vendin “Albano”, me këshqellën e vet kryesore Krujën që kërcënohej rëndë nga osmanët.

Në jug të Durrësit “Albanid' po e zmbrapste “Pomanian” gjithmonë e më shumë. Ndërsa në veri ajo ndeshte me bllokun e pushtetit të serbëve në Shqipërinë e sotme veriore, që aso kohe quhej Polatum (shqip Pulati ose Pulti; serb. Piloi}, prej gjysmës së dytë të shekullit 14 Zeta (lat. Zenta ose Gentd).™ Të dyja këto nocione ishin të lidhura ngushtë me fatin e shteteve. Ashtu si Arbanoni edhe Polatumi ishte një njësi politike dhe një njësi kishtare. Në fund të shekullit 12 në të bënin pjesë qytetet më të rëndësishme përreth liqenit të Shkodrës, prej Shkodrës vetë deri në Drivasto (Drisht), Danjë dhe Sardë anë Drinit; rreth mesit të shekullit 14 kufiri shkonte në lindje të liqenit të Shkodrës e drejt Arbanonit për nga jugu i rrugës kryesore prej Shkodre në Danjë, Pukë e Prizren. Si provincë Polatumi e përjetoi lulëzimin e vet në periudhën e mbretënsë e të Perandorisë serbe rreth vitit 1350. Shpërbërja e pushtetit qendror në Perandorinë serbe çoi në lindjen e një numn principatash rajonale. Sundimin mbi Arbërinë veriore e mori fisi i Balshajve, të cilët e quanin veten “zotër të Zetës”. “Zeta”, në të vërtetë emërtimi për Mbretërinë e Diokleas që shtrihej në territorin e Malit të Zi të sotshëm (shih më poshtë), shtrihej drejt jugut dhe erdh e zëvendësoi “Pilotin” si njësi politike dhe si emërtim hapsinor Polatumi nuk u zhduk krejt, por u tërhoq në bërthamën e vet në rrjedhën e mesme të Dnmt. Sundimtarët e atyshëm nga fisi i Dushmanëve njiheshin si sundimtarët e Pultit (dominus polati minoris, 1404), Pal Dukagjini në vitin 1459 si sundimtar i Pultit të Madh. Së fundi Polatumi, në formën e vet shqipe Pulti apo Pulati u kufizua në territorin e fisit me të njëjtin emër në rrjedhën e sipërme të përroit të Kirit prapa Drishtit. Edhe ipeshkvia e mbijetoi fundin e Perandorisë serbe.

Polatumi dhe Zeta përbëmn një bllokadë kundër shtrirjes së nocionit “Albanid' drejt veriut. Zeta përfshinte në perëndim dhe në qendër pjesë të mëdha të Republikës së sotme të Malit të Zi si dhe pellgun e Shkodrës.

Vetëm pasi që Balshajt ia dhanë Venedikut territoret e tyre rreth Shkodrës (1396), Albama filloi të shtrihej përsëri. Ky zhvillim sidoqoftë nuk pasqyron- te zhvendosje etnike - për arsye se pellgu i Shkodrës bënte pjesë në “Pilotin në Rabanë”, ishte pra në një masë të madhe i banuar nga arbër etnikë - por shumë më tepër shpërbërjen e traditës shtetërore serbe në fragmentet e veta rajonale. Meqë sundimi i Balshajve vazhdoi të ekzistonte në veri të Shkodrës, Venediku e shmangte tam përdorimin e nocionit «Zeta» në gjuhën e kancelarisë dhe për terri- toret e sundimit të vet rimori emërtimin «Albania». Në Zetën e Epërme të vjetër u përhap pak a shumë në të njëjtën kohë me zmbrapsjen e Balshajve, emri «Male të Zeza» (Cma Gora, Montenegrd) nëpërmjet fisit të Crnojeviqve. Me shtrirjen e sundi- meve venedike prej Shkodre drejt veriut në Ulqin, Tivar, Budva dhe Kotor (midis viteve 1405 dhe 1442), territori i “Albania veneta" u zgjerua në një trevë të përzier etnikisht, për të cilën “Albania” nuk ishte përdorur ndonjëherë si emërtim. Kjo lëvizje e “Albania" lidhej ngushtë me administnmin e territoreve të kontrolluara prej venedikasve, i cili parashikonte Shkodrën si gjykatë apeli për qytetet Ulqin dhe Tivar. Në vitin 1443 Budva shihej si “e ndodhur në mes të territoreve tona arbëri".

Kur Venedikut iu desh t’ia dorëzonte pellgun e Shkodrës Perandorisë osmane më 1479, Republika e zhvendosi “Albanian” e saj drejt veriut, pikënsht ashtu siç kishin bërë dikur bizantinët me “Maqedoninë” drejt lindjes. Kotori u bë tani gjykatë e re apeli për Arbërinë Venedike prej Ulqinit e Tivarit deri në Budva. Ky emërtim në gjuhën administrative vazhdoi të mbijetonte madje edhe pas fundit të shtetit venedik (1797).

Kotori në të vërtetë bënte pjesë në Dalmaci, ajo trevë e madhe me të cilën ndeshej “Albania" në veri. Në mesjetën e vonë nuk kishte ndonjë kufi të prerë midis këtyre dy rajoneve. Nocionet administrative të venedikasve ndesheshin këtu me tablonë antikizuese historike të humanistëve, të cilët provincën antike të Dalma- cisë e përfytyronin gjithmonë me kufijtë e vet jugorë në lumin Mat. Megjithatë edhe venedikasit nuk ishin krejt të sigurt në përcaktimin e Kotorit.

Arbërit etnikë që emigruan drejt Greqisë e morën me vete drejt jugut “Alba- man”.Për një kohë të gjatë sidomos në latinisht dhe italisht dhe Epiri grek (greq. Epeiros) i kishin bërë ballë kësaj zhvendosjeje si emërtim. Edhe këtu perëndimi i strukturave shtetërore të principatës së Epirit nxiti depërtimin e elementit arbër. Mbas vitit 1350 arbënt etnikë përparuan me forcë e në front të gjerë drejt Epirit dhe ngritën struktura të veta pushteti, sigurisht jetëshkurtra, në Gjirokastër, Artë dhe Lepanto. Vetëm qytetaria greke dhe Janina arritën fi qënd- rojnë një rrethimi shumëvjeçar. Edhe në vitin 1430 një orator bizantin ankohej se vetëm Janina dhe Arta e ruanin “helenizmin e pastër”.

Mirëpo lavjerrësi u kthye sërish mbrapsht. Shembja e principatave arbëre në Artë dhe Lepanto pak kohë mbas vitit 1400 çeli një fazë të fundit të sundimit italian. Pa udhëheqës të vetët migrantët arbër më së fundi u mposhtën nga kultura greke, e cila përçohej prej kishës ortodokse, të përbashkët për grekë dhe arbër. helenizimi i arbërve epirotë përparoi ngadalë dhe në mënyrë mjaft të ndryshme sipas rajoneve të ndryshme. Tipar qenësor i Epirit të periudhës moderne nuk do të bëhej kufizimi i ngurtë i grupeve të ndryshme gjuhësore por përzierja dhe shumë- gjuhësia.

Ishin dy faktorë që ndikuan mbi rigjallërimin e nocionit “EpiA për hapësirën që shkonte den thellë në bërthamën e Arbërisë: më së pari ishte zhdukja e orga- nizimit pohtik të arbërve etnikë në jug të Epirit (veriu i krahinës së Gjirokastrës qëndroi nën fisin arbër të Zenebishëve), nga ana tjetër ishte moda humaniste që u përhap jdhe në oborret e vogla të fisnikëve arbër. Provincat antike të Epint të Vjetër dhe të Ri (Epirus vetus dhe nova), veprat e mbretërve epirotë në lashtësi, ngja- llën interesimin e klerikëve të arsimuar, që kishin marrë shtytje të forta kulturore në Itali. Kështu pra ideja e «epirotizmit» ndikoi jo vetëm biografin e Skënderbeut Marin Barletin, por edhe mjedisin e heroit të tij si dhe Muzakajt, zotërit e fushës së Myzeqesë, kronika familjare e të cilëve, e shkruar në mërgimin italian në fillim të shekullit 16, flet për Epirin duke dashur ta përkthejë me fjalën arbërishte “pyllorid' (prej pyll).

Papa humanist Piu II ngjallëroi termin “Illyricunl' të njohur nga klasikët e antiki- tetit dhe nga nomenklatura romake dhe kishtare, duke e quajtur më 1460 arkipeshk- vin e Durrësit “iudex illyrice regionis",A Mirëpo kjo ide për bashkëkohësit ishte tepër e huaj ndaj nuk gjeti jehonë, edhe për arsye sepse Arbëria katolike pak vite më vonë do të pushtohej nga osmanët.

Kjo prirje drejt antikitetit e kufizuar në shtresat e larta nuk gjeti ndonjë përhapje të madhe? “Albania" kishte zënë rrënjë si emër për Shqipërinë e sotme jugore në fillim të shekullit 15. Ai shihej i lidhur ngushtë me udhëheqësin karizmatik prej derës së Ariamtëve, të cilët kishin ngritur krye disa herë kundër osmanëve në shekullin XV. Ai shfaqet si “Arbanus” i Arianitëve apo si “Albania Aranitr edhe aty nga fundi i shekullit në burime dokumentare latinishte; “në formën “Arbënia” për trevën në malësinë Akrokeraunike e në Mat e në Erzen nocioni është ruajtur den në shekullin. Megjithatë asgjë nuk e tregon më mirë vetëkuptueshmërinë me të cilin përdorej “Albania” për Shqipënnë e sotme jugore sesa emri që i dhanë osmanët provincës së tyre në qendër dhe në jug të hapësirës arbëre: Arnavut-ili ose Arvanid-ili.

Nga sa u tha deri më këtu, bëhet e qartë përhapja e vazhdueshme e nocio- nit “Albanicr në mesjetën e vonë, lidhja e tij me zhvendosje të popullsisë dhe me formacionet pohtike. Nën “Albanid> nuk kuptohet thjesht një trevë e banuar prej arbënsh etnikë; gjithashtu kufijtë e “AlbaniaA nuk përputhen kudo me perifennë e trevave të ngulimeve arbëre apo me ishujt e këtyre ngulimeve.

Kufizimi i Arbërisë mesjetare si objekt hulumtimesh e ka tërhequr shkencën, për shkak të vështirësive të mëdha në përkufizim, qysh nga fundi i shekullit 19 dhe ka çuar në përcaktimin e shtrirjes së saj në katërkëndëshin Tivar-Prizren-Ohër- Vlorë. Vërejtjet e lartrenditura e sugjerojnë si të arsyeshëm një zgjerim të nocionit drejt jugut në territorin e kufirit të sotëm greko-shqiptar. Por duhet theksuar këtu se nuk kanë ekzistuar kufij të qartë etnikë as në veri as në jug të «Alvanias», porse zona të gjera simbioze të arbërve, grekëve dhe vllehve etmkë në jug si dhe në veri të arbërve etnikë, serbëve, popullatave romane të qyteteve dhe vllehëve.

Si kufi verior i nocionit të Arbërisë në këtë vepër do të shihet Qafa e Sutormarit, pika e kalimit nga qarku venedik i Tivarit drejt qarkut të Budvës e njëkohësisht skaji verior i gjykatës së Shkodrës.

Edhe gjatë përpjekjes për të qartësuar kuptimin e emrit të popullit “arbër” në burimet mesjetare has në truall të luhatshëm. Ajo që në vështrim të parë duket një klasifikim në një kategori etnike, me një vështrim më të kujdesshëm del se është një nocion shumështresor. Edhe këtu duhet mbajtur parasysh koha e lindjes së burimit përkatës. Në këtë mes do bërë dallimi midis teksteve që kanë lindur në “bërthamën e Arbërisë” (d.m.th. kryesisht brenda në e përreth qytetit Durrës) si dhe teksteve që duhen vendosur, si territor lindjeje, në treva periferike ose jashtë “Albanias”. Kriteret që e bënin “arbër” një person për një shkrues në mjedisin e Durrësit, mund të ketë qenë krejt të ndryshme nga ato që ishin përcaktuese për një kotoras ose raguzan.

Përpara se të diskutohet në mënyrë të thelluar duke u nisur nga disa shembuj problematika e burimeve të mesjetës së vonë në gjuhë latine e italiane, që përbëjnë shumicën e dëshmive nga shekujt 14 dh- 15, është e udhës të jepet një tablo e shpejtë mbi emrat për popullin arbër në tekstet e mesjetës qendrore. Emri i dëshmuar në lashtësi i fisit ilir albanoi dhe qytetit Albanopolis humbi në periudhën e të ashtuquajturve shekuj të errët, të sundimit sllav në hapësirën arbëre dhe të zmbrapsjes së kulturës greko-romake. Vetëm në shekullin 11 kronikani bizantin Mikael Ataliates përdor sërish nocionet “albanoi dhe “arbanites”. Vërejtjet e tij të shkurtra që janë njëkohësisht përmendja e parë e “arbërve” në një burim të shkruar mesjetar, janë kaq të vagullta sa që japin shkas për debate e polemika shkencore. Me kujdes mund te thuhet si përfundim i këtij g.ati se Ataliatesi vërtet shkruante për arbër etnikë në suazën e formacionit shtetëror bizantin. Më anë tjetër është pa ekuivok interpretimi i atyre pjesëve të tekstit Alexias, që kanë të bëjnë me hapësirën arbëre dhe banorët e saj, të vajzës së perandorit bizantin Anna Komnena dhe dokumenti i sipërpërmendur i Stefan Nemanjas (të dyja të shekulli 12). Prej shekullit 12 arbërit etnikë janë një madhësi e qëndrueshme në burimet bizantine. Ata shfaqen kryesisht në lidhje me principatën e Arbanonit dhe marrëdhëniet e saj me botën bizantine.

Me shfaqjen e Anzhuve në hapësirën arbëre (sidomos pas vitit 1272) dhe rritjen e interesave tregtarë të republikave të Venedikut dhe Raguzës, shtohet qartas numri i dëshmive prej Perëndimit.

Në tekste raguzane për vitin 1285 flitet për përdorimin e “lingua albanesescd’ në brendatokën e Raguzës; “arbëre shfaqen aty nga fundi i shekullit 13 në perëndim të Malit të sotëm të Zi, në gjirin e Kotorit, në krahinën fqinje të Grbaljit dhe në luginën e Crmincës në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Aty rreth vitit 1400 raguzanët Lushticën, në 

perëndim të Grbaljit, e shohin si të rrethuar prej “sllavësh e arbërish” “de la banda de Albanex?. Për raguzanët dhe kotorasit, në përputhje me këtë, rajonet ku sot nuk ka më arbër etnikë në grupe kompakte, kishin një karakter të qartë arbër. “Arbërit” binin në sy si një grup mjaft i dallueshëm. Ka edhe shënime udhëtimi që dëshmojnë se gjuha e tyre e pakuptueshme, e cila nuk kish të bënte as me gjuhën romane as me sllavishten, tërhiqte në mënyrë të veçantë vëmendjen e njerëzve që flisnin gjuhë të tjera. Megjithatë një përkufizim që mbështetet vetëm mbi gjuhën ka një rreze shumë të shkurtër. Na i bën të qarta problemet e nocionit shembulli i Bogdan Petrovich Albanensis de Budua që dëshmohet më 1427 në Raguzë: emri i këtij personi është thjesht sllav. Mirëpo vendlindja e tij Budva ndodhej në jug të grykave të Kotorit me ishujt e vet etnikë gjuhësorë arbër e rreth njëqind vjet më vonë shihej si e banuar nga arbër. Çfarë e bënte vallë këtë budvan “albanensif”? Cila ishte gjuha e tij? Pa të dhëna të tjera nuk mund të qartë- sohet identiteti i Bogdanit. Mund të jemi të qartë vetëm për prejardhjen e tij prej hapësirës arbëre e të supozojmë se ai i përkiste komunitetit fisnik të Pastroviqëve, të cilët e kishin bërthamën e ngulimit të tyre midis Tivarit dhe Budvës. Nëse fliste arbërisht apo sllavisht, kjo çështje mbetet e hapur. ‘Albanensis” në këtë rast shërben si emërtim i prejardhjes dhe dëften ndoshta se në një mjedis tjetër etnik ai kishte një qëndrim që ndihej si «arbër» (p.sh. për arsye të veshjes).

Po në periferi të “Albanias” kanë lindur statutet e Kotorit (gjysma e parë e shekullit 14). Aty gjen dispozita për të drejtën penale, ku parashikohen p.sh. në rast vrasjeje, procedura të veçanta për keqbërësit që emërtohen si “Albanensis, Sclauus, vel Vulachus”. Këto tri nocione kanë një gjë të përbashkët: ato njoftojnë për një status të caktuar ligjor, atë të joqytetarit në kundërshtim me qytetarin e plotë të komunës qytetare të Kotorit, me “Cattarensif**. Për gjithë ata që nuk e zotëronin të drejtën qytetare të komunës, kishte rregullime të posaçme. Nociom arbër këtu lëviz në dy rrafshe, në atë ligjor dhe në atë etnik. Qytetarët e Kotorit bënin dallim të qartë midis një nënshtetasi të mbretit apo carit serb, “sllavit” dhe gjysmë nomadëve të gjuhës romane, “vllehëve”. Vija ndarëse juridike-etnike në këtë rast është e qartë. Meqë komunat qytetare të Dalmacisë jugore dhe të Arbërisë veriore ishin etnikisht të përziera e të banuara prej romanësh, sllavësh dhe arbërish etnikë, në plan të parë ishte qartas përkufizirm jundik. Qytetari e ndjente veten superior kundrejt joqyteta- rit, banorit të provincës, dhe e rendiste atë në një kategori më të ulët juridike.

Kjo bëhet shumë e qartë në legjislacionin e krijuar para vitit 1350 në Shkodër, një komunë ku arbër etnikë si Jommat dhe Beganët i përkisnin shtresës së fisnikëve. Edhe këtu ka disa kategon juridike. Paragrafi i parë i statutit bën dallimin midis “// nostri Citadini, uoy Sclauo, uoy Albaneus në një vend tjetër midis “a Citadino, a Sclauo, a Arbanese” dhe “Sclauo, oy Arbaneso, uoy Scutarino^ “Shkodram” ose “qyte- tari” mund të ishte pra një “sllav” ose “arbër”; porse në pikëpamje juridike ai dallohej nga këto dy grupe. Dëshmohet po ashtu pjesa sllave e popullsisë qytetare në Shkodër (p.sh. familja fisnike e Milotinëve). Popullsia e qytetit ishte etnikisht e përzierë. Vetëm se shkodranët e gjuhës arbnishte e sllave e shihnin veten si një grup më vete, pra si një njësi juridike, e cila mbronte në statut interesat e veta ekonomike, të drejtat e privilegjet që gëzonin ata si bashkësi qytetare, pronat e tyre në krahinë, ekononutë e peshkut, vreshtat Jashtë, përtej qytetit, ishin ata, “arbërit” dhe “sllavët”, jo-qytetarët, ndryshimi gjuhësor i të cilëve rrokej në emrat për popullsinë përkatëse.

Kështu pra në krahina të përziera etnike nocioni “arbër” kishte një përmasë gjuhësore-etnike dhe një tjetër juridike.

Shumështresësia e nocionit shfaqet edhe në mjedisin e bërthamës së Arbërisë. Edhe këtu ndeshim në dallimin midis qytetarit (ciues duraceni) dhe banorit të krahinës (albaneses) Kjo përmasë jundike e nocionit “arbër” përforcohet me shtytjen e elementit arbër në hapësirën qytetare. Në Durrësin e fundshekullit 14, ku e kishte selinë një princ arbër nga familja Topija me oborrtarët e klerikët e tij arbër, fjala “arbër” e humbet në përdonmin gjuhësor të qytetarëve përmbajtjen e vet etnike e merr nga ana tjetër dy konotacione të reja. Në radhë të parë një ligjor, pastaj një shoqëror-ekonomik. Në gusht të vitit 1393 përmenden “albanensed\ që merrnin me pajti bjeshkët malore dhe kullotat (prata et montand) të qytetarëve për kopetë e tyre. “Arbëri” këtu është një i huaj që çon një jetë ndryshe. Në ndryshim nga qytetan, tregtari, mjeshtri dhe (sidomos në Shkodër) qytetari-bujk, ai merret me blegtori në livadhet pranë qytetit, ku kullot në dimër tufat e tij. Blegtoria e kullotave verore e dimërore, e ashtuquajtura transhumancë, bën pjesë në format thelbë-sore jetike në Ballkan e njihet mirë për Arbërinë mesjetare.54 Arbërit etnikë u kishin rënë në sy si barinj qysh udhëtarëve të fillimit të shekullit 14. Qytetarët e Durrë- sit, të cilët i shihnin blegtorët në kullotat e tyre dimërore si “arbër”, ishin vetë në numër jo të vogël arbër etnikë, si p.sh. kapiteni Inkleti i cili ngnti në vitin 1392 mbi kështjellën e qytetit flamunn e Shën Markut, ose arkigjakoni Martin Mataranga. Qytetari i gjuhës arbërisht te këta barinj shtegtarë shihte të huaj dhe i quante ata “arbër”, si njerëz që rronin në një mënyrë të caktuar e cila mbahej si “arbëre”. Kuptohet se arbërit etnikë në mjediset qytetare theksonin epërsinë e tyre juridike dhe shoqërore-ekonomike mbi popullatën krahinore etnike arbëre, të cilët këta, ashtu si dhe qytetarët e tjerë, i shihnin me njëfarë fodullëku. Të njëjtin ndryshim theksonm edhe dnshtianët. Në qytetin e Drishtit, krahas një shumice popullate romane, kishte edhe një grup të fortë qytetarësh arbërishtfolës. Emërtimi i sotëm për popullin, “shqiptar”, përmendet për herë të parë në mjedisin drishtian në vitin 1368, si mbiemër familjeje, pra llagap. Arbërit etnikë që ishin qytetarë të Drishtit, e shihnin veten si pjesëtarë të kësaj bashkësie e jo bie fjala si pjesëtarë të një komu- niteti gjuhësor arbërishtfolës. Ata veten e përkufizonin në bazë të statusit të tyre juridik e social. E pra në qoftë se drishtianët ua ndalonin “arbërve” që të shkelnin në kullotat e tyre e të hynin në qytetin e tyre të rrethuar me mure, për ta ata ishin blegtorët e gjuhës arbërisht, të cilët dalloheshin qartë nga pjesëtarë të grupeve të tjera etnike.  Këto kriteret për përdorimin e nocionit arbër ishin mënyra ekonomike e jetesës dhe gjuha.

Fakti që nuk mund të ketë ekzistuar gjithmonë barazimi i “arbërit” me blegtorin, dëshmohet nga shumë dokumente që flasin për veprimtarinë bujqësore të “arbërve”. “Uille deli albanesi in la contrada de dolcegno” banoheshin prej vreshtarësh të gjuhës arbërishte, të cilët ishin në konkurrencë ekonomike me qytetarët romanë dhe arbër etnikë (1423). Qytetarët, të cilët ishin vetë kryesisht vreshtarë, përkufizoheshin nëpërmjet përdorimit të nocionit “albanesd' prej popullatës së krahinës, që ishte shumë e ngjashme me ta në gjuhë dhe në mënyrën e të jetuarit. Këtu shfaqet njëfarë mërie, që ushqehej prej kërcënimit ekonomik dhe ndjenjës së epërsisë së qytetant përkundrejt banorit të krahinës. Në këtë rast «albanese», në mënyrë të ngjashme si dhe në Drisht, mund të përkthehet me «banor krahine i gjuhës arbërishte».

Krahas mbiemrit “albanensis” ndesh në emrat e personave shpesh edhe emër- timin “de Albania”. Eshtë fjala këtu për një emërtim prejardhjeje me kuptim të dyfi- shtë. Në qoftë se ai përdoret në mjedisin “arbër”, p.sh. në Durrës, fjala është për prejardhjen nga Arbanoni, përkatësisht nga ipeshkvia katolike Albanum. Jashtë kësaj hapësire të ngushtë nuk duhet kuptuar me një person “nga Arbëria” një arbër etnik, por thjesht një banor i hapësirës arbëre, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike.

Po ti përmbledhim vëzhgimet nga këto tekste burimore, atëherë mund të përcaktohen katër shtresime të nocionit “arbër” në burimet mesjetare latine dhe italiane: është fjala

  1. për një emërtim thjesht të prejardhjes, që dëften një person të quajtur “alba- nensis”, si dikush që vjen prej hapësirës arbëre;
  2. për renditjen e një personi në grupin etnik arbërishtfolës të Ballkanit perëndimor;
  3. për emërtimin e një personi që nuk zotëron të drejtën qytetare në një nga komunat qytetare të Dalmacisë dhe të Arbërisë;
  4. për një gjysmë nomad që praktikon blegtorinë e kullotave dimërore-verore

E pra kemi një përmasë hapësinore, një etnike, një juridike dhe një sociale-eko- nomike të këtij nocioni. Të katërta këto përmasa përkojnë të gjitha në rastin e “arbërit” të Durrësit. Por në shumë shembuj të burimeve dokumentare mund të përcaktohet me siguri vetëm njëra përmasë, siç e tregoi rasti i Bogdan Petrovickit. Ndaj në çdo dëshmi të veçantë duhet shqyrtuar se si mund të vlerësohet përdorimi i nociomt “arbër”, një emërtim i cili shpesh nuk të lejon asnjë klasifikim të qartë.

Kuadri natyror

Kalimi nga ultësira në malësitë e thepisura përcakton tablonë e Shqipërisë si hapësirë natyrore dhe karakterizon pozicionin e saj të veçantë në bregun lindor të Adriatikut. Çdo udhëtari që duke u nisur nga Venediku kishte zgjedhur rrugën detare përgjatë bregdetit dalmat e arbër drejt Greqisë, i binte doemos në sy ndryshimi i terrenit në jug të qytetit Ulqin. Deri më aty e kishte shoqëruar një tufe e gjatë ishujsh që shkonin paralel me vijën bregdetare, deri në lartësinë gjeografike të Raguzës. Prapa tyre portet ndodheshin të mbrojtura, ato shtyheshin në rrëzë malesh të rrëpirta e të ashpra, të cilat e vështirësonA ose e bënin thuajse të pamundur kalimin në brendatokë. Udhëtari duhet të ketë vënë re vetëm pak çarje luginash, si për shembull atë të Narentës, ku mbizotëronte një qarkullim e një tregti e gjallë. Prapa Raguzës përfundonte bota e ishujve. Malet mbërrinin deri ngjitur me detin. Ngulimet qytetare si Budva, Tivari dhe Ulqini ndodheshin vetëm drejtpëdrejt në bregdet ose mbi pllaja të vogla. Por pastaj vargu malor që shkonte drejt juglindjes tërhiqej prej bregdetit dhe merrte një kthesë për nga jugu. Në një hark në trajtë gjysmëhëne malet qarkonin një ultësirë të gjerë, e cila përmbyllej në jug të qytetit të Vlorës, aty ku fillon e ngrihet vargmali Akrokeraunik. Lumenj të shumtë sillnin masa aluvionale me gurë prej maleve në deltat e tyre, duke e shtyrë tokën e lymra- ve përpara në det. Të paktë ishin lumenjtë që çanin murin e maleve që binte thikë prej deri 1500 m lartësi në bregdet e, ashtu si në Dalmaci, ndante botën detare nga brendatoka. Drini, Mati, Shkumbini kishin hapur të çara në murin e maleve, Ndërsa Erzeni, Ishmi dhe rrjedha të tjera zbrisnin shpateve, pa ia mundësuar njeriut rrugën drejt brendësisë së tokës.

Gjeografia bën dallimin midis ultësirës bregdetare ose “Shqipërisë së ulët” dhe territorit të brendshëm malor ose “Shqipërisë së brendshme”; Shqipëria malore e Veriut nganjëherë quhet edhe “Shqipëri e epërme”.  Strukturimi i ultësirës dhe i maleve përcaktonte edhe ngulimet e qarkullimin, kulturën dhe zhvillimin politik të hapësirës së Arbërisë. Veçse ultësira dhe malësia nuk ishin njësi të mbyllura por të nënstrukturuara e të ndara në shumë degë. Peizazhi i vendit ndryshonte në tipa- ret thelbësore prej rajoneve të tjera që kish vënë në sundimin e vet Venediku në shekujt 13 dhe 14: Arbëria ishte e varfër në porte të mira, e ato pak vende të sigur- ta ankorimi nuk bënin pjesë në të njëjtat formacione shtetërore si brendatoka, e pra shpesh ishin poste të jashtme të shkëputura dhe jo gjiihmonë një Edhje midis detit  dhe brendësisë së tokës. Gjiret e Arbërisë zbrisnin “në trajtë kurora lulesh” prej një rrëze malësie në rrëzën tjetër. Gjiret e Drinit, të Rodonit, të Lalsit dhe të Durrësit, së fundmi ai i Karavastasë, strukturonin bregdetin. Kodra të gjera mbi 500 m të larta ngriheshin prej derdhjes së Bunës deri në derdhjen e Drinit. Binte mjaft në sy kurrizi i ktliyer për nga jugu i Rodonit. Toka aluvionale moçalore mbulonin deltat e Matit, Shkumbinit, Semanit dhe Vjosës. Midis Durrësit dhe Vlorës shtriheshin liqe- ne bregdetare paralel me vijën e bregut. Vetëm Durrësi ishte vend i mirë ankorimi për anijet e lundrimeve të largëta; skela e Vlorës, portit të dytë të hapësirës arbëre, mbahej si e pavolitshme ngaqë mungonte mbrojtja prej erërave. Në shekullin 14 kishin mbirë si kërpudha nga toka tregje të vogla afër fushave në anë të deltave të lumenjve të mëdhenj. Mirëpo galerat e mëdha dhe kogget venedike nuk mund të ndalonin këtu, ndaj ua linin tregtinë anijeve më të zhdërvjellta raguzane. Varfëria në porte ka për pasojë karakterin brendatokësor të pjesëve të gjëra të hapësirës arbëre.

E zhvendosur në brendatokë ndodhej Shkodra, kryeqendra e “Albania \/eneta” së ardhshme; nuk ishte ky një port si Kandia e Negroponte, Naupha, Korom dhe Modoni në sundimet venedike të Greqisë, nuk ishte ky një port tregtar si ngulimet në Konstandinopojë, në Qipro dhe në Detin e Zi, por ishte një ngulim qytetarësh që merreshin me bujqësi. Pellgu i Shkodrës bënte pjesë në pikëpamje kulturore- gjeografike në Ballkan dhe jo në botën mesdhetare të Levantit.

Strukturimi i malësive dhe i ultësirës karakterizohet tliellë prej rrjedhave të lumenjve. Sistemi më i madh lumor është ai i Drinit, i cili në territorin e sotëm shtetëror të Shqipërisë ka një bazen prej 14.173 km2 në një gjatësi lumi prej 285 km. Në distancë të largët vinë pas tij lumi i Shqipërisë së mesme Mati (2441 km2 dhe 115 km gjatësi), Ishmi (673 km2 dhe 74 km gjatësi), Erzeni (760 km2; 109 km gjatësi) dhe Shkumbini (2444 km2 dhe 101 km). Lumi kryesor i Albania Veneta-s, Buna, ka vetëm 41 km gjatësi, porse bazeni i tij përmbledh rajonin përreth liqemt të Shkodrës me rreth 6500 km2. Zoterimet venedike në ven të Bunës deri sipër në Tivar nuk kishin lumenj, por vetëm përrenj malorë, që derdheshin ose në Adriatik ose në liqenin e Shkodrës. Së bashku lumenjtë e vendit kishin një sasi ujore pak a shumë sa të lumit Po (41,27 km3).

Rrjedhat e lumenjve çajnë masat shkëmbore të maleve shqiptare, të Albanideve të brendshme dhe të jashtme, kreshta e të cilave kalon përgjatë një linje nga Shkodra dhe Elbasani drejt Leskovikut. Alpet e Shqipërisë Venore, Malësia e Madhe që ka përmasat 50 km me 20 km, me majat e saj që i kaptojnë të 2500 m, kufizohet në jug nga rrjedha më e madhe e lumenjve të vendit, Drini. Kjo malësi është një masë gjigande gëlqerore me pikën më të lartë, malin e Jezercës, në qendër, prej nga ujërat që rrjedhin në të katra anët e horizondt hanë e gërryejnë masën shkëmb- ore. Përveç luginave të çara thellë ka edhe kigje të krijuara prej akullnajave, sikur- se lugina e Valbonës, që janë më ftuese për ngulime njerëzore. Malësia me të çara të thella, me kreshtat e karpat e saj me trajta e drejtime të ndryshme, nuk rroket dot nga përfytyrimi i vizitorit të huaj, ndërsa popullata e saj është në një masë të madhe e izoluar nga bota përtej për arsye të vështirësive në qarkullim. Në perë- ndim të kësaj bote shtrihen shkretëtira të djerra shkëmbore: “Është një strukturë krejt e zhveshur gëlqerore, me kreshta shkëmbore e shpate guri, ku rriten e shumta shkurre të egra, me dolina dhe gropa karstike; vetëm në fund të këtyre mund të gjesh pak tokë pjellore që do të mund të lavrohej nga banorët. Këtu në dimër përmbi shpatet e gurta fryn me gjithë fuqinë e vet veriu, kurse në verë mbi rrafshnaltë të përvëlon i nxehti. Uji nuk e lag aspak këtë pllajë e burimet janë tepër të rralla. Kështu që në verë njerëzve e bagëtisë u duhet të zbresin poshtë deri në Cem për të kapur ujin”?

Jo më kot kjo krahinë djerrë krijon një vijë ndarëse natyrore. Sipas Sufflay-t lumi Cemit (serb. Cijevna) krijon vijën ndarëse të "Albanias’’ në veri.

Në fundin jugperëndimor të Malësisë ngrihet lart përmbi Drin malësia e Cuka- lit E përndarë nga përrenjtë e Kirit dhe Leshnicës, e ashpër e joftuese me shpatet e saj të thikta mbi lumë, ajo ofron vetëm në lartësi të mëdha pyje dhe lëndina. Në pikëpamje gjeologjike Cukali vazhdon në jug të Drinit deri në fillim të trevës malore që mban emrin e derës fisnike të Dukagjinëve. Këtu Albanidet ndahen në dy degët e tyre kryesore, e mes tyre rrjedh lumi i Matit. Të dyja vargmalet kufizohen në jug, si prej një ledhi në trajtë të një «kështjelle natyrore», prej Çermenikës, një krahinë e thepisur pyjesh. Albanidet e jashtme e bllokojnë thuajse tërësisht ultësirën bregdetare prej luginës së Matit. Majat e tyre që ngrihen deri në 2400 m ndërpriten prej disa qafash, ndërsa pjesa tjetër dëften vetëm një ashpërsi të djerrë terreni malor që bie për nga bregdeti. Ky rajon asnjëherë nuk ka qenë tërheqës për jetën njerëzore. Në lindje të lumit Mat janë të dallueshme qartë masat malore të Albanideve të brendshme me “disa lartësi në trajta gungash” (Lours), Zepa, Mezhda (“ara”) e Lurës, mali i Dejës dhe mali i Allamanit, që ngnhen të epërt mbi malësinë përreth deri në 1500 m. Shpatet e tyre bien drejt perëndimit në Mat, të përçara prej shumë përrenjsh në lugina të thella.

Aty ku Mati çan rrugën e tij në drejtim të perëndimit përmes Albanideve të jashtme drejt Adriatikut, ai takohet me lumin e Fanit, i cili, i ndarë në dy rrjedha, Fani i Vogël dhe Fani i Madh, mbledh ujët e trevës, e cila në kohët pasmesjetare është quajtur Mirditë, një rajon malor, edhe ky i vështirë për t’u rrokur në përfytyrim, me maja që shkojnë deri në 2000 m lartësi, si për shembull maja e Runës me pyje të dendura, Munella dhe Mali i Shenjtë. E pasur në pyje ishte edhe krahina në jug të këtyre maleve: ‘Çfarë pyjesh të bukura natyrore me lisa dhe ahe, sa mirë di natyra të vishet! Kaluam mes shumë ahishteve, që nuk do ti kish mbjellur dot aq mirë as një pylltar i zoti. Lisat zbresin deri poshtë në lumë, ndërsa qysh në lartësinë 1000 këmbë mbi det fillon ahu që zë e shtohet sa më shumë që pakësohet lisi; kaluam anë pyjesh që ishin më pranë 3000 këmbëve sesa 2000 këmbëve; megjithatë këtu shiheshin më shumë pemë që ndodheshin në vende të pambrojtura, pra në tokë të papërshtatshme. Pishat dhe bredhat i takuam më shumë të veçuara ose tok në grupe të vogla... Na kishin treguar për pyjet e jashtëzakonshme me bredha që veshin luginat dhe shpatet e masiveve alpine s\u\\ptare, tani nuk dyshojmë më në eksistencën e tyre... Pa e tepruar mund të flasësh këtu për pyje të paprekura nga sëpata, që duan ditë të përshkohen...” 

Treva e Fanit kishte në mesjetë një rëndësi dyfishe si atdhe i kuvendeve malore katolike, i atij të T’Shelbuemit në Rubik dhe të Shën Aleksandrit të Madh, si dhe pjesë e rrugës lidhëse nga Shkodra në Prizren, rrugë që kalonte në afërsi të masivit ujëndarës midis Drinit dhe Matit, mespërmes krahmës së Pukës, zonë “e zhveshur dhe e shkretë”.™ Në pjesët e epërme të luginave të Fanit të Vogël vendi mund të pranonte ngulimet dhe bujqësinë, ndërkohë që pjesa e poshtme kishte një karakter kanionesh.

Masivet shkëmbore të Albamdeve të brendshme përndaheshin nga brazda te thella tërthore, të cilat krijonin rrugëkalime të natyrshme prej krahinës së Matit për në luginën e Drinit të Zi. Mbi qafën e Bulqizës kalonte shtegu që lidhte Durrësin me Dibrën, nga Qafa e Murrës ngjiteshe në rajonin e Peshkopisë së sotme. Vendi kishte një reliev të thyer dhe ishte deri në fillim të shekullit 20 thuajse i pabanuar. Vetëm në pllajat e tarracuara të lartësive dhe në bjeshkët e largëta kishte jetë njerëzore dhe blegtori. Lugina e Drinit të Zi përbënte portën e kalimit nga Maqedonia në hapësirën arbëre. Ky lumë rridhte prej Struge anë liqenitt të Ohtit në një drejtim thuajse të saktë jug-veri përmes vendbanimit të sotëm Dibër/Debar dhe rajonit që merr emrin e tij të Dibrës së sipërme e të poshtme, ku kalonte që në mesjetë kufiri gjuhësor arbërisht-sllavisht. Për venedikasit kjo trevë ishte shumë larg fushëvështrimit të tyre. Midis Albamdeve të brendshme në perëndim dhe shpateve malore të Jablanicës dhe Korabit në lindje Drini i Zi hapej disa herë në pellgje të gjera me katunde të shumta, kështu për shembull pranë Dibrës dhe Peshkopisë. Shpati lindor i luginës ishte i përndarë nga brazdat e përrenjve. Më tej në veri, ku lugina e lumit ngushtohej në një kanion dhe lejonte vetëm pak oborre fshatare nëpër tarraca të vogla, tabani i luginës ishte i pakalueshëm dhe qarkullimi shkonte përgjatë shpatit malor. Po kaq i vështirë për qarkullim ishte dhe Drini i bashkuar, që lind pranë Kukësit aty ku takohen rrjedhat e Drinit të Zi me atë të Bardhë. Malet bien thikë mbi lumë, e me përjashtim të luginës së Valbonës, ngulimet njerëzore përmblidheshin në rrëzat e maleve. Drini këtu merrte rrjedhën drejt perëndimit, e sa më shumë që i afrohej ultësirës së Shkodrës, aq më e dendur bëhej rrjeta e ngulimeve, aq më shumë katunde dhe kështjella ngriheshin mbi pllajat dhe shkëmbinjtë përmbi lumë. Pranë Danjës ai shpërthente në ultësirë dhe merrte një kthesë drejt jugperëndimit deri në derdhjen e tij pranë Lezhës. Me 285 kilometrat e tij Drim ishte lumi më i madh i hapësirës arbëre. Por ai nuk përfaqësonte ndonjë lidhje midis bregdetit dhe brendatokës, porse në distanca të mëdha ishte një pengesë për qarkullimin në krahina të banuara rrallë.

Pranë Lezhës ultësira bregdetare ngushtohej, e detyruar nga mali i Rencit në perëndim e Albanidet e jashtme në lindje, deri në disa pak kilometra. Ndërsa në jug të Drinit fillonte ultësira e Arbërisë së poshtme. Terntorin e strukturonin disa lartësi që shkonin prej veriperëndimit drejt juglindjes: kështu lartësitë e Rodonit ndanin luginën e Ishmit nga ajo e Erzenit. Midis ultësirës së Tiranës dhe vendba- nimit të quajtur Valmi (në kohë osmane Elbasan) anë Shkumbinit ngrihej malësia e Krrabës, që mund të kaptohej nëpër një qafë. Në jug të fushës monotone midis Shkumbinit, Semanit dhe Vjosës, pra të Myzeqesë, ngrihej krahina kodrinore dhe pjellore e Mallakastrës deri në 1000 m lartësi, pas saj vargmalet e Arbërisë jugore, në juglindje Tomori i mbuluar me borë për muaj të tërë, mali pranë qytetit të Beratit anë Osumit. Lumenjtë dhe vargmalet e Arbërisë së jugut shkonin prej juglindjes drejt veriperëndimit. Aty ku lumenjtë nuk kishin krijuar gryka, si për shembull pranë shpërthimit të Vjosës në afërsi të Këlcyrës (greq.-biz. Kleisura, lat. Clausu- la), qarkullimi duhej të kalonte nëpër rrehe. Tepër i thepisur paraqitej bregdeti i jugperëndimit Një radhë vargmalesh paralele e izolonin atë prej luginës së Vjosës. Diçka më miqësore për qarkullimin paraqitej krahina bregdetare përballë Korfiizit, pranë Delvinës e Sarandës (në mesjetë Hagioi Saranta - 40 shenjtorët) dhe Butrintit. Nuk është çudi që aty janë ngulur përherë zotërinjtë e Kerkyrës së vjetër, një traditë që u vijua edhe nga Venediku.

Pozicioni në ultësirë ose në malësi, afria me detin dhe gjerësia gjeografike janë elemente themelore klimaterike. Ultësira bregdetare e Arbërisë së ulët në mesjetën e vonë kishte ashtu si dhe sot një klimë mesdhetare me vera të gjata e të nxehta dhe dimra të butë e me shira. Sasia e shirave rritet me gjerësinë gjeografike. Shirat e vjeshtës në veri nisnin më herët dhe ishin më të dendur sesa në jug. Me 1707 milimetra në vit Shkodra ka shumë më tepër rreshje sesa Vlora me vetëm 1048 mm. Këto sasi përbëhen nga shira normale dhe pjesërisht nga shtrëngata verore, që mund të jenë shumë të furishme e në sasi të mëdha (300 mm brenda 10 orëve në Shkodër në shtator 1883; 170 mm brenda 40 minutash në shtator 1902). Njëra prej këtyre stuhive të furishme verore pat shkatërruar në vitin 1451 kështjellën e Danjës, pasi në depon e saj të barotit ra një rrufe.

Me të nxehtit veror ngjiten në shifra të konsiderueshme edhe lartësitë e avullimit (717 mm si mesatare vjetore në pellgun e Shkodrës). Thatësira verore në jug është më e gjatë dhe më ngulmuese sesa në pellgun shkodran, por në një krahasim mbarëmesdhetar është relativisht e shkurtër; ndaj flitet për një klimë submesdhetare. Janë sidomos të nxehta verat në ultësirë pranë bregdetit dhe në pellgun e Shkodrës së mbrojtur nga vargjet kodrinore.

Krahina bregdetare e jugut, Myzeqeja dhe e ashtuquajtura “Riviera shqiptare” midis Vlorës dhe Sarandës ka me 2800 orë gjithsej shumë më tepër rrezatim diellor sesa luginat në lindje të hapësirës shqiptare, me afërsisht 2000 orë për shkak të ndodhjes së tyre të përmbysur. Klima e Shqipërisë së brendshme ka tipare të theksuara kontinentale, të cilat vijnë e shtohen me rritjen e lartësisë, largësisë nga deti dhe gjerësisë gjeografike. Temperaturat më të ulta në krahasim me Shqipërinë e ulët, zbritja e hershme dhe qëndrimi i gjatë i ngricave (prej tetorit në maj) i detyrojnë njerëzit të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe të ekonomisë së tyre. Malësia e Madhe është shumë e pasur në rreshje; sasitë lëvizin mesatarisht mes 2000 e 3000 mm; vlerat më të larta të matura në shekullin 20 mbërritën 5352 mm (më 1955 në Selcë) dhe 5237 mm (1958 në Bogë). Ndër to 70% e rreshjeve janë të periudhës së ftohtë të vitit. Klima dëften veçori kontinentale. Dimrat janë shumë më të ftohtë sesa në luginat pranë liqenit të Shkodrës. Temperatura mesatare e janarit luhatet në rreth 0 gradë; në korrik maten 16 gradë (në Vermosh) deri 20,4 gradë (në Dragobi). Në malësi dimrat shpesh janë me rreshje të shumta dëbore, të ftohtë dhe të gjatë; e në këtë periudhë shumë vende zor se mund të mbërrihen. Në Alpet e Shqipërisë së veriut ka mbi 30 ditë me dëborë dhe lartësi bore mbi 50 cm si një dukuri e zakonshme. Krahina malore e Lurës, pas një relacioni të fillimit të shekullit 18, ishte në pjesën më të madhe të vitit e mbuluar me dëborë: “Luria situata in una uaga pianura trd monti sottoposti alle neui la maggior parte dell’anno, di terreno aquoso d causa d’un lago; che dalla cima de monti tramanda aque continue, e copiose, che lor rendono sterile”

Nga burimet venedike njihen disa thërrmija prej historisë së mikroklimës së Arbërisë të veriut Shira të rrëmbyer verorë shkatërruan në verë të vitit 1422 kriporet e Durrësit; një verë e lagësht dëmtoi në vitin 1429 kriporet e Kotorit. Moti i keq shkatërroi edhe të korrat e vitit 1475.

Moçalizirm i vazhdueshëm i krahinave bregdetare godiste sidomos Durrësin, i cili vuante gjithmonë e më shumë nga një klimë mjaft e pashëndetshme, me erëra të nxehta e mbi të gjitha me malarje, e cila i detyronte si banorët ashtu dhe autori- tetet venedike, së paku në muajt me zagushi të verës, të largoheshin në brendësi të vendit.

Në fund të shtatorit 1405 u vonua dërgimi i ushtarëve në qytetet e sapomarra të Zetës për shkak shirash të furishëme vjeshtore. Një shtator shumë i thatë rraskapiti në vitin 1419 trupën mbrojtëse venedike të Drishtit, së cilës iu mbaruan rezervat e ujit. Shirat e vjeshtës zakonisht i frynin lumenjtë së tepërmi.

Megjithë pozicionin e mbrojtur dimrat në vendet bregdetare mund të ishin shumë të ashpër. Në mes të nëntorit 1421 venedikasit u detyruan t’i ndërprisnin të gjitha lëvizjet e trupave pranë Drishtit për shkak të të ftohtit të hidhur (“per caxon de lefredure”)?5 Në janar 1438 në Shkodër ra aq shumë dëborë saqë depërtoi nëpër çati në depon e kripës?6 Dimri i ftohtë e i lagësht dëmtoi rëndë edhe pallatin e bailit të Durrësit (1441)?

Hapësira arbëre ndahet sipas lartësive përkatëse të vendit në zona të ndryshme klimaterike. Nën 100 m mbi nivelin e detit mbisundon klima mesdhetare e ultësirave, nga 100 në 500 m m.n.d. klima mesdhetare kodrinore, pas kësaj klima mesdhetare e zonave paramalore (500 - 1500 m m.n.d.). Lartësitë mbi 1500 m kanë një klimë malore mesdhetare.

Bimësia varet nga klima dhe ndahet në katër zona të ndryshme. Në zonat e ulta me verë të thatë dhe dimër të ngrohtë mbizotëron peizazhi mesdhetar i shkurreve me shkurrnaja përherë të gjelbra dhe bimësi gjethefortë si mareja, boronica, shqopa e butë dhe dushku. Në lartësi më të mëdha rriten bungëbuta dhe shkoza e zezë. Përgjatë bregdetit shtrihen duna ranore dhe këneta kripe në të cilat mbizotëron bimësia e stepës. Në klimë të ngrohtë rriten fort ullinjtë, fiqtë, agrumet dhe eukalip- tet, në Shqipërinë e veriut deri në 400 m lartësi.

Në nivelin e pyejeve të thata (kufiri maksimal mes 700 m dhe 1200 m) me shumë lagështi, rreshje të rralla verore dhe ngnca nate, hasen në pranverë shkurre që e rrëzojnë gjethen. Në lartësi më të freskëta bota bimore përshfaq një fytyrë mesdhetare me shpardh, bungë dhe drurë halorë. Pylli më në lartësi që prek retë i ngjan pyllit europianoqendror. Shpesh i mbuluar nga mjegulla dhe rreshjet e dendura, pylli ka shumë lagështi. Në dimër e mbulon dëbora. çlirimi i sasive të mëdha të humusit bën që të rriten rrobulli dhe ahu në Alpet shqiptare e më tej në jug çetinat dhe përsën rrobulli. Kufiri pyjor luhatet në lartësitë mes 1600 dhe 2000 m?

Qysh prej mesjete deri rië shekullin 20 bimësia e hapësirës shqiptare nuk ka ndryshuar shumë. Më së pan pummet e mëdha bonifikuese në Shqipërinë e ulët dhe kthimi i fushave aluvionale në toka pjellore i dhanë peizazhit një fytyrë të re.

Në mesjetë shumë pjesë të Arbërisë, e jo vetëm zona malore, kanë qenë të mbuluara me pyje të dendura, me një pasuri në drurë të cilën e ka çmuar dhe Hahn, po kështu edhe bregu prej Ulqinit deri poshtë në jug?9 Lisat, ahet dhe shkozëbardhat, frashën, bredhi, bërsheni dhe vidhi po ashtu si dhe shelgjet dhe plepat në brigjet e ulta të Liqemt të Shkodrës, dokumentohen edhe në burimet mesjetare. Edhe komunat me karakter krejt mesdhetar si Ulqini aty nga viti 1500 kishin pyje të gjera (“soura el fiume de la Boyana” ), të cilat qytetarët i mbronin me xhelozi.Më 1900 konsulli i monarkisë austro-hungareze në Shkodër Ippen përsh- kruante lisat e vjetër, vidhat dhe pemët e frashërit në zonën e dendur me pyje të Matit të poshtëm. Asokohe pyjet shtriheshin nga deti deri në rrëzë të maleve dhe krijonin një kufi natyror. Në jug ato mbërrinin den poshtë në rrjedhën e Ishmit Kudo sundonte pylli i dendur. ‘Megjithë moçalet dhe shtigjet e këqija... n'ëpër këto pyje dhe lugina rnund të udhëtohet me kënaqësi për orë t'ë tëra. Sado e kthjellët dhe e nxehtë të jetë dita, nën çatinë e gjetheve bën fresk dhe ësht'e mu%g. Prallëherë depërton përmes degëve ndonjë rre^e dielli. Veçanërisht tërheqës është qëndrimi në bregdetin krejt'ësisht të rrafshtë. Ai quhet italisht spiagga. Yairorat e gjelbra t'ë pernëve, deti blu dhe rëra e verdhë e bregut bashkohen në një simfoni qetësuese ngjyrash. ”

Me nam ishte dhe pasuria pyjore e Arbërisë së jugut, ndaj jo më kot atdheun e tij Gjon Muzaka e quante “Pylloria”.

Fuqinë e vet elementare natyra e tregon në hapësirën shqiptare në dy forma. Prej Liqemt të Shkodrës shtrihet mbi luginat e Matit dhe Shkumbinit deri në Shqi- përi të Jugut një vijë tektonike, përgjatë së cilës mund të ndodhin zhvendosje të mëdha. Pasojat janë tërmete të fuqishme, si ai i vitit 1444 që shkatërroi Ulqinin, ose shkundullimat në Shkodër në vitet 1855, 1876, 1905 e sidomos më 1979 (me një fuqi prej 9,5 në shkallën Rihter). Jo më pak të furishme ishin rrjedhat e posht- me të ujërave në ultësirë, që zbnsnin në pellgje të cekta dhe fare lehtë mund të shpërthenin mbi të dyja brigjet duke përmbytur kështu territore të gjera përreth. Historinë e Shqipërisë e shoqërojnë knjimi i ishujve, brezave ranorë dhe cektinave; degëzimet e rrjedhave të lumenjve; zhvendosjet e deltave. Masat e mëdha që sillnin me vete lumenjtë ndryshuan vijën bregdetare dhe shkaktuan kthimin në tokë të porteve të vjetra. Pas rreshjeve të mëdha ose shkrirjeve të borës ndodhnin shpe- sh përmbytje të lumenjve të degëzuar të ultësirës. Më 1432 një përmbytje e Drinit pranë Lezhës shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve dhe rrënoi depot e kripës; gati dy dhjetëvjeçarë më vonë qytetarët e këtij qyteti ankoheshin se shira të funshëme kishin marrë me vete pjesë të mira të fortifikimeve.

Pranë brigjeve të cekta, me ujërat e tyre të ndenjura dhe rrjedhat e ngadal- ta ujore, qysh në lartësi ekzistonm këneta të mëdha, të cilat në mesjetë vijuan të zgjeroheshin pa prerë, me dukurinë e tyre shoqëruese, malarjen, e cila shpopulloi ngulime të vjetra si Durrësin. Klima e pashëndetshme e Arbërisë së mesme përveç Durrësit nuk kishte as porte të mëdha as ngulime qytetare. Edhe më i rrezikshëm se rrjedhat e Arbërisë së Mesme ishte sistemi lumor i Drinit për pellgun e Shkodrës, që e ka qendrën e vet në Liqenin e Shkodrës. Edhe Drini sillte me vete masa të mëdha të ngurta dhe arriti ta mbushte shtratin e vet kaq shumë, saqë shpërtheu në drejtim të perëndimit dhe u përzie, pranë maht të kështjellës së Shkodrës, me Kirin që vinte prej veriu, e vërsheu pastaj në Bunën që vinte prej liqenit. Kur Drini sillte masa të ngurta në liqen, ngrihej niveli i ujit të tij; veç kësaj ai i zbriste këto masa edhe në Bunë, duke vështirësuar kështu lundrimin lumor, duke shkaktuar përmbytje e krijuar brigje rëre pranë deltës së lumit. Rreth vitit 1700 për një fshat anë Drinit.

Rreth vitit 1400 Buna dhe Drim ishin të ndarë. Drini lëvizte prej Danjës “i gjerë sa lumi Po” drejt e në Lezhë dhe linte pranë bregut në perëndim të këtij qyteti sedimentet e tij; Buna merrte vetëm ujët e liqenit dhe rndhte e kthjellët deri në derdhje, duke mundësuar lundrimin e anijeve në brendatokë.

Lumenjtë, liqenet dhe detet: rrugët ujore si lidhjet kryesore të qarkullimit

Për hapësirën e Arbërisë veriore përreth Shkodrës liqeni kishte një rëndësi të madhe në pikëpamje demografike, gjeografike si dhe ekonomike. “Liqeni i Dioklesë” (6 m mbi nivelin e detit), me 368 km2 e tij sipërfaqja më e madhe e brend- shme ujore e Ballkanit, shtriliet në një gjatësi mbi 42 km dhe gjerësi mbi 14 km. Megjithë madhësinë e tij, ai është shumë i cekët, me një thellësi maksimale prej vetëm 9 m. Brigjet lindore dhe veriore shtrihen të rrafshët e moçalorë derisa vijnë lartësitë e para. Në një gjatësi prej 12 km e gjerësi 1-2 km shtrihej aty pranë në veri- lindje liqeni i Hotit Bregu perëndimor bie i rrëpirtë në liqen. Përpara tij gjenden një numër ishujsh të vegjël; më i madhi prej tyre, ai i Vranjinës, ndodhet në veriperëndim të liqenit. Liqeni i Shkodrës ushqehet nga disa lumenj. Prej venu derdhet aty Moraça, e cila mbledh ujërat e degëve të veta Zeta, Ribnica dhe Cem (serb. Cijevna), prej perëndimit vjen lumi Crnojeviqa dhe Crmnica. Në anën shqiptare prej veriu në jug ndesh Pronin e Thatë që vjen prej malësisë së Shkrelit, Rrjollin, (padyshim prej lat Rivulus) dhe Kirin (serb. Drimac). Ndërsa në drejtim të Adriatikut liqeni e zbraz ujët e tij përmes Bunës.

Në ven dhe në jug mbërrijnë deri në liqen fusha të mëdha, në bregun lindor është një zonë jo e vogël fushash e kodrinash në këmbë të malësisë. Këto krahina në mesjetë ishin të populluara relativisht dendur e me bujqësi të zhvilluar. Për këtë kurorë ngulimesh liqeni nuk ishte pengesë por lehtësim për qarkullimin. Mbi të kalonin tregtarët mallrat e tyre prej qyteteve bregdetare, sidomos prej Tivarit, për në malësi ose drejt Shkodrës. Edhe në vitin 1447 qytetarët e Tivant lundrimin pa doganë me varka nëpër liqen drejt Shkodrës e shihnin si një privilegj të vjetër të komunës së tyre. Tregtarët raguzanë udhëtonin rregullisht nëpër liqen drejt Shko- drës, për të vazhduar prej aty rrugën për në Danjë.80 Balsha III e drejtonte dërgimin e verës prej Ulqini me lundra transporti nëpër Bunë dhe liqen den në malet e Malit të Zi (montaneë)* (1417). Prej peshkimit nxirrnin përfitim ekonomik jo vetëm qyteti i Shkodrës por edhe banorët e fshatrave përreth liqenit.

Përveçse në liqen të Shkodrës lundrimi në ujëra të brendshme ishte i mundshëm vetëm në Bunë dhe në rrjedhën e poshtme të Drinit pranë Lezhës. Buna ishte e lundrueshme për anije të mëdha, edhe për galera, deri në portin lumor të Shën Shirgjit dhe nuk rrihej vetëm nga tregtarët e distancave të largëta prej Raguze e Venediku, por shërbente edhe për qarkullimin lokal, sidomos për transportin e mallrave nga Ulqini dhe Tivari. Buna kërcënohej vazhdimisht nga mbushja me materiale të ngurta për shkak të mullinjve dhe dajlaneve të shumta që ndodheshin në brigjet e saj. Kundërshtitë mes pronarëve të këtyre ekonomive dhe admimstratës venedike që synonte të nxiste qarkullimin lumor për të arritur të ardhura më të mëdha prej doganave, përshkon gjithë historinë e Albania veneta Meqë lumenjtë e tjerë të Arbërisë nuk ishin të lundrueshëm, qarkullimi në hapësirën arbëre kryhej ose në detin Adriatik ose në tokë.

Për arsye të varfërisë në porte të bregdetit arbër, lundrimi me anije kufizohej në disa pak porte, prej të cilave vetëm rada e Durrësit i përmbushte të gjitha kërkesat e galerave dhe koggeve venedike. Në Gjirin e Vlorës, që në vetvete ishte i volitshëm, erërat e fuqishme mund t’i bllokonm anijet për një kohë të gjatë. Midis Durrësit dhe Ulqinit nuk kishte asnjë vendbanim të madh në bregdet. Lezha kishte vetëm një port të vogël lumor; Medua (Shëngjini) ishte shumë e vogël dhe përdorej vetëm për qarkullimm lokal e në kohë lufte edhe nga flota venedike; anijet e lundrimeve të largëta ndalnin në këtë vend të vogël, vetëm kur dukej i pamundur lundrimi i mëtejshëm drejt veriut Porti i Ulqinit ishte shumë i vogël për të pranuar anije të mëdha, ai qe më shumë një “vend ankorimi për mjete bregdetare lundrimi”. Me molin e vet të vogël, të mbyllur në formë gjysmërrethi nga malet përqark (“portus Antibarj”p në largësi 5 kilometra prej qytetit të mirëfilltë e shumë i rrezikuar nga erërat pingule (“Antiuari si e porto per andar a ponente ed e bon fondi ma molto si e ventoso per vento dala montagna...”)? Tivari nuk hynte në radhën e porteve të përshtatshme për tregtinë e madhe adriatike. Giustiniani madje e përshkruante atë si “breg, por jo port”?* Në periudhën venedike tregtarët frekuentonin para së gjithave Durrësin dhe portin lumor të Lezhës. Ky zëvendësoi në shekullin e 15 kuvendin benediktin të Shën Shergjit, portin lumor të Shkodrës, të rrezikuar nga luftërat. Konkurrencë të rrezikshme për qytetet bregdetare përfaqësonin tregjet e vogla në derdhje të lumenjve të Arbërisë së mesme, ku blinin prodhime të vendit sidomos tregtarë raguzanë.

Lundrimet në Adriatik lehtësoheshin mjaft nga librat e lundrimit (portulanet). Aty kapitenët gjenin një renditje lakonike të porteve dhe mundësive të ankorimit, të rrjedhave nënujore dhe erërave, të burimeve të ujit të ëmbël si dhe të dhëna mbi thellësitë e detit Numërohen si pikëndalesa me rëndësi midis Tivarit dhe Durrësit gjiri Val di Noce pranë Tivarit, Ulqini, Medua, Lezha, Shën Anastasia, kepi i Rodonit dhe kepi Palli (Bishti i Pallës). Hapësira më e madhe i kushtohet Durrësit, pa diskutim porti kryesor, që përshkruhet me imtësi sikurse dhe cektësirat pranë kepit Palli.

Vetëkuptoheshin përparësitë e lundrimit me anije. Ai kishte epërsi ndaj rrugëve tokësore falë shpejtësisë, kapaciteteve më të mëdha të transportit dhe sigurisë relative. Vërtet që në ujërat e Arbërisë kishte piratë, të cilët jo rrallë vepronin me porosi të zotërve të qyteteve, Topiajve në Durrës, më vonë edhe Balshajve në Ulqnin, duke i bërë ujërat të pasigurtë; vërtet kishte korsarë, edhe më të rrezikshëm, që gëzonin përkrahjen e fuqive të huaja, sikurse katalanët ose brigantët osmanë, që u shfaqën rreth vitit 1400 në brigjet e Arbërisë; megjithatë, ndryshe nga kalorësit cuba të brendatokës, këta duhej t’i bënin llogaritë me skuadriljen venedike të Gjirit, e cila i gjuante pa mëshirë kusarët e detit në lundrime të rregullta patrulluese. Një funksion policor përmbushnin në shekullin 15 edhe anijet e administratës venedike që lundronin në Shkodër dhe Durrës. Garantimin e sigurisë në det Venediku përherë e ka marrë tejet seriozisht dhe çdo shkelje e shikonte si goditje të sovranitetit të vet mbi Adriatikun dhe e ndëshkonte me rreptësi. Ishte po kjo skuadrilje e Gjirit që mbikëqyrte e s’i linte shteg çdo konkurrence të padëshiruar ose flotave të vogla luftarake të zotërinjve arbër. Republika nuk donte t’u lejonte as Topiajve as Balshajve në shekullin 14 që të ndërtonin dhe të mbanin anije luftarake.

Krah qarkullimit të mallrave edhe qarkullimi i njerëzve parapëlqente rrugët detare. Shpesh udhëtarët përfitonin shërbimet e kapitenëve raguzanë e venedikas, të cilët kontrollonin udhëtimet e distancave të gjata. Anije arbëre prej Tivarit, Ulqinit dhe Durrësit udhëtonin deri në Raguzë dhe në portet e Puljes; të shumta ishin edhe anijet nga Kotori.

Vetëm në rast betejash të hapura në dete, si për shembull gjatë konfliktit të Chioggias, tregtarët venedikas e zhvendosën transportin e mallrave në rruge tokësore (1378).

“Monada arbëre”: Gjuhët dhe etnitë në shoqërinë qytetare

Deri në murtajën e madhe të vitit 1348 në popullsitë qytetare mbizotëronte elementi roman, sidomos në fisnikërinë, e cila e kishte prejardhjen e saj nga aristokracia qytetare e provincës romake në antikitetin e vonë. Në Dalmaci qytetaret quheshin përgjithësisht “latini” në ndryshim nga “sclavi”, banorët sllave të provincës. Popullsia romane, dalmate dhe arbëre pësoi në katastrofën e vitit 1348 një goditje të rëndë. Zbrazëtitë që kishte hapur epidemia në qytetarinë romane, i mbushën migrantë sllavë dhe arbër. Përbërja etnike e komunave filloi t’i nënshtrohej një shndërrimi përfundimtar, i cili nuk mund të rroket tërësisht për shkak të mungesës së njoftimeve.

Hap probleme metodike interpretimi i materialeve me emra personash, që qëndron në themel të hulumtimeve të rrethanave etnike. Në komunikimin me shkrim komunat përdornin gjithmonë latinishten ose volgaren që merrte ndikim gjithmonë e më të madh prej venetishtes, e cila zëvendësoi dalmatishten. Shkruesit jo rrallë ishin noterë italianë, të cilët ua përshtatnin :mrat e përveçëm mënyrës së shkrimit të gjuhës që ata përdornin, e nganjëherë përkthenin edhe prej sllavishtes ose arbërishtes. Në një trajtë italiane ose latine mund të fshihet edhe një emërmbajtës arbër ose sllav. Si reagim ndaj metodës së Jirecekut, i cili i mbështet studimet e tij mbi rrethanat etnike në Ballkanin perëndimor, kryesisht mbi interpretimin e emrave të personave, për një kohë është kundërshtuar pikëpamja se mund të nxirren të dhëna të sigurta duke u msur nga emrat e personave, pasi që në mënyrën e shkrimit roman mund të fshihen trajtat arbërishte dhe sllavishte.

Në vend që të lihet jashtë vëmendjeje ky burim e të hiqet dorë kështu nga elemente të tilla në hulumtimin e strukturës etnike të popullatës, duket më e arsyeshme që këto të përdoren por me rezervat e lartpërmendura. Kjo pasi edhe vetë nomenklatura latine ose italiane tregon për mbisundimin e elementit roman në kulturën e shkruar dhe atë juridike. Si gjuhë komunikimi dhe shkrimi në tregti e në drejtësi, latinishtja dhe volgare- e ruajtën statusin e tyre në mjedisin qytetar thuajse të parival deri në fund të shekullit 15; nën sundimin venedik ato u forcuan dhe zmbrapsën edhe sllavishten.

Çështja e gjuhës në qytetet e Arbërisë së veriut është shumështresore, e krahasueshme me gjendjen në Dalmaci. Ndarja në tresh e hapësirës arbëre në një trevë kulturore arbëre, në një romane-arbëre dhe në një romane-sllave-arbëre është vetëm një mjet ndihmës i skajshëm për të paraqitur përmasat e mëdha të tablosë. Në këto rajone qytetet mund të duken si trupa të huaj, si një mikrokozmos krejt tjetër, për shembull Durrësi disagjuhësh i rrethuar nga mjedisi arbër, serbët në Vlorë mes mjedisit grek, i cili nga ana e vet rrethohej nga arbër etnikë, Drishti roman-sllav-arbër mes malësisë së Arbërisë të veriut ku mbizotëronin arbërit etnikë. Në Arbërinë e mesjetës së vonë në krahina të vogla sundonte një larmi e thellë kulturore.

Duhet bërë dallimi midis gjuhëve të shkrimit, latinishtes, dalmatishtes, e prej gjysmës së dytë të shekullit 14 volgare-s që mbështetej mbi venetishten, serbishtes së mesme dhe greqishtes; gjuhëve të folura, gjuhë romane të qyteteve dhe gjuhën tjetër romane të gjysmë-nomadëve (vllehëve), serbishtes, arbërishtes, dhe greqishtes popullore.

Prej gjuhëve të folura gjuha romane, më pas venetishtja, mbisundonte në veri dhe në qendër të hapësirës arbëre si gjuhë komunikimi, ndërsa greqishtja popullore në jug. Nuk mund të heqësh vija të qarta kufitare, pasi që tregtarët venedikas vepro- nin edhe në Vlorën greke, ndërsa nga ana tjetër greqishtja flitej rreth vitit 1400 në oborrin princëror të Krujës në Arbërinë e mesme. Sistemet e gjuhëve të shkrimit, komunikimit, gjuhëve të folura lokale dhe gjuhëve shtëpijake ishin të ndërthurura fort me njëra-tjetrën. Nuk kanë ekzistuar në mesjetë vija të qarta ndarëse gjeogra- fike ose shoqërore. Përzierja e grupeve dhe popullatave në gjuhë të ndryshme në një hapësirë të ngushtë nxiste shumëgjuhësi, simbiozën kulturore. Këtu luante një rol të rëndësishëm statusi shoqëror i një gjuhe. Forca tërheqëse e gjuhës romane dhe gjuhës greke mbështetej në një pjesë të mirë në epërsinë e kulturave që përfaqësonin ato dhe nuk mund të shpjegohet vetëm me rëndësinë e këtyre gjuhëve në tregti dhe administratë. Një vështrim në rrethanat gjuhësore na mundëson gjendja e mirë burimore në Raguzë: krahas latinishtes si gjuhë zyrtare përdorej edhe raguzanishtja, dialekt i dalmatishtes; italishtja shërbente si gjuhë e tregtisë, literaturës, statuteve; së fundi, sllavishtja flitej si gjuhë shtëpie, kryesisht nga gratë e fisnikëve romanë, pra edhe në shtresat e epërme, e më pas në mesjetën e vonë u përhap edhe si gjuhë e folur e përgjithshme, më vonë si gjuhë letërsie.

Zmbrapsja e elementit roman nuk ndodhi njëtrajtësisht në Arbërinë e veriut.Në Drisht qytetaria romane e ruajti ndikimm e vet deri në shkatërrimin e qytetit nga osmanët Edhe në Ulqin e Tivar popullata romane ishte ende mjaft e gjallë rreth vitit 1400. Ndërsa në Shkodër, ku një paragraf i statutit, pas gjasave shumë i vjetër, bënte vetëm dallimin midis “Latino” dhe “Sclavo” . e përmendur fare “Arbanese”, ishin ngulur në qytet zotërinj të shumtë arbër etnikë të provincës; Jonimat e Dukagjinët, farefisnia e të cilëve në krahina përdorte si gjuhë të zakonshme zyrtare sllavishten, janë ndeshur në mjedisin qytetar me romanishten, gjuhë me të cilën janë shkruar shtojcat e statuteve të Shkodrës në vitet 1391 deri 1393. Megjithatë romanishtja si gjuhë e përditshme e kishte humbur aq shumë rëndësinë, saqë në fillim të shekullit 15 funksionarë venedikë në Shkodër kishin nevojë për një përkthyes. Ndërsa autoritetet venedike në Ulqin dhe në Tivar nuk njoftonin për vështirësi të tilla në të kuptuar. Kjo nuk do të thotë se në këto qytete flitej vetëm romanisht, vetëm se dëftehet pozita e saj si gjuhë komumkimi. Ndërsa karakteristika sllave në Tivar mund të quhet e sigurtë, materiali në emra vetjakë nga Ulqini s’të lë të. nxjerrësh përfundime për përbërjen etnike të shtresës që përmendet më shpesh: fisnikërisë. Është supozuar se në Ulqin elementi roman u ndryshua dalëngadalë nga mbishtresime sllave dhe arbëre. E sigurtë është vetëm se në shekullin 16 në këtë qytet mbizotëronte gjuha arbërishte.

Një rast i dokumentuar mirë është Durrësi: një dokument nga viti 1282 dhe libri i llogarive të një tregtari venedik nga vitet ’60 të shekullit 14 lejojnë një vështrim në shtresëzimin e ndërlikuar etnik të popullatës qytetare. Ndër dëshmitarët e dokumen- tit - bëhet fjalë për blerjen e një shtëpie nga një venedikas - shfaqen arkigjakoni katolik Johannes Cartero, greku Costa Cinnamus dhe mjeku Matheus. Ndër pronarët e shtëpisë bënin pjesë një „churo Rladimero", me sa duket me prejardhje sllave dhe arbëri etnik „Ginij Gradicij" si dhe „manisis albanensibus". Rreth 80 vjet më vonë ndër debitorët e venedikasit Andrea Bolam bënin pjesë sidomos tregtarët e shumtë hebrenj.

Bie në sy pjesa e fortë greke ndër partnerët e biznesit të Bolanit: përbri emrash që duhen vendosur në shtresën e sipërme si „Sauastriochatora" (d.m.tli. titulli i oborrit të një sevastokratori), „Blaxio Lichuda", „Dimitri Mesopotamiti" gjen edhe burra si „Andrea mauromati" (Mavromati) dhe „Dionixe", shërbëtori i sevastokratorit. Lidhjet e ngushta të Bolanit me popullatën katolike të gjuhës romane nuk të habisin: ipeshkvi katolik, vikari i domenikanëve si dhe artizanë kishin blerë prej tij mallra.

Sidoqoftë rreth vitit 1400 tabloja kishte ndryshuar: nën sundimin venedik, elementi katolik e kish mënjanuar në një masë të madhe ortodoksinë e tok me të edhe bashkësinë greke. Romanët katolikë nga ana e tyre ndodheshin nën trusnmë e fortë të arbërve etnikë, të dlët përgjatë shekullit 15 do të mbisundonin   përfundimisht mbi banorët grekë, romanë dhe ata pak sllavë të Durrësit Simbioza greko-romano-sllavo-arbëre e shekullit 13 u zhvendos në të mirë të një kulturë qytetare të re arbëre e katolike nën kontrollin politik dhe ekonomik të republikës së Shën Markut.

Bashkëjetesa paqësore e grupeve të ndryshme gjuhësore në qytetet e Arbërisë së vjetër tregon se nuk ishte përkatësia në një bashkësi gjuhësore apo në njëfarë kombi në kuptimin që mori në shekullin 19, i cili në atë kohë nuk ekzistonte fare, por e drejta qytetare, pozita juridike, shoqërore dhe ekonomike e individëve, ajo që përbënte pikën e referimit për identitetin.

Patronët e qyteteve, nderimi i shenjtorëve dhe vëllazëritë fetare

“Uni i komunës” nuk karakterizohej nga gjuha. Vetëdija e statusit të veçantë juridik kundrejt banorëve të krahinës nuk ishte vetëm një madhësi abstrakte, por konkretizohej dhe përjetohej në imazh e simbol. Shprehje e dukshme e bashkësisë ishte asambleja (kuvendi) e “popullit”,  dhe ipeshkvit, prej së cilës buronte sovraniteti i komunës. Edhe më i rëndësishëm e më mbresëlënës për shqisat ishte nderimi i patronit të qytetit. Pa dyshim gati të gjithë banorët e Shkodrës, si qytetarë ashtu edhe banorë të rrethinave, e rroknin qenien e tyre brenda komunës nëpërmjet kremtimit të shenjtorit të qytetit, Shën Stefanit, “nostro Confaloner”. Ky kremtim përbënte një pikë kulmore në vitin e jetesës së shkodranit Në ato ditë të huajt gëzonin një mbrojtje të veçantë ligjore. Kur ndodhën në vitin 1346 në Kishën e Shën Stefanit disa mrekulli, lajmi u përhap si vetëtima dhe e ngriti edhe më shumë lavdinë e shenjtorit e bashkë me të edhe të qytetit që lidhej me të.

Nderim të ngjashëm gëzonin shenjtorët mbrojtës të Budvës (Shën Gjon Pagëzori), të Tivarit dhe Drishtit (Shën Gjergji); ishin të famshëm patronët dalmatë Shën Trifoni i Kotorit dhe Shën Vlashi i Raguzës.

Nderimi i shenjtorëve në bregdetin e Arbërisë i kishte rrënjët në antikitetin e vonë të shumë komunave qytetare dhe me një vazhdimësi kishtare të pandërprerë edhe në kohët e migrimit sllav në shekullin 7. Ashtu si dhe elementi roman në popullsi, në qytetet mesjetare të Arbërisë venore u ruajtën shumë kulte si trashëgimi e antikitetit të vonë. Kjo hapësirë gëlon nga vendet, kishat e manastiret të emërtuara me emra shenjtorësh, në të cilat kujtoheshin deri në mesjetën e vonë shenjtorët e mëdhenj të Perandorisë romake të shekujve 4-6. Eshtë e çuditshme ardhja e kultit të shenjtorëve Sergj dhe Bak nga mjedisi sirian në Shkodër, ku kodra e keshtjellës Rozafa e ka marrë emrin nga emërtimi i vjetër i qytetit sirian Sergiopolis, Rusafa (para fundit të shekullit 12). Pas fitores së Justimanit mbi gotët e lindjes, u përhap kulti i Sergjit në Itali dhe Dalmaci, dmth. edhe në “Tribus Sergia” e vjetër romake midis Kotorit, Risanës dhe Prevlakës; vetë perandori kishte ngri- tur në Kostandinopojë një kishë kushtuar shenjtorit, madje edhe mbreti i madh i sasamdëve, Kosrau I, e radhiste veten ndër adhuruesit e shenjtorit. Manastiri benediktin i shenjtorëve Sergj dhe Bak në jug të Shkodrës bënte pjesë në manastiret më të rëndësishme të të gjithë Ballkanit perëndimor; aty ishte vendi ku varroseshin mbretërit e Dioklesë, ky vend blatohej bujarisht nga mbretërit serbë dhe kishte privilegje të jashtëzakonshme si një nga katër tregjet e kripës të Mbretërisë serbe. Në Dalmaci dokumentohet që dita e Sergjit kremtohej edhe përpara vitit 1067, në Shkodër kjo ishte pjesë e kalendarit të festave (7 tetor). Si emër Sergji ishte afërsisht prej vitit 1000 den më 1500 në Dalmaci, nëpër qytete, ndër të tjera edhe në Ulqin dhe Tivar, shumë i parapëlqyer dhe shenjë dalluese e romanitetit të qytetarisë.

Një përhapje të gjerë gjeti dhe kulti i shenjtorit Stefan sipas modelit bizantin; kjo pasi në kishën e Shën Stefanit në Kostandinopojë janë kurorëzuar e martuar në shekujt 5-8 perandorët e Perandorisë romake të Lindjes. Lavdia e këtij shenjtori depërtoi me të shpejtë në të gjitha provincat, deri në Afrikë të Veriut, por edhe në Dalmaci, ku janë ndërtuar prej Shkodrës deri në Raguzë shumë kisha kushtuar këtij shenjtori. Lidhjen e tyre të ngushtë me këtë patron shkodranët e shprehnin duke u vënë djemve të tyre shpesh e me dëshirë emrin Stefan.

Bizantin ishte edhe nderimi i Sofisë në manastirin benediktin Shën Sofia e Gentës pranë Mazrekut, nga 1431-1434 seli e kapitelit të katedrales së Danjës gjatë pushtimit osman të këtij qytetit; nderimi i shenjtorit Mihal në kishën ortodokse me të njëjtin emër të Ulqinit, e cila në kohë të mëparshme pa tjetër që ka pasur lidhje me qendrën e kultit në malin Gargano të Pulias, në vijë të drejtë në perëndim të Ulqinit; po kështu kult i shenjtorit Gjergj dhe i shenjtorit Teodor, i cili i kish dhënë emrin e vet katedrales së vjetër të Tivarit; në mjedisin ortodoks të Shkodrës ndodheshin kishat e Shën Petrit dhe "J. Auracio”, në të vërtetë “mjekët e shenjtë” Kozmai dhe Damjani (sllavisht Sveti Vraci). Në malësinë e  Arbërisë ashtu si edhe në qytetet e Dalmacisë shumë kisha dhe manastire ishin emërtuar pas shenjtorit Aleksandër, kështu për shembull Shën Aleksandri de Collemacio, ndoshta në derdhje të lumit Mat, dhe abacia e famshme e Shën Aleksandnt de Monte në Orosh, deri në shekullin 20 qendra shpirtërore e krahinës së Mirditës.

Sidomos në krahina popullata tregonte përkushtim të thellë ndaj një shenjtoreje: Shën Parashqevisë (sllavisht Sveta Petka, lat St Veneranda, arbërisht Shën e Prema), në të vërtetë motra e Shën Efthimiut, peshkopit të Maditosit pranë Kalipolit në shekullin 10, e cila kishte emër të madh në të gjithë Ballkanin. Reliket e saj ishin prurë në shekullin 13 prej Kostandinopoje në qytetin e carëve bullgarë Trnovo, e prej këndej ky kult rrezatoi në gjithë Europën Juglindore, ndër të tjera edhe në krahinën e Matit.

Megjithatë të gjithë këta shenjtorë nuk mund ta errësonin shkëlqimin e Nënës së Zotit Vendet e pelegrinazhit për Marinë rriheshin nga masa të mëdha popullsie, për shembull ikona e Marisë që thuhej se ishte pikturuar nga vetë shenjtori Luka në kishën e Shën Mërisë së Ulqinit e po kështu edhe ikona çudibërëse në Rotezon aty pranë. Kisha të Shën Mërisë ose Vëllazëri të Mërisë ka patur thuajse në të gjitha qytetet e hapësirës arbëreveriore.

Larminë e nderimit të shenjtorëve në qytetet e Arbërisë së veriut e ilustron shembulli i Shkodrës, ku gjendeshin në malin e kështjellës katedralja e Shën Stefanit dhe ajo e Shën Mërisë; pranë tyre ngrihej Shën Vlashi, kisha e komunës raguzane, e cila drejtohej prej françeskanësh; Shën Lazari; kisha ortodokse e Shën Petrit; matanë Bunës Shën Magdalena; më tej e Kryqit të Shenjtë (S. Croce) dhe Shën Veneranda, Shën Aponali, Shën Teodori dhe “S. Auracio”. Prej lagjeve të qytetit njihet vetëm njëra me emër.

Në kalendarin kishtar të Shkodrës dilnin veçanënsht në pah prej statutit kremtimet e Shën Sergjit dhe Bakut Shën Marku (25 prill, njëkohësisht dita e asamblesë popullore), Shën Petri (29 qershor), Shën Ilia (20 korrik), Shën Stefani (si më 2 gusht ashtu edhe më 26 dhjetor), shenjtorët Angeli (29 shtator); Shën Andrea (30 nëntor) krahas festave kryesore si Krishtlindjet, Epifania dhe Pashkët. Jeta dhe puna e fshatarëve dhe barinjve rregullohej në ritmin e kremtimeve të shenjtorëve, e po kështu regjistrohej në Statutin e Shkodrës.

Ndërkohë që në këto festa merrte pjesë e gjithë popullsia, numri i anëtarëve të vëllazërive dhe të “Scuole” ishte i kufizuar. Aty bashkoheshin banorë të një qyteti për të nderuar një shenjtor të veçantë. Pa dyshim që në krijimin e “shkollave” arbëreveriore kanë ushtruar ndikim të fortë shembujt italianë. Megjithëse dihet shumë pak për jetën e brendshme të këtyre shoqatave në mjedisin arbër, ato mund të shihen sipas modelit italian si bashkësi bamirëse qytetarësh jofisnikë, të cilët kërkonin pas monopolizimit të pushtetit politik nga aristokratët forma të veçanta të shprehjes shpirtërore dhe të përfaqësimit shoqëror. Shën Barbara, Shën Mërkuri dhe “J. Croxie” quheshin  vëllazëritë dhe shkollat e Shkodrës, S. Crux, Shën Gjergj dhe Shën Mëri ato të Drishtit të Vogël. Midis dy qyteteve ekzistonin në fshatra të tjera vëllazëri.

Numri i madh i këtyre bashkimeve të çon në përfundimin se ato ushtronin ndikirn jo të vogël mbi jetën qytetare; ndoshta ato zëvendësonin edhe esnafet që mungonin. Pasurinë e tyre vëllazëritë e investonin në toka, për shembull në ara përreth Shkodrës.

Pozicioni i Kishës në komunën qytetare

Nderimi i Shenjtorëve, kalendari i të kremteve dhe vëllazëritë dëftejnë për rolin qendror që luante besimi në qerthullin e jetës qytetare. Zhvillimi i kushtetutave qytetare të Arbërisë së veriut, i ngadalshëm në krahasim me Dalmacinë, për të mos thënë pastaj me Italinë, i jepte kishës dhe klerit një pozicion shumë më të rëndësishëm se ai i klerikëve dalmatë dhe italianë në komunat e tyre përkatëse.

Pushteti i kishës mbështetej mbi kolona të ndryshme: në radhë të parë kisha ishte shprehje e dukshme e besimit dhe pikë referimi për besimtarët. Më tej ajo, në një shoqëri që thuajse nuk e njihte shkrimin, përfaqësonte jo vetëm një forcë kishtare, por edhe një pushtet shpirtëror: klerikët, sidomos ata me ofiqe të larta, kishin një arsimim relativisht të mirë, jo rrallë prej Raguze ose edhe prej Italie, ndaj ishin shumë të përshtatshëm për të formuluar të drejtën dhe interesat e komunës. Breza të tërë noterësh të komunave vinin nga radhët e klerit. Klerikët u shërbenin komunave dhe zotërinjve territonalë si diplomatë e të dërguar në oborret italiane: kur Topiajt e Durrësit donin që t’ia dorëzonm qytetin e tyre Venedikut, ata dërguan ipeshkvin Johan të Vregos te Serenissima, Balshajt ngarkuan me kryerjen e bisedimeve të ngjashme ipeshkvin e Shkodrës. Po kështu udhëtonin drejt Veriut priftërinj nga Shkodra dhe Dnshti në përfaqësim të komunave të tyre. Në mjediset qytetare gjeje klerikë mjaft të kulturuar, si për shembull profesorin e teologjisë Nikolla nga fshati Samrish pranë Shkodrës, i cili doli përpara Senatit venedik më 1395 në emër të pnncit Gjergj të Balshajve.

Ipeshkvët zotëronin pjesërisht ende një pjesë të pushtetit të tyre zanafillor që patën patur në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme. Kështu ipeshkvi i Shkodrës luante rol vendimtar në asambletë popullore. Mungesa e tij aty shihej si diçka tepër e pazakontë dhe rregullohej me nyje të veçanta. Ipeshkvi kishte kompetencat për gjyqësorin kishtar.

Dokumentet e vulosura prej tij ngjallin respekt të veçantë; por edhe ipeshkvi nga ana e tij duhej të orientohej pas Statutit të Shkodrës. Komuna kërkonte që ta vendoste të drejtën e saj medoemos mbi të drejtën kishtare. Në Shkodër pronat e ipeshkvisë nuk përjashtoheshin nga detyrimet; e në Drisht, ku jetonin klerikë të shumtë, kërkohej prej tyre njësoj si prej qytetarëve të zakonshëm të kryenin shërbime roje dhe luftarake.

Veçse pikënsht në kohë krize, për shembull gjatë pushtimit osman të Shkodrës (1393-1395), ipeshkvi merrte në duar drejtimin e punëve si përfaqësues i natyrshëm i qytetarisë. Ndërkohe që kjo në Shkodër kryhej në mënyrë joformale e ipeshkvi, në pikëpamje thjesht juridike, kufizohej nga komuna në ushtrimin e pushtetit të tij, në rastin e qytezave të vogla të krahinës si Suacium dhe Balezo, ku me sa kuptohej nuk ekzistonin këshilla, por vetëm communitas rudimentare, mund të flitet për një sundim ipeshkvnor. Ipeshkvi i Suaciumi ishte natyrshëm i dërguari i vendit në Venedik, ku fliste përpara Senatit jo thjesht për veten, por për gjithë komunën (1406). Ipeshkv nga Suaciumi ishte edhe ai që një gjysmë shekulli më përpara i kishte kthyer në besim katolik tre vëllezërit Balsha, sundimtarët e Zetës.

Sidoqoftë jo të gjithë ipeshkvët qëndronin me ngulm në komunat e tyre në vitet e trazuara të luftërave dhe të vërshimit të parë osman. Me dëshirë dhe shpesh ata udhëtonin për në Raguzë ose në Itali dhe qëndronin aty më gjatë sesa ua lejonte qëllimi i udhëtimit. Paralajmërimet papnore për t’u kthyer, urdhërat që ipeshkvët të qëndronin e banonin në dioqezat e tyre, zënë e shtohen së tepërmi në gjysmën e dytë të shekullit 14.

Kapitolet e katedrales në poEtikën qytetare

Krahas ipeshkëve një tjetër faktor shumë i rëndësishëm pushteti ishin kapitolet qytetare të katedrales, shpesh të ndara në disa kolegje. Mund të thuhet që komuna e Drishtit admimstrohej thjesht prej tyre. Kanonikët e kapitolit mvishnin funksione qytetare si atë të noterit e të taksidarit, edhe ata dilnin jashtë vendit si të dërguar të qytetarëve të tyre. Nëpërmjet zgjedhjes së ipeshkëve ata ushtronin ndikim të drejtpërdrejtë mbi politikën. Kushtetuta që paraqiste kapitoli drishtian në fillim të viteve ’60 të shekullit 15 nuk ishte asgjë më shumë se një përmbledhje dispozitash që ishin në fuqi prej kohësh. Familjet e përfaqësuara në numër të madh në radhët e kanonikëve si ato Hungaro, Suma, Prekali dhe Zaon zotëronin ekonominë dhe politikën e qytetit krahinor në hyrje të malësisë së Arbërisë veriore. Edhe në Durrës kapitoli ishte një levë pushteti, pasi ai përcaktonte zgjedhjen e arqipeshkvit, princit më të rëndësishëm kishtar të Arbërisë së mesme e të jugut, rreth mesit të shekullit 15 edhe udhëheqës shpirtëror i arkidioqezës së vet Arkigjakonët në Tivar, sidomos në Durrës, bënin pjesë në personalitetet më të rëndësishme të qyteteve të tyre. Arkigjakoni i Durrësit kishte udhëhequr komunën katolike deri më 1350 gjatë mbisundimit ortodoks, e ruajti madje pozicionin e dj edhe pas mbërritjes së një arkipeshkvi katolik.Arkigjakonad ishte shkalla e fundit në ngjitjen drejt ofiqit ipeshkvnor ose arqipeshkvnor. Arkigjakoni e fisniku prej derës Vlade në Ulqin është veç një shembull këtu (1406).

Arkigjakom i Ulqinit ishte i dërguar i princit të Balshajve, Gjergjit II, në Raguzë (1403). Kolegu i tij shkodran ishte në të njëjtën kohë pjesëmarrës në tregtinë e kripës.

Krahas këshillit të madh kapitoli i katedrales përbënte një rezervat të fisnikërisë qytetare. Meqë ata vetëplotësoheshin me zgjedhje të mëvonshme, ishin në gjendje të mbylleshin lehtë për nga jashtë. Ndaj nuk habitesh që klerikët e shumtë të Arbërisë detyroheshin të mërgonin në Dalmaci, ku sidoqoftë nuk i shkëpusnin lidhjet me vendet e tyre të origjinës. Kleri shekullar dhe murgjit përbëheshin kryesisht nga vendas. Kjo vlen sidomos për rrethin e mbyllur të kanonikëve. Në masë gjithmonë e më të madhe edhe ofiqet më të larta, ipeshkvitë e abacitë, u zunë me përfaqësues të vendit. Jo rrallë ushtrohej në shekullin 14 sjellje e vrazhdë ndaj dinjitarëve të shumtë prej Italie, të cilët në shekullin 15 u mënjanuan prej ofiqeve të tyre nga kandidatë vendas. Kështu për shembull kapitoli dhe komuna e Shkodrës kërkuan shprehimisht në vitin 1402 si ipeshkv të qytetit arbërin Progon. Princat e mëdhenj kishtarë të Arbërisë në mesjetën e vonë, abati Gjergj Pelini i Rotezos (vdekur më 1463) dhe arkipeshkvi Pal Engjëlli (vdekur më 1469), vinin nga fisnikëria vendase e Tivarit përkatësisht Drishtit, dhe janë shembuj të spikatur të kontrollit që ushtronte fisnikëna mbi kishën katolike në hapësirën arbëre edhe gjatë sundimit venedik.

Manastiret e qyteteve

Krahas klerikëve shekullarë ishin edhe murgjit. Manastiret e qyteteve në krahasim me ato të krahinave, sidomos të benediktinëve, ishin modeste; megjithatë qytete të veçanta, sidomos Durrësi, kishin një numër të konsiderueshëm kuvendesh. Në të vërtetë ngulimet e të dy urdhrave të lypsarëve ishin themeluar qysh herët në shekullin 13. Françeskanë si Johannes de Plano Carpini, arkipeshkv i Tivarit (1249-1252) dhe dominikani Vilhem Adae në shekullin 14 bëjnë pjesë në figurat më të shquara të historisë kishtare të Arbërisë. Në Ulqin, pjesë e provincës urdhnore të Hungarisë, kishin ardhur dominikanë prej Raguze në vitin 1258; prej këtu ata mbërritën në Shkodër, ku kishin kishë të tyre në shekullin 15, atë të Shën Ilias. Kuvendi i Durrësit (prej vitit 1278) vendosi lidhje të ngushta me derën fisnike të Topiajve dhe e ushtroi veprimin e vet mbi gjithë Arbërinë e mesme. Rreth vitit 1400 murgjit ishin aktivë në tregtinë e kripës dhe gëzonin çlirim taksor në shkallë të gjerë “ut habe- ant causam orandi deum pro bono statu nostro, et dejfensione dicte terre ad honorem nostrum”, sikurse dëshironin venedikasit. Françeskanët hynë në Arbëri po ashtu prej Raguze dhe ia nënvendosën kuvendet e Kotorit, Tivarit, Ulqinit dhe Durrësit mbikëqyrjes së Raguzës, “custodia Ragusina”. Pati tensione me klenkët shekullarë më 1391 në Shkodër.

 

Një trup i huaj në mjedisin qytetar: Ortodoksia

Në mjedisin katolik të qyteteve bregdetare kisha ortodokse e frymës serbe u forcua nën mbretërimin e Stefan Dushanit në gjysmën e parë të shekullit 14. Kështu të ardhurat e manastirit benediktin të Shën Shirgjit dhe kishave katolike në Danjë e anë lumit të Gjadrit iu dhuruan së bashku me manastinn ortodoks të Vranjinës të liqenit të Shkodrës, manastirit ortodoks të Shën Mihalit dhe Gabrielit të Jeruzalemit (1348). Kisha ortodokse e Shën Petrit në Shkodër u blatua gjithashtu nga mbretër serbë, ndër të tjera me të drejtat e peshkimit në Bunë, manastiri i Kryeengjëllit në Ulqin u përkrah nga Gjergji II Balsha. Kisha ortodokse përfaqësohej në Shkodër nga një metropolit (“metropolitanus grecus Judex ordinarius”) të caktuar nga kreu i kësaj kishe (“per patriarcham Sclauonie”)\ ky metropolit ushtronte pushtetin gjyqësor mbi gjithë kishat dhe manastiret ortodokse në hapësirën shkodrane. Edhe pse kisha ortodokse gëzonte mbështetjen e sundimtarëve të Zetës dhe të disa fisnikëve në bregun lindor të liqenit të Shkodrës, ishte pikërisht kjo yllësi që e vuri atë në gjen- dje të ngushtë gjatë luftërave në fillim të sundimit venedik. Se ç’rol u ishte caktuar atyre në komuna, këtë e ilustron gjendja e kishës ortodokse të Mihalit në Ulqin: ajo ndodhej jashtë mureve të qytetit. Megjithatë administratës venedike i duhej ta përfillte me vëmendje elementin ortodoks në fillim të shekullit 15, pasi ky ishte një kërcënim i përhershëm në krahinat afer qytetit.

Në përgjigje të sulmeve ortodokse sikurse shkatërrimi i kishës së Balezos dhe rrënimi i manastint benediktin të Shën Gjonit pranë Drishtit, katolikët nisën pas vdekjes së Stefan Dushanit (1355) një kundërsulm të fuqishëm: qysh më 1352 shfaqen dy legatë në përforcim të besimit katolik; u kthye veçanërisht në një bazë të fortë Durrësi anzhuin, ku dy herë (1359 e 1364) veproi predikuesi i famshëm Petër Thoma. Pas vitit 1350 u zhduk metropoliti ortodoks 1 qytetit, e nga ana tjetër erdhi këtu një arkipeshkv katolik. Vërtet që katolicizmi në jug nuk u shty më shumë se deri në Shkumbin, porse në veri ipeshkvitë e vogla të qytezave të provincës si Suacium, Balezo, Danjë, Sapë, Sardë dhe Shat, me gjithë varferinë e tyre relative, përjetuan një fazë të fundme pushimi përpara pushtirmt osman.

Pushteti ekonomik i kishës

Krahas rolit të vet shpirtëror dhe politik, kisha shfaqet edhe si pronare e pasur tokash. Në qytete ipeshkvia, kapitoli i katedrales dhe kuvendet kishin prona të ndara preras. Zotërimet kishtare në qytete dhe rreth tyre përbëheshin nga vreshta, si për shembull ato të shumtat në numër që i quante të vetat Shën Mëria e Ulqinit,ullishta, të drejta peshkimi në liqen të Shkodrës dhe në Bunë, siç i kishin Shën Stefani, Shën Pjetri dhe Shën Vlashi i Shkodrës, koshere bletësh, mullinj, për shembull në Rjoll pranë Balezos dhe të ardhurat e fshatarëve që punonin me detyrim përqindjesh në tokën e kishës. Kapitoli i Tivarit zotëronte një fshat të tërë. Kishte klerikë të veçantë që edhe privatisht ishin mjaft të kamur. Përreth malit të kështjellës së Shkodrës rrotulloheshin varg vreshta të tëra që u përkisnin priftërinjve të veçantë ose ipeshkvit Pasuria e institucioneve shpesh buronte prej blatimesh dhe trashëgimish që linin laikë e klerikë, jo  rrallë qytetarë që e kishin bërë pasurmë e tyre jashtë vendit, në Raguzë ose Venedik. Por edhe princat e krahinës tregoheshin bujarë, ndër ta Balshajt privilegjonin manastiret ortodokse, si ato të Vranjinës. Testamenti 1 priftit Sergj, i biri i Marco Torosit të Tivarit, lëshuar më 17 nëntor 1390 në Venedik, dëshmon kamjen dhe lidhjen me vendin e vet të një të mërguan: ai i dhuroi kishës katedrale të Shën Gjergjit në Tivar mesharin e tij, i cili duhej lidhur me një zinxhir e s’duhej shitur kurrë; kishave të Shën Gabrielit, Shën Lukës, Shën Maria Madalenës dhe Shën Nikollës në Tivar ai u falte nga tri dukate, kanonikëve të Shën Gjergjit nga njëzet dukate ari për të mbajtur ndërtesën e kapitolit si edhe një ullishte (“ogradam oliuarum”) dhe një truall me pemë ulliri; pesë dukate të tjera caktoheshin për “male ablatis” nga Tivari; priftit Gjergj të Tivant i shkonin dhjetë dukate ari për të çuar mesha; Dobres, të birit të Gjomt, dy dukate, si dhe shuma më të vogla për tivaras të tjerë, ndër ta për të venë e kancelarit; nipave të tij, pnftërinjve Dominik dhe Peter ai u jepte shtëpinë e tij, një vreshtë me rrënjë ulliri; dy toka të tjera me drurë ulliri, njërën prej tyre “iuxta pontem’\ kishës Shën Gabnel. Udhëzime të tjera kishin të bënin me manastire e kisha në Venedik e me një shumë më të madhe në të holla që u shkonte dy nipërve. Të habit jo vetëm pasuria në vendin e prejardhjes e këtij kleriku që jetonte në Venedik, por edhe hdhjet e tij me shtresën e epërme të qytetit, me kancelarin, kapitolin e katedrales dhe arkigjakonm e tij, Don Viton, të cilin ai e cakton si përmbarues të testamentit. Në qytet kisha ishte edhe punëdhënëse, sidomos kur zgjeroheshin ose rindërtoheshin shtëpitë e Perëndisë. Matenali i shtrenjtë i ndërtimit si tullat e tjegullat porositeshin për këto raste nga Raguza.

Në fillim të shekullit 14 pronat e kishës u rrudhën së tepërmi, nga njëra anë për shkak të ndërhyrjeve të sundimtarëve prej derës së Balshajve, të cilët u jepnin pasuesve të tyre toka nga të kishës dhe i bënin shantazhe arkipeshkvit katolik të Tivarit, e nga ana tjetër nëpërmjet shkatërrimeve që sollën sulmet e osmanëve, të cilët shqymbën pronat e arqipeshkvisë të Tivarit, plaçkitën Suaciumin që ishte grabitur edhe më parë nga Balshajt, bënë skllevër njerëz të shumtë e nuk kursyen as Lezhën (më 1400).

Përballë kësaj trusnie të dyfishtë kisha, e lidhur fort që më parë me Italinë, e priste me shumë shpresë ardhjen e venedikasve, madje në Durrës e Shkodër arkipe- shkvi dhe ipeshkvi ishin forca lëvizëse që shpuri në marrjen prej Venedikut. Që ata në këtë rast nuk i largonin nga vëmendja interesat e tyre vetjake dhe nuk shihnin te venedikasit të vetmit shpëtimtarë të besimit katolik përballë rrezikut ortodoks e mysliman, këtë mësim kishin për ta dhënë dhjetëvjeçarët e parë të shekullit 15.

Zotërimet e komunave qytetare në krahina

Mëvetësia e komunave në Perandorinë serbe shprehej jo vetëm në statusin juridik dhe lirinë vetjake të qytetarëve, por edhe në titujt e tyre të pronësisë mbi tokën, doganat dhe taksat e qarkullimit Krahas kishës komunat bënin pjesë në pronarët më të mëdhenj të tokave të Arbërisë së veriut Kështu për shembull komunës së Shkodrës i përkisnin një sërë fushash.

Komunat nuk përbëheshin vetëm nga sipërfaqja e rrethuar me mur e ngulimit të mirëfilltë qytetar, por zotëronin gjithmonë edhe një qark pak a shumë të gjerë (kështu për shembull destrecto de sutari në shekullin 14, banorët e të cilit u detyroheshin taksa  komunave qytetare; statusi juridik i ngulimeve joqytetare në qark nuk mund të dallohet qartë kudo, meqë pjesa më e madhe e bunmeve dokumentare ka lindur në periudhën venedike, kur Republika e Shën Markut i kishte përmbledhur në duart e veta të drejtat e komunave dhe të provincës. Për këtë arsye nuk mund t’i ndash qartas të drejtat që shpesh kryqëzoheshin të komunave dhe zotërinjve territorialë. Në fillim të shekullit 15 komunës së Shkodrës i nënshtroheshin të paktën ende fshatrat Kazena, Glerosi dhe Buzëgjarpni. Më e qartë është gjendja juridike në Ulqin dhe Tivar: qytetarët e Ulqinit ushtronin mbi fshatrat e qarkut të tyre gjyqësorin, ndërsa tivarasit nxirrnin të ardhura nga vendbanimet e qarkut të tyre?

Toka ishte e ndarë midis fshatrave të veçanta të qarkut dhe komunës qytetare. Ulqini p. sh. zotëronte gjithë të drejtat mbi pyjet dhe rrjedhat ujore; Durrësi të drejtat e kullotave në brendatokën e vet fushore, Kruja një numër kullotash në malet në lindje të qytetthit-kala. E pasur ishte komuna e Shkodrës me pyje, ndër të tjera pranë liqenit, kullota (“pra de comun^ dhe ara apo fusha (“campi de comun; terrenj de comun aratorij de la banda de soura scutari”}, sidomos në kodrën e Bërdicës, vreshta në malin e qytetit dhe në krahinën përreth, kopshte në malin e qytetit (“qardini”) dhe shumë tokë djerrë në një ishull në lumin Kir. Pronën e përbashkët qytetarët nganjëherë e ndanin me banorët e qarkut. Renditja e titujve venedikë të pronësisë në vitin 1416 të jep një përfytyrim për përmasat e pronës së komunës, përkatësisht zotit të vendit në krahinën rreth qytetit në qarkun e Shkodrës së sipërme 156 “fusha” (campr, njësi matëse për tokat bujqësore); në Shkodrën e poshtme 303,5 “fiisha”; prej tyre 86 u takonin tokave kullotë; 6 tokave kullotë vetëm për kopetë e qytetarëve; 182 “fusha” ishin të pakultivuara; pjesa e mbetur, d.m.th. afërsisht gjysma, ishte dhënë me pajti.

Kufijtë e qarqeve jo rrallë ishin objekt grindjeje midis qytetarive të ndryshme. Një armiqësi e hidhur ndante drishtianët nga shkodranët, që grindeshin për disa fshatra kufitare; e njëjta gjë mund të thuhet edhe për tivarasit dhe ulqinakët, të cilët arritën në shekullin 15 të përlesheshin edhe në mënyra brutale. Në Ulqin sipas gjasave kufijtë ishin përcaktuar në statut; në Shkodër dispozita të tilla mungojnë. Megjithatë njohja e kufirit të saktë ishte e rrënjosur thellë në mënyrën e të menduarit të qytetarëve, siç e tregojnë ankimet në periudhën venedike. Rastet e konflikteve legale kanë të bëjnë të gjitha me tokën e çmuar bujqësore, me vreshtat dhe ullishtat në Ulqin dhe Tivar, me kodra vreshtash dhe ara drithi në Drisht e në Shkodër. Në këto konflikte bëhet e qartë vështirësia që kishin komunat e varfra në drithë për të siguruar drithin nga qarku i vet. Një qytet në rrëzë të botës së djerrë malore si Drishti nuk mund të bënte pa këto toka bujqësore.

Kufijtë shkonin përgjatë vijave ujore, përrenjve, lumenjve dhe kanaleve, orientoheshin pas pemësh e shkëmbinjsh të shënuar. Trojet rrethoheshin me mure guri. Pleqtë e fshatit përcaktonin sinoret me hapa dhe nganjëherë vinin copëza qymyri e tullash nën gurët e tyre, në mënyrë që këto të mos shtyheshin. Në ultësirë, në fushën e Kakarriqit, në jug të Shkodrës, por edhe në toka malore ngriheshin mure guri disa qindra metra të gjatë. Kush shtynte sinoret, dënohej rëndë nga kodi zakonor. Toka djerrë mund të lavrohej vetëm brenda një qerthulli që matej nga mbërritja e një guri që hidhte me dorën e majtë një burrë i ulur përtokë

Detyrimet, doganat, pajtitë: Politika financiare e komunave qytetare

Me sa kuptohet toka e trashëguar e qytetarëve nuk rëndohej me taksë. Meqë komunave qytetare u mungonin dhe taksat e tjera të drejtpërdrejta, ato i nxirrnin të ardhurat e tyre nga taksat e tërthorta, përkatësisht detyrimet e banorëve të qarkut, në rastet kur këta nuk kishin për ti paguar detyrime zotit të vendit.

Të ardhurat përbëheshin nga doganat mbi verën, drithin, vajin, mishin dhe mëndafshin dhe nga taksa mbi kullotat, e cila pa dyshim vilej po ashtu si “taksa e barit” serbe në trajtë dorëzimesh djathi; në Shkodër edhe si taksë mbi mullinjtë. Doganat e importit dhe të eksportit vileshin përkatësisht në portat e qyteteve. Për klerikë në shumë vende kishte çlirim nga taksat, por këto ndryshonin nga komuna në komunë. Në krejt Arbërinë e veriut kleri nuk është trajtuar në mënyrë të njëjtë për sa u takon tatimeve. Ishin krejt të çliruara për shembull arkipeshkvia e Durrësit dhe gjithë institucionet kishtare të të dyja besimeve në këtë qytet.

Doganat zakonisht jepeshin me pajti, në qytetet e vogla të krahinës më së shumti qytetarëve të vet, në vende më të rëndësishme si Durrësi dhe Slikodra, raguzanëve dhe kotorasve. Pajtia e doganës dhe e taksave për fisnikët vendas ishte një investim i sigurt i kapitalit të fituar në tregti dhe në bujqësi.

Pajtimarrësit e të drejtave të peshkimit në Bunë ishin zakonisht fisnikë me rëndësi prej Shkodre (Dukagjinët, Beganët, Milotinët) dhe tregtarë italianë.

Bënte përjashtim dogana e Danjës, nga kalonte i gjithë qarkullimi me Kosovën. Kishte stacione të rëndësishme doganore në Arbërinë e sunduar prej serbëve në Shën Shirgj, në Drin pranë Lezhës si dhe në Vaun e Spas në rrugën e Zetës. Shkodra kishte të drejtat mbi taksat e qarkullimit në vahet e Bunës. Se sa të drejta të tjera kishin komunat mbi taksat e pajtive, kjo nuk është e qartë; megjithatë ato duket se i kanë shkuar sundimtarit të vendit.

Pronat e komunës së Shkodrës përbëheshin nga toka kopshtijesh në territorin e qytetit, vreshta dhe ara, të cilat më së shumti jepeshin me pajti.

Komunat ndërhynin në jetën ekonomike në mënyrë rregulluese. Synim kryesor ishte mbrojtja e prodhuesve vendas ndaj produkteve më të lira të importit. Kjo kishte të bënte sidomos me tregtinë e verës, meqë të gjitha komunat, në radhë të parë Ulqini dhe Drishti, jetonin prej vreshtarisë së qytetarëve të tyre. Dogana frikësuese importi (15 % në Ulqin), detyrim blerjeje për banorët e qarkut - njerëzit e manastirit të Shën Nikollës “në derdhje” ishin te detyruar ndaj tregut të Ulqinit - nganjëherë edhe ndalesa për importin, ky ishte arsenali i komunave, të cilat pësonin gjithmonë trusni, sidomos prej verës së lirë puljeze. Për të mbajtur nën kontroll çmimet, prodhuesit qytetarë kufizonin prodhimin dhe rregullonin shitjen. Në kohë të korrash të këqija kufizimi i shitjes vlente vetëm disa muaj, kështu për shembull në Durrës prej gushtit deri në nëntor. Mekanizmat e tregut pa dyshim që njiheshin. Paria e Drishtit i kujtonte Venedikut që “quantitat de mere ruina le mere eodem genere et specie” dhe se ulte çmimet. Banorëve të fshatrave përreth në statutet e qyteteve u ndalohej të ngrinin vreshtat e tyre. Realizimi i këtyre përcaktimeve shkaktonte grindje të ashpra, të cilat në shekullin 15 jo rrallë kalonin edhe në dhunë. Rreth vitit 1400 dukej se qytetarët nuk e kishin gjendjen nën kontroll. Në Shkodër ushtronte funksionet e tij një “mbikëqyrës i vreshtave”, i cili duhej të shmangte prej ditës së Shën Ilias (20 korrik) deri në ditën e Shën Mikelit (29 shtator) dëmtimet dhe vjedhjet e vreshtave të qytetarëve.

Por komunat bënin edhe kujdes të përhershëm për furnizimin vetjak me ushqime. Pothuajse në të gjitha qytetet, me përjashtim të Durrësit, kishte mungesë të drithërave të bukës. Ndalesat për eksportimin e drithit, miellit, mishit dhe djathit si dhe nxitja e importeve, përkatësisht detyrimi i qytetarëve që ta sillnin në qytet medomes drithin e blerë jashtë, të gjitha këto imitonin shembullin venedik, që në Arbëri diktohej nga domosdoshmëria. Ashtu si dhe në Venedik komuna blinte ushqime, sidomos verë dhe drithë, dhe ishte shumë kujdes të ruante çmimet fikse.

Ullinjtë rriteshin kudo në klimën e butë mesdhetare të brigjeve dhe në ultësirën Shkodrane. Testamenti i priftit të Tivarit flet për rëndësinë që kishte kjo degë e bujqësisë. Njihen mullinj të tatueshëm vaji nga Tivari dhe Budva. Në statutet e Shkodrës nuk përmenden ullishtat; ndërsa në Budva kultivimi i tyre rregullohej saktë. Edhe në vitin 1553 vaji quhej si “nervo dell’ entrade” të Tivarit.

Konti i përmendur këtu është mëkëmbësi i Balshajve, pasardhësi juridik i carëve serbë në Shkodër. Peshkimi në liqen (balthd) ishte edhe një ngjarje e rëndësishme shoqërore ku merrnin pjesë njerëz të shumtë. Sipas një relacioni të shekullit 17 peshkatarët e Zhabriakut lundronin me varkat e tyre të vogla në anët e cekta të liqenit të Shkodrës duke shtyrë aty scoranyet (Alburnus alburnus), të cilat në dimër u drejtoheshin ujërave më të ngrohta të zonave me kallamishte në anën perëndimore të liqenit të Shkodrës, me sogje prej thurimash shelgjesh. Kjo, si në shekullin 14 ashtu edhe në shekullin 17, bëhej në pranverë. Pas peshkimit të suksesshëm fillon- te festa. Kalendan i peshkimit për peshkatarët anë Bunës parashikonte në dimër zënie krapi, ngjalash dhe skoraaxash (sidomos në shkurt). Në prill peshk silur, disa deri në katër a pesë fund të rëndë, në maj skubri, në qershor peshk sqyt, në korrik shojzë, në gusht bli dhe plot vezë peshku, në shtator dhe tetor ngjala, - për të përmendur këtu ato më të rëndësishmet.334 Mbahej si specialitet i veçantë skoranxa, nga ato që i dërgoi dhuratë Romës më 1397 arkipeshkvi i Tivarit.

Komuna e Shkodrës ishte pa dyshim pronarja më e madhe e ekonomive të peshkimit në Bunë. Më 1401, mes rrëmujërave të luftës, pajtia e disa syresh solli shumën e konsiderueshme prej 150 dukatesh. Pritat e peshkimit (dajlanet) quheshin ndër të tjera taier de soto dhe de soura, Ea maria de uiegari dhe Taglier de la mariça de le ghyar. Në Lezhë rrjedhat ujore mbaheshin si pronë e përbashkët dhe vetëm pas vitit 1445 pritat e peshkimit u dhanë me pajti. Ishin mjaft të mëdha të ardhurat nga pajtitë në Shkodër. Më 1417 administrata venedike nxirrte nga ekonomitë  e peshkimit de suso çdo vit 1550 perperë, nga Taier de soura dhe Gromadura 1450 perperë, e nga dy Ghiaret 120 perperë, nga Marhça 400, nga Taiero Sotagno 360, nga peshkimi i skoranxave 80 perperë. Këto shuma prej gjithsej afër 4000 perperësh përbëmn pjesën më të madhe të të ardhurave nga ekonomitë komunale të Shkodrës.

Emblemat e sovranitetit qytetar: Monedhat, masat, vulat e qyteteve

Ndër tiparet e autonomisë qytetare bënte pjesë prerja e monedhave, masa e pesha vetjake si dhe vula e qytetit.

“Periudha e lulëzimit të komunave qytetare të Arbërisë së veriut është e kohës së mbretërve e perandorëve serbë. E drejta për monedhë vetjake që ia arritën ato asokohe, u dha pamjen e republikave të mirëfillta e i vendosi ato për një kohë në të njëjtën sërë me Kagusin fatlume, e cila u bë shtet, si dhe me Kotorin...

Natyrisht prerja bëhej vetëm në monedha bronzi, të cilat pjesërisht, kështu për shembull për Drishtin dhe Suaciumin, pas gjasave janë prodhuar në Kotor. Vula me reliev e Ulqinit vinte nga Raguza. Tivari, Ulqini dhe Shkodra kishin punishte të vetat për prerjen e monedhave, edhe gjatë kohës së sundimit të Balshajve. Si rregull paraqitej në to patroni i qytetit - Shën Mëria në Ulqin, Shën Stefani në Shkodër, Shën Trifoni në Kotor - ose ngrehina - një loggia dykatëshe, e zbukuruar me harqe në Suacium, një kala me bedena në Drisht. Është e habitshme larmia e monedhave: njihen njëzet tipe follaresh nga Shkodra prej periudhës së Gjergjit II Balsha (1385-1403). Për shkak të numrit të madh të monedhave lokale në qarkullim, kudo bëhej përllogaritje me monedhën e perperit. Tregtarët e huaj veç kësaj sillnin në vend edhe monedhat e tyre. Venedikasit do ta provonin menjëherë pas fillimit të sundimit të tyre ndjeshmërinë e qytetarëve në çështje të monedhave.

Një tjetër emblemë sovraniteti ishin masat dhe peshat vetjake për komunat, sidomos për prodhime bujqësore si vera, drithi dhe vaji i ullirit. Ato përfaqësonin edhe një burim të ardhurash për komunat; në Shkodër masat kontrolloheshin çdo muaj.

Së fundi vula e qytetit ruhej më shumë adhurim si emblemë e mëvetësisë së komunës. Falsifikimi i saj në Shkodër ndëshkohej rëndë. Ajo ruhej së bashku me dëshmitë e privilegjeve në një vend me tre dryna, për të cilët kishte nga një çelës secili prej tre gjykatësve. Një dokument i vulosur me vulën e komunës kishte vlerën e një akti  noterial. Përveç vulës së komunës kushtetuta njihte edhe vulën ipeshkvnore si dhe vulën ftuese të mbretit serb (“belego”), me të cilën thirreshin në gjyq qytetarët. Grabitja e vulës qytetare përbënte një cënim të rëndë të autonomisë komunale. Jo më kot pas një incidenti të tille në vitin 1397 drishtianët bënë protestë të ashpër në Venedik. Motivet e vulave u ngjanin atyre të monedhave; ato paraqisnin shenjtorë të qytetit ose stilizonin kështjella të ndryshme. Një vulë e vitit 1372 e ruajtur prej Tivari dëften një ujk, kafshën në emblemë të sundimtant prej derës së Balshajve.

Detyrimet e komunave qytetare ndaj sundimtarit të provincës

Ashtu si gjithë komunat qytetare të Arbërisë së veriut, as Shkodra nuk ishte autonome në çdo drejtim, por në pikëpamje të sovranitetit shtetëror i përkiste Perandorisë serbe, përkatësisht trashëgimtarëve të saj Balshajve. Sundimtari i vendit kërkonte prej qytetarëve në shkëmbim të mbrojtjes dhe lejimit të një vetadministrimi të gjerë, krahas shërbimit në ushtri edhe detyrime të tjera të ndryshme (angarië), të cilat ishin mjaft të përhapura edhe në hapësirën bizantine. Ato ndaheshin në shërbime vetjake dhe në dhëme materialesh. Shumë i rëndë ishte detyrimi per të marrë pjesë në ndërtim kështjelle (kastroktisia bizantine), të cilin e kërkonin dhe venedikasit Materiali sillej ose paguhej prej sundimtarit të vendit. Ndërsa shërbim roje duhej të kryenin të gjithë qytetarët, në Drisht edhe klerikët. Përjashtime bëheshin në Durrës vetëm për persona që mungonin në qytet, sidomos tregtarë; në Ulqin të sëmurët duhej të çregjistroheshin. Në Shkodër shërbimi i rojes zgjaste deri në agim. Pas muzgut askush nuk mund të qarkullonte në rrugë pa ndriçim. Është e dëshmuar që një detyrim në formë të hollash, të ashtuquajturën “Akrostih” e paguanin Tivari dhe Budva. Tivari i dorëzonte, me kërkesë të carit Stefan, edhe vaj ulliri manastirit të Kryeengjëllit në Prizren. Komuna e Drishtit u detyrua nga Venediku më 1396 që të paguante një të dhjetë për verën, vajin dhe drithët, në ç’mes nuk është e qartë nëse kjo taksë u vendos e re apo vijonte një zakon të vjeter. Detyrimi i drishtianëve për të transportuar orenditë shtëpiake të mëkëmbësit të tyre venedik prej Shën Shirgjit deri në qytetin e tyre, ka pas gjithë gjasave prejardhje nga “priselica” serbe. Banorët e Lezhës ishin, pas zakonit të vjetër, të çliruar nga kjo angari. Punët dhe shërbimet e detyruara bizantino-serbe u morën në një shkallë të madhe edhe nga Venediku.

Shpenzime të vazhdueshme shkaktonte pagimi i punonjësve të komunës. Ndërkohë që qytete të pasura si Kotori, të cilin car Stefani e pati quajtur “stolni i slavni ishin në gjendje të paguanin mjekë, mësues dhe farmacistë të komunës me kualifikim të mirë, përpjekjet që bënin qytetet arbëre në këtë drejtim ishin shumë më modeste. Mjekë paguante komuna e Tivarit, ndoshta edhe Shkodra, noterë kishte kudo; ndërsa mësues e farmacistë kërkoheshin më kot.

Banorë qytetesh pa të drejta qytetari: Tregtarë të huaj (italianë dhe dalmatë) dhe grupe në skaje të shoqërisë

Krah qytetarëve me të drejta të plota, në komuna jetonin bashkësi të tjera që nuk merrnin pjesë në jetën politike të komunës, pothuajse të renditura në mënyrë hierarkike, nga të cilat anëtarë të veçantë jo rrallë kishin statusin e habitatores. Në radhë të parë ishin tregtarë prej Venediku e Raguze. Qysh prej shekullit 11 ato ishin një pamje e zakonshme në portet e Arbërisë. Venediku gjithmonë kishte patur një interes të dyfishtë në hapësirën arbëre: në njërën anë ai donte të pengonte që portet e Durrësit dhe Vlorës t’u binin në duar sundimtarëve të Italisë së posht- me, qoftë normanëve, Staufeve, Anzhuve ose Aragonëve. Kjo për arsye se një fuqi e vetme në dy brigjet e Adriatikut jugor do ta kishte kërcënuar tregtinë venedike mu në nervin e saj. Nga ana tjeter Sinjoria ishte e interesuar, ashtu si dhe Republika e Shën Vlashit, në importin e prodhimeve bruto të Arbënsë si kripa dhe drithi, po ashtu dhe ushqime të tjera për furnizimin e banorëve të vet, si edhe për mëndafshin, i cili gjendej me shumicë sidomos përreth Vlorës. Ndërsa në shkëmbim tregtarët e huaj shisnin në tregun arbër prodhimet e manifakturave italiane të stofrave dhe sende luksi. Qysh herët venedikasit janë ngulur për kohë të gjatë në hapësirën arbëre. Më së pari në Durrës, ku ndihmuan në fund të shekullit 11 bizantinët të luftonin normanët, më vonë edhe, natyrisht vetëm si persona të veçantë e jo në bashkësi të mbyllura, prapa Vlorës. “Kolonia” venedikase e Durrësit ishte e privilegjuar nga Perandoria bizantine dhe varej nga një përfaqësues venedikas në Konstandinopojë. Tregtia e shekujve 11 dhe 12 nuk se arriti përmasa të mëdha, çka lidhej pa dyshim edhe me bllokimin e rrugëve të tranzitit drejt Lindjes, të cilat Bizanti i kishte fortifikuar edhe më shumë për shkak të kërcënimit të sulmeve normane. Ndryshim arriti të sjellë vetëm kryqëzata e katërt, e cila shkatërroi Perandorinë e vjetër bizantine. Në ndarjen e saj Venediku kishte siguruar krejt Epirin, po shpejt e humbi çdo interes për hapësirën arbëre për shkak të sipërmarrjeve shumë më fitimprurëse në Egje. Vetëm kështu mund të shpjegohet shfaqja jetëshkurtër dhe e mjerueshme e

dukatit venedik të Durrësit (1205 - rreth 1213), i cili u ngnt jo duke u nisur nga rëndësia e qytetit, por vetëm nga frika prej sulmeve gjenoveze në Adriatik? As njëra as tjetra palë nuk e mbajtën gjatë fiksionin e statusit të vasalit të principatës bizantine të Epirit kundrejt Republikës (1210). Jetëshkurtër do të ishte edhe aleanca me Gjorgj Nemanjën, sundimtarin e Zetës, e cila ishte lidhur për të siguruar një krah mbrojtjeje për Durrësin. Megjithatë për një periudhë të shkurtër Venediku ishte angazhuar edhe politikisht në bregun adriatik të Arbërisë. Tërheqja poetike nuk shpjegohej ekonomikisht. Kishte venedikas të veçantë që në shekullin 13 dhe në fillim të shekullit 14 hodhën themelet për fuqinë e tyre të mëvonshme në Arbërinë Venedike, Contannët në Vlorë dhe Bonzët në Shkodër bënin këtu tregti dhe siguruan edhe toka e troje, të cilat ua konfirmuan solemnisht edhe zotët e vendit. Politika e luftës e administratës anzhuine në Durrës (e ashtuquajtura Albanie prej vitit 1272) dëmtoi jo vetëm tregtitë e venedikasve por edhe të tregtarëve raguzanë, të cilët gjithmonë e më shumë po frekuentonin në shekullin 13 portet e Arbërisë. Të dyja republikat reaguan duke i zhvendosur pjesërisht tregtitë e tyre: Venediku po hynte gjithmonë e më shumë në jug duke u nisur nga baza e Spinaricës (në veriperëndim të Vlorës), Raguza vuri gurin e themelit të një monopoli faktik në Arbëri të veriut. Veçse venedikasit nuk u tërhoqën prej Durrësit një dokument i vitit 1282 dëshmon se aristokratë venedikas mbanin lidhje të ngushta me shtresën e lartë vendase dhe blinin troje në shkallë të gjerë, çka flet për një ngulim afatgjatë. Ishte me rëndësi ngritja e një kosullate venedike në Durrës (e dëshmuar në vitin 1282), e cila ishte fillimi i një sistemi përfaqësimesh në hapësirën arbëre që së shpejti do të fuqizohej. Në vigjilje të marrjes së pushtedt prej venedikasve, tregtia e tyre në Durrës kishte arritur lulëzim të vërtetë. Libri i kontabilitetit të fisnikut Andera q. Pietro Bolani regjistron si partner pothuajse të gjithë parinë e qytetit: arkipeshkvin katolik, i cili kishte blerë prej venedikasve stofra të shtrenjta, vikarin dominikan mjekun „mastro çane“ si dhe grekë të pasur dhe shumë tregtarë hebrej. Bolanit iu desh ti linte peng brezin e vet një fisnikut të ri, Francesco Zorzit - njëzet vjet më vonë po ky Zorzi do të merrte në Durrës si një nga mëkëmbësit e parë venedikas funksione të rëndësishme. Shumat e konsiderueshme të cilat morën trashëgimtarët e Bolanit prej debitorëve të tij në Arbëri - fjala ishte për 350 dukate floriri dhe rreth 850 perperë - janë një tregues i qartë i rëndësisë që i jepnin bregdetit arbër në gjysmën e dytë të shekullit 14 tregtarët venedikas.

Në Arbërinë e jugut venedikasit u përqendruan kryesisht në blerjen e mallrave të vyera si mëndafsh krudo, dyllë dhe kërmëz, të cilat i blinin prej nëpunësve dhe tregtarëve  bizantinë. Jo më kot ndalonin prej vitit 1307 mudet venedike në portet e Vlorës dhe të Artës. Raguzanët, që administroheshin deri më 1358 prej Venedikut, morën përsipër eksportimin e mallrave në masë, si drithë e kripë.

Në mbretërinë e Serbisë venedikasit i kryenin tregtitë e tyre duke u nisur prej portit kryesor Kotor; me qytetarët e këtushëm venedikasit e ngulitur në Kotor kishin krijuar qysh në fillim të shekullit 14 shoqëri tregtare. Tregtarët venedikas e forcuan edhe më shumë pozitën e tyre në qytet duke blerë troje e toka. Pionierët e parë të tregtisë me Arbërinë mbërritën në Shkodër rreth vitit 1330. Për sa kohë Kotori ishte në periudhë lulëzimi, venedikasit nuk kishin ndonjë arsye të përdornin si baza portet më të vogla të Arbërisë së veriut, pasi të gjitha llojet e mallrave kalonin nëpërmjet Kotorit. Ari, argjendi, plumbi, bakri, bagëtia e imët, lëkurët, mjalti, dylli dhe mëndafshi i papërpunar shkonin drejt veriut, stofrat dhe armët vinin prej Italisë. Vetëm kur Kotori u përfshi në luftëra pas vdekjes së car Stefanit dhe u sfidua keq nga konkurrenca raguzane, tregtarët venedikas e panë të udhës që të shihnin për ndonjë bazë më të sigurtë. Kështu ishte shumë e volitshme oferta e zotërve të Zetës prej derës së Balshajve që të forcohej tregtia në vendin e tyre. Prej viteve 1360 fillojnë e shfaqen më shpesh në Ulqin dhe Tivar pjesëtarë nga dyert aristokrate Condulmer, Guoro, Bollani dhe Gritti. Më 1370 zoti i vendit Gjergji I Balsha u akordoi atyre një privilegj tregtie në Ulqin. Megjithatë veprimtaria e tyre as që mund të krahasohet si sasi dhe si numër me ato të tregtarëve pjesëmarrës në tregtinë e dikurshme të Kotorit. Megjithatë në vitin 1380 thuhej se venedikasit ishin të shumtë në Ulqin. Ashtu si në Durrës edhe në Kotor, prej fundit të shekullit 13, dhe në Ulqin prej privilegjimit nga Balshajt - konsujt venedikas filluan t’i përfaqësojnë interesat e vendasve të tyre kundrejt komunës dhe zotërve të vendit, e po ashtu të njoftonin Senatin lidhur me ndodhitë në hapësirën arbëre. Shpejt konsullatat do të bëheshin, edhe vetëm për shkak të qëndrueshmërisë së tyre si institucione, një faktor i rëndësishëm pushteti në kundërshtitë qyterare midis komunës dhe zotërve territorialë. Përfaqësuesit e Venedikut në rast konfliktesh në zonën e tyre të veprimit, ndërhynin edhe në çështjet e shteteve të vogla ballkanike për të mbrojtur veprimtarinë ekonomike të venedikasve. Te Republika shihnin shpëtimin e tyre fisnikët e interesuar për tregti, oborrtarët e trembur nga afrimi i osmanëve, kisha katolike që brengosej për fenë dhe pronat e veta; shtresat më të ulëta duhet të kenë pritur përmirësim të fatit të tyre nën sundimin venedik që njihej për drejtësinë e tij. Prania e një konsulli venedikas për zotin e qytetit përb- ënte një kërcënim. Por meqë ata vetë ishin nën trusninë e osmanëve dhe u duhej patjetër tregtia me Republikën detare të Adriatikut, nuk guxomn të vepronin kundër konsullit dhe venedikasve të ngulitur në qytetet  e tyre. Aty rreth fundit të shekullit 14, kolonitë venedike në Durrës në masë më të vogël në Ulqin dhe Shkodër përfaqësonin një fuqi që ish shumë më e madhe sesa do mund të mendohej nga numri i vogël i venedikasve që jetonin në vend.

Raguzanët dhe kotorasit nuk zotëronin sikurse Venediku flotë luftarake dhe lidhje të largëta mesdhetare në tregti, që të mund ti hidhnin në fushën e lojës. Për banorët e qyteteve bregdetare këta nuk ishin pika të fuqishme referimi politik, nuk ishin aleatë të mundshëm kundër osmanëve, por nga ana tjetër ishin tregtarë të mirënjohur për ta. Prej shekullit 13 anijet raguzane ndalonin në portin e Durrësit, në shekullin 14 ata blinin prodhime bujqësore në gjithë hapësirën e Arbërisë; ata zotëronin tregtinë me karvane përgjatë rrugës së Zetës, shisnin kripë e pëlhura dhe sillin në bregdet argjend dhe plumb. Mbretërit serbë dhe zotërit vendas e nxisnin veprimtarinë e tyre duke u bërë lëshime doganore. Sa për kolonëtë e tyre dimë që ajo e Durrësit në fund të shekullit 14 ishte shumë e çorganizuar, ndërsa ajo e Shkodrës kishte deri dhe një kishë të vetën të emërtuar pas patronit të qytetit, Shën Vlashit Mirëpo bashkësive raguzane u mungonte përfaqësimi institucional dhe bashkimi i brendshëm i venedikasve, ndaj ata nuk shfaqen askund si faktot në politikën e qyteteve.

Fuqia e tretë dhe më e dobët tregtare në hapësirën arbëre vinte nga Kotori i afërt ashtu si venedikasit dhe raguzanët edhe kotorasit blinin në radhë të parë dridhë dhe kripë për nevojat e vendit të tyre. Dëshmohet një udhëtim i tillë i parë për Arbërinë e jugut në vitin 1335. Prej Durrësit ata merrnin zakonisht kripën, të cilën ua shisnin në tregun e tyre të kripës banorëve të malësive. Gjatë luftës së Chioggias Raguza u përpoq ta detyronte Durrësin që ta ndalonte këtë eksport kripe.

Marrëdhëniet e Kotorit me qytetet bregdetare, sidomos me Tivarin ishin shumë të vjetra, e në të vërtetë Republika e Shën Trifonit do të kish qenë fuqia e parë e natyrshme tregtare së paku në hapësirën e Arbërinë veriore. Mirëpo qyteti prej viteve 1360 u ndodh në një periudhë gati gjashtëdhjetëvjeçare luftërash dhe rrethimesh gati të pandërprera që e rrënonin çdo tregti.

Së fundi në portet e Arbërisë jugore e të mesme shfaqeshin herë pas here në portet e Arbërisë jugore dhe të mesme tregtarë prej Markeve, për shembull nga Ankona dhe Ortona, prej Puljes nga Brindizi. Arikonitanët udhëtonin edhe në Lezhë. Vetëm se ata nuk ngritën koloni në shekullin 14.

Krahas tregtarëve të huaj jetonin këtu edhe hebrej si morantes ose habitatores. Në Durrës bashkësia e tyre ishte e vogël dhe e varfër; ndërsa në Vlorë në shekullin 15 ata merrnin pjesë edhe në veprime tregtare në shkallë të madhe.

Nuk mund të përjashtohet krejt që të kenë jetuar në një numër të vogël në qytete edhe turq, sidomos në Shkodër, në afersinë e së cilës ekzistonin dy fshatra, Turki dhe Saraçinopoli, me emra që flasin për ndikim musliman.

Ndërkohë që banorët përreth kishin vetëm disavantazhe politike, lypsarët, vagabondët, hajdutët, kurvat dhe leprozët bënin pjesë në grupet në skaj të shoqërisë. Në burimet ato shfaqen shumë pak.

Statuti i Shkodrës, i vetmi tekst që përshkruan jetën e brendshme të një komune, përkatësisht kodifikimin e saj të dëshirueshëm, përmban një listë gjobash për përleshje dhe vjedhje. Ndërsa kush godiste një nëpunës ose i shkulte mjekrën një tjetri, merrte vetëm gjoba dhe nuk shtyhej aspak nga qendra e shoqërisë. Nga ana tjetër mënjanimi i grupeve në skaj të shoqërisë duket nga sharjet që përmbahen në Statut: aty shikon se “latrone, fiol de putana, raualioso, spnro, asino, speçuro ” për burra dhe “putana, latrona, rujfiana” për gratë ishin shprehje nga ato që i zbaznin me qejf shkodranët.

Pos hajdutëve edhe prostitutat shiheshin shumë shtrembër. Janë i vetmi grup që duhet të ketë një veshje e cila të dallohet prej asaj të „njerëzve të ndershëm“, këtu „zonjave fisnike“, madje udhëzoheshin të mos u afroheshin „grave të ndershme“ (bona femend). Prostitutave mund edhe t’u hiqej trashëgimia e të dëboheshin prej familjeve të tyre. „Njerëzit e ndershëm“ (boni homines) në kuptimin shoqëror, kujdeseshin që të mbanin distancë të dukshme nga “të pandershmit”.

Leprozët zakonisht silleshin në spitale të posaçme për ta. Nuk kuptohet nga dokumentet nëse ka pasur të cila në afërsi të qyteteve. Por njihet bamirësia e benediktinëve të Rotezos, që kujdeseshin për këta fatkëqinj.

Mbi demografinë e qyteteve arbëre

E vështirë për të marrë përgjigje është pyetja lidhur më numrin e banorëve të qyteteve arbëre. Ka shumë zbrazëti në njohuritë tona për to. Për sa kohë nuk është matur saktë sipërfaqja e banimit të qyteteve dhe nuk është regjistruar numri i themeleve që janë rrënoja, vlerësimet do të jenë tepër të pasigurta. Burimet dokumentare janë shumë të rralla lidhur me shekullin 14. Krahas fragmenteve të ndryshme nga dokumentet venedike duhet përdorur kadastra e Shkodrës (1416/17), e cila sigurisht ka të bëjë në radhë të parë me fshatin dhe, për Arbërinë e sunduar nga osmanët, Defteri i vitit 1431. Më 1396 kotorasit i shkruanm Venedikut se në qytetin dhe krahinën e tyre banonin 10.000 vetë. Tivari në vitin 1406 donte të tërhiqte një mijë familje e pra rreth katër mijë vetë nëpërmjet ndërtimit të një kulle mbrojtëse në territorin e vet, një numër i rrumbullakët ky që duhet marrë mjaft me rezerva. Per qytetin e Tivarit vlerësohet se ka pasur 2500-3200 banorë, për gjithë qarkun në vitin 1449 5000 banorë. Giusdmani më 1553 numëroi në Ulqin 1600 vetë. Në vitin 1478 rreth 5000 “ciues et habitatores” të Lezhës morën arratinë prej osmanëve drejt Durrësit Në territorin osman në vitin 1431 Gjirokastra kishte 121 vatra, Berati 175, Kanina 216, Përmeti 42, Këlcyra 100 dhe Kruja 125. Në qofte se do ti shumëzonim këta numra për siguri me një faktor katër, bëhet e qartë se këto ngulime nuk kanë patur shumë më tepër se 800 banorë. Rxethana të ngjashme mund të hamendim për “tufën e qyteteve” rreth Shkodrës, sidomos Drishtin dhe Shasin (Suaciumin), por gjithashtu edhe për Lezhën. Balezo, Danja dhe qytetet anë Drinit duhet të kenë qenë edhe më të vogla.

Mund të shërbejë për krahasim Raguza, njëri prej qyteteve më të mëdha të Dalmacisë: më 1400 ky qytet kishte rreth 4200 banorë brenda mureve të qytetit dhe rreth 1800 banorë në rrethinat, më 1450 6500 përkatësisht 3000, e pra afër 10.000 vetë. Të tilla shifra në shekullin 14 dhe 15 nuk i arriti asnjë qytet i Arbërisë. Qytetet e hapësirës bullgare mund të krahasohen në këtë drejtim më shumë me komunat arbëre; kështu për Varnën vlerësohet se ka pasur rreth 2600 banorë, Silistra 2500, Shumeni 1400 dhe vetëm Trnovo, që pa dyshim shërbente si kështjellë strehuese, përfshinte midis 4000 e 5000 vetëve.

Tregtia e qyteteve arbëre

Qytetarët e qyteteve bregdetare Tivar, Ulqin dhe Durrës ndryshonin prej banorëve të qyteteve të brendshme Shkodër, Drisht dhe pjesëve të tjera të “tufës së qyteteve” të Shkodrës në mënyrën se si fitonin bukën e përditshme. Tregtarët e detarët e bregdetit  merreshin me tregtinë mesdhetare, njiheshin për shembull për mjeshtërinë e tyre gurgdhendësit e Tivarit. Qytetari agrare gjendej në brendatokë, mjeshtëritë e tregtia ishin pak të zhvilluara e shumica e të ardhurave të qytetarëve vinte nga lavrimi i tokës:

“Ky qytet është vërtet i vobekët, sepse të gjithë janë bujq e nuk jetojnë prej tjetër yjëje përveçse me djersën (e ballit; O.S.) e duarve të tyre”, thuhej për Drishtin në vitin 1410.

Në qytetet bregdetare kishte një shtresë tregtarësh, të cilët së paku në Ulqin dhe Tivar, vinin më së shumti prej fisnikërisë. Në Durrës duket se janë marrë me tregti edhe jofisnikë. Megjithatë tregtia në qytetet bregdetare të Arbërisë aty rreth vitit 1400 kishte një shkallë zhvillimi me të vërtetë të ulët. Kjo kishte një numër arsyesh: qytetarëve u mungonte kapitali, mungonin përfaqësuesit jashtë vendit, komunave shpesh u mungonte thjesht “masa kritike”, për të konkurruar me mjetet monetare e tonazhin e anijeve të rivalëve të tyre. Qytetet e Arbërisë së veriut vetë nuk prodhonin mallra, që të mund t’i eksportonin. Kështu pra ato mund të luanin e shumta rolin e ndërmjetësve në qerthullin e tregtimit të mallrave. Mirëpo për këtë duhej të kontrollonin eksportimin e mallrave kryesore, në rastin e Arbërisë prodhimet bruto si drithi, kripa, vera, vaji, mishi pastërma, peshku, lëkurët, dylli, mëndafshi i papërpunuar etj. Mirëpo nuk ndodhte kjo gjë. Çka ishte edhe më keq, qytetet, sidomos në Arbëri të mesme, ishin në një marrëdhëme konkurrence me zotërit e territorit, që kishin në dorë të korra. Kur këta princër të vegjël filluan në shekullin 14 t’u ofronin blerësve të huaj prodhimet e tyre, duke e anashkaluar kësisoj tregtinë e ndërmjetme të qyteteve, kjo për komunat donte të thoshte një goditje dyfishe, pasi qytetarët humbisnin nga tregtia fitimet, kurse komunat të ardhurat doganore. Qytetet-porte gjithmonë e më shumë po zëvendësoheshin nga tregje të vogla, të paqëndrueshme, që ishin në duart e dyerve fisnike. E sikur të mos mjaftonte me kaq, konkurrenca e huaj ishte kaq superiore saqë arriti t’i mënjanonte thuajse krejt fisnikët arbër. Venedikasit dhe raguzanët kishin shumë më tepër kapital nga tregtarët e vegjël arbër; Venediku sundonte me flotën e vet të Gjirit rrugët detare. Botë të tëra ndanin teknikat e tregtisë dhe të detarisë në Raguzë e në Venedik me ato të hapësirës arbëre.

Teksa zotërit e territoreve filluan të merrnin kudo pushtetin në qytete, ata ua përvetësuan qytetarëve atë pak kapital vendas që kishin përmes ngritjes së taksave dhe ua dëmtuan veprimtarinë e gjerë tregtare nëpërmjet arbitraritetit në drejtësi dhe në shpronësime. Veç kësaj fushatat e osmanëve kundër Serbisë dhe Bosnjes në vitet 1380 prunë trazira të gjata në Ballkanm perëndimor dhe cënuan rrjedhën tregtare përgjatë rrugës së Zetës, por pa arritur ta ndërpresin krejt. Megjithatë riskut të një investimi tashmë i hynin vetëm tregtarë të pasur nga Raguza. Persëri fisnikët e Arbërisë së veriut kishin dalë duarbosh.

Rreth vitit 1400 tabloja ishte vërtet e zymtë. Ajo binte në kontrast me ngjyrat më të ndritshme që karakterizonin periudhën e sundimit serb. Pushteti qendror i carëve e kishte rregulluar sistemm ekonomik në vijat e veta themelore dhe kish kërkuar respekt prej republikave tregtare të huaja. Në këtë botë pak a shumë me rend tregtarët e Durrësit jetonin prej monopolit të tyre të furnizimit me kripë të tregut në Shën Shirgj, tregtarët e Ulqinit dhe Tivarit nëpërmjet furnizimit të qyteteve të tyre me drithë nga Arbëria e  mesme. Megjithatë këto veprimtari nuk e kapërcenin ndonjëherë tregtinë lokale, herë-herë ato plotësoheslun me udhëtime drejt Puljes ose Markeve. Këtu bënin pjesë edhe blerjet e lëndës drusore të tivarasve dhe ulqinakëve pranë Shën Shirgjit dhe Durrësit.

Pjesën më të madhe të këtyre sipërmarrjeve e udhëtimeve tregtarët e hapësirës arbëre i bënin me porosi të të tretëve, sidomos të raguzanëve, më vonë edhe të venedikasve, të cilët jo pa dëshirë transportin e mallrave në largësi të vogla ua linin pronarëve lokalë të anijeve. Përveç këtyre disa tregtarë të Durrësit transportonin, pa dyshim me iniciativë të tyre, plumb nga Shën Shirgji për në Raguzë dhe bënin gjithashtu tregti me lëndë druri, verë dhe drithë.Për çudi durrsakët që kishin përfunduar në furnitorë të thjeshtë, nuk druheshin as para lundrimesh deri në Siri.

Tregtarët e Tivarit ishin në një gjendje edhe më të pafavorshme sesa ata të Durrësit. Qyteti i tyre as prodhonte e as tregtonte kripë ose drithë, por vetëm vaj dhe verë, të cilat gjendeshin me shumicë në Arbëri të veriut dhe në tregjet e mundshme të shitjes si Itali e poshtme dhe Dalmaci. Përveç kësaj tokat e kultivueshme të Tivarit ishin të vogla dhe objekt grindjesh midis qytetarëve dhe banorëve të krahinës. Vetëm “guri i kuq” i famshëm, i cili nxirrej nga guroret pranë qytetit dhe që i bën mjaft të njohur gurgdhendësit e Tivarit, gjente sidomos në Raguzë interesimin e blerësve. Ndërsa tregtinë fitimprurëse me stofra përgjatë brigjeve të Adriatikut e kishin shtënë në dorë në masë të madhe venedikasit dhe raguzanët. Megjithate tivarasit ishin gati të dënuar të merreshin me tregti. Kjo pasi qarku i tyre prodhonte drithë vetëm për pak muaj në vit e, sikundër edhe ulqinakët, më e vona në pranverë, kur depot u ishin zbrazur dhe fara e re ende nuk kishte nxjerrë filiza, ata i kërcënonte uria. Jo gjihmonë mund të guxonin, siç ndodhte në vitet më të këqia të zisë së bukës, të ndalnin anije të huaja që transportonm drithë para brigjeve të tyre e të çonin drithë në depot e veta.

Ishin të detyruar t’i siguronin vetë mjetet e nevojshme për një blerje të ligjshme të drithrave të bukës. Dhe ia dilnin me një shkathtësi të jashtëzakonshme të futeshin në zbrazëtitë që linte konkurrenca: si tregtarë të distancave të largëta ata blinin stofra italiane e flamande, duke lënë pas ofruesit raguzanë e venedikë, të cilat i tregtonin përkundër argjendit në vendet minerare të Bosnjes dhe Serbisë, duke arritur nivele fitimi nga 15 deri në 33 përqind. Udhëtonin gjithashtu për të blerë kripë në Pago te Dalmacisë dhe në skelat e vogla të Arbërisë së Mesme. Fitimet i investonin në pajti doganash dhe taksash, në ç’mes ata më të kamurit investonin edhe në Kotor. Biznese të ngjashme bënin edhe ulqinaku Marin Duini si pajtimarrës i doganës së Vlorës (1391) ose gjakoni shkodran Marini si pajtimarrës i doganës së Danjës. Si tregtarë me një rreze të kufizuar veprimi, tivarasit dhe ulqinakët shfaqeshin midis Raguzës dhe bregdetit arbër jugor dhe në pellgun e Shkodrës, ku i kalonin mallrat mbi Bunë dhe liqen.

Një degë jo shumë e rëndësishme e ekonomisë: mjeshtëritë

Mjeshtëritë kishin në Arbëri të veriut dhe të mesme një zhvillim modest. Në statutet e Budvës ato as nuk përmenden fare. Në Shkodër lista e mjeshtërive të mirëfillta, që nuk kanë të bëjnë me bujqësinë, është tejet e shkurtër. Në kapituj të veçantë trajtohen vetëm zdrukthtarët, farkëtarët dhe mjeshtërit e çative. Në periudhën venedike u dërguan në Durrës e në Shkodër zdrukthtarë dhe muratorë nga qyteti lagunor për të kryer punime fortifikuese Me sa duket profesionistët e vendit nuk mjaftonin. Por kjo nuk do të thotë se nuk kanë ekzistuar fare mjeshtëritë. Në kadastrën e Shkodrës përmenden këpucarë, zdrukthtarë, bojaxhinjtë dhe furrëtarët. Argjendarët dhe një murator në vitin 1416 bënin pjesë në qytetarët më të kamur të Shkodrës me prona të shumta në krahinë, ishin nganjëherë madje edhe funksionarë e pronarë (“pronarë rrogash ushtrie”). Në Lezhë ndeshet në vitin 1472 një argjendar. Në Raguzë dhe në Venedik jetonin mjeshtër arbër. Veç në atdheun e tyre është vështirë t’i dëshmosh. Ndoshta komunat arbëre ishin shumë të dobëta ekonomikisht për të arritur zhvillimin e një esnafeve të specializuara. Nuk se mungonin talentet, siç e dëshmojnë arbërit e diasporës, por mungonte trualli ushqyes ekonomik.

Baza ekonomike e qyteteve: Qytetarët me ekonomi bujqësore

Meqë nuk mund ta nxirrte jetesën me tregti e mjeshtëri, popullatës i mbetej vetëm bujqësia. Shumica e banorëve të qytetit ishin në të vërtetë thjesht qytetarë-bujq. Asgjë nuk e ilustron më mirë këtë gjendje sesa Statuti i Shkodrës me përcaktimet e tij të shumta lidhur me kultivimin e vreshtave dhe ullirit, por sidomos për blegtorinë. Lloji i bujqësisë varej nga klima dhe natyra e tokës. Në tokën e varfër të Tivarit dhe Ulqinit rriteshin hardhi dhe dru ulliri. Ato edhe e përcaktonin peizazhin e vendit Në ullishtat e Tivarit numëroheshin me mijëra rrënjë ulliri, qarku i Ulqinit ishte i mbuluar me vreshta. Edhe Drishti ishte i specializuar në prodhimin e verës dhe të vajit të ullirit. Meqë edhe qytetarët e Shkodrës si dhe fshatarët e bregut lindor të liqenit të Shkodrës merreshin kryesisht me vreshtari e, veç kësaj, nga Italia e poshtme e Dalmacia importohej në Arbëri të veriut verë e lirë, tregu i verës ishte objekt rivaliteti. Vera ishte nervi jetik i shumë komunave. Më 1433 ulqinakët dërgonin letër në Venedik ku thoshin se jetonin vetëm nga vreshtaria (“non viue de algttna altra cossa ouer merchadantia cha de lor vigne”). Drishtianët vreshtarinë e quanin si “principal nutrimento de queli citadinipoveri e richi de  quela terra del territorio” (1452). Aristokratë shkodranë e kotoras kishin investuar vlera të mëdha në vreshta, po kështu kisha të rëndësishme si ajo e Shën Mërisë së Ulqinit ose dhe komuna Shkodër. Vreshtat dhe hardhitë e kopshteve bënin pjesë në pronën e çdo fisniku të kamur e të sërës.

Vera e Arbërisë shitej e konsumohej më së shumti brenda vetë qarkut, tepricat dërgoheshin në malësinë që nuk kultivonte vreshta, nganjëherë bliheshin edhe nga tregtarë të huaj.

Edhe me blegtori merreshin qytetarët. Ishin sidomos të favorizuar shkodranët, që zotëronin kullota të mëdha në afërsi të qytetit. Rriteshin bagëtia e trashë dhe e imët dhe derrat, që zakonisht i ruanin e i kullotnin barinjtë, të cilët duhej të përgjigjeshin kur humbte ndonjë kafshë. Ndodhte shpesh që kafshët futeshin në vreshtat dhe arat e të tjerëve dhe bënin dëme aty. Pronari i tokës kishte atëherë të drejtë t’i vriste në vend derrat, një dispozitë që gjendet edhe në të drejtën zakonore shqiptare. Pronari i kafshëve detyrohej të paguante për çdo dëmtim. Kafsha shitej pastaj në tregun e gjësë në Shkodër.

Jeta e qytetarëve-bujq rregullohej në status në disa drejtime. Kështu të gjithë qytetarët kishin për detyrë të merrnin pjesë në shuarjen e zjarreve në fusha gjatë verës së nxehtë e të thatë. Kush i vinte zjarrin arës së vet dhe humbte kontrollin mbi këtë zjarr, duhej të jepte menjëherë alarmin. Kush u vinte zjarnn me qëllim arave me grurë ose drurëve të ullirit, pësonte gjoba të rënda.

Kopshtijet bënin pjesë në peizazhin e përditshëm të qyteteve mesjetare në hapësirën arbëre. Përpara mureve të qytetit ndodheshin ullishta dhe lehe perimesh; kështu kisha e Shën Mërisë së Amalfitanit në Durrës kishte një kopsht me pemë molle, me një vlerë prej tri dukatesh, përpara ‘Porta maris”. Kopshtije ndodheshin edhe brenda e jashtë mureve të qytetit të Shkodrës. Aty qytetarët kultivonin frutat e perimet që përbënin, krahas drithit dhe verës, bazën e ushqimit të tyre: qepë, bathë, spinaq, fasule, kungulla, gështenja, qershi, dardha, mollë dhe arra.

E pra del i qartë karakteri agrar i qytetit arbër.

Komunat qytetare arbëre: Pjesë e botës së qyteteve adriatike

Me gjithë konfliktet për sinoret dhe xhelozitë e vogla, qytetarët e komunave duhet të kenë qenë të vetëdijshëm për gjërat e tyre të përbashkëta në kundërshti me popullatën e provincës dhe zotërit e territoreve. Ata do të jenë ndjerë si pjesë e botës së qyteteve adriatike, derisa bënin politikë të jashtme të vetën dhe mbanin lidhje prej komune në komunë me Republikën e Raguzës. Frika nga zotërit territorialë të brendatokës që shtyheshin drejt bregdetit vepronte si një brez lidhës midis qytetesh në armiqësi si Kotori dhe Raguza. Megjithatë qytetet e Arbërisë ishin tepër të dobëta ekonomikisht dhe ushtarakisht për t’u bashkuar në një front mbrojtës kundër princave, Balshajve, Topiajve dhe Dukagjinëve. Megjithatë qytetarët prapë e kishin mundësinë të shkonin si emigrantë në qytetet mike. Fisnikët përgjatë bregdetit adriatik ishin të thurur me njëri-tjetrin mes lidhjesh krushqie dhe biznesi. Tivari kishte shkëmbime të dendura me Raguzën, Madje tivarasit ngjiteshin deri në aristokracinë raguzane. Emigrantët, tregtarët, priftërinjtë dhe mjeshtërit e shekullit 14 merrnin rrugën vetëm ose në grupe të vogla drejt veriut dhe gjenin një atdhe të ri e mënyrë të re jetese në Raguzë ose në Venedik. Të tjerë, si priftërinj, shkonin për të mësuar në shkollë në Raguzë, si ai djaloshi të cilin i ungji, prifti Andrea de Sancto Paulo në Pult, e çoi te magister Johani: “bene legere et scribere modo merchatorio et docere ipsum Donatum et Catonem ut sciat interpretari'

Komunat qytetare të Arbërisë lidhnin në shekullin 14 brendatokën, gjithmonë e më shumë të karakterizuar nga arbërit etnikë, me detin. Ato e ruanin ende bërthamën e tyre të vjetër romane, e cila dalëngadalë do të thërrmohej nga trusnia e migrimit sllav e sidomos arbër. Nën sundimin e carëve serbë komunat e veriut kishin përjetuar lulëzimin e tyre të fundit, përpara se të binin njëherë në duart e zotërve territorialë e pastaj të Venedikut. Edhe këtu ato ndanin të njëjtin fat si qytetet e Dalmacisë, fqinjët e tyre kulturorë dhe ekonomikë.

info@balkancultureheritage.com