Historia
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia

Një rrugë transballkanike, që ndjek luginën e Shkumbinit, që prej kolonive të themeluara nga korkyrasit dhe korintasit në Epidamn-Dyrrah dhe në Apoloni të Ilirisë, deri në Lyknid (Ohër) dhe gjirin Termaik, Via Egnatia i ka paraprirë organizimit të kryer nga romakët, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të dytë p.e.sonë. Data e ndërtimit të Via Egnatia përcaktohet në mënyrë të sigurtë midis krijimit të provincës romake të Maqedonisë, më 148, dhe vdekjes së Polibit rreth vitit 120; ky i fundit e ka njohur mirë, në fakt, këtë rrugë romake, për të cilën flet me saktësi dhe vërtetësi (Polibi XXXIV, 12, kumtuar nga Straboni, VII, 7,4). Ndërtuesi i saj duhet të ketë qenë prokonsulli Cnaeus Egnatius, i biri i Caius, emri i të cilit figuron në dy mbishkrimet që ruhen në muzeun e Selanikut dhe që kanë qenë gjetur jo larg tij, në bregun e lumit Galikos.

Themelimi në shekullin e VII p.e.sonë i kolonive të Epidamn-Dyrrhahut e pastaj të Apolonisë së Ilirisë, kishte për qëllim kontrollin nga korintasit dhe korkyrasit të shkëmbimeve me prapatokën ilire, sikurse e bën këtë të qartë funksioni i poletit (shitësi) në gjirin e qytetit të Epidamnit : “Roli i tij ishte të vizitonte barbarët, të fumizonte tregun dhe t’u jepte të gjithë qytetarëve mundësinë për të shitur” (Plutarku, Quaest. Graec. Nuk është rastësi që korintasit themelojnë, po në këtë kohë, koloninë e Potides, në mes të Palenes (Kasandreia) në Kalkidikë. Ata kontrollojnë të dy skajet e kësaj rruge transballkanike, si në perëndim dhe në lindje.

Shumë herët, Korinti pret një monedhë të bukur argjendi me simbolin e Pegazit, në një kohë që Korintia, ndryshe nga Atika, nuk ka fare minerale që të përmbajnë argjend. Pasuritë minerare, ato me plumb me përmbajtje argjendi, janë të mëdha në Dardani (Kosova e sotme) dhe këto do të bëjnë të mundur më vonë këtu prerjen e monedhave nga Damastioni. Ka të ngjarë që në këtë krahinë, në veri të rrugës transballkanike, korintasit të kenë siguruar mineralin që u duhej. Vazot prej bronzi të gjetura në varret e Trebenishtit janë me ndikime korintike dhe pasuria e princëve vendas bëhet e qartë nga përdorimi i maskave prej ari në Trebenisht sikurse dhe në Ohër (me zbulimin këtu të një maske prej ari në tetor të vitit 2002). Edhe prodhime të tjera mund të ishin me interes për korintasit dhe kolonitë e tyre që gjejnë gjithashtu një treg për prodhimet e tyre në të gjithë pjesën e brendshme të gadishullit.

Përmirësimi i rrugës nga pushtuesit romakë bëri që të rritet edhe më shumë roli i saj, në gjysmën e dytë të shekullit të II para Krishtit. Por, nuk duhet zmadhuar rëndësia e përdorimit të saj për këmbimet tregtare: në të vërtetë, via Egnatia është e destinuar kryesisht për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve për lidhjet zyrtare midis Romës dhe provincave të saj: provinca e Maqedonisë që prej vitit 148, provinca e Azisë duke filluar nga viti 133, pasi mbretëria e Pergamit i u dhurua Senatit dhe popullit romak nga sovrani i fundit i saj, Atali i III. Vetë traseja e rrugës dëshmon për përdorimin e saj më tepër për postën perandorake se sa për transportet e mallrave shumë të rënda: rruga në më të shumtët e vendeve është në vijë të drejtë, gjë që krijon të tatëpjeta që duhen ngjitur dhe zbritur, të cilat përshkohen pa shumë vështirësi nga një kalorës, por kurrësesi nga karrocat e ngarkuara rëndë. Transporti detar mbetet e vetmja mënyrë ekonomike për këto mallra me vlerë të vogël për vëllimin e madh që zënë kolonive të Epidamn-Dyrrhahut e pastaj të Apolonisë së Ilirisë, kishte për qëllim kontrollin nga korintasit dhe korkyrasit të shkëmbimeve me prapatokën ilire, sikurse e bën këtë të qartë funksioni i poletit (shitësi) në gjirin e qytetit të Epidamnit : “Roli i tij ishte të vizitonte barbarët, të fumizonte tregun dhe t’u jepte të gjithë qytetarëve mundësinë për të shitur” (Plutarku, Quaest. Graec., 29). Nuk është rastësi që korintasit themelojnë, po në këtë kohë, koloninë e Potides, në mes të Palenes.

(Kasandreia) në Kalkidikë. Ata kontrollojnë të dy skajet e kësaj rruge transballkanike, si në perëndim dhe në lindje. Shumë herët, Korinti pret një monedhë të bukur argjendi me simbolin e Pegazit, në një kohë që Korintia, ndryshe nga Atika, nuk ka fare minerale që të përmbajnë argjend. Pasuritë minerare, ato me plumb me përmbajtje argjendi, janë të mëdha në Dardani (Kosova e sotme) dhe këto do të bëjnë të mundur më vonë këtu prerjen e monedhave nga Damastioni. Ka të ngjarë që në këtë krahinë, në veri të rrugës transballkanike, korintasit të kenë siguruar mineralin që u duhej. Vazot prej bronzi të gjetura në varret e Trebenishtit janë me ndikime korintike dhe pasuria e princëve vendas bëhet e qartë nga përdorimi i maskave prej ari në Trebenisht sikurse dhe në Ohër (me zbulimin këtu të një maske prej ari në tetor të vitit 2002). Edhe prodhime të tjera mund të ishin me interes për korintasit dhe kolonitë e tyre që gjejnë gjithashtu një treg për prodhimet e tyre në të gjithë pjesën e brendshme të gadishullit.

Përkundrazi, rruga është e përshtatëshme për lëvizjen e njerëzve: mund të mendohet se mesazhi i krishterë kalon nga Lindja në Perëndim pjesërisht nëpërmjet rrugës Egnatia; sigurisht, apostulli Pal udhëton nëpër det kur mbrin në Romë, por Irene dhe bashkëudhëtarët e vet mund të kenë arritur në Lion nëpërmjet këtij itinerari. Mbishkrimet mortore dëshmojnë për këtë kalim: kështu është rasti i varrit të Zotikut nga Prymnesi në Frigji që vdes në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare në tokën e Maqedonisë (CIGIME I, 1, n° 58). Në Apoloni, kemi Aleksandrin nga Smirna, trembëdhjetë vjeç, që i është ngritur një stelë e gdhendur me kërkesën e prindërve të vet Jul Sekundi dhe Marcelina : sigurisht, ai ka vdekur në det, kur i nisur nga Apolonia duhet të mbrinte në bregun italian, dhe në Apoloni ai kishte ardhur në mënyrë të sigurtë nga rruga Egnatia {CIGIME, I, 2, n° 244). Në Maqedoni, disa varre përmendin gjithashtu udhëtarë që kanë vdekur duke përshkuar rrugën Egnatia : në Edesë, një stelë paraqet një karrocë me katër rrota, e zbuluar, e tërhequr nga katër kafshë dhe e drejtuar nga një burrë me pallto me kapuç ; përpara kafshëve, një derr që qendron në këmbë mbi të katër këmbët; prapa, një derr i shtrirë ; specialistët ndahen në ata që duan të shohin aty varrin e një derri, ardhur nga Dalmacia, nëpërmjet Dyrrahut dhe Apolonisë dhe që e kanë shtypur, dhe në të tjerë që preferojnë të shohin aty varrosjen e një burri, ndoshta një skllav i ri, që mban një emër kafshe ; disa sugjerojnë madje se mund të jetë fjala për një ushtrim të thjeshtë pedagogjik për mësimin e fëmijëve (CIGIME, I, n° 527). Shumë më i vërtetë, mbishkrimi pasues (n° 527 bis) që është një epigramë e krishterë e shekullit të III ose të IV p.e.sonë, me prejardhje nga Kariotisa, pranë Pelas. Ai ka qenë gdhendur nga Titos që ka varrosur së pari babanë e vet Kastrikios Filipos, vdekur pranë detit Jon dhe eshtrat e të cilit kanë qenë transportuar nga Dyrrahu, pastaj edhe të ëmën Hedea dhe së fundi të shoqen Klaudia Grapte që është nga Edesa.

Via Egnatia ka qenë mirëmbajtur rregullisht, sikurse dëshmon për këtë guri miliar i zbuluar pranë manastirit të Shën Mërisë në Apoloni (shih E. Deniaux, MEFRA, 1999, f. 167-189) që e daton atë në vitin e fundit të mbretërimit të Karakalës (midis dhjetorit 216 dhe prillit 217) dhe që përkon saktësisht me gurët e tjerë të shpëndarë nga Struga në Ohër, Selanik e Amfipol: perandori u interesua që ta rregullonte rrugën Egnatia në të gjithë itinerarin e vet, me rastin e kthimit të tij të parashikuar nga Azia e Vogël drejt Romës. Vrasja e tij nuk e bëri të mundur këtë kthim të lavdishëm, por është e qartë se rruga Egnatia vazhdon, në këtë fillim të shekullit të III, të dalë në Adriatik me të dy portet e Dyrrahut dhe Apolonisë.

info@balkancultureheritage.com