Qyteti i madh portual është koloni e themeluar nga korintasit dhe korkyrasit së bashku, rreth vitit 625. Oikisti, Falios, i biri i Eratokledit, që rridhte nga Heraklidët, vinte nga metropoli i Korintit, sipas Tukididit (1,24,2). Ai ka për fqinjë taulantët, të cilësuar si barbarë nga vetë Tukididi, një etnos ilir. Sipas Pseudo-Skymnit (437-438), vendbanimi ka qenë banuar nga enkelejt, mbi të cilët ka mbretëruar dikur Kadmi. Disa objekte të gjetura në vend dhe të paraqitura në muzeun e Durrësit dëshmojnë për një prani njerëzore të mëparshme në çerekun e fundit të shekullit të VII para Krishtit. Është diskutuar shumë mbi dy emrat që i janë dhënë qytetit: autorët e lashtë grekë flasin më shpesh për Epidamnin ; përkundrazi, monedhat që fillojnë të priten në shekullin e IV mbajnë tre gërmat e para të Dyrrhachion. Pausania (VI, 10, 8) dallonte dy vendndodhje të qytetit: “Epidamnët zënë sot të njëjtin territor sikurse në fillim, por qyteti modem nuk është ai i lashtë, që ndodhet fare pranë tij; qyteti modem është quajtur Dyrrhachion nga emri i oikistit të tij”; ky autor, që shkruan në shekullin e II të erës sonë dhe që nuk ka shkuar kurrë në krahinë, supozon që duhet të kishte patur dy oikistë, njëri nga të cilët me emrin Dyrrachos. Apiani (Bell. Civ. II, 39) tregon një histori edhe më të komplikuar por që është në të njëjtin kuptim me tregimin e Pausanias: një mbret barbar, i quajtur Epidamnos, kishte patur themeluar një qytet që mbante emrin e vet, të cilin Apiani e cilëson si qyteti i sipërm; pastaj djali i vajzës së tij dhe i Poseidonit, Dyrrha-chos, i shtoi qytetit një port dhe e quajti atë Dyrrhachion; ai pati ndihmën e Herakliut, që u nderaa pastaj nga banorët e Dyrrhachionit. Ky qytet duhet të ketë qenë pushtuar me radhë nga brygët, pastaj nga taulantët, të zëvendësuar shpejt nga liburnët, që ndiqen së fundi nga korkyrasit. Në këtë tregim të Apianit, këto dy themelime mitike janë shumë më të hershme nga kolonizimi korkyro-korintas. Kërkimet arkeologjike nuk kanë lejuar, deri tani, të dallohen realisht dy qytete pranë njeri tjetrit (një qytet i sipëm dhe porti përshembull). Në periudhën romake, përdoret vetëm emri Dyrrachium, ndërsa Epidamni është zhdukur fare.
Institucionet e qytetit kanë qenë shpesh të kundërta me ato të Apolonisë, sikurse e thotë shkur-timisht Eliani (Varia historia, XIII16): “Apoloniatët praktikonin ksenelasinë (largimin e të huajve) sipas ligjit të lakedemonëve, ndërsa epidamnasit e lejonin gjithkënd që donte të qëndronte dhe të banonte aty”. Në krahasim me një Apoloni më aristokratike dhe kundër të huajve, Epidamni duket një qytet mikpritës për të huajt që mund të banonin aty dhe të përfitonin padyshim edhe statusin e metekut. Krahas prytanit eponim, pushteti legjislativ në qytet ishte në dorë të një Këshilli dhe të një Asambleje popullore, pas një faze të parë gjatë së cilës prytani kishte në krah kolegjin e fylarkëve, kryetarët e fiseve të qytetit, sipas Aristotelit (politika, N 1, 10-11, 1301 b). Magistratura më interesante në Epidamne-Dyrrah është ajo e poletit, të cilën Plutarku (Quaest. Graec. 29) e përshkran kështu: «Epidamnasit, fqinjë me ilirët, e kuptuan se qytetarët që kishin marrëdhënie me ta po bëheshin të këqinj dhe duke patur frikë nga një revolucion zgjodhën për marrëveshje të tilla dhe për marrëdhëniet tregtare, çdo vit, një qytetar nga ata që epidamnasit u a njihnin vlerën; roli i tij ishte të takonte barbarët, të fumizonte tregun dhe t’u jepte të gjithë qytetarëve mundësinë për të shitur; ai u quajt “polet”». Prania e kësaj magistrature zbulon rëndësinë që kishin për këtë qytet marrëdhëniet tregtare me ilirët e prapatokës, por gjithashtu edhe frikën nga ndonjë tronditje e rendit shoqëror të vendosur, në sajë të ndihmës që do të kishin mundur të siguronin disa qytetarë pranë këtyre popullsive vendase. Ishte për të shmangur këtë rrezik që një qytetar i vetëm, i quajtur “shitës”, ngarkohet me detyrën që të fumizojë tregun e qytetit me prodhime të pjesës së brendëshme, por edhe të shiste te ilirët prodhimet e qytetit ; ai është ndërmjetës i vetëm midis qytetit dhe botës barbare.
Vala e parë e kolonëve ka qenë pasuar, sikurse në Apoloni, nga banorë të Dyspontit në Elidë, të cilët, rreth vitit 575, emigrojnë në drejtim të dy kolonive korkyro-korintase të bregdetit adriatik. Pak më vonë, në vitin 572, një qytetar nga Epidamni është zgjedhur midis trembëdhjetë pretendentëve grekë të pranuar për të garuar për të marrë dorën e Agaristesë, vajzë e Klistenit, tiran i Sikionit: Amfimenesti, i biri i Epistrofit (Herodoti, VI, 127). Sigurisht nuk është ai fituesi, por përzgjedhja e tij dëshmon për mirënjohjen në gjirin e bashkësisë së helenëve për këtë qytetar nga Epidamni, që i takon brezit të dytë të kolonëve të ardhur për të themeluar këtë qytet, si një nga grekët më të mirë të përzgjedhur për të konkuruar. Në vitin 516, një qytetar tjetër nga Epidamni, Kleosteni, i biri i Pontit, fiton në garën sportive të vrapimit me karroca me katër kuaj në lojrat e Olympias (Pausania, VI 10, 6), dhe ai bën një ofrandë të çmimit të madh që paraqet karrocën, kuajt, drejtuesin e tyre dhe pronarin.
Tukididi (I 24-25) i jep një vend të rëndësishëm luftës civile që do ta rrënojë Epidamne-Dyrrahun në prag të luftës së Peloponezit. Rreth vitit 435, tensionet shoqërore acarohen: kundërvënia midis demosit dhe aristokratëve kthehet në konflikt të armatosur. Kur partia popullore merr qytetin, aristokratët e përzënë u bëjnë thirrje vendasve dhe organizojnë plaçkitje në dëm të banorëve të qytetit. Institucioni i “poletit’ nuk mjaftoi për të penguar këtë thirrje që i u bë popullsive barbare të rrethinave. Aristokratët përfitojnë gjithashtu mbështetjen e Korkyrës, edhe pse demosi kthehet drejt Korintit. Konflikti që në fillim ishte vetëm një luftë e brendshme në qytet, shndërohet në një luftë ndërkombëtare, aq më tepër që Korinti mbështetet nga Sparta ndërsa Korkyra afrohet me athinasit, duke bashkuar kështu dy flotat më të mëdha luftarake të botës greke. Çështja e Epidamnit bëhet një nga pretekstet e luftës së Peloponezit. Ndihma e korkyrasve u lejon aristokratëve ta marrin qytetin, ekonomia e të cilit u godit rëndë dhe për një kohë të gjatë. Pak më vonë, lufta civile godet edhe Korkyrën që shkatërrohet shumë. Që atëherë, Epidamne-Dyrrahu nuk flet më për të deri në periudhën helenistike.
Shfaqja, në brendësinë ilire, e një fuqie reale në kohën e mbretit Bardhyl (midis viteve 393 dhe 360), pastaj e Klitit nuk ka qenë sigurisht pa ndikim në veprimtaritë ekonomike të qyteteve bregdetare. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, mbreti i taulantëve, Glaukia, kontrollon pjesën më të madhe të territoreve që shtrihen në brendësi të Ilirisë dhe përballet me ndërhyrjet e Kasandrit që vendos një gamizon në Epidamn (Polieni, IV 11, 4). Sipas Diodorit (XIX, 78) ndërhyija korkyrase arrin të përzëjë gamizonin maqedonas nga qyteti që kalon në duar të Glaukisë i cilësuar si “mbret i ilirëve”. Një përpjekje tjetër e Kasandrit dështon më 312 dhe Epidamni mbetet, sikurse Apolonia, nën autoritetin e Glaukisë.
Gjatë mbretërimit të Pirros (297-272), zgjerimi i mbretërisë ajakide drejt llirisë është i sigurtë, edhe pse nuk dihet se deri ku shkonte ai. Iliria e jugut deri në lumin Shkumbin duhet të ishte nën autoritetin e Pirros, përfshi edhe Apoloninë. Fati i Epidamne-Dyrrahut është më pak i sigurtë dhe shpesh përmenden prerjet monetare të mbretit Monun, rreth vitit 280 : këto monedha mbajnë emrin Dyrrhachion të shkurtuar. Disa nxjerrin prej këtej përfundimin se qyteti i madh portual duhej konsideruar të ketë qenë më shumë nën autoritetin e mbretit ilir Monunit, se sa në atë të Pirros. O. Picard (fliria, 1986, 1, f. 137-144) ka vënë në dukje që huazimi i tipeve monetare nuk do të thotë patjetër pushtim ushtarak. Rimarrja e tipeve të qyteteve koloniale mund të jetë një mjet për princët e pjesës së brendshme për të zgjatur në kohë përdorimin e një monedhe të dobishme për këmbimet tregëtare në krahinë, pa qenë e thënë që të kontrollojnë qytetin që i ka zgjedhur këto simbole. Monuni mund t’i ketë prerë këto monedha për të lehtësuar këmbimet tregëtare në mbretërinë e vet, pa patur në zotërim qytetin portual. Teksti i Ana Komnenës (III, 12,8), shumë i vonë dhe pak i besueshëm, përmend praninë epirote në qytet në kohën e Pirros, edhe pse e lidh me të një masakër në qytet. Epiri i Madh ka vazhduar të ekzistojë nën mbretërimin e të birit të Pirros, Aleksandrit të II dhe ndoshta deri në shuarjen e dinastisë ajakide në vitin 232.
Mbretëria ardiane e Agronit dhe e gruas së tij, mbretëreshës Teuta, çon shumë shpejt në vendosjen në vend të protektoratit romak, pas përpjekjeve për të pushtuar qytetet e mëdha koloniale të bregdetit (Korkyra, Apolonia dhe Epidamni). Për këtë të fundit, Polibi (II, 9-12) e vendos në pranverën e vitit 229 dërgimin nga Teuta të një flote me lembe në portin e Epidamnit “nën pretekstin për t’u fumizuar me ujë dhe ushqime, por në të vërtetë për të kryer një goditje të beftë dhe një operacion kundër qytetit”, gjë që dëshmon qartë se qyteti i kishte shpëtuar deri në këtë kohë autoritetit të mbretërve ilirë, sepse nuk mund të godasësh një zotërim tëndin. Pas këtij dështimi të parë, ilirët e rrethojnë përsëri qytetin. Ekspedita romake arrin ta lirojë Epidamnin nga rrethimi dhe qyteti vihet në mbrojtje (pisris = besë, gjë që do të thotë “të vihesh në mbrojtje”) të romakëve. Tregimi i Apianit (lllyrika 7-8) është pak i ndryshëm, ai thotë se Agroni u bë zot i Korkyrës, i Epidamnit dhe i Farit; pas ndërhyrjes romake, gjatë paqes me Teutën, qytetet bregdetare vihen nën autoritetin e romakëve; pastaj, shton ky autor, romakët u dhanë lirinë Korkyrës dhe Apolonisë, gjë që tregon se fati i Epidamnit është i ndryshëm, pra qyteti ruan lidhje vartësie më të forta me Romën. Kjo gjendje vazhdon për shumë kohë përgjatë gjithë ngjarjeve të luftës së dytë të Ilirisë, ashtu edhe të luftës së Maqedonisë: në paqen e Foinikes, më 205, Epidamn-Dyrrhachioni mbetet nën mbrojtjen romake. Në vazhdim, porti i Epidamn-Dyrrhachionit, sikurse ai i Apolonisë, shërben për zbarkimin e trupave romake, së pari në luftën e dytë të Maqedonisë, pastaj në luftën kundër Antiokut dhe në luftën e tretë të Maqedonisë. Në të vërtetë, Epidamn-Dyrrhachioni është shumë në veri dhe përfiton pra më pak se Apolonia, Korkyra dhe Onkezmi nga vajtje-ardhjet e ushtrive romake.
Gjatë luftës së Maqedonisë, në pranverë 171, i vëllai i pretorit K. Lukreci kalon në Dyrrhachion dhe gjen të mbledhura atje dhjetë lembe të qyte-tit, dymbëdhjetë të Isës dhe 54 të mbretit Gent dhe Tit-Livi (XLII48, 8) shton: “ Ai bëri sikur besoi se ato i kishin përgatitur për romakët”. Ai i çoi ato në Korkyrë pastaj në Qefaleni. Ky përqendrim mund të çudisë, sepse besnikëria e qytetit dhe e Isës ndaj romakëve nuk lë aspak vend për të dyshuar; qëndrimi i mbretit Gent ishte atëherë më ekuivok. Ka shumë mundësi që qyteti i Dyrrhachionit, sikurse ai i Apolonisë, të ketë fumizuar kontigjente ushtarësh për të përforcuar ushtrinë romake, të paktën gjatë dy viteve të fundit të luftës. Në vitin 169, romakët u kërkojnë lirimin e pengjeve penestëve dhe ata u dërguan në Apoloni, ndërsa ata të liruar nga parthinët u mbajtën në Dyrrhachion. Të dy portet u kërcënuan nga flota e Gentit. Pas disfatës së këtij të fundit, të 220 lembet që ai kishte u ndanë midis Korkyrës, Apolonisë dhe Dyrrhachionit (Tit-Livi, XLV 43,10), ndoshta për të dëmshpërblyer shkatërrimet e shkaktuara nga sulmet e lembeve ilire. Via Egnatia u pajis atëherë me dy degë perëndimore që niseshin nga Dyrrhachioni dhe Apolonia përpara se të bashkoheshin në luginën e lumit Shkumbin. Në vitin 83, Sila kalon nga Dyrrhachioni; edhe Ciceroni qëndron aty gjatë ekzilit të tij nga Roma në vitin 58 dhe mbetet në qytet deri në gusht të vitit 57; ai konstaton aty qëndrimin e keq të qeverisësit Luc Kalpum Pizoni që po i shkatërronte këto treva për interesat e veta. Qyteti fiton përsëri një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Pompeut dhe Cezarit, dhe duke marrë anën e Pompeut, bëri një zgjedhje të keqe, ndryshe nga Apolonia që kaloi në kampin e Cezarit. Cezari provon ta marrë qytetin, në pranverë të vitit 48, por Pompeu, i vendosur në jug të qytetit mbi lartësitë e Petras, çan linjat e mbrojtjes së Cezarit, që detyrohet të mblidhet në Apoloni. Të dyja ushtritë vazhdojnë operacionet drejt lindjes deri në përballjen e Farsalës. Pas vdekjes së Cezarit, në vitin 44, Epidamni është ende i përzierë nga afër në luftën kundër vrasësve të Cezarit: revolta e dalmatëve në vitin 44 e shtrëngon gjeneralin P. Vatini të tërhiqet me trupat e veta në Epidamn. Në vitin 43, Bruti vendoset në qytet; në fund të verës së vitit 43, tmpat e triumvirëve e rimarrin qytetin dhe i përzenë Brutin dhe Kasin deri në Filipe ku ata pësuan disfatë dhe u vranë. Dyrrhachiumi bëhet koloni romake në vitin 30 para Krishtit, pastaj në të u vendosën disa veteranë sipas Dion Kasit (LI, 4, 6). Në kohën e mbretërimit të Dioklecianit Dyrrhachiumi u bë kryeqendra e provincës së re të Epirus nova.
Mbrothësia e qytetit dhe e portit është e rëndësishme gjatë perandorisë: është një qytet i vërtetë tregtar, shumë kozmopolit që Katuli (36), pak përpara mesit të shekullit të parë para Krishtit, e cilëson si “tavemë e Adriatikut”, gjë që përkon me përshkrimin që bënte për të Plauti, në Menehmet, në fillim të shekullit të II para Krishtit. Qyteti sheh të vërshojnë në brigjet e tij mallra nga i gjithë Mesdheu dhe njerëz nga lindja dhe perëndimi kryqëzohen aty, në kontakt midis Adriatikut dhe kontinentit të përshkuar nga Via Egnatia.