Historia e Natyrës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri II

Në tokat e Ilirisë ka një burim të ftohtë, që i djeg veshjet e ndera mbi të... Në Lynkesti ka një ujë të tharptë, i cili të deh sikur të ishte verë.

Por ky zjarr [i Nymfeut], megjithëse ndodhet në mes të një pylli të dendur, është i këndshëm dhe nuk dëmton gjelbërimin që e rrethon; dhe krateri gjithmonë i ndezur i Nymfeut, që gjendet afër një burimi shumë të ftohtë, i paralajmëron apolloniatët fqinjë; këto i thotë Teopompi. Zjarri shtohet nga shirat dhe nxjerr serë, që duhet përzier me ujin e burimit të papijshëm, pëmdryshe është më e lëngshme nga të gjitha serat...

Në Nymfe nga shkëmbi del nëj flakë që ndizet nga shirat...

Libri III

Përsa i përket largësisë së vendeve fqinje Italia ndodhet nga Istria e Liburnia, në disapika, njëqind mijë këmbë larg; nga Epiri e Iliria pesëdhjetë mijë... Pastaj vjen, duke filluar nga lumi Makra, krahina e shtatë, që përfshin Etrurinë, e cila gjithashtu ka ndryshuar shpesh herë emrin. Umbrët kanë qenë përzënë së këtejmi prej pellazgëve, këta prej lydëve të quajtur tyrrenë nga emri i mbretit të tyre, të cilët pak më vonë në gjuhën greke u thirrën tuskë, simbas riteve të tyre të flijimit...

Shtatë mijë këmbë më tej është lumi Ceretan dhe më brenda vetë Cere, e cila quhej Agyla nga pellazgët, që e themeluan...

Lati i vjetër i ruante kufijtë prej Tibcrit deri në Ccrccj në një gjatësi prej , pesëdhjetë mijë këmbësh; kështu rrënjët e perandorisë në fillim ishin të dobëta.

Banorët kanë qenë të tjerë në kohë të ndryshme, aboriginët, pellazgët, arkadët, sikulët, aurunkët, rutulët dhe përtej cereejve, volskët, oskët, ausonët prej nga u shtri emri i Latit deri tek lumi Lir.

Nga Sileri fillon krahina e tretë, tokat e lukanëve dhe brutëve, ku gjithashtu  nuk ka qenë i rrallë ndryshimi i popullsisë. E mbanin atë pellazgët, oenotrët, italët, morgetët, sikulët, sidomos grekët dhe më në fund lukanët, që rrjedhin nga samnitët dhe që udhëhiqeshin nga Luci. Pandosia thotë Teopompi, ku u vra Aleksandër Epiroti, ishte një qytet i lukanëve.

Tridhjetë e tre mijë këmbë më tej vjen kepi i quajtur Akra Japygia, pika ku Italia zgjatet më shumë në det; pastaj vijnë qytetet Basta e Hydrunt, nëntëmbëdhjetë mijë këmbë larg, atje ku ndahen deti Jon dhe Adriatiku dhe prej ku kalimi për në Greqi është më i shkurtër, përballë është qyteti i apolloniatëve dhe ngushtica nuk është më tepër se pesëdhjetë mijë këmbë. Për të kaluar këtë largësi me këmbë duke hedhur një urë mendoi për herë të parë mbreti Pirro, mbas këtij Mark Varroni, kur në luftën kundër piratëve komandonte flotën e Pompeut; që të dy u penguan në këtë ndërmarrje nga punë të tjera... Brundisi, pesëdhjetë mijë këmbë nga Hydrunti, është një nga limanet më të mira të Italisë; kalimi prej këndej në bregun e përtejmë është më i sigurtë edhe pse është më i gjatë; këtu zbritet në Dyrrah, qytet i llirisë; largësia është dyqind e njëzet e pesë mijë këmbë. Kufi të përbashkët me Brundisin kanë tokat e poedikulëve: nëntë të rinj dhe po aq virgjina të ardhur nga Iliria bënë që të lindin 12 popuj.

Nga /lumi/ Arsia fillon fisi i libumëve që shtrihet deri tek lumi Tit; ai përfshin mentorët, hymanët, enhelejt, bulinët dhe ata që Kalimahu i quan peuketët: tani e gjithë kjo njihet me emrin e përbashkët Ilirik, dhe vetëm pak nga këto fise kanë emra, që meritojnë të përmenden, ose janë të lehtë për t'u shqiptuar. Në kuvendin e skardonasve dallohen japudët, civitate të liburnëve, midis të cilëve mund të përmendim laeinienët, stulpinët, bumistët dhe olbonensët. Në këtë kuvend gëzojnë të drejtën italike: alutët, flanatët, që i kanë dhënë emrin e tyre gjirit, lopsët, varvarinët, aseriatët, që nuk paguajnë detyrime dhe nga ishullarët, fertinatët dhe kuriktët.

Më tutje në bregdet, duke filluar nga Nesakd, gjenden qytetet e fortifikuara Alvona, Flanona, Tarsatika, Senia, Lopsika, Ortoplimia, Vegi, Argyrunti, Korini, Aenona dhe qendra e Pasinit: lumi Telavi i ndan nga Japudia. Ishujt e këtij gjiri me qytetet e tyre, veç atyre që përmendëm më sipër, janë Absorti, Arba, Kreksi, Gisa dhe Portunata. Në tokë kolonia Jadera, që është njëqind e gjashtëdhjetë mijë këmbë larg Polës, pastaj tridhjetë mijë këmbë ishulli Kolent; më në fund dyzet e tre mijë këmbë më tej gryka e lumit Tit.

Fundi i Liburnisë dhe fillimi i Delmatisë është Skardona mbi lumin e përmendur, dymbëdhjetë mijë hapa nga deti; pastaj vjen krahina e vjetër e tariotëve, kështjella Tariona, kepi i Diomedit ose sipas të tjerëve gadishulli Hyll, që ka një rreth prej njëqind mijë këmbësh; Traguri i njohur për mermerin e tij e që gëzon të drejtën romake; Sikuli ku Klaudi i hyjnueshëm kishte dërguar një koloni veteranësh; Salona, koloni që është nga Jadera njëqind e dymbëdhjetë mijë hapa larg. Në juridiksionin e këtij qyteti dallohen delmatët të ndarë në treqind e dyzet e dy dekurie, deurët në njëzet e pesë, ditionët në dyqind e tridhjetë e nëntë, mezejt në gjashtëdhjetë e nëntë, sardeatët në pesëdhjetë e tre. Në këtë krahinë janë Bumi, Andetri, Tribuli, kështjella këto të përmendura në luftërat e ndryshme. Edhe prej ishullarve dallohen isasit, solentinët, separët, epetinët.

Pastaj vijnë kështjellat e Petuntit, Narestit, Oeneut, Narona, koloni e kuvendit të tretë, larg nga Salona tetëdhjetë e pesë mijë hapa e vendosur mbi lumin me të njëjtin emër dhe njëzet mijë hapa nga deti. Autori M.Varroni na thotë se këtij kuvendi i përkasin tetëdhjetë e nëntë civitates; sot nuk njihen veçse keraunët, të ndarë në njëzet e katër dekurie, daversët në shtatëmbëdhjetë, desidiatët në njëqind e tre, dokleatët në tridhjetë e tre, deretinët në katërmbëdhjetë, deraemistët në tridhjetë, dindarët në tridhjetë e tre, glinditionët në dyzet e katër, melkumanët në njëzet e katër, naresët në njëqind e dy, skirtarët në shtatëdhjetë e dy, sikulotët në njëzet e katër, dhe vardejtë, dikur shkretues të Italisë, me jo më tepër se njëzet dekurie. Përveç këtyre në këtë krahinë banonin edhe ozuejt, partenët, kavët, hemasët, mastitët, arinistët. Kolonia e Epidaurit është larg nga lumi Narona njëqind mijë hapa. Pas Epidaurit janë qytetet që gëzojnë të drejtën romake: Rizini, Akrui, Butua, Olcini, më parë i quajtur Kolkin, sepse u themelua prej kolkasve; lumi Drin, dhe mbi brigjet e tij, një qytet që gëzon të drejtën romake, Skodra, tetëmbëdhjetë mijë hapa larg detit. Përveç asaj po zhduket kujtimi i shumë qyteteve greke dhe shumë qendrave të fuqishme. Dhe në të vërtetë, në këtë krahinë qenë labeatët, enedët, rudinët, sasët, grabejt; ruajnë emrin e tyre edhe ilirët e vërtetë, taulantët e pyrejt. Në bregdet është Kepi i Nymfeut, qyteti i fortifikuar Lis, me të drejtën romake, që është larg njëqind mijë hapa nga Epidauri.

Prej Lisit nis provinca maqedonase: fiset e partenëve dhe në shpinë të tyre dasaretët, malet e Kandavisë, shtatëdhjetë e tetë mijë hapa nga Dyrrahu. Në bregdet është Denda që gëzon të drejtën romake; Epidamni, koloni, emër ugur zi që romakët e shndërruan dhe e bënë Dyrrah; lumi Aou, i quajtur prej disave Aea; Apollonia, dikur koloni e korintasve, katër mijë hapa larg detit; në kufi të saj gjendet Nymfeu i famshëm, ku banojnë barbarët amantë dhe bulionë. Në bregdet gjendet qyteti Orik, themeluar nga kolkasit. Prej këtej fillon Epiri, malet Akrokeraune, tek të cilat ne kemi vendosur mbarimin e këtij gjiri të Evropës. Oriku gjendet tetëdhjetë mijë hapa nga Kepi i Salentit në Itali.

Pas Panonisë vjen provinca e quajtur Myzia, e cila zgjatet me rrjedhjen e Danubit deri në Pont. Fillon me lumin [Savaj që përmendëm më sipër. Në të përfshihen dardanët, kelegerët, tribalët, timahët, myzët dhe thrakët e Pontit deri në Skythi.

Lumenjtë e përmendur që vijnë nga Dardania janë Margu, Pingu, Timahu nga Rodopi, Oesku, nga Hemi, Uti, Asami, Jeteri.

Iliria, në gjerësinë më të madhe, ka treqind e njëzet e pesë mijë hapa; gjatësia e saj, që nga lumi Arsia deri te lumi Drin, arrin në tetëqind mijë hapa. Nga Drini gjer te kepi Akrokeraun janë njëqind e shtatëdhjetë e dymijë hapa. Agripa e ka matur të gjithë këtë gji të Italisë dhe të Ilirisë me një milion e shtatëqind mijë hapa. Ky gji, në kufijtë që ne i kemi dhënë, përfshin dy dete: detin Jon në pjesën e parë, më brenda Adriatiku, që e quajnë të epërm.

Bregu i llirisë ka më shumë se një mijë ishuj; deti është këtu i cekët dhe me kanale të ngushta që ndajnë /ishujt/ midis tyre. Më të përmendurit para grykës së Timavit janë ishujt me burime të nxehta, ujërat e të cilave bashkohen me valët e detit, pranë tokës së histërve - Cisa. Pularia e Apsyrtidet, të quajtura kështu prej grekëve nga vëllai i Medesë që u vra këtu. Pranë tyre janë ata që quhen Elektride ku del qelibari, të cilin ata /grekët/ e quajnë elektron, gjë që tregon se sa pak besim meritojnë grekët; mbasi nuk dihet se cilët ishuj kanë qenë quajtur kështu. Përballë Jaderit është Lisa dhe ata që kam përmendur më larg. Përballë liburnëve janë disa ishuj që quhen Krate, pastaj ato Liburnike edhe Keladuset që nuk janë më pak në numër, përballë Tragurit Bova dhe Bratja e famshme për dhitë e saja, Isa, që gëzon të drejtën romake bashkë me qytetin Far. Kerkyra e mbiquajtur Melaena, me qytetin e fortifikuar të knidëve, larg njëzet e pesë mijë hapa; ndërmjet Kerkyrës dhe Ilirisë, Melita, nga i cili ishull vjen, sipas Kalimahut, emri i qenve melitas, pesëmbëdhjetë mijë hapa më larg, tre ishuj Elafite. Në detin Jon, tre mijë hapa nga Oriku, gjendet ishulli i Sasonit i përmendur si qendër piratësh.

Libri IV

Epiri i marë në përgjithësi fillon tek malet Keraune. Ai përfshin në fillim kaonët, prej nga vjen emri Kaoni, thesprotët, antigonasit, vendin Aom me gazrat e këqija për zogjtë, kestrinët, perrebejt, tek të cilët është Pindi, kasopët, dryopët, selët, helopët, molosët ku ndodhet tempulli i Zeusit të Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali Talarn me njëqind burimet që gurgullojnë në këmbët e tij, mal i lavdëruar nga Teopompi.

Epiri i vërtetë, duke u zgjatur në drejtim të Magnezisë e të Maqedonisë, ka në shpinë të tij dasaretët, fis i lirë që përmendëm më sipër, dhe dardanët, fts i egër; në krahun e majtë të dardanëve shtrihen tribalët dhe fiset e Myzisë... Në bregdetin e Epirit kështjella e Himerës, mbi malet e Akrokeraunit. Nën të burimi i Ujit Mbretëror, fortesa Meandria, Kestria. Thyami, lum i Thesprotisë; Buthroti koloni; Gjiri i Ambrakisë, kaq i përmendur një pellg i gjerë uji që ka tridhjetë e shtatë mijë hapa gjatësi dhe pesëmbëdhjetë mijë hapa gjerësi dhe që lidhet me detin me anë të një gryke të ngushtë prej pesëqind hapash. Këtu derdhet lumi Aheron, i cili mbasi lë liqenin Aherusia në Thesproti, prej ku del, ka një gjatësi prej tridhjetë e pesë mijë këmbë dhe një urë prej një mijë këmbë, e admirueshme për njerëzit që duan shumë vendin e tyre; brenda në gji ndodhet qyteti i Ambrakisë; Afa dhe Aratthi janë lumenj të molosëve; gjithashtu qyteti Anaktor dhe vendi që quhet Pandosi.

Peloponezin e quanin më parë Apia dhe Pelasgia, është një gadishull...

Brendinë e Peloponezit e mbulon në pjesën më të madhe Arkadia, e cila më parë quhej Drymode dhe pastaj Pelasgis.

Vjen pastaj Haimonia, që ka ndryshuar shpesh emrin duke u quajtur Pelasgis dhe Argo Pelasgjike, Hellas, gjithashtu Thesali e Dryopide, që të gjithë emra të dhënë nga mbretër.

Më tej vjen Maqedonia, që përfshin njëqind e pesëdhjetë fise. Ajo ka qenë e përmendur nga dy mbretër dhe për ngritjen dikur të perandorisë në tokat e pushtuara prej saj; ajo quhej më parë Emathia. Shtrihet në drejtim të fiseve epirote dhe në shpinë të Magnezisë e Thesalisë; i binin më qafë dardanët. Nga ana e veriut Paionia dhe Pelagonia e mbrojnë kundër tribalëve. Qytetet e saj janë: Egea ku varrosnin mbretërit, Beroea dhe në krahinën që quhet Pieria, nga një pyll, Egini. Në bregdet Heraklea, lumi Apilas, fortesat Pydna, Alori, lumi Haliakmon. Në brendi aloritët, valejt, fylakejt, kyrestët, tyrisejt, kolonia Pela, fortesa Stobi me të drejtën romake, pastaj Antigoneia, Europi mbi lumin Aksi, një tjetër me këtë emër, nëpër të cilin kalon lumi Roedia, Skydra, Eorda, Mieza, Gordynia. Pastaj në bregdet Ihna, lumi Aksi. Në këtë krah në kufi, Maqedoninë e banojnë dardanët, trerët e pierët. Duke filluar nga ky lum vijnë fiset e Paionisë, paraksiajt, eordensët, almopët, pelagonët, mygdonët, malet e Rodopit, Skopit dhe Orbelit. Më tej në krahinat që shtrihen rrëzë këtyre maleve, arethusët, antiohët, idomensët, doberët, aestreasit, alantensët, audaristët, morylët, gareskët, lynkestët, othryonejt dhe amantinët e lirë si dhe orestët, kolonia e Bylisit dhe e Diumit, Ksylopolitët, skotusejt e lirë, Heraklea e Sintikës, tymfejt e toronejt.

Libri VII

Po në Afrikë, sipas Isigonit dhe Nymfodorit, kishte familje magistare, të cilat me magjitë e tyre bënin që të ngordhnin delet, të thaheshin pemët dhe të vdisnin fëmijët. Isigoni shton se tek tribalët dhe ilirët ka gjithashtu njerëz të këtij lloji, të cilët me vështrimin e tyre magjepsin dhe bëjnë të vdesin ata, të cilëve për një kohë të gjatë ua ngulin sytë, mbi të gjitha, sytë e tyre të inatosur. Të keqen e tyre e vuajnë më lehtë fëmijët. Është për t'u shënuar se këta në çdo sy kishin dy bebe. Apollonidi thotë se në Skythi ka gra të këtij lloji, që quhen Bitia...

Disa i kanë gjymtyrët e trupit të pajisura me cilësi mrekullibërëse; i tillë ishte gishti i madh i këmbës së djathtë të Pirros, që shëronte me prekje shpretkën. Thuhet se ky gisht nuk u dogj me trupin tjetër dhe u vendos në një kamare në tempull.

Hipokrati, në librin mbi mjekësinë, parapa një murtajë që vinte nga Iliria dhe i dërgoi nxënësit e tij nëpër qytete për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve, shërbim ky për të cilin Greqia e nderoi po ashtu si Herkulin.

Këtyre mund t'u shtonim edhe shumë të këqija të tjera; mungesa e të hollave për të paguar rrogat, kryengritja në Iliri, nevoja e marrjes në shërbim të skllevërve për shkak se mungonte mosha e re, murtaja në Romë, uria dhe mungesa e ujit në Itali.

Sipas Aleksandër Komelit një i quajtur Dandon nga Iliria, jetoi pesëqind vjet.

Germat e alfabetit i sollën në Lat pellazgët.

Libri VIII

Thuhet se gjedhët e Indisë kanë lartësinë e deveve; brirët e tyre arrijnë një gjerësi prej katër këmbësh. Në hemisferën tonë gjedhët epirote lëvdohen së tepërmi. Kjo racë, sikurse thonë, i detyrohet kujdesit të Pirros; ai ia arriti kësaj duke mos lejuar ndërzimin e femrave para se të mbushnin katër vjeç. Kështu pra, ato u rritën shumë dhe nga kjo racë kanë mbetur edhe sot e kësaj dite. Por tani kërkohet një ndërzim njëvjeçar ose të paktën mbasi të kenë mbushur dy vjet, ndërsa demat duhet të jenë katër vjeç. Disa nga demat brenda një viti bëjnë deri në dhjetë ndërzime. Thuhet se në rast se mbas ndërzimit demi merr rrugën nga e djathta, del mashkull; femër kur ai shkon nga e majta. Mbarsja bëhet me një ndërzim të vetëm; nëqoftëse takon të mos mbarset, lopa kthehet mbas 20 ditësh edhe një herë tek demi. Lopët pjellin në muajin e dhjetë. Viçi që lind para kësaj kohe nuk ngrihet dot në këmbë.

Leshi i Histrisë dhe Liburnisë i pëmgjan më tepër flokut; ai nuk mund të shërbejë për thurjen e rrobeve me fije të gjata, sikurse edhe leshi i Salacisë në Lusitani.

Libri XI

Organet e brendshme tek gjarpërinjtë e zhapinjtë janë të zgjatura. Thuhet se kur shenjat nuk ishin të mbara në një flijim, nga të brendshmet e kafshëve të therura dilnin dragonj; këtu nuk ka asgjë të pabesueshme, kur marrim parasysh se Pirrua kur flijoi ditëh që u vra, krerët e bagëtive të themra u tërhoqën zvarrë dhe lëpinë gjakun e tyre.

Kullotat e Alpeve dallohen për dy lloje djathi. Alpet e Dalmacisë dërgojnë /djathin e quajturj dokleat; Alpet Keutrone /djathin/ vetusik.

Në disa vende të Ilirisë derrat janë njëthundrakë.

Libri XII

Asari më i mirë është ai i Pontit, në radhë të dytë vjen ai i Frygisë, i treti ai i Ilirisë.

Libri XIII

Disa esenca të veçanta japin gjithashtu parfume të përmendura; në radhën e parë malabathri, pastaj irisi i Ilirisë dhe amaraku i Kyzikut: këto dy bimë të fundit janë barishte; u shtohen edhe pak sende të tjera, gjë që ndryshon sipas përgatitësit; ata që i shtojnë edhe më shumë, i fusin edhe mjaltë, lule kripe, omfak, lule deleje, panaks, që të gjitha të ardhurangajashtë...

As Italia, pushtuesja e gjithë popujve, as edhe krejt Evropa nuk furnizojnë asnjë nga prodhimet, që përdoren për fabrikimin e parfumeve, me përjashtim të iris-it të Ilirisë dhe të nardit të Galisë.

Libri XIV

Rrushi helvola shquhet për ngjyrën e tij ndërmjet purpurit dhe të zezës, ngjyrë kjo që, duke u ndryshuar shpesh, bëri që nga disa ky rrush të quhet variana. Nga të dy llojet kërkohet i ziu. Që të dy janë prodhim një herë në dy vjet, por vera del më e mirë kur vjelja është më e pakët. Edhe rrushi precia përbëhet nga dy lloje, që dallohen nga madhësia e kokrrave të tyre; është shumë i degëzuar dhe kokrrat e tij janë shumë të dobishme, kur ruhen në qypa balte; gjethja e tij i pëmgjan gjethit të selinës. Qytetarët e Dyrrahut lëvdojnë baliskun, të cilin në Spanjë e quajnë kokolob. Kokrrat i ka më të rralla dhe nuk do t'ia dijë as nga vapa, as nga era e jugut; është armiku i kokës, jep prodhim shumë.

Libri XVI

Teopompi shkruan se në tokën e Apollonisë gjendet mineral sere jo më i dobët se ai i Maqedonisë.

Libri XIX

Është edhe një tjetër bimë e egër, lapsana e cila u bë e përmendur sidomos nga këngët e shakatë ushtarake gjatë triumfit që mbajti i hyjnishmi Jul ’. Në vargje të ndryshme ai qortohej se pranë Dyrrahut i bëri /ushtaret/ që të rronin me lapsanë, duke u tallur me të. se ishte treguar koprac në shpërblimet. Lapsana është dhe një bimë e egër me erë.

Libri XXI

Është edhe një dallim për tu bërë, i cili nuk duhet të lihet pas dore: që shumë bimë me erë nuk përdoren për kurora kështu p.sh irisi dhe saliunka megjithëse që të dyja mbajnë erë të mirë shumë të kërkuar. Tek irisi nuk erë veçse rrënja, që përdore për parfumeri dhe mjeksi. Irisi që vlerësohet më shumë është ai i Ilrisë dhe bile jo ai i krahinave bregdetare, por ai që rritet në pyjet e drigjet të Drinit e të Naronës; në rradhë të dytë vjen ai i Maqedonis, që është shumë i gjatë, vjen në të bardhë edhe i pinjtë; në rradhë të tretë vjen ai i Afrikës, më i madhi i të gjithëve dhe me një shije të hidhët. Irisi i Ilirisë është dy llojesh: ai që i ngjan rafanetit’’ dhe rizotomi * i kuqërremtë që është më i miri. Irisi më i mirë është ai që po ta trazosh, të bën të teshtitësh. Kërcyelli i irisit është i gjatë me një bisk, dhe i drejtë. Lulja e tij ka ngjyra të ndryshme, si ylberi, prej ku ka marrë edhe emrin...

Libri XXIV

Ka edhe një përzierje natyrale pisë-asfalt, prej pisës dhe asfaltit që del në tokat e Apollonisë. Këtë përzierje disa e bëjnë vetë. Ky është një ilaç shumë i mirë kundër zgjebes së berrave dhe kundër plagëve që u shkaktohen memtheve nga lindja. Më e mirë është ajo që del sipër kur përzierja është duke vluar.

Libri XXVI

Gjithashtu perpresa që rritet në Aret dhe Iliri, të cilin e bënin të ziente në ujë deri sa të mbetej 1/3-ta dhe pastaj e pinin.

Libri XXXI

Në Kaoni e ziejnë ujët e një burimi dhe duke e ftohur nxjerrin nga ky një kripë të dobët jo të bardhë.

Quhet garum një lloj tjetër salce e pëlqyer shumë, e cila përgatitet nga zorrët e peshkut dhe pjesë të tjera që në raste të tjera hidhen... Për garum janë të përmendura edhe Klazomeni, Pomepi, Leptis, sikurse për shëllirën Antipoli, Thuri dhe bile edhe Delmatia.

Libri XXXIII

Bile edhe burrat mbajnë në llërën e sipërme të dorës /rrathë ari/, që vinin nga Dardania, dhe prandaj quheshin dardane...

Populli romak nuk e përdori monedhën prej argjendi përpara se të mundte mbretin Pirro. Ajo /monedhë/ që tani quhet Victoriat, qe prerë sipas ligjit Klodia. Më përpara, kjo /monedhë/ vinte nga Iliria, dhe pranohej në vend të mallit. Emri vjen nga figura që paraqet Victoria.

Nganjëherë /ari/ gjendet mbi sipërfaqe të tokës, fat i rrallë ky që ndodhi tani së fundi në Dalmati në kohën e sundimit të Neronit; ky rrem /ari/ jepte ditë-ditë deri në 50 libra.

Libri XXXV

Edhe ai /asfalti/ i Apollonisë është i lëngshëm; të gjitha këto /lloje asfaltesh/ grekët i quajnë pisasfalton, sikur të donin të thonin se janë të përbërë nga pisa e asfalti.

Libri XXXVII

Në Thesproti ka një mineral që quhet anthracit e që është i përngjashëm me qymyrin. Ata që kanë shkruar se ndodhet edhe në Liguri, janë gënjyer, ndoshta ka pasë në kohën e tyre.

Thuhet se është e pajisur me një rrem të bardhë, që e rrethon. Ka një ngjyrë të kuqe si gurët që thamë sipër; por është për t'u çuditur, që kur hidhet në zjarr shuhet, përkundrazi kur laget me ujë ndizet.

info@balkancultureheritage.com