Historia e Aleksandrit të madh maqedonas
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia e Aleksandrit të madh maqedonas

Libri I

Kur lindi Aieksandri , Filipi nënshtroi Potidenë, koloni e athinasve, mori lajmin se kishte dalë fitues në lojërat olimpike ku kishte dërguar katër karroca dhe i erdhi një lajmëtar nga apa e Parmenionit, të cilin e kishte dërguar në Iliri, që i njoftonte për një fitore shumë më të rëndësishme, se maqedonasit kishin mundur barbarët në një betejë të madhe...

Filipi kishte fituar mjaft lavdi e fuqi, ai kishte marrë mjaft plagë dhe kishte kaluar plot rreziqe dhe shpirti i tij i verbuar nga ambicja nuk mund të rrinte i qetë.

Maqedonasit më parë u paguanin haraç ilirëve; ai i kishte bërë ata (maqedonasit) zotër jo vetëm të popujve fqinjë, por edhe të atyre më të largët...

Ai /Filipi/ po i rregullonte fshehurazi të gjitha punët, me qëllim që të zinte në befasi athinasit, dhe po e mbante ushtrinë e vet në gatishmëri, sepse fiset e Ilirisë, që kishin një natyrë të egër dhe nuk mund të mësoheshin të qëndronin në robëri, po kryenin tani veprime me qëllim që të shkundnin zgjedhën. Në këtë kohë Aleksandri u dërgua kundër këtyre barbarëve, i mundi dhe i vuri në ikje...

Dhe është e sigurt që thesalët, prej të cilëve Filipi merr sot pjesën më të madhe të kalorësisë, kurrë nuk kanë ndjekur për një kohë të gjatë një parti; dhe ilirët e barbarët e tjerë që janë fqinjë të Maqedonisë, popuj prej natyre kryelartë dhe të egërsuar nga robëria e re, në të cilën gjenden sot, do të fillojnë për ne luftën nëqoftëse Filipi do të dështojë në fillim të betejës...

Pastaj duke pasur frikë për të ëmën dhe për vete, ai /Aleksandri/ vajti te mbreti i llirisë” dhe e la të ëmën në Epir, ku ishte mbret i vëllai i saj...

... Filipi nuk kishte lënë pas dore asgjë për të forcuar fuqinë e tij dhe pa vështirësi ishte martuar me gra me prejardhje barbare nga vendi i ilirëve dhe i gotëve, megjithëse kishte plot femijë nga shumë gra...

... Ajo /Olympia/ kishte nxitur vëllanë e saj, Aleksandrin. të luftonte kundër Filipit. por ky mbret dinak. që kishte frikë të kapte armët në kohë jo të përshtatshme, megjithëse ishte më i fuqishëm, veproi në atë mënyrë që t'i dilte përpara punës me një aleancë të re; për të bërë për vete mbretin e Epirit i dha për grua Kleopatrën, të motrën e Aieksandrit.

Kur ai /Aleksandri/ po kthehej në Maqedoni, duke kaluar nëpër vendet e agrianëve dhe të paionëve, i sollën lajmin e lëvizjeve në Iliri. Bardhyli, i cili nga qymyrxhi kishte arritur të bëhej mbret i shumë fiseve të asaj krahine, e kishte trazuar Maqedoninë gjersa qe mundur në betejë nga Filipi dhe, pasi kishte rifilluar luftën, në të cilën kishte humbur të gjitha forcat ushtarake të tij, më në fund i ishte bindur fituesit. Ky mbret kishte vdekur, pasi kishte jetuar nëntëdhjetë vjet; i biri i tij i quajtur Klit, duke menduar se kishte ardhur koha për të rifituar lirinë, atëherë kur Aleksandri ishte i zënë në një luftë përtej Istrit me popuj të fuqishëm, i bëri fiset e tij të rrokin armët dhe lidhi aleancë me Glaukinë, mbretin e ilirëve që quhen taumantë.

Autariatët, që janë një fis tjetër, kishin vendosur që të sulmonin rrugës maqedonasit, por Longari, mbreti i agrianëve, që ishte mik i Aleksandrit, i kërkoi që të ngarkohej me shtypjen e tyre dhe i tha se do t'ua punonte atyre në atë mënyrë saqë nuk do t'u shkonte mendja më të trazonin maqedonasit, por vetëm të ruanin vetveten.

Mbreti duke lavdëruar dashurinë e këtij prijësi të ri e përcolli me dhurata dhe i premtoi se do ta martonte me të motrën Kyna, që i ati i tij e kishte nga një grua ilire, e cila ishte martuar me Amyntën. Me të vërtetë agrianasi e mbajti fjalën që i kishte dhënë Aleksandrit dhe e plotësoi atë që i kishte premtuar, por papritur u sëmur dhe vdiq shpejt, pa arritur të marrë çmimin që i ishte premtuar. Kështu pasi autariatët ishin rregulluar, pa qenë nevoja për të luftuar me ta, ai arriti në Pelion, që është një qytet i Desaretisë, mbi lumin Eorde. Armiqtë u dukën sikur do të luftonin dhe nxorën me furi gamizonin gadi për të filluar betejën, por para se sa të ndesheshin u tërhoqën megjithëse kishin zënë vende të përshtatshme, pyje e rrugë. Maqedonasit panë një gjë të tmerrshme në këtë vend: tre djem të rinj dhe tri çupa të reja të shtrirë të vdekur në tokë, bashkë me tre desh të zi, gjaku e trupat e të cilëve ishin përzier. Barbarët u kishin bërë fli perëndive të tyre sipas një besimi të shenjtë, për t'u dhënë guxim njerëzve të tyre që do të luftonin; por një perëndi, hakmarrës për këtë krim, nuk u frymëzoi veçse dobësi në vend të forcës që pritnin.

Mbreti, pasi i përzuri deri te qyteti i tyre, kishte vendosur t'i pengonte të dilnin, duke ndërtuar përjashta një mur, por të nesërmen pasi erdhi Glaukia me një ushtri të madhe taulantësh bëri të humbiste shpresën e pushtimit të qytetit dhe e detyroi të merrte masa për të siguruar tërheqjen. Ndërsa Filota, i përcjellë nga kalorës, ishte dërguar për të siguruar ushqime për kafshët e lëmit, mbreti u njoftua se këta njerëz ishin në rrezik pasi Glaukia kishte zënë disa kodra përreth një fushe dhe ruante rastin të bënte ndonjë send. Atëherë, duke lënë në lëm një pjesë të ushtrisë për të ndaluar daljen e të rrethuarve, me pjesën tjetër të trupave të tij, pasi frikësoi ilirët, tërhoqi të tijët pa rrezik.

Por nga ana tjetër ai nuk mundi t'i shmangej pengesave të forta që ndeshi gjatë rrugës pasi, nga njëra anë lumi dhe nga ana tjetër shkëmbenjt, ngushtonin rrugën në një mënyrë të tillë sa që në shumë vende mezi mund të kalonin së bashku katër burra të armatosur; Kliti e Glaukia kishin vënë në malet grupe shigjetarësh e hobetarësh dhe një numër të madh luftëtarësh të armatosur rëndë. Atëherë Aleksandri, që kishte urdhëruar të qëndronin dyqind kalorës në krye të falangës së tij, i komandoi që t'i ngrinin heshtat, pastaj t'i ulnin në drejtim të armikut sikurse donin t'i hidhnin dhe të silleshin herë djathtas, herë majtas.

Ndërsa kjo lojë i mbante armiqtë si të varur, nganjëherë ai e ndante falangën që kishte përparuar me shpejtësi, herë të tjera ai e bashkonte si një trup; më në fund pasi e radhiti në trajtë pyke e nisi kundër ilirëve, që ishin në krahun e majtë. Ata u frikësuan aq shumë nga shpejtësia e maqedonasve, sa që lanë malet që kishin zënë dhe ikën nga qyteti. Në majën e malit, në të cilën kishin hipur maqedonasit, kishin mbetur pak ilirë dhe pasi i dëboi nga ky vend, Aleksandri zuri vendin e agrianëve për t'i dhënë ndihmë prej andej falangës së tij, të cilën e kishte urdhëruar të kalonte lumin.

Armiqtë, të cilët e panë këtë, morën po ashtu rrugën nga malet për të sulmuar praparojën, me të cilën Aleksandri do të kalonte atëhere kur ushtarët e armatosur rëndë do të gjendeshin në atë anë të lumit. Por mbreti nuk u çudit kur i pa ata që po vinin, por me guxim i përballoi sulmet e tyre dhe në të njëjtën kohë falanga lëshoi një britmë të madhe gjoja se po bëhej gati të rikalonte lumin për t'i ardhur në ndihmë mbretit, gjë që e frikësoi armikun. Nga ana tjetër mbreti, duke e paraparë këtë që do të ndodhte u kishte dhënë urdhër atyre që kishin kaluar të parët, që të radhiteshin për luftim menjëherë sa të arrinin bregun tjetër, duke përhapur sa më tepër krahun e majtë, i cili ishte më afër lumit dhe armiqve, për t'u dukur se kishte më shumë njerëz se sa ishin në të vërtetë.

Prandaj taulantët, duke kujtuar se gjithë ushtria po sulmonte në drejtim të tyre, u tërhoqën pak, dhe Aleksandri duke përfituar nga kjo i çoi ushtarët e tij me shpejtësi në drejtim të lumit dhe posa arriti e kaloi atë bashkë me ushtarët e parë. Por meqenëse armiqtë u kthyen në vendin e tyre dhe po u binin ushtarëve të fundit që do të kalonin lumin, ai i zmbrapsi me anë të disa makinave të vendosura përtej lumit, të cilat ishin të afta për të hedhur gurë larg ndërsa ata që kishin hyrë në lum u hidhnin shigjetat nga mesi i lumit. Kishin kaluar tri ditë që Aleksandri ishte tërhequr, kur u lajmërua se armiqtë, që nuk ishin më të shqetësuar dhe të frikësuar, bridhnin sa andej këndej pa ndonjë urdhër dhe të shkujdesur; lëmi i tyre nuk kishte as llogore as fortifikime, dhe ata nuk kujdeseshin as për të vënë roje.

Kështu, duke marrë me vete hobetarët me agrianët dhe maqedonasit e komanduar nga Perdika e Keno, kaloi natën lumin dhe marshoi me kujdes nga ana e armiqve, pasi i kishte dhënë urdhër pjesës tjetër të ushtrisë që ta ndiqte atë. Por papritur që ajo ta arrinte, ai dërgoi përpara luftëtarë të armatosur lehtë dhe vetë me të tjerë i sulmoi në gjumë armiqtë e paarmatosur. U bë një gjakderdhje e madhe. Ai zuri shumë robër dhe vuri në ikje të gjithë të tjerët, duke i ndjekur deri te malet e taumantëve. Kliti shpëtoi nga kjo humbje, duke u mbyllur në Pelion, por pastaj, ose pse nuk kishte besim në fuqinë e këtij qyteti, ose në guximin e njerëzve të tij, i vuri zjarrin dhe u mërgua në vendin e taulantëve.

Libri II

Në fillim të pranverës, Aleksandri mblodhi ushtarë nga të gjitha anët dhe kaloi në Azi me një ushtri më të fortë nga guximi se nga numri. Parmenioni udhëhiqte tridhjetë mijë këmbësorë, prej të cilëve trembëdhjetë mijë maqedonas, pesë mijë grekë

dhe pjesa tjetër ishin nga ata që i kishin dërguar aleatët për këtë luftë. Ilirët, thrakët e tribalët vinin pas tyre me pesë mijë njerëz dhe përveç tyre kishte edhe një mijë shigjetarë agrianë...

Libri VI

"Unë nuk çuditem aspak, o ushtarë, nëqoftëse ju i quani të mëdha ato që keni bërë; ju jeni mbushur me lavdi dhe nuk kërkoni tjetër veçse pushim. Pa numëruar ilirët, tribalët, Beotinë, Thrakinë, Spartën, ahejt e Peloponezin, të cilët i kam nënshtruar, disa prej tyre vetë, e disame anën e mëkëmbësve të mi"...

Libri VIII

Si u dha urdhëri për t'u nisur, të ncsërmen u bë një darkë, ku mbreti , mbasi kishte pirë shumë, filloi të lëvdohej për trimëritë e tij duke u bërë i mërzitshëm edhe për ata që e dinin se thoshte të vërtetën. Më pleqtë megjithatë heshtën deri atëherë kur ai filloi të përflasë veprat e Filipit dhe të thoshte se fitorja e famshme e Keronesë ishte vepër e tij dhe se lavdia e një veprimi kaq të madh i kishte humbur nga zemërngushtësia dhe zilia e të atit; se gjatë grindjes që kishte ndodhur midis ushtarëve maqedonas dhe mercenarëve grekë, Filipi i dobësuar nga plaga që kishte marrë në këtë rrëmujë, ishte shtrirë për tokë dhe nuk kishte gjetur mjet tjetër për të shpëtuar veçse të bëhej si i vdekur, kurse atëherë ai /Aleksandri/ e kishte mbuluar me mburojen e tij dhe kishte vrarë me duart e tij ata që donin të hidheshin mbi Filipin, por i ati nuk kishte dashur kurrë ta pranonte këtë me zemër të hapët dhe i vinte keq që i detyronte jetën të birit. Edhe ekspeditën kundër ilirëve ai e kishte bërë vetë dhe për fitoren e vënien në ikje të armiqve /Filipi/ mësoi nga letrat e tij, ndërsa vetë Filipi nuk kishte marrë pjesë fare në të...

Libri IX

Por unë që numëroi fitoret e mia dhe joo vitet, po të kem parasysh fatin më ka ndihmuar, mendoj se kam jetuar shumë. Duke filluar të sundoj në Maqedoni, u bëra zot i Greqisë nënshtrova thrakinë e ilirinë, sundova tribalët e medët dhe tani jam zot i gjithë Azisë nga Helesponti deri në Detin e Kuq...

info@balkancultureheritage.com