Hapja e rajoneve të reja evropiane ndaj Islamit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Hapja e rajoneve të reja evropiane ndaj Islamit

Vojvoda i Bogdanit, Petru Aron, duke kuptuar se nuk ishte e mundur t'i bënte qëndresë Devletit të fuqishëm, në vitin 859/1455/ hyri nën zotërimin osman duke marrë si detyrim të paguante 2000 monedha floriri çdo vit. Pasardhësi i tij Stefan Cel Mare, me ndihmën e hungarezëve dhe polakëve, në krye të një ushtrie të fuqishme prej 50.000 luftëtarësh në vitin 879/1475 iu shkaktoi disfatë njësive ushtarake osmane në Rakovica, që ishin të lodhura gjatë rrugës së kthimit të tyre nga rrethimi i Shkodrës. Veprimin e Papës, që i dha atij titullin Athleta Christi (Kampioni i Krishtit), osmanët e kishin të pamundur ta pranonin. Për këtë arsye, Sulltan Fatihu, rriarshoi me ushtrinë e tij kundër Stefan Cel Mares. Në të njëjtën kohë që ai hyri në Bogdan, në krye të Ordu-ju Hymajun, siç e quanin osmanët, inxhe donanma (flota e lehtë) osmane lundroi nëpërmjet Danubit dhe mori brigjet e Besarabisë, zotëroi grykën e lumit Danub dhe hapi Akkirmanin ndaj Islamit Siilltan Fatihu mundi vojvodën e Bogdanit në Akdere/Valea Alba, në vitin 881/1476. Pas kësaj fitoreje të arritur, osmanët mtmd ta kishin marrë të gjithë territorin e Bogdanit, nëse mortaja nuk do të ishte përhapur në ushtri. Ata u kthyen për këtë arsye dhe jo për shkak të qëndresës së ushtrisë bogdane.

Osmanët vazhduan shtrirjen e territoreve të reja ndaj Islamit në Evropë: ndërkohë që Omer (Omer) Beu, i biri i Turhan Beut, sulmonte madje edhe vendet që ndodheshin fare pranë kufirit të Venedikut, midis të cilave u radhit edhe rënia e kështjellës së Krujës/Akçahisarit, në vitin 883/1478. Edhe Shkodra u rrethua, por nuk arriti të hapej ndaj Islamit. Për shkak të relievit shkëmbor e të thepisur, Sulltan Fatihu nuk arriti të dërgonte atje armët e zjarrit, por ndërtoi topa shumë të mëdhenj ndërkohë që kishte rrethuar kalanë. Komandanti që mbronte kalanë ishte venedikasi Antonio da Lezze. Gjatë rrethimit të Kalasë së Shkodrës, osmanët përdorën bomba të përbëra nga vaji i ullirit, dylli, squfuri dhe disa substanca të tjera. Duket se në atë kohë osmanët ishin superiorë në aspektin teknologjik. Ahmed Beu, i biri i Evrenos Beut, vazhdoi rrethi-min e Shkodrës në krye të një ushtrie prej 40.000 luftëtarësh.

Republika e Venedikut u detyrua të nënshkruante një traktat paqeje me Devletin Osman, që do t*i jepte fund luftës 15-vjeçare, pasi Venediku e kuptoi se, edhe pse u krijua aleanca ndërmjet Papës-Venedikut-Napolit-Hungarisë-Akkojunllusë-Karamanit, osmanët vazhduan shtrirjen e tyre në Evropë. Në të njëjtën kohë edhe mbreti i Napolit Ferdinandi, dhëndri i tij, Matjash Korveni dhe mbreti i Hungarisë ishin në procesin e lidhjes së një traktati paqeje me osmanët, pasi kishin kuptuar se nuk do të ishin të aftë të përballeshin me ta. Republika e Venedikut kuptoi, gjithashtu, se Kalaja e Shkodrës nuk do të arrinte të rezistonte gjatë, për të mos përmendur këtu edhe faktin që Venediku kishte pësuar humbje të mëdha në tregti, për arsye të tejzgjatjes së luftës. Një traktat paqeje u nënshkrua më 3 Dhilka'de 883/26 janar 1479 në Stamboll, sipas të cilit Republika e Venedikut i la Devletit Osman Shkodrën, dhe disa troje të tjera të Shqipërisë; Venediku do t'i paguante Devletit 200.000 monedha floriri si dëmshpërblim lufte, si dhe 12.000 monedha të tjera floriri në vit për të përdorur portet osmane. Lidhja e këtij traktati ishte një sukses politik për sadrazamin osman, Piri Mehemmed Pashanë dhe siguroi vendosjen e përhershme të osmanëve në territorin e Shqipërisë.

Hapi tjetër ishte drejt Italisë. Pas rënies së Perandorisë Romake të Bizantit në duart e Sulltan Fatih Mehemmedit, ishte radha e Romës.370 Fatihu dërgoi në Itali Gedik Ahmed Pashanë për të hapur Otranton ndaj Islamit. Ai arriti ta merrte së bashku me disa kështjella në zonat përreth Mbretërisë së Napolit në vitin 884/1479. Prania e ushtrisë osmane në territorin italian e frikësoi së tepërmi Krishterimin: "Roma ishte në panik dhe Papa po planifikonte të arratisej drejt veriut të vendit bashkë me pjesën më të madhe të popullsisë."371 Por, Devleti Osman do ta humbiste territorin e tij në Itali nga të krishterët pas dy vitesh, kur Sulltan Bajezidi II ishte i zënë me konfliktin mes tij dhe vëllait, Xhem.

info@balkancultureheritage.com