Hapja e Selanikut dhe Janjas ndaj Islamit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Hapja e Selanikut dhe Janjas ndaj Islamit

Kështjella e Selanikut, e cila ishte marrë nga Jëlldërëm Bajezidi, u rimor nga Perandoria Romake pas betejës së Ankarasë. Sulltan Muradi dërgoi djemtë e Evrenos Beut së bashku me Turahan Beun, për të rrethuar Selanikun. I biri i Manuelit, Andronikosi, ishte despot i Selanikut. Popullsia e këtij qyteti, për shkak të vuajtjes nga uria, vendosi fia shiste qytetin Republikës së Venedikut, me kusht që Venediku fiu jepte atyre ushqim dhe t'i trajtonte mirë, pavarësisht nëse Andronikosi do të pajtohej apo jo me këtë veprim. Venedikasit i pranuan këto kërkesa me kusht që populli të betohej për besnikëri ndaj tyre dhe e blenë qytetin e Selanikut për 50.000 monedha floriri. Andronikosi, që u sëmur rëndë, u dërgua në qytetin e Moresë në vitin 826/1423.

Sulltan Muradi nuk ishte dakord me marrjen e Selanikut nga venedikasit, megjithatë, në atë kohë, kishte probleme më shqetësuese që duhet fi zgjidhte. Për këtë arsye, ai nuk e rinovoi traktatin për paqe me Republikën e Venedikut, ndërkohë që rinovoi traktatet me drejtuesit e Midillit, Sakëzit dhe Rodosit. Republika e. Venedikut dërgoi në Edrene misionarë për ta rinovuar (këtë traktat, por Sulltan Muradi u tha atyre: "Selaniku është qyteti që e kam trashëguar nga babai im; gjyshi im, Bajezidi, e mori atë me forcë nga Perandoria Romake; nëse administrimi i këtij qyteti do të ishte në duart e romakëve, do të ishte.e arsyeshme, që ata të ankoheshin nëse do të kishin pësuar ndonjë padrejtësi. Nga ana tjetër, ju jeni latinë, popull i Italisë, ndaj, cila është arsyeja për ndërhyrjen tuaj në këtë rajon? Ose e lini këtë qytet të lirë dhe largohuni me pëlqimin tuaj, ose do të vij unë."

Dhe në të vërtetë, Sulltan Muradi e rrethoi qytetin e Selanikut në vitin 833/1430 dhe më pas e hapi atë ndaj Islamit. Kjo ngjaqe shkaktoi hidhërim të madh për Venedikun dhe pjesën perëndimore të Evropës. Sulltan Muradi vendosi në Selanik familje muslimane që i solli nga Jenixheja e Vardarit dhe nga qytete të tjera. Ai i caktoi popullsisë së krishterë Kishën e Ajadimitrit dhe kishat e tjera i ktheu në xhami.

Pas vdekjes së Despotit të Epirit Karlotoxhi, që e kishte njohur simdimin osman në këtë qytet, djemtë e tij filluan luftën mes tyre për pushtet. Njëri nga djemtë, Menoni, kërkoi mbështetjen e osmanëve. Karaxha Pasha u dërgua për të ndihmuar Menonin, por popullsia që ishte mërzitur nga kjo luftë për pushtet dhe që kishte filluar të pëlqente sundimin direkt nga osmanët, kërkoi ndihmën e sulltanit. Pasi e pranoi dëshirën e tyre, sulltani dërgoi Karaxha Pashanë, të cilit populli i dorëzoi qytetin e Janjës. Në 835/1431, atje u dërguan muslimanë për tu vendosur.

info@balkancultureheritage.com