Makrinë, që është në Eube, /Dionisi/ e quan Abantiada, prej fisit të abantëve një fisi thrak që banon atje, sikurse thotë Arriani, dhe e ka marrë këtë emër prej njërit që quhej Argeios, i biri i Posidonit Abant.
Nikomedi që përmendëm kishte një qen të madh të racës molose, i cili ishte shumë besnik.
Historia Successorum Alexandri
(Historia e pasardhësve të Aleksandrit)
/Fiset/ përtej Thrakisë si ilirët, tribalët, agrianët si dhe Maqedonia e Epiri që arrin deri tek malet e Keraunit, si dhe gjithë helenët iu dhanë për pjesë Kraterit dhe Antipatrit.
Antipatri, gjenerali i Aleksandrit, u bë mbret mbi krejt maqedonasit, helenët, ilirët, triballët dhe agrianët, si dhe mbi gjithë Epirin.