Histori e shkurtër e Romës qysh nga themelimi i saj
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Histori e shkurtër e Romës qysh nga themelimi i saj

Libri II

Po në atë kohë romakët u shpallën luftë tarentasve, të cilët banonin në pjesën më të fundit të Italisë, sepse i kishin fyer keq të deleguariit romakë. Ata thirren në ndihmë kundër romakëve Pirron, mbretin e Epirit, i cili e mbante veten se rridhte nga fisi i Akilit. Ai menjëherë erdhi në Italin, dhe ishte e para herë që romakët luftuan me një armik të përtej detit. Kundër tij u dërgua konsulli P. Valer Levini, i cili si kapi zbuluesit e Pirros, urdhëroi ti shpinin në lëm për t’u treguar ushtrinë dhe pastaj ti linte të shkonin, që ti tregonin Pirros gjithçka që bënin romakët. Nuk shkoi shumë e në betejën që u bë, Pirrua në çastin kur desh të tërhiqej kom një fitore kundër romakëve në saje të elefantëve të tij, të cilët u futën tmerrin, sepse nuk i kishin parë deri atëherë. Po nata i dha fund luftës. Ndërkaq Levini, duke përfituar nga nata iku; Pimia zuri robër një mijë e tetëqind romakë, të cilët i trajtoi shumë mirë, kurse të vrarët i varrosi. Kur i pa të shtrirë me plagë në gjoks dhe me fytyra të zymta edhe ashtu të vdekur, thuhet se ngriti duart nga qielli duke sbqiptuar këto fjalë: "Do të mund të bëhesha zot i gjithë botës, po të më kishin takuar të këtillë ushtarë"!

Pastaj Pirrua, si bashkoi rreth vetes samnitët, lukanet. brutet, u drejtua për në Romë dhe shkatërroi me zjarr e hekur gjithçka; shkretoi Kampanjën, erdhi në Preneste, që ishte larg nga qyteti tetëmbëdhjetë mile. Pastaj, ushtria e tmerruar u tërhoq me konsullin e saj në Kampanjë. Të deleguarit qe u dërguan tek Pirrua për të kërkuar kthimin e robërve, u pritën me nderime nga ai, roberit e zëne i dergoi ne Romë pa shpërblim. Fabricin, njërin nga të deleguarit romakë aq e pelqeu sa, kur mori vesh se ishte i varfër, deshi t’ia mbushte mendjen te hidhej nga ana e tij, duke i premtuar një të katërtën e mbreterise. po ai ngjalli urrejtje tek Fabrici. Duke pasur Pirrua një nderim të pamasë per romaket, dergoi si të deleguar të vetin një burrë te shquar, me emrin Kinea, qe te kerkonte paqe me kushte te drejta, d m th që Pirrua të merrte per vete atë pjese të Italise. qe e kishte pushtuar me armë

Kjo paqe nuk u pelqeu romakevë dhe senati iu pergjegj Pirros se ai nuk do te mund te bente paqe me romaket derisa te mos ikte fare nga Italia. Atehere romaket urdhëruan qe te gjithe roberit, të cilët Pirrua i kishte kthyer. te njolloseshin me vulën e turpit, sepse ishin kapur me armë në dorë dhe nuk do të ktheheshin në gjendjen e lirë të mëparshme, në qoftë se secili prej tyre nuk do të sillte me vete plaçkat e dy armiqve të vrarë. Kështu legati i Pirros u kthye. E kur Pirrua e pyeti se si i ishte dukur Roma, Kinea tha se i ishte dukur sikur qe atdheu i mbretërve; d.m.th. se atje ishin pothuaj të gjithë ashtu si mbahej vetëm Pirrua në Epir e në gjithë Greqinë tjetër.

U dërguan kundër Pirros konsujt P.Sulpici e Dec Musi. Gjatë luftimit Pirrua u plagos, elefantët u vranë, njëzet mijë armiq mbetën të vdekur, por nga romakët vetëm pesë mijë. Pirrua iku për në Tarent.

Vitin tjetër u dërgua kundër Pirros Fabrici, të cilin nuk e kishte bërë për vete, megjithëse i kishte premtuar një të katërtën e mbretërisë. Në atë kohë, kur ai dhe mbreti i kishin lëmet shumë afër njëri tjetrit, mjeku i Pirros, natën erdhi tek ai dhe i premtoi se do ta helmonte Pirron në qoftë se i premtonte ndonjë shpërblim. Fabrici urdhëroi ta shpinin të lidhur tek zotëria e tij dhe t'i tregonin ato që doktori kishte kurdisur kundër jetës së tij. Atëherë mbreti i çuditur thuhet se u shpreh kështu: "Ai është Fabrici, i cili më vështirë mund të largohet nga nderi, se sa dielli nga rruga e tij". Atëherë mbreti u nis për në Siqeli. Fabrici, si shtroi lukanët e samnitët festoi triumfin. Pastaj u dërguan kundër Pirros konsujt Man Kur Dentati dhe Komel Lentuli. Kuri luftoi kundër tij, shpartalloi ushtrinë e tij, atë vetë e detyroi të ikte në Tarent dhe i pushtoi lëmin. Atë ditë u vranë njëzet e tre mijë armiq. Kuri festoi triumfin gjatë konsullatës. Ai qe i pari që solli në Romë katër elefantë. Po edhe Pirrua e la më vonë Tarentin dhe u vra në Argo, qytet i Greqisë.

Libri III

Mbas vdekjes së Filipit, mbretit të Maqedonisë, i cili kishte luftuar kundër romakëve dhe që u kishte dhënë pastaj ndihma atyre kundër Antiohut, i biri i tij, Perseu, ngriti krye në Maqedoni pasi përgatiti ushtri të ëmdha për luftë. Ai kishte 2 bërë për vete Kotyun, mbretin e Thrakisë, dhe mbretin e Ilirisë që quhej Gent. Nga ana tjetër në ndihmë të romakëve ishin Eumeni, mbreti i Azisë, Ariarati i Kapadokisë, Antiohu i Sirisë, Ptolemeu i Egjiptit, Masinisa i Numidisë. Sa për Prusinë e Bitynisë, megjithëse kishte për grua motrën e Perseut, u tregua njëlloj me të dy palët. Konsuli P.Licini, i dërguar si komandant i romakëve kundër Perseut, u mund prej mbretit /Perseut/ në një betejë të madhe. Por megjithëse romakët u mundën, ata nuk pranuan të bënin paqe, siç kërkonte mbreti, por vunë këto kushte: që t'i dorëzoheshin ai dhe njerëzit e tij senatit dhe popullit romak.

Menjëherë u dërgua kundër tij konsulli L.Emil Pauli, kurse kundër Gentit në Iliri pretori G.Anici . Por Genti, i mundur lehtë në një betejë të vetme, u dorëzua menjëherë. Së bashku me të në duart e romakëve ranë edhe nëna e tij, gruaja, dy bijtë dhe i vëllai.

Kështu mbaroi kjo luftë në 30 ditë...

Konsulli Emil Pauli u ndesh në luftë me Perseun, në nonën e tretë të Shtatorit dhe e mundi atë, mbasi la të vrarë në fushën e betejës njëzet mijë këmbësorë të tij. E tërë kolona u vu në ikje me mbretin bashkë. Nga romakët mbetën të vrarë njëqind ushtarë. Të gjitha qytetet e Maqedonisë, të cilat i kishte sunduar mbreti, iu dorëzuan romakëve; vetë mbreti i braktisur nga miqtë e tij iu dorëzua Paulit. Por konsulli e priti me nderime e jo si të mundur. Bile nuk lejoi që t'i binte ndër këmbë, siç donte ai, po e aviti pranë vetes në tryezë. Maqedonasve dhe ilirëve iu njoftuan këto vendime nga romakët: se ata i quanin të lirë dhe se do të jepnin gjysmën e atyre taksave që u kishin dhënë mbretërve, që të dukej se populli romak kishte luftuar më tepër për drejtësi, se sa për kopraci. Dhe këtë Pauli e shpalli në kuvendin e një mori popujsh...

Pa shkuar shumë kohë, shtatëdhjetë qytete të Epirit që kishin ngritur krye i pushtoi, plaçkën ua ndau ushtarëve. U kthye në Romë me një shkëlqim të paparë në anijen e Perseut e cila thonë se ishte jashtëzakonisht e madhe aq sa, siç tregojnë, ishte e pajisur me shtatëmbëdhjetë sërë lopatash. Hyri me një triumf madhështor mbi një karro ari me dy djemtë e tij, që i rrinin përkrah nga të dy anët. Ecnin përpara dy fëmijët e mbretit dhe vetë Perseu, dyzet e pesë vjeçar. Pas tij edhe Anici festoi triumfin e tij mbi ilirët. Përpara karros ecte Genti me të vëllanë e të bijtë e tij.

Mbretër të shumë popujve erdhën në Romë, për të marrë pjesë në këto festa madhështore. Ndër të tjerë erdhën edhe Atali dhe Eumeni, mbretër të Azisë, dhe Prusia i Bitynisë. U pritën me nderime të mëdha, dhe me lejen e senatit, dhuratat që kishin sjellë me vete, i vendosën në Kapitol.

Në kohën e konsullatit të M.Porc Katonit dhe Kuint Mark Regit, gjashtëqind e tridhjetë e tre vjet pas themelimit të Romës u dërgua një kalorës në Narbonë të Galisë dhe një vit më vonë konsujt L.Cecil Meteli dhe Kuint Muc Skevola festuan një triumf mbi Dalmatinë.

Libri V

Në këtë kohë, Sula mundi pjesërisht edhe dardanët, skordiskët, dalmatët dhe  medët; të tjerët i mori në besë. Po kur erdhën të deleguarit e Mitridatit, i cili i kërkonte paqe, Sula u përgjigj se ai nuk do të bënte paqe, në qoftë se mbreti nuk do të kthehej prapë brenda kufijve të mbretërisë së tij, mbasi të linte të gjitha ato vende që kishte pushtuar.

Libri VI

Në kohën e konsullatës së M.EIim Lepidit e Kuint Katulit, ndërsa Sula po rregullonte e qetësonte shtetin, u ndezën luftëra të reja, një në Hispanjë, një tjetër në Pamfyli dhe Kiliki, një e tretë në Maqedoni dhe një e katërt në Dalmati...

Në Maqedoni u dërgua Ap.Klaudi mbasi mbaroi konsullatin e tij. Ai bëri luftëra të lehta me fise të ndryshme, të cilat banonin në provincën e Rodopit, dhe aty vdiq nga një sëmundje. Si pasardhës i tij u dërgua G.Skribon Kuri, mbasi mbaroi konsullatin e tij. Ai shtroi dardanët dhe u fut deri në Danub, duke merituar një triumf, dhe brenda tre vjetësh i dha fund luftës.

Në Ilirik u dërgua si prokonsul G.Koskoni . Ai nënshtroi një pjesë të madhe të Dalmatisë, pushtoi Salonën dhe si i dha fund luftës, u kthye në Romë mbas dy vjetësh.

G.Jul Cezari, i cili pastaj mori pushtetin në dorë, u bë konsull me L.Bibulin, në vitin gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre pas themelimit të Romës. lu dha me ligj Galia dhe Iliria me dhjetë legjione. Ai së pari mundi helvetët që tashti quhen sekuanë, pastaj, duke dalë fitimtar në luftëra shumë të rënda, vazhdoi udhën e tij deri në Oqeanin Britanik.

Për këtë padrejtësi, ai u nis kundër atdheut me një ushtri nga Arimini, ku kishte grumbulluar forcat e tij. Konsujt bashkë me Pompeun dhe gjithë senatin dhe me tërë fisnikët ikën nga Roma dhe erdhën në Greqi . Në Epir, Maqedoni dhe Ahe, nën udhëheqjen e Pompeut, senati u përgatit për luftë kundër Cezarit.

Libri VII

Ky /Antoni/ ndezi edhe një luftë të madhe civile, i shtyrë nga Kleopatra, e cila dëshironte të sundonte edhe në Romë me të gjitha epshet e një femre. Ai u mund nga Augusti në luftën e famshme e të shkëlqyer detare të Aktit që është një vend i Epirit; që këtej mori arratinë për në Egjipt dhe duke mos i mbetur asnjë shpresë, kur të gjithë u hodhën në anën e Augustit, vrau veten...

Në asnjë kohë, përpara tij /Oktavianit/, nuk lulëzoi aq shumë shteti romak.

Sepse, mbasi u bëri ballë luftërave qytetare, në të cilat doli i pamundur, i shtoi perandorisë romake Egjiptin, Kantabrinë, Dalmatinë e mundur shpesh herë më përpara, por mezi e nënshtruar plotësisht deri atëherë, Panoninë si edhe Akuitaninë, Ilirikun, Retinë, vindelikët e salasët në Alpe, të gjitha qytetet detare të Pontit, dhe më të shkëlqyeshmet ndër to Bosporin e Pantikapenë. Mundi edhe pas shumë luftimesh dakët...

Libri XI

Mbas tyre pushtetin e mori Deci i lindur në Budalie, në Panoninë e Ulët. Ai shtypi luftën civile që plasi në Gali. E bëri të birin e ti cezar . Ndërtoi një banjë në Romë. Mbasi ai dhe i biri i tij sunduan dy vjet, që të dy u vranë në tokën barbare . I ati e meritoi të hyjnizohet.  Galieni, megjithëse i ri, u bë perandor, në fillim sundoi i lumtur, pastaj mirë, kurse në fund me humbje... Atëherë humbi provinca Dake, që qe krijuar nga Trajani përtej Danubit. Greqia, Maqedonia, Ponti dhe Azia u shkretuan nga gotët. Panonia u plaçkit nga sarmatët dhe kuadët. Gemanët u futën deri në provincat Hispanike dhe pushtuan qytetin e njohur Tarakon. Parthët pushtuan Mesopotaminë dhe filluan të kenë kërkesa mbi Sirinë.

Ndërkaq Galieni u vra së bashku me vëllanë e tij në Mediolan, në vitin e nëntë të sundimit të tij. Pas tij erdhi Klaudi, i zgjedhur nga ushtarët dhe i emëruar nga senati perandor. Ai i mundi në një betejë të madhe gotët, të cilët shkretuan Ilirikun dhe Maqedoninë. Ai qe kursimtar, i matur, burrë i drejtë dhe i përshtatshëm për të drejtuar shtetin, por vdiq nga sëmundja mbas dy vjetësh sundimi. Qe shpallur "hyjnor". Senati e vlerësoi atë me një nder të madh, duke urdhëruar që të vendoset një bust në kurie edhe një shtatore e artë në Kapitol.

Mbas tij /Klaudit/ e mori sundimin Aureliani, i lindur në Dakinë Ripense. Ai qe ushtarak i zoti, porse me një shpirt jo të qetë, dhe i prirar për mizori.

Aureliani e rrethoi qytetin e Romës me mure akoma më të forta. Ndërtoi tempullin e Diellit, në të cilin vendosi një sasi të pamasë ari dhe gurësh të çmuar. Ai la provincën e Dakisë, që Trajani e pati krijuar përtej Danubit, pasi e humbi shpresën se mund ta mbante, meqenëse i gjithë Iliriku dhe Myzia, qenë shkretuar. Duke i tërhequr romakët nga qytetet dhe fushat e Dakisë, ai i vendosi në mes të Myzisë dhe e quajti këtë krahinë Daki . Tani ajo ndan dy Myzitë dhe është në të djathtë të rrjedhës së Danubit, kurse më parë ishte në të majtë. Ai u vra nga mashtrimi i një skllavi të tij, i cili, duke imituar shkrimin e tij, përpiloi një listë të rreme për disa ushtarë, shokë të tij, të cilët gjoja Aureliani përgatitej t'i vriste, dhe ua dërgoi atyre. Dhe kështu, që t'i dilnin punës përpara, ata e vranë gjatë udhëtimit të tij në migën e vjetër midis Konstantinopolit dhe Heraklesë. Vendi quhet Kenofrurion. Por vdekja e tij nuk mbeti pa u hakmarrë. Dhe ai, gjithashtu, meritoi të hyjnizohet.

/Probi/ u lejoi galëve dhe panonëve që të mbajnë vreshta, dhe me ndihmën e ushtrisë mbolli me hardhi malin Alma, pranë Sirmit, dhe Aureun, pranë Myzisë së Sipërme, dhe ua dha provincialëve që t’i kultivojnë... Por ai u vra në Sirm gjatë një kryengritjeje ushtarësh, në një kullë hekuri.

Dhe kështu, kur në të gjithë botën gjendja ishte e ngatënuar, kur Karausi ngriti krye në Britani, Akili në Egjipt, kuinku egentianët kërcënonin Afrikën, Narseu luftonte kundër provincave lindore, atëherë Diokletiani e bëri Maksimian Herkulin nga cezar august, kurse Konstantinin dhe Maksimianin — cezarë. Konstanti, siç thuhet, qe nip nga motra e Klaudit, kurse Maksimian Galeri lindi në Daki, jo larg nga Serdika.

Dhe kështu, pasi u mund , /Galer Maksimiani/ u drejtua tek Diokletiani. Thonë se kur e ndeshi në rrugë, Diokletiani e priti aq me kryelartësi, saqë ai, edhe pse i veshur me rroba të purpurta, ngiste disa mile pas karrocës. Por menjëherë, pasi mblodhi ushtri nga Iliriku dhe Myzia, ai përsëri nisi luftën në Armeni me Narseun, gjyshin e Hormisdës, dhe Saporin, dhe këtë me një sukses të madh dhe me një pjekuri jo më të vogël, gjithashtu edhe me guxim...

Dhe pastaj /Diokletiani dhe Maksimiani/ ndërmorën, së bashku dhe me guxim, disa luftime dhe pasi nënshtruan karpët dhe bastamët dhe mundën sarmatët, vendosën në krahinat romake një numër të madh robërish të zënë nga këta popuj.

Libri X

Dhe kështu, pas tërheqjes së tyre nga drejtimi i shtetit, u zgjodhën si augustë Konstanti dhe Galeri dhe tokat romake u ndanë në mes tyre; kështu që Konstanti mori Galinë, Italinë, Afrikën, kurse Galeri - Ilirikun, Azinë dhe Orientin. Ata zgjodhën dhe dy cezarë.

Galeri, burrë i drejtë dhe i zoti në punët e luftës, kur mori vesh se me lejen e Konstantit, pjesës së perandorisë që ai administronte po i shtohej edhe Italia, zgjodhi dy cezarë: Maksimianin, të cilin e vuri në krye të Orientit, dhe Severin të cilit i dha Italinë . Ai vetë qëndroi në Ilirik.

Kurse Konstantini, burrë i madh dhe i aftë për të arritur çdo gjë që i shkonte ndërmend, duke dashur të arrijë pushtetin mbi gjithë botën, filloi luftën me Licinin, megjithëse ishte i afërt me të: motra e tij Konstantia ishte martuar me Licinin. Dhe kështu, së pari ai sulmoi menjëherë dhe mundi Licinin, i cili me përgatitje të mëdha ishte bërë gati për luftë në Panoninë e Dytë, pranë Cibalit, dhe zaptoi provinca të shumta, gjithë Dardaninë, Myzinë, Maqedoninë.

Pas kësaj, në mes tyre u zhvilluan disa luftime dhe paqja herë vendosej, herë prishej. Më në fund Licini, i mundur në tokë e në det u dorëzua në Nikomedi dhe megjithë shenjtërinë e betimit, u vra si një njeri privat në Thesalonik.

Pas vrasjes së Konstansit, kur Magnenti sundonte në Itali, Afrikë dhe në provincat gale, në Ilirik shpërthyen turbullira për shkak se Vetrani, me pëlqimin e ushtarfeve u zgjodh perandor. Ata e zgjodhën për perandor që të mbronte Ilirikun, meqenëse ishte i vjetër dhe i dashur prej të gjithëve, për shkak të shërbimit të tij të vazhdueshëm dhe të lumtur. Ai qe i ndershëm, me veti morale të mira dhe me sjellje të këndshme, por aq i paditur, saqë edhe gërmat e alfabetit mezi i mësoi në pleqëri, dhe këto më tepër si perandor.

Më vonë pasi u hoqën nga roja e Galisë ushtritë germane, Juliani, me pëlqimin e ushtarëve u bë August, dhe vitin tjetër, kur Konstanti u nis për të marrë në dorëzim Ilirikun ishte i zënë me luftën kundër parthëve.

info@balkancultureheritage.com