Historia Kishtare

Historia Kishtare

996D I bindur nga kjo letër , Konstanti urdhëroi që të mblidheshin peshkopët nga krahinat lindore dhe perëndimore të perandorisë në qytetin e Ilirikut Serdikë, qytet kryesor i fisit të dakëve.

997 D-1000 B Si na mësojnë tregimet e vjetra, në Serdikë u mblodhën dyqind e pesëdhjetë arhierei. Arriti dhe Athanasi i madh, Asklepi nga Gaza, të cilin e përmenda më përpara, dhe Markeli, kryetar i mitropolisë së Ankyrës në Galati, i cili ishte peshkop edhe në kohën e sinodit të madh. Arritën dhe akuzuesit e tyre dhe ata që udhëhiqnin falangën heretike , gjykatësit e Athanasit. Por pasi u kuptua papërkulshmëria e sinodit dhe ngulmësia në dogmat hyjnore, ata nuk u paraqitën në sinod, megjithëse ishin të ftuar, por së bashku me gjykatësit jo të drejtë, ikën edhe akuzuesit. Këtë e tregon më së miri mesazhi i sinodit, të cilin për sqarim do ta fus në tregimin tim.

Mesazhi i Sinodit i shkruar nga peshkopët e mbledhur këtu për peshkopët e gjithë botës.

Sinodi i shenjtë i mbledhur për hir të zotit në Serdikë nga Roma, Spanja, Galia, Italia, Kalabria, Afrika, Sardanja, Panonia, Myzia, Dakia, Dardania, Dakia e Dytë, Maqedonia, Thesalia, Ahea, Epiri, Thrakia Rodopa, Azia, Karia, Bitynia, Helesponti, Frygia, Pisidia, Kapadokia, Ponti, Frygia e Dytë, Kilikia, Pamfylia, Lydia, ishujt Kyklade, Egjipti, Thebaida, Libia, Galatia, Palestina dhe Arabia, përshëndet vëllezërit nga zoti të dashur të gjithë peshkopët dhe bashkëshërbyesit e kishës së përgjithshme dhe apostolike.

1008 C-D Udhëheqësit e tyre pas Eusebit tani janë: Theodori nga Heraklea, Narcisi nga Neroniada e Kilikisë, Stefani nga Antiohia, Georgi nga Laodikea, Akaki nga Cesarea e Palestinës, Menofanti nga Efesi i Azisë, Ursaku nga Singiduni i Myzisë dhe Valenti nga Myrsa e Panonisë. Këta nuk u lejuan atyre që erdhën së bashku me ta nga Lindja, as që të hynin në sinodin e shenjtë, as nuk i lanë fare që t'i aviteshin kishës së zotit. Dhe kur shkuan në Serdikë, ata bënë në disa vende mbledhjet e tyre ku u morën vesh dhe kërcënuan se pasi të arrinin në Serdikë, nuk do shkonin fare në gjyq, as nuk do mblidheshin në një vend bashkë me sinodin e madh dhe të shenjtë, por vetëm do paraqiteshin për të justifikuar pjesëmanjen dhe menjëherë do iknin.

1052 B-C Të gjithë ata që luftonin për të vërtetën, e dënuan këtë mendim dhe veçanërisht ata që jetojnë në Perëndim. Këtë e dëshmon letra e tyre dërguar ilirëve"... Ata shkruan sa më poshtë: "Peshkopët e /kishës/ romake Damasi, Valeriani dhe të tjerët që morën pjesë në sinodin e shenjtë, përshëndesin vëllezërit e tyre nga zoti të dashur, peshkopët në Ilirik".

1125 D-1128 A Këtë fe predikonin etërit e mbledhur në Nike, dhe me të janë të një mendje të gjitha kishat e vendosura në Spanjë, Britani dhe Gali, në gjithë Italinë, Kampanjë, Dalmati dhe Myzi, Maqedoni dhe në gjithë Helladën.

1137 C Peshkopët e Ilirikut përshëndesin në emër të zotit kishat e perëndisë dhe peshkopët e dioçezit të Azisë, Frygisë, Karofrygisë dhe Pakatianës.

1232 A. Thesaloniku është një qytet jashtëzakonisht i madh dhe me popullsi të dendur. Ai i përket popullit maqedon dhe është qyteti kryesor i Thesalisë, Ahesë dhe gjithashtu dhe i shumë fiseve të tjera, të cilat sundohen nga prefekti i Ilirikut.

info@balkancultureheritage.com