Sipas një hadithi sherif, ummeti (bashkësia) musliman duhet të ketë një Halif. Për këtë arsye, është mjaft e natyrshme që cilido Devlet Musliman i fuqishëm të ketë Hilafetin dhe të përfaqësojë Islamin. Edhe osmanët duket se kanë pasur të njëjtin mendim, si një superfuqi muslimane në Evropë, në zemrën e krishterimit, dhe si fuqia e vetme që zbaton detyrën e xhihadit; ata ishin përfaqësues të Islamit dhe kreu i Devletit të tyre ishte Halifi. Ky fakt ilustrohet në mënyrë të qartë edhe në letrën që Murad Hydavendigari (1362-1389) i dërgon Beut të Karamanit, me datë 1 Rebiuth-Thani 767/16 dhjetor 1365, në të cilën i referohet kryeqytetit të tij si daru'l-hilafe (Selia e Hilafetit). Në të vërtetë, Devleti Osman e ka përfaqësuar Hilafetin që nga periudha e Murad Hydavendigarit. Për shembull, me rastin e hapjes së Edrenesë ndaj Islamit, Xhanëbek Hani i Kok (Kok) Ordas (Hordhisë së Artë), iu drejtua Murad Hydavendigarit si "Sulltanul Guzat vel Muxhahidin, Zillullah", dhe duke iu referuar Edrenesë si "Edirne mekarr-ë Hilafet". Isfendijar Beu i Kastamonus iu drejtua gjithashtu Murad Hydavendigarit si "Hazret-i Hilafet-menkdbet". Jëlldërëm Bajezidi, djali i tij u quajt në vitin 793/1391 nga sulltani i Egjiptit, që strehoi Halifin Abasid në "hije" në vendin e tij, si "zillullah" (Hija e Allahut, një titull që i jepej Halifit). Kur Devleti Osman iu shkaktoi disfatë në betejën e Nigbollusë (Nikopolitj forcave të bashkuara evropiane të krishtera në vitin 798/1396, kreu i Devletit, Jëlldërëm Bajezidi u bë de fakto kreu më i lartë i muslimanëve - Halif. Është interesante të theksojmë në këtë rast se ai ndërtoi Ullu Xhaminë në Bursa, duke shpenzuar në këtë mënyrë ganimëtin (plaçkën e luftës) të përfituar nga ushtria e Kryqëzatës rië Nigbollu. Me hapjen e Kostandinopojës ndaj Islamit në vitin 1453, që i dha fund plotësisht Perandorisë Romake, Devleti Osman u kthye në superfuqinë e kohës dhe sulltani i tij ishte Halifi aktual i muslimanëve. Halifi i emëruar Abasid në Kajro nuk ishte tjetër veçse një figurë apo një kukull në duart e sundimtarëve memlukë të Kirkazit. Historiani osman, Ibn Kemali e pëimend Fatih Sulltan Mehemmedin si Halif. Djali i Fatihut, Bajezidi II u adresua nga Padishahu i Horasanit, Husejn Bejkara, si "Halifet Allah fi'l enam, Hafizu thuguri'l Islam" (Halifi i Allahut mes Krijesave të Tij, Mbrojtësi i kufijve të Islamit), si dhe "el-Mu'ejjedd bi ta'jidi'l-lah, el-Meliku'l Mexhid, mu'ejjenen li's Sulltanati ve'l Hilafeti" (i mbështetur nga Allahu, Sovrani i Lavdishëm, i caktuar nga Allahu për Sulltanatin dhe Hilafetin).80 Në të njëjtën mënyrë, Jakub Shahu, në ^korrespondencën zyrtare, i referohej Bajezidit II si Halif.81 Pas vdekjes së këtij të parit, Bajezidi II i dërgoi një letër ngushë-llimi djalit të tij, Bajsungur Mirza, i cili në kthimin e përgjigjes së tij, iu referua Bajezidit II si sulltan dhe halif.82 Gjithashtu, në disa raste të tjera, Devleti Musliman Sunnit në Iran83 dhe fisni-kët e Devletit Akkojunllu iu referuan atij në të njëjtën mënyrë.84 Edhe Shah Ismaili, që e kaloi Devletin Akkojunllu Sunnit të Iranit në një Devlet Shiit,85 dhe Shejhu'l Islami i Heratit, Ahmed Taftezani86 iu drejtuan Bajezidit II në të njëjtën mënyrë. Pasardhësi i tij, Javuz Selimi ishte i vetëdijshëm për pozitën e tij si Halif dhe u adresua si i tillë nga 'Ubejd Hani i Samerkandit në vitin 929/1514, para se të merrte Egjiptin. Javuz Selimi vazhdoi ta përdorte këtë titull edhe në korrespondencat me Shah Ismailin, përpara betejës së Çalldëranit, si dhe pas manjes së Egjiptit në vitin 923/1517. Hutbeja e Hilafetit në emër të tij u mbajt në Kajro. Me përfshirjen me dëshirë të Hixhazit në Devletin Osman, arritja e krijimit të një bashkimi islam në territorin qendror musliman ishte plotësuar, duke kombinuar të gjitha aspektet shpirtërore, historike, tradicionale dhe funksionale të ummetit. Djalit të Selimit, Sylejmanit të Madhërishëm iu referuan me të njëjtin titull. Faktikisht, Hilafeti vazhdoi të përfaqësohej nga sulltanët osmanë deri në fund të Devletit Osman, si dhe pas një periudhe të caktuar gjatë Republikës së Turqisë, derisa u shfuqizua nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë, më 3 mars 1924.
Hajri Beu, guvernatori i Alepos nën sundimin e memlukëve, që nuk bëri qëndresë kundër osmanëve, u shpërblye duke u emëruar si vali i Egjiptit Osman. Javuz Selimi u rikthye në Damask, ku ndërtoi një tyrbe, në vendin ku ishte varrosur Sufiu i Madh Muhjiddin ibnul Arabi, si dhe ndërtoi aty pranë një xhami dhe një imaret. Ai mori pjesë në Faljen e parë të së Xhumasë që u bë në atë xhami dhe caktoi të ardhurat e një vakëfi, që do të shkonin për ndihmën e këtyre institucioneve të bamirësisë.
Palestina mbeti një territor osman deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Gjatë kësaj periudhe shumëvjeçare, atje nuk pati asnjë trazirë në radhët e popullsisë, për shkak të drejtësisë së praktikuar nga Devleti Osman. Është interesante të theksojmë në këtë rast se, ish-Kryeministri i Izraelit Ehud Barak i tha ish-Presidentit të Turqisë, Sylejman Demirelit: "Një tetar osman, e qeveriste me qetësi këtë vend me 20 ushtarët e tij; tani, ne jemi në vështirësi ta qeverisim me një ushtri!" Kjo shpjegon qëndrimin e mbajtur nga osmanët ndaj popullsisë së qeverisur, ra'ijjetit, si dhe pikëpamjen dhe praktikën e osmanëve,
Klasa qeverisëse në territorin e memlukëve ishte kirkaziane dhe jo arabe. Por, sovraniteti në Egjipt dhe Biladu'sh-Sham vetëm kishte kaluar nga një strukturë qeverisëse muslimane, në një strukturë tjetër më të fuqishme të Devletit Musliman. Në atë kohë, në territorin osman përfshihej edhe Nubia, dhe kufiri i saj arrinte deri në Savakin. Duke qenë se kishte marrë Hilafetin nga i quajturi "Halif Abasid" në Egjipt, Javuz Sulltan Selimi i dha vetes titullin Hadimu'l Haramejni'sh-Sherifejn (Shërbëtori i dy vendeve të Shenjta e të Nderuara).
Ndërkohë që ishte gjatë rrugës së tij të kthimit nga Egjipti, në krye të Ordu-ju Hymajun, Javuz Sulltan Selimi kërkoi që të bashkëbisedonte me Kadiaskerin e Anadollit, Shemsuddin Ahmed ibn Kemalin; po kur ata po kalëronin duke biseduar, kali i Kemalit kaloi mbi një pellg dhe e spërkati duke e mbuluar kaftanin (pelerinën) e Sulltan Selimit me baltë. Natyrisht, Kadiaskerit i erdhi shumë keq për këtë ndodhi, por Sulltan Selimi pasi hoqi kaftanin e tij tha: "është një nder për mua, balta që u spërkat nga këmbët e kalit të një 'alimi (dijetari musliman); le të shtrohet ky kaftan mbi sëndukun tim (sarkofagun) kur të vdes. Dhe në të vërtetë ai kaftan u shtrua mbi sëndukun e tij në përputhje me dëshirën që pati.
Ky aneksim i sulltanatit memluk ishte një sukses i madh për osmanët. Populli i Stambollit ishte përgatitur ta priste sulltanin me kremtime të mëdha. Por duke qenë një besimtar Sunnit i devotshëm, që aderonte etikën e Islamit, Javuz Selimi hyri në qytet nëpërmjet rrugës detare në qetësi gjatë natës dhe populli do ta mësonte mbërritjen e tij vetëm mëngjesin e ditës së nesërme. Veprimi i tij na kujton atë të Profetit të Shenjtë (s.a.v.s.), në kohën kur qyteti i Mekës u hap ndaj Islamit, kur ai u përkul aq shumë, sa që mjekra gati i prekte shalën e devesë së tij. Të jesh modest dhe jo arrogant, dhe i pasjellshëm, kur ke arritur një sukses apo një fitore, është një vlerë bazë e Islamit.
Javuz Sulltan Selimi futi praktikën e recitimit të Kur'anit Fisnik pandërprerë nëpër hapësirat e Emanat-ë Mukaddese (Reliktet e shenjta), të cilat i ndërtoi në Pallatin Topkapi në Stamboll. Ai caktoi 40 hafizë (memorizues të Kur'anit Fisnik) për këtë detyrë dhe merrte pjesë në seancat e leximit të Kur'anit. Kjo praktikë vazhdoi deri në rënien e Devletit Osman.