Historia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia

Bashkësia e Bylinëve (ose koinoni i Bylinëve) ka qenë vendosur në veri të luginës së mesme të lumit Aoos (ose Vjosa), në krahinën e kodrave të Mallakastrës që ngrihen mbi fushën e Myzeqesë në perëndim. Qyteti i fortifikuar më i lashtë duket të ketë qenë ai që është ndërtuar në Klos, fortifikimet e të cilit mund të datohen në fund të shekullit V (mure ciklopike, të tipit poligonal të çrregullt). Qyteti kryesor, mbi kodrën e Gradishtës së Hekafit, datohet aty nga shekulli i IV; ai bëhet qyteti kryesor, qendra e koinonit. Stefan Bizanlini s. v. Byllis e lidh themelimin e qytetit me emrin e Neoptolemit dhe me Myrmidonët e tij, por bëhet fjalë për një “qytet ilir në bregdet”, gjë që nuk shkon për rastin e Bylisit të sotëm që mbizotëron luginën e lumit Aoos pranë fshatit Hekal; duhet të jetë fjala, sipas mendimit të autorit të veprës Ethnika, për qendrën tregtare detare që ka shërbyer për shitjen e mallrave të bylinëve me rrugë detare, të cilën Straboni e quan Byllikë dhe që duhet vendosur në qendrën arkeologjike të Triportit, në veri-perëndim të Vlorës (ka mundësi që të jetë kjo qendra që, rreth vitit 450, ka qenë quajtur Thronion dhe që u nënshlrua nga apoloniatët). Por këtë dalje në det, bylinët nuk e kanë patur që herët, në mënyrë të sigurtë jo përpara themelimit të qytetit të tyre kryesor, Bylisit, domethënë më shumë se një shekull pas konfliktit të apoloniatëve dhe marrjes së Thronionit, e përkujtuar nga mbishkrimi i gdhendur në monumcntin e Olimpies (CIGIME i 2, n° 303) dhe nga teksti i Pausanias (V, 22, 2-4). Midis viteve 340 dhc 330, Pseudo-Skylaksi (27) përmend Boulinoi-l që mund të jenë Bylinët, që janë pranë territorit të Orikut dhe atij të amantëve. Një mbishkrim orakullor i Dodonës, i datuar në vitet 360-340, mund t’i përkasë periudhës së themelimit të qytetit të Bylisit : “Lidhur me tërësinë e zotërimeve të tyre dhe të pasurive të tyre, Bylinët pyesin se cilës perëndi duhet t 'i bëjnë sakrifica për të arritur suksesin më të mirë të mundshëm". Themeluesit e qytetit të ri të Bylisit kërkojnë ta vënë këtë qytet nën mbrojtjen e një hyjnie.

Bashkësia e Bylinëve ka shumë qytete të vogla, krahas me qendrën që i përket një qyteti me përmasa të mëdha (30 hektarë): duhen përfshirë në këtë koinon kalatë e Rabijes dhe të Kalivaçit të anës lindore. Një mbishkrim agonistik i Amphiaraion të Oroposit, i datuar në gjysmën e parë të shekullit I para Krishtit flet për fitoren e arritur, në vrapimin me armë, nga substrati, Bylin nga Nikaia. Eshtë kërkuar, natyrisht, që të lokalizohet Nikaia dhe ka një prirje të fortë për të quajtur me këtë emër qytetin e Klosit, shumë afër Bylisit ; duhet thënë se, deri tani, asgjë nuk lejon që të quhet i sigurtë ky lokalizim i Nikaias. P. C. Sestieri e vendoste atë më tepër në qytezën e Margëlliçit. Qyteti i Nikaias është i njohur nga Stefan Bizantini. v. Nivkaia, i cili përmend, midis qyteteve që mbajnë këtë emër, një Nikaia në Iliri.

Organizimi i koinonit të bylinëve si shtet është i njohur nëpërmjet një numri mbishkrimesh të gjetura në vend ose në qendra të ndryshme të Greqisë. Eshtë e vështirë që të përcaktohet koha e lindjes së tij. Në ç’raporte politike duhet të kenë qenë bylinët dhe atintanët? A kanë qenë bylinët pjesë e tërësisë atintane, përpara se të ishin të zot për të formuar një shtet të pavarur? Kur përshkruan ngjarjet e vitit 429, në fillim të luftës së Peloponezit, Tukididi (II 80, 6) bën falë për zgjedhjen për t’u rreshtuar në kampin e lakedemonëve nga ana e popujve “barbarë”, si kaonët, thesprotët, parauejt, orestët, maqedonët dhe, gjithashtu, edhe “molosët dhe atintanët që ishin nën urdhërat e Sabylintit. tutor i mbretit Tarypa, atëherë ende fëmijë”, dhe këtu bylinët nuk përmenden. Afërsia c molosëve dhe atintanëvc përbën edhe ajo problem, sepse ku e kanë ata një kufi të përbashkët? Lugina e Drinos është e kaonëve; a shtrihen molosët përgjatë bregut të majtë të lumit Aoos deri në Këlcyrë, për të qenë në kontakt me atintanët? Kjo është padyshim e vetmja mundësi, meqenëse ushtria e të dy grupeve etnike kryesohet nga një komandant i vetëm. Në shekullin e III para Krishtit, shtrirja e mbretërisë së Pirros (297-272) në Ilirinë e jugut ka çuar me siguri në përfshirjen e territorit të bylinëve në mbretërinë e Ajakidëve. Zbrapsja epirote duhet të ketë ndodhur vetëm pas vdekjes së birit të Pirros, Aleksandri II, gjatë sundimit si mëkëmbëse të Olimpisë, e veja e tij dhe mbretërimeve të shkurtëra të fëmijëve të tyre Pirrua II dhe Ptolemeu. Vrasja e Deidamesë në Ambraki, në vitin 232, shënon shuarjen e dinastisë. Mbretëria e ardianëve përparon drejt jugut, nën pushtetin e Agronit dhe të mbretëreshës Teuta. Marrja e Foinikes nga ilirët (230) pasohet nga ndërhyrja e parë e romakëve që i përzënë ushtritë dhe flotën e Teutës në drejtim të veriut dhe vendosin protektoratin romak që përfshin, sipas Polibit (VII 9, 13) Korkyrën, Apoloninë, Epidamnin, Farin, Dimalin, parthinët dhe atintanët; Apiani (Illyr. 7, 21) shton edhe Isën.

Duket e sigurtë se pikërisht në këtë moment bylinët pajisen me institucionet e tyre, ekzistenca e të cilave dëshmohet qartë nga një seri mbishkrimesh: mbishkrimi i parë ka qenë ruajtur në Dodonë, mbi një bazament të gjetur në të djathtë të bouleuterionit. Ai tregon se “koinoni i bylinëve ka nderuar Krisonin i biri i Sabyrtit, molos Kyestos për vlerën e tij dhe devotshmërinë ndaj tyre” : bazamenti duhet të ketë mbajtur një statujë, ndoshta të një kalorësi, që duhet të ketë qenë dëmtuar gjatë sulmit të etolëve të Dorimahut në sanktuarin e Dodonës. Mbi të njëjtin bazament ka qenë gdhendur edhe një mbishkrim i dytë pas kësaj plaçkitjeje. Ai dëshmon për praninë e këtij shteti të bylinëve në periudhën 230-219 si dhe për mbështetjen që i ka dhënë koinoni i epirotëve koinonit të bylinëve, në rrethana që nuk i njohim, por me shumë gjasë për t’i mbrojtur bylinët përballë një kërcënimi ilir në kohën e Teutës dhe të Demetër Farit. Një mbishkrim i Spartës (G V 1, 28) i gjysmës së parë të shekullit të II para Krishtit. fillon me formulën “prytani dhe populli i bylinëve përpopullin e lakedemonëve, përshëndetje”. Termi demos eshtë përdorur këtu sepse ai është një emërtim i zakonshëm në Spartë. ndërkohë që në këto krahina të veri-perëndimit përdoret zakonisht termi koinon, magistrati eponim te bylinët është prytani, sikurse në Apoloni dhe në Amantie. Ky magistrat është i pranishëm edhe në mbishkrime të tjera në Klos, herë i shoqëruar nga strategu dhe gjimnasiarku, dhe herë ai është i vetëm sikurse në të gjitha dekretet e polileias të gdhendura në analemmën e parodosit perëndimor të teatrit të Klosit. Në një mbishkrim të gjetur në bazilikën e Ballshit por që është me prejardhje nga Bylisi, prytani është i shoqëruar nga strategu, nga hiparku dhe nga demiurgët, sikurse ishte edhe te molosët; mbishkrimi i gjetur në Rabi-je përmend peripolarkun, sekretarin (grammateus) dhe symperipolët; ai të kujton një mbishkrim shumë të ngjashëm, i ruajtur në Ashmolean Museum të Oksfordit (SEG XV (1958), 412), që numëron prytanin, peripolarkun dhe symperipolët, por është plotësisht e mundur që ky mbishkrim kushtuar Dionisit t’i takojë më shumë qytetit të Apolonisë, për shkak të termave Litas, Amphineus, që janë të njohur në Apoloni.

E re për bylinët është se, duke filluar nga vitet e fundit të shekullit të III para Krishtit, ata konsiderohen nga grekët si helenë, nga ku mund edhe të ftohen për të marrë pjesë në garat e mëdha që u takonin helenëve. Për t’u përmendur, së pari, është lista e madhe e tearodokëve të Delfit, e botuar nga A. Plassart, (BCH 45 (1921), f. 1-85, kolona IV, rreshti 37), ku shihet se teorët, të ngarkuarit për të njoftuar datën e garave pitike dhe për të ftuar helenët për të marrë pjesë në to, qëndrojnë në Bylis, ku priten nga dikush me emrin Nikosthenes. Kjo përfshirje në bashkësinë e helenëve del edhe më vonë nëpërmjet fitores së arritur në Amfiaraion të Oroposit nga një bylin me origjinë nga Nikaia, me emrin Sostratos, i cili fiton në garën e hoplitëve në gjysmën e parë të shekullit lë I para Krishtit. (shih V. Pelrakos, Oi Epigrafes tou Oropou Athinë, 1997, n° 527,1. 11-12). Ky përqafim i paideas greke la gjurmë shumë të thella në koinonin e bylinëve në atë masë sa ata konsiderohen realisht si helenë nga banorët e Delfit dhe të Oroposit. Prania në qytetin e Bylisit e një stadiumi dhe një teatri e dëshmon këtë ndërfutje të kulturës mbizotëruese të ardhur nga Epiri ose nga Apolonia, ashtu sikurse ndodh edhe te amantët, fqinjë me bylinët në bregun e majtë të lumit Aoos.

Tit-Livi (XXXVI 7, 18-19) na përcjell këshi- llat që Hanibali u kishte dhënë Antiokut III dhc aleatëve të tij, më 192: ta vendosnin flotën e tyre përballë Korkyrës për të penguar romakët që të zbarkonin aty, dhe trupat tokësore in Bullinum agrum, në territorin e bylinëve; ky projekt nuk gjeti zbatim sepse Filipi i V u qëndroi besnik ro- makëve gjatë luftës së tyre kundër Antiokut të III, por është për t’u përmendur dhe interesi i kodrave pranë fushës bregdetare në pikepamje strategjike. Gjatë luftës së tretë të Maqedonisë, në pranverë të vitit 168, romakët vunë në lëvizje edhe disa forca ndihmëse të rekrutuara te bylinët, si dhe në Apol- oni dhe në Epidam (Tit-Livi, XLIV 30, 10). Duke filluar nga viti 148, date e themelimit të provinces romake të Maqedonisë, bylinët përfshien në këtë province, që del gjerësisht në detin Adriatik, sepse Apolonia dhe Dyrrahu janë pjesë e saj. Gjatë vitit të fundit të luftës së tretë të Maqedonisë (168), bylinët kishin ofruar një kontigjent ushtarësh për të mbështetur ushtrinë e Apius Klaudit, në të njëjtën kohë me qytetet e mëdha të Apolonisë dhe Dyrrahut. Letërkëmbimi i Ciceronit zbulon se rreth vitit 59, banorët e Bylisit kishin hyrë në borxhe te L. Lucceius ; Ciceroni mbron interesat e borxh- dhënësit duke e mbështetur atë te qeverisësi i prov- inces së Maqedonisë. Pompeu ngarkohet që të jetë arbiter për të zgjidhur mosmarrëveshjen, që duket si financiare, por që, për të tjerë, duhet të ketë qenë e lidhur me një kufi të tokave që i takonin Lucceiusit. Vetë Ciceroni i quan banorët e Bylisit (Bullienses), bashkë me parthinët, si viktima të qeverisësit të provincës L. Calpurnius Pison (Pisonem, 40, 96) në vitet 57-56. Më në fund, Bylisi bëhet koloni romake në fillim të principatit të Augustit, sikurse tregon Plini i Vjetër (2V. H., IV, 35), gjë që dëshmohet nga mbishkrimi i madh shkëmbor i M. Valerius Lollianus, i ruajtur në Bylis, i cili datohet në vitet 162-165.

info@balkancultureheritage.com