Historia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia

Qyteti i madh i Kaonisë është ndërtuar mbi një kodër gjatësore, që zë pjesën qëndrore të fushës që laget nga Bistrica, e cila derdhej deri vonë në liqenin e Butrintit. L. M. Ugolini ishte i mendimit se qyteti ka qenë themeluar që në shekullin e V; N. G. L. Hammond ka vërejtur se asnjë dëshmi e kësaj kohe nuk ka dalë nga gërmimet e ndërmarra në vendbanim dhe gjykon se qyteti nuk shkon më tej se viti 350, sepse fortifikimet kanë qenë ndërtuar vetëm rreth viteve 325-300. Finiqi figuron në listën e tearodokëve të Argosit, e botuar nga P. Chameux (BCH, 90,1966, f. 156- 239, rreshti 12) që datohet rreth vitit 330, dhe emri i tij zëvendëson në mëyrë të qartë atë që kishte qenë përdorur në listën e tearodokëve të Epidaurit (IG, IV l2, 95, rreshti 29), domethënë emrin e Kaonisë : që nga ky moment, Foinike (Finiqi) është qyteti i madh i kaonëve, dhe pikërisht për këtë arsye shkojnë atje teorët e ardhur nga Argosi. Në vitet në vazhdim, një mbishkrim orakullor në fletë bakri nga Dodona (shih tani së fundi, Eric Lhote, Les lamelles oraculaires de Dodone, Genëve, 2006, n ° 11) përmban kërkesën që i është paraqitur Zeusit Naios dhe Diones nga polisi i kaonëve: a është e mundur të çvendoset tempulli i Athina Poliadës ? Disa interpretime kërkojnë të shohin, në këtë polis, Foiniken. Në të vërtetë shprehja përdoret, sikurse e kishte parë me të drejtë J. A. O. Larsen (Greek federal States, f. 280, n. 3) për shtetin e kaonëve dhe jo për një qytet, aq më pak për një qytet-shtet, që nuk ekziston në këto krahina, përveçse në themelimet koloniale.

Njësimi i Epirit është kryer jo më vonë se gjatë mbretërimit të Pirros (297-272). Kaonët hyjnë në këtë shtet të ri dhe Foinike është natyrisht një prej qyteteve më të mëdha të tij. E ndërtuar disa kilometra larg portit të Onkezmit, ajo ngjall zili te popullsitë fqinje, pikërisht te ilirët që u lëshuan në piraterinë detare dhe në sulmet plaçkitëse mbi zonat bregdetare përgjatë detit Jon, deri në Elidë dhe Meseni (Poibi, II, 5, 1-2) Në verën e vitit 230, ilirët, që kishin zbarkuar për të marrë fumizime, arrijnë të merren vesh me disa nga 800 mercenarët keltë që manin qytetin e Foinikes për llogari të epirotëve. Qyteti u mor pa ndeshur në qëndresën më të vogël dhe përpjekja e ushtrisë epirote për të përzënë ilirët dështoi ; ata largohen vetëm kur u thirën nga mbretëresha Teuta për shkak të kryengritjeve të popullsive ilire që kërkonin të kalonin në anën e dardanëve. Plaçka e marrë me vete nga ilirët ishte aq e madhe sa mbretëresha Teuta u mrekullua nga sasia dhe bukuria e saj dhe Polibi (II, 8, 4) shton : “Sepse Foinikja ishte atëherë qyteti më i lulëzuar i Epirit”. Frika kapi pjesën më të madhe të popullsisë përreth “duke parë, sikurse e përshkruan Polibi (II, 6, 8) që vendi më i fortë dhe më i fuqishëm i Epirit të mposhtej si mos më keq nga kjo mënyrë e paparashikuar”. Epirotët e rimorën me shpejtësi qytetin e Foinikes, që pësoi shumë humbje, sikurse dhe tregtarët që vinin atje për të bërë tregëti, shumë prej të të cilëve nga bregu tjetër i detit Jon, që ishte në duar të romakëve. Kundërveprimi i romakëve më 229 ishte i dhunshëm, për shkak të këtyre plaçkitjeve, masakrave dhe kthimit në skllevër të shumë prej tregëtarëve italikë. Lufta e parë e Ilirisë shënon triumfin e Romës dhe zbrapsjen e ilirëve drejt veriut, ndërsa qytetet greke (Korkyra, Apolonia dhe Dyrrahu) u dorëzohen romakëve, gjë që është parë shpesh si vendosje në vend e protektoratit romak.

Qyteti i Foinikes bëhet përsëri i rëndësishëm me rastin e paqes që i jep fund luftës së Maqedonisë që vuri përballë mbretin Filipi i V, aleat i Hanibalit, me romakët aleatë të etolëve. Pas paqes së veçuar të nënshkruar midis etolëve dhe maqedonëve (206), Roma e zënë me kartagjenasit gjithnjë të pranishëm në Italinë e jugut parapëlqen t’i japë fund, të paktën përkohësisht, luftës së saj kundër Filipit të V. Ky i fundit vjen në Foinike ku takohet, së pari, me pretorët e epirotëve sipas shprehjes së Tit-Livit (XXIX, 12, 11), domethënë ka shumë të ngjarë me strategun e epirotëve dhe me dy prostatët, njeri nga molosët dhe tjetri nga kaonët; i pranishëm është edhe mbreti i atamanëve, Amynandri. Delegacioni romak kryesohej nga P. Semproni. Paqja e Foinikes, e nënshkruar në vitin 205, i jep Maqedonisë Atintaninë, ndërsa pjesa e mbetur e protektoratit romak nuk u ndryshua. Por kjo paqe nuk ishte gjë tjetër veçse një ndërprerje e përkohëshme e luftimeve që i lejon Romës të mbarojë punë me Kartagjenën dhe Hanibalin e rrezikshëm. Që nga fundi i verës së vitit 200, legjionet romake rikthehen në Epir dhe në vitin 198, konsulli i ri T. Kuinkti Flamini, duke ardhur nga Korkyra, zbarkon në bregun epirot më të afërt për të arritur në krahinën e Tepelenës, përballë maqedonëve që kishin zënë pritë në Aoi Stena, ose grykat e lumit Aoos; pa asnjë dyshim, ai duhet të ketë kaluar me eskortën e vet pranë Foinikes, përpara se të arrinte te dega e Drinos dhe e Aoosit nëpërmjet qafës së Skarficës dhe luginës së Kardhiqit. Epirotët përpiqen ta shmangin luftën duke organizuar një takim midis konsullit romak dhe mbretit Filipi i V në brigjet e Aoosit, në prani të magistratëve epirotë, strategut Pausania dhe hiparkut Aleksandër (Tit-Livi, XXXII 10, 2). Dështimi i takimit bëri që Karopsi i Vjetër, princeps Epirotarum, sipas shprehjes së Tit-Livit (XXXII 11,1 dhe 14, 5), të lehtësojë rrethimin e pozicioneve maqedone në grykat e Aoosit nga trupat romake të drejtuara nga barinj epirotë.

Lufta e tretë e Maqedonisë i jep shkas ndarjes në gjrin e koinonit epirot, më 170 : Karopsi i Ri zotëron pjesën kaone të Epirit në aleancë me Romën, ndërsa etnosi molos (sipas shprehjes së Polibit, XXX, 7, 2) i mbetet besnik aleancës me mbretin Perseu. Foinikja bëhet kryeqendra e e kësaj Kaonie të ndarë: ai i përket, sikurse gjyshi i tij Karopsi i Vjetër, etnosit të tesprotëve Opatoi; etnikoni Opatas ndeshet shpesh në mbishkrimet e Butrintit, gjë që të bën të mendosh se fiset Opatoi ose Opatai duhet të banonin në zonën veriore të Tesprotisë, me shumë gjasë në Kestrinë, krahinë që përfshihet midis lumenjve Thiamis (ose Kalamas) dhe Pavla. Pas fitores së Paul Emilit në Pidna (168), krahinat jugore të Epirit u plaçkitën dhe u shkatërruan dhe 150 000 banorë u kthyen në skllevër, ndërsa krahina kaone organizohet në një shtet të pavarur, sipas shprehjes së përdorur, pak pas vitit 165, në mbishkrimin agonistik për nder të Kasandrit të Aleksandrisë së Troadës (Syll, 653 A, n. 4 dhe B n° 22 = FD III, 1, 218) : ky është koinoni i epirotëve të grupuar përreth Foinikes (to koinon ton Epeiroton ton peri Foinikëri). Foinikja është, përgjatë një dhjetëvjetshi, deri në vdekjen e Ka-ropsit, teatri i veprimeve të dhunshme të Karopsit të Ri, të cilat na i përcjell Polibi (XXXII 5-6): në agora u bënë masakra dhe të pasurit, emrat e të cilëve figuronin në listat e ekzilit u akuzuan përpa-ra mbledhjes së popullit (demosi, shkruan Polibi), në Foinike. Pikërisht gjatë këtyre viteve të vështira organizohet, përreth Butrintit, koinoni i Prasaibëve, si një entitet i pavarur, me mbështetjen e konsullit T. Graku më 164-163, për t’u shpëtuar veprimeve arbitrare të Karopsit të Ri.

Pas vdekjes së Karopsit në Brindizi, vijnë në Romë dy përfaqësi, njera e dërguar nga kampi i atyre që mbanin qytetin e Foinikes (shprehja e Polibit , XXXII, 14 është pothuajse si ajo e përdorur në mbishkrimin e Kasandrit të Aleksandrisë të Troadës), dhe tjetra nga ata që ishin përzënë, domethënë viktimat e Karopsit. Përgjigjja e personave të ngarkuar të dërguar nga Roma nuk dihet, por ribashkimi i Epirit del të jetë kryer pak më pas, sikurse dëshmon për këtë mbishkrimi që përmban nderet që i bëhen një prokseni të Delfit, me shumë gjasë Hegesandrit Athinas (Syll, 654= FD III 2, 135) shih gjithashtu mbishkrimin e Oroposit për nder të të njëjtit personazh, rimarrë së fundi nga V. Petrakos, Oi epigrafes tou Oropou, nr. 433), rreth vitit 152: kurorën e jep koinoni i epirotëve. Por, sigurisht, krahinat jugore mbeten të shkatërruara për një kohë të gjatë si pasojë e masave të marra nga Paul Emili në vitin 167. Straboni (VII7,3 dhe 9), një shekull më vonë, i përshkruan këto krahina të Epirit me një pamje shumë të mjeruar: “vetmia mbretëron në pjesën më të madhe të vendit; përsa u përket fshatrave që gjendeshin aty-këtu, edhe ato janë gjithashtu të braktisura dhe të rënuara”. Sulmet e ndërmarra nga trakët, me nxitjen e Mitridatit në vitin 88 para Krishtit deri në Dodonë nuk rregulluan gjë, por fillimi i këtij mjerimi fillon pas ngjarjeve të luftës së tretë të Maqedonisë.

Dihen pak gjera për historinë e Foinikes në periudhën romake. Straboni (VII 7, 5) krahason pozitën e Foinikes në lidhje me liqenin e Butrintit njëlloj me atë të Kikyros-Efiras në lidhje me kënetat e grykëderdhjes së lumit Akeron, gjë që lejon të thuhet se në kohën e tij, fusha që ndodhet në jug të Foinikes duhet të ketë qenë shumë kënetore; drenazhet e kohëve të fundit kanë bërë të mundur që të zvogëlohet këneta, që duhet të ketë qenë shtrirë dikur shumë me në veri. Kërkimet arkeologjike mbi kodrën e Foinikes dëshmojnë për një qytet të zhvilluar në shekullin e II pas Krishtit, sikurse vërehet edhe në Butrint. Krijimi i provincës së Epirit, pak pas vitit 108 pas Krishtit, favorizon qytetin e Nikopolit i cili pret guvematorin dhe Foinikja nuk ka më një rol administrativ sikurse kishte patur në gjirin e koinonit të epirotëve.

info@balkancultureheritage.com