Hilafeti: Qëllimi dhe ideali i osmanëve

Hilafeti: Qëllimi dhe ideali i osmanëve

Duke qenë muslimanë më të devotshëm nga Bejliket e tjera, osmanët ishin të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që kishin ndaj Islamit. Ata u përpoqën në veçanti të rigjallëronin hilafetin, me anë të luftërave të xhihadit, të dlat ata i ndërmermin kundër Perandorisë Bizantine, aso kohe superiore, por që ishte e dobët nga brenda. Kjo është e qartësuar në një berat që Orhan Gaziu ia dërgonte djalit të tij të madh Sylejman Pashait në 734/1332, nëpërmjet të dlit ai e caktonte atë anëtar të divanit (qeverisë osmane) dhe Mirimiran (Komandant Suprem) të forcave osmane. Pasi i kujtonte atij detyrat e mbrojtjes së kufijve të Islamit, përkujdesjes për mirëqenien e popullit të tij dhe sigurimit të drejtësisë, babai i shprehte qartë të birit se "të gjithë njerëzit nën sundimin tonë" duhet të përfaqësohen në "Divanin tonë" dhe "Ngase e kemi për detyrë t'i ngjallim funksionet e fesë dhe të Devletit, sipas praktikës së sulltanëve të mëdhenj që funksiononin si Halifë.

Në atë kohë, popujt e Evropës nuk kishin asnjë të drejtë. Ata jetonin në skllavëri; shiteshin së bashku me kafshët kur shitej toka; vajzat kalonin natën e parë të martesës me pronarët feudalë të tokave, në vend që ta kalonin me bashkëshortët e tyre (kjo praktikë ligjore quhej jus primae noctis). Ndërsa popuj të besimeve të ndryshme fetare, nën sundimin osman, jetonin në kushte tepër njerëzore: jeta, nderi, besimi dhe prona e tyre ishin të mbrojtura nga Devleti, praktikë kjo e pranuar si një detyrë qiellore. Siç dihet, popujt në Evropë, me anë të dekretit të Perandorit romak Kostandin, ishin të lidhur me tokën që e punonin dhe ktheheshin në skllevër, dhe nuk mund të largoheshin nga ai vend.

Osmanët hapën qytetin e Gemlikut ndaj Islamit në vitin 734/1334, më pas, Armutunë në bregun jugor të Detit Marmara dhe qytetin e Izmitit, në vitin 737/1337, administrimi i të cilave iu besua Sylejman Pashait, pasardhësit të parë të Orhan Gaziut. Një vit më vonë, u hap dhe Yskydari (Skutari). Kur qyteti me famë dhe më rëndësi të madhe i Iznikut, u kthye në kryeqendrën e Devletit Osman, kryeqyteti i mëparshëm, Bursa, iu dha për administrim Murad Beut, djalit të dytë të Orhan Gaziut, dhe u quajt "Sanxhaku i Beut".

Devleti Osman deri atëherë ishte përmbajtur nga luftimi kundër ndonjë vendi musliman, por ata ishin të angazhuar në veprimtaritë e xhihadit kundër Perandorisë Bizantine. Si shumë guvematorë të tjerë, Axhlan Beu, qëndroi sovran në Bejlikun e Karesit, pas rënies së Dinastisë selçuke. Ai vdiq në vitin 1335, duke lënë pas dy djem: Tursun Beun, që shoqërohej me Orhan Gaziun dhe Demirhan Beun, i cili mori dhe administrimin e këtij bejliku. Por populli i Karesit nuk e pranoi Demirhanin, për këtë arsye në vendin e tij u dërgua Tursun Beu. Ky i fundit, megjithatë i tha Orhan Gaziut se do të ishte i kënaqur nëse do të merrte qytetet Këzëllxha Tuzla dhe Mahrama, dhe se mund ti jepte sipas dëshirës qytetet Ballëkesir, Bergama dhe Edremit. Për të nxitur hapjen e territoreve të reja ndaj Islamit, sundimtarët osmanë vendosën në krye të territoreve të reja të përvetësuara, komandantë ushtarakë të aftë. Disa nga këto territore morën emrat e komandantëve dhe i ruajnë ata edhe në ditët e sotme: Koxhaeli (vendi i Koxhasë), vilajeti, qendra administrative e të cilit ishte Izmiti, u quajt sipas Akçakoxhas, dhe Karamursel, në bregun jugor të Detit Marmara, sipas Karamursel Gaziut. Orhan Gaziu e pranoi kërkesën e Tursun Beut, dhe ata marshuan së bashku drejt Ballëkesirit, nga ku Demirhan Beu iku për në Bergama. Por Tursun Beu u vra nga një shigjetë, ndërsa po i afrohej kështjellës së qytetit për të biseduar me të vëllanë. Megjithatë, Orhan Gaziu shpalli në vitin 735/1334-1335 një amnisti të përgjithshme dhe për pasojë shumë njërëz iu nënshtruan. Demirhan Beut iu fal jeta; ai u dërgua në Bursa, ku dhe vdiq dy vjet më vonë nga një plagë që kishte marrë. Orhan Beu e la administrimin e qytetit Karesi në duart e djalit të tij të madh, Sylejman Pashait, dhe u kthye në Bursa.

Aneksimi i Bejlikut të Karesit nga osmanët në vitin 735/1334-1335 dhe hapja e territoreve deri në Çanakkale, lehtësoi avancimin e tyre drejt pjesës evropiane. Komandantët guximtarë dhe me famë të Bejlikut të Karesit si: Haxhi Ilbeji (ilbegi), Exhe Halil dhe Gazi Fazëll, u bashkuan me forcat osmane duke i dhënë një shërbim shumë të madh ushtrisë. Ky veprim ushtarak ishte vazhdimi i ekspeditës së xhihadit kundër jobesimtarëve, në bashkëpunim me forcat e tjera fqinje muslimane, që i përkisnin të njëjtës origjinë, besimi, gjuhe, tradite dhe të njëjtit botëkuptim. Duke pasur si qëllim kryesor "kefereji kem' ve Myslimini xhem" (nënshtrimi i të pafeve dhe bashkimi i muslimanëve), Orhan Gaziu mori në konsideratë idenë e kapërdmit të Detit Marmara, në mënyrë që të përhapte Islamin në anën tjetër të këtij deti. Por është e rëndësishme të theksohet në këtë rast, se Orhan Gaziu nuk mendonte të zgjeronte territorin e tij në kurriz të bejlikeve të tjera muslimane në Anadoll, ndërkohë që pjesa më e madhe e bejlikeve ishte e angazhuar në veprimtari të pavlerë. Kur ai i tregoi për këtë dëshirë djalit të tij, Sylejman Pashait, ai iu përgjigj me fisnikëri: "Nëse më urdhëroni mua, shërbëtorin tuaj të përulur, unë do të kaloj detin, për hir të Allahut dhe të Pejgamberit të Fundit. Unë do 'të çrrënjos errësirën e jobesimtarëve në atë rajon dhe do t'i ndriçoj ata me dritën e Islamit.

Pasi mori lejen e babait të tij Sylejman Pasha u këshillua me dy ish-komandantë të Karesit, Exhe Beun dhe Gazi Fazëllin, të cilët i treguan atij mundësinë për kapërcimin e detit në pjesën më të ngushtë të tij. Në këtë mënyrë, ata e kaluan detin mbi një varkë, kapën një fshatar dhe u kthyen së bashku me të. Sylejman Pasha i dha atij një sërë dhuratash për të siguruar ndihmën e tij gjatë sulmit të Kështjellës Çimbeni. Së bashku me një grup prej 80 ushtarësh të zgjedhur, Sylejman Pasha kaloi ngushticën e Dardaneleve dhe hyri në kështjellën e Çimbenit gjatë natës. Ditën tjetër, ai mbi disa anije për të zbarkuar nga Anadolli në Çimbeni, me më shumë se 200 luftëtarë muxhahidinë. Exhe Beu iu drejtua Limanit të Akçës, ku dogji anijet e lidhura romake dhe muslimanët hapën një kështjellë tjetër të quajtur Ajashilunje. Shumë njerëz u transferuan nga Edinxhiku, në jug të Detit Marmara, në zonën evropiane të çliruar nga muslimanët, ndërkohë që ushtarët e krishterë të dy kështjellave, u dërguan në Karesi në Anadoll. Luftëtarët vullnetarë gazinj vazhduan të transferoheshin në territorin e ri musliman. Për pasojë, një forcë e bashkuar ushtarake e krishterë zhvilloi një betejë të ashpër me ushtrinë muslimane, gjatë të cilës pësuan disfatë dhe u shpërbënë në vitin 758/1357. Jakub Exhe e hapi ndaj Islamit zonën që në ditët e sotme quhet Exheabad në Gadishullin Gelibollu, ndërsa Gazi Fazëlli e shoqëronte atë. Varret e dy heronjve gjenden sot në këtë vend.

Vendet evropiane të krishtera, i kushtuan vëmendje vendosjes së osmanëve në Gelibollu, por ata nuk patën kohë të ndesheshin me të sapoardhurit, për shkak të konflikteve që kishin midis tyre. Megjithatë, osmanët kishin marrë masat kun-dër çdo lloj sulmi të mundshëm nga Serbia, Bullgaria, Hungaria apo edhe nga ndonjë aleancë e romakëve me Venedikun; ata morën të gjitha brigjet e Detit Marmara deri në Tekirdag (Tekirdagi), dhe vendosën atje popullsinë muslimane të ardhur nga Anadolli, ndërkohë që dërguan në Anadoll, në Karesi, disa nga të krishterët që ishin ushtarakë të fuqishëm.

Gazi Sylejman Pasha hapi ndaj Islamit Mallkaranë dhe Keshanin, duke ndërprerë kështu rrugën Stamboll-Edrene. Ai vdiq aksidentalisht në një gjueti në Bollajër (Bolayir), në vitin 760/1359. Babai i tij, Orhan Gaziu, vazhdoi të dërgonte turkmenë drejt tokave muslimane evropiane, por ai vdiq dy muaj pas djalit të tij83 dhe u varros në Bursa.

Kur e caktoi djalin e tij më të madh Sylejmanin si komandant suprem të territoreve të reja në vitin 733/1332, Orhan Gaziu përcaktoi përgjegjësitë e tij si vijon: "të mbrojmë kufijtë e Islamit, të kujdesemi për popullin dhe mirëqenien e tyre. Nëse nuk mundemi, Krijuesi nuk do të jetë i lumtur me ne dhe kështu Devleti ynë nuk do të vazhdojë të mbijetojë." Orhan Gaziu vazhdoi duke thënë: "Halifët e mëdhenj u sollën në përputhje me udhëzimet e Kur'anit. Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e ti shmangeni drejtësisë.

Bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë." (el-Maide)". Ai i kujtoi djalit të tij nevojën për të mbrojtur territoret muslimane dhe nevojën për të përhapur Islamin në toka të tjera të reja, duke cituar një sërë ajetesh nga Kur'ani: "Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga të mirat e Tij" (Ali Imran, 170). "Kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarë" (el-Bekare, 229).

Ai citoi, gjithashtu, nga thëniet e Pejgamberit të Fundit: "Të zbatosh drejtësi për një orë, është më mirë se të adhurosh për 70 vjet" (d.m.th. si plotësim i pesë faljeve ditore). Në përfundim, Orhan Gaziu e nxiti djalin e tij të ishte zemërgjerë dhe fi shpër-blente njerëzit për shërbimet e tyre.84

Kur njoftoi babanë e tij për hapjen e tokave të reja ndaj Islamit në Rumeli, Sylejman Pasha tha se i kishte dhënë dizdarit (komandantit të kështjellës) dhe erenlerëve (gazinjëve sufi), ulufe (pagën) e tyre dhe timarin (iktanë). Përdorimi nga ai i fjalës eren në këtë rast është mjaft interesant, pasi nënkupton se pjesa më e madhe e ushtarëve vullnetarë, në kështjellat e reja të sapo-përvetësuara, për të mos thënë të gjithë, ishin luftëtarë gazi sufi, që vepronin në përputhje me traditën e hershme të Islamit ribat. Ky fakt tregon se Devleti Osman ishte themeluar që në fillimin e tij, mbi bazën e vlerave dhe parimeve të larta të fesë islame, të cilat siguronin për njerëzimin lumturinë si në këtë botë, ashtu edhe në botën e përtejme. Gazinjtë sufi ishin shumë të edukuar, si në aspektin moral, ashtu edhe në atë shpirtëror, nën udhëheqjen e një shejhu (mjeshtri shpirtëror), i dli kishte arritur një nivel të lartë në sferën shpirtërore; ata ishin të përkushtuar ndaj aktiviteteve të xhihadit, pasi fitonin luftën e brendshme me vetveten e tyre, duke arritur kështu një standard të lartë moral. Ata pozidonoheshin në kufijtë në vazhdimësi të r ib atit. Qëllimi dhe ideali i tyre ishte të "kënaqnin Krijuesin", që është qëllimi më i lartë për çdo musliman të ndërgjegjshëm.

Në fakt, Devleti Osman ishte një mjet për zbatimin mbi tokë të urdhëresave të Krijuesit. Nga ana tjetër, është e vështirë për historianët perëndimorë, të cilët kanë "mësuar" gjatë "arsimimit" të tyre, se Islami në vetvete është çështja më e rrezikshme për Evropën dhe Perëndimin, t'i kuptojnë dhe vlerësojnë fitoret e arritura nga muslimanët, dhe ky paragjykim ishte ngulitur thellë në mendjen dhe ndërgjegjen e tyre; ata i shikojnë dhe i interpretojnë këto fitore, nga pikëpamja e fitoreve imperialiste të ushtrive të tyre. Ata nuk do të arrijnë të kuptojnë se "motivi dhe pikënisja" janë krejtësisht të ndryshme.

Jo vetëm historianët dhe studiuesit perëndimorë, të cilët vijnë nga një sfond kulturor tërësisht i ndryshëm, por edhe disa të ashtuquajtur historianë turq, të lindur muslimanë, të cilët e shikojnë vetveten si "të huaj", "të ftohfë" ndaj fesë islame, në të vërtetë, nuk mund ta kuptojnë "faktin osman", pasi atyre u mungon "pjesëmarrja psikologjike", që është thelbësore "për të qenë në gjendje për ta kuptuar faktin osman" dhe që është në natyrën e sfondit të domosdoshëm.

Kur Orhan Gaziu u angazhua për sigurimin e "të drejtave të njerëzve”, evropianët jetonin praktikisht në skllavëri. Shtrirja e osmanëve në Evropë, kishte sjellë ballafaqimin e drejtpërdrejtë të dy vizioneve dhe dy qytetërimeve të ndryshme me njëri-tjetrin (Islamin dhe Krishterimin).

Nën udhëheqjen e Osman Gaziut, çdo njeri i aftë duhet të regjistrohej në radhët e ushtrisë; e sidomos në radhët e ushtrisë kalorësiake, lëvizja e shpejtë e së cilës ishte e nevojshme për të mbrojtur zonat kufitare. Ushtarët mblidheshin gjatë gazavateve (luftërave të shenjta) dhe iu lejohej të ktheheshin për tu marrë me tokat e tyre, kur gjendja e luftës kishte mbaruar. Gjatë rrethimit të qytetit Bursa, Orhan Gaziu, e kishte kuptuar se kalorësia ishte e shkëlqyer gjatë betejave të shkurtra, por jo për luftëra afatgjata, dhe se për to ishte e nevojshme këmbësoria. Kështu që, ai krijoi njësinë e këmbësorisë të quajtur jaja, si dhe formoi njësi të rregullta kalorësish, të quajtur "muselem" që fjalë për fjalë do të thotë "përjashtuar nga taksat". Në këtë mënyrë, këtyre ushtarëve u ishte dhënë ky privilegj, si këmbim ndaj shërbimit të tyre ushtarak. Të dy njësitë ushtarake, jaja dhe muselem, përbënin ushtrinë e plotë osmane.

Orhan Gaziu caktoi kompensimin për huffazet (ata që mësonin përmendësh Kur'anin Famëlartë) dhe për dijetarët. Përgjithësisht, njerëzit gëzonin një standard të lartë jetese dhe shumë pak prej tyre kishin nevojë për zekaf. Ihtijaruddin Orhan Beu ndoshta ishte më i madhi, më i forti dhe më i pasuri nga të gjithë bejlerët turkmenë.

info@balkancultureheritage.com