Hapja e qytetit Biga ndaj Islamit

Hapja e qytetit Biga ndaj Islamit

Qyteti Biga, në tokën e Ballkanit, ishte nën hegjemoninë e Katalanëve. Sulltan Murad Hydavendigari, synonte ta hapte këtë qytet ndaj Islamit, që të mos i mbetej pas shpine asnjë forcë armike, kur ai të nisej drejt Evropës për fu përballur me forcat e krishtera. Fet'hi (hapja ndaj Islamit) i këtij qyteti ndodhi në vitin 1363 apo 1364.

Trupat katalanase ishin ushtarë mercenarë evropianë. Ata ishin marrë në shërbim nga Perandori romak Andronikos II Paleologos, në vitin 1303, dhe në këtë forcë përfshiheshin endacakë nga Sidlia, Aragona, Navarra, Franca, Italia, Gjerma-nia dhe zona të tjera të Evropës. Kushdo që i paguante ata, kishte të drejtë fi përdorte në shërbimin e tij, kimdër kujt të dëshironte. Ata drejtoheshin nga një udhëheqës gjerman, Rozher (Roger) de Flor. Mbiemri i tij gjermanisht ishte "Blum"; dhe kur ai u vendos në krye të këtyre endacakëve, mbiemri i tij, që në gjermanisht do të thotë "lule", u kthye në spanjisht "flor". Pasi rekrutoi rreth 10.000 endacakë, Rozheri, i vendosur nën shërbimin e Mbretit të Sicilisë, luftoi kimdër Napolit; por, pasi u gjend i papimë pas nënshkrimit të traktatit të paqes, ai i ofroi shërbimin e tij perandorit romak. Perandori, që ishte lodhur nga avancimet e forcave'turke në Anadoll, e pranoi shërbimin e tij. Rozher de Flor dhe endacakët e tij, u nisën nga Sicilia me 26 luftanije dhe zbarkuan në Kostandinopojë. Sipas marrëveshjes që kishin arritur, ai mori nga perandori titullin "Megadukas" (Duka i Madh), dhe, për më tepër, ai lidhi martesë me një prin-ceshë romake, mbesë e perandorit, Katalanët, pasi u vendosën në qytetin Erdek në rajonin e Anadollit, në vitin 1303 filluan suhnin, por banorët e krishterë, së bashku me muslimanët, iu shkaktuan atyre disfatë dhe shkatërrim.

Në këtë mënyrë, në vitin 1306, ata u dërguan në pjesën evropiane të Perandorisë Romake, nën pretekstin për të shër-byer kundër bullgarëve. Katalanët lanë një pjesë të forcave të tyre në Biga dhe në Erdek, në rajonin e Anadollit. Ata vazhduan të shtoheshin në numër nëpërmjet rekrutimeve të reja nga Franca, Italia dhe Spanja, dhe u kthyen në rtjë katastrofë të vërtetë për popullin e krishterë të asaj pjese të perandorisë. Perandori vendosi t'i përdorte sërish kundër osmanëve të Anadollit dhe bëri një marrëveshje të re me Rozherin, duke i dhënë atij titullin Cezar, që, sipas përdorimit romak, ishte një titull nën rangun e perandorit. Në historinë romake, Rozheri konsidero-het si i huaji i parë që e mori këtë titull. Por, djali i perandorit dhe partneri i tij në sundim, Mihaili, në atë kohë, ishte në Edrene (Adrianapojë), dhe kur Cezari, Rozher de Flor mbërriti në Edrene, në vitin 1307, për f u përshëndetur më shokun e tij përpara se ai të largohej nga Anadolli, ai dhe disa nga shoqë-ruesit e tij u vranë gjatë gostisë. Katalanët në Anadoll u spastru-an nga Sulltan Murad Hydavendigari.

info@balkancultureheritage.com