Historia e Romës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Samnitike

"Nëqoftëse duam që lirinë ta kemi të siguruar dhe të luftojmë në mënyrë të barabartë, të thërresim nga Epiri mbretin Pirro dhe ta shpallim atë komandant të kësaj lufte; gjë që u bë .

Pirrua, mbret i Epirit, mbas katastrofës detare që pësoi shkoi në Tarant dhe tarantasit atëherë u rënduan shumë nga taksat mbretërore, të mbledhura me forcë dhe nga fyerjet që u bënte grave dhe fëmijëve të tyre. Gjithashtu Pirrua shpërndau mensat popullore dhe /ndaloi/ mbledhjet e dëfrimet, të cilat i quante të papajtueshme me luftën, ndërsa qytetarët i futi në stërvitje ushtarake dhe ata që i shmangeshin, i dënonte me vdekje. Pra kështu të gjithë tarantasit, të lodhur nga punët e papritura dhe taksat, filluan ta konsiderojnë qytetin si të huaj dhe të largoheshin nëpër fushat. Mbreti /për këtë/ mbylli portat dhe vendosi roje.

Pirrua, mbreti i Epirit, si mundi romakët dhe duke dashur të largojë ushtrinë nga beteja e ashpër, dhe me shpresë se romakët do të shpëmdaheshin, dërgoi në Romë Kinea Thesaliotin, të famshëm për fjalime se imitonte Demostenin. Kinea shkoi në senat dhe atje mburri shumë mbretin, duke vënë në dukje modestinë e tij në betejë dhe faktin që nuk marshoi drejt qytetit2) as drejt lëmit më të afërm; nga ana tjetër atyre u ofroj paqe, miqësi dhe aleancë me Pirron nëqoftëse pranonin në këtë /aleancë/ edhe tarantasit, kurse helenët e tjerë që banonin në Itali t'i linin të lirë dhe të pavarur dhe leukanëve, samnitëve, daunëve e bretëve t'u kthenin të gjitha ato që u kishin marrë gjatë luftës. Dhe tha: 'Si të bëhen të gjitha këto, Pirma do t'u dorëzonte robërit pa shpërblim..."

Pasi nuk mori ndonjë përgjigje për paqe nga senati, Pirrua u drejtua për në Romë, duke plaçkitur /rrugës/ gjithçka. Arriti në qytetin Anagnia, duke pasur tani ushtarët të rënduar nga plaçka e madhe dhe robërit e shumtë, hoqi dorë nga beteja dhe u kthye në Kampania me elefantët në krye, ndërsa ushtrinë e ndau në qytete për të dimëruar.

Makedonike

Genti, mbreti i ilirëve, një popull fqinj me maqedonasit, mbasi bëri aleancë me Perseun kundrejt treqind talentëve, një pjesë të të cilave i mori që më parë, hyri në Ilirinë e pushtuar prej romakëve dhe delegatët Perpenën e Petilin, që erdhën për këtë /ngjarje/ tek ai, i lidhi. I njoftuar për këto, Perseu nuk dërgoi më pjesën tjetër të të hollave si më përpara, kur ai /Genti/ luftonte për atë kundër romakëve.

Syriake

Thonë se në kohën e këtyre bisedimeve, në gymanz, Scipioni me Hanibalin hapën, ne pranmtf e shumtf ttf tjertfve, bisedën mbi artin e udhëheqësit. Scipioni e pycti Hanibalin se cilin quan ai si udhëheqës më të shkëlqyer. Hanibali iu përgjegj: "Aleksandrin Maqedon". Scipioni e priti me qetësi këtë thënie, që e vinte Aleksandrin mbi të dhe pyeti se cilin quan ai të dytë pas Aleksandrit. Hanibali atëherë tha: "Pirron, mbretin e Epirit”. Me sa duket trimërinë e udhëheqësit ai e maste me guximin dhe mbretër, që të kenë vepruar më me guxim se këta, nuk mund të gjenden. Scipioni megjithëse e ndjeu veten të fyer, prapë e pyeti se kujt i jepte ai vendin e tretë. Sigurisht ai ishte shumë i sigurtë se do të zinte vendin e tretë. Por Hanibali iu përgjegj: "Vetes; kur isha akoma i ri, unë pushtova Iberinë dhe qeshë i pari, pas Herakliut, që kalova Alpet me ushtri dhe u futa në Itali. Një guxim të tillë asnjë nga ju nuk e ka treguar asnjëherë. Unë pushtova katërqind qytete dhe më se një herë ju detyrova juve të frikësoheshit për qytetin tuaj, kurse nga Kartaga mua nuk më dërgonin as pare, as ushtri". Kur Scipioni e pa se ai kishte qejf të vazhdonte të lavdërohej, i tha duke qeshur: "Në ç'vend do ta vije veten ti, Hanibal, po të mos ishte mundur prej meje?". Thonë se Hanibali, duke vënë re zilinë /e Scipionit/, aty për aty i tha: "Atëherë unë do ta vija veten përmbi Aleksandrin". Kështu Hanibali, duke qëndruar gjithnjë kryelartë, pa e treguar, i bëri qejfin Scipionit, duke i lënë të kuptojë se ai mundi atë që qëndron më lart se Aleksandri.

Illyrike

Helenët quajnë ilirë ata që banojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Ister. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonasve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve. Gjerësia mban pesë ditë rrugë, kurse gjatësia tridhjetë ditë, siç thonë helenët. Sipas matjes që bënë romakët, gjatësia kalon të gjashtë mijë stadet, kurse gjerësia është rreth një mijë e dyqind stade.

Këtë emër e mori ky vend, siç thonë, nga Iliri, i biri i Polifemit. Bijtë e qiklopit Polifem dhe Galatës, të quajtur Kelt, Ilir dhe Gal, lanë Siqelinë dhe u bënë sundimtarë mbi fise, të cilët nga emrat e tyre u quajtën keltë, ilirë dhe galë. Nga shumë legjenda që tregohen, kjo më pëlqen më tepër. Bijtë e Ilirit kanë qenë Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi; vajzat e tij ishin Parta, Daorta, Dasara dhe të tjera, nga kanë rrjedhur taulantët, perrebejt, enhelejt, autariatët, dardanët, parthinët, dasaretët dhe darsejt. Thonë se Autari pati për bir Panonin ose Paionin, dhe ky i fundit pati për bij Skordiskun dhe Tribalin, nga të cilët morën emrin dhe fiset. Po këto probleme le t'ua lëmë arkeologëve. Sa për fiset ilire, këta janë akoma tani të shumta dhe të dëgjura, siç është e natyrshme në një vend aq të gjerë; këta banojnë ndër krahinat e gjera të skordiskëve edhe tribalëve, të cilët nga luftat që patën midis tyre u shkatërruan aq shumë, sa që nga tribalët mbeti një pakicë fare e vogël, e cila më në fund iku dhe vajti përtej Istrit në viset e getëve; kështu pra ky fis, që ishte në lulëzim gjer në kohët e Filipit dhe të Aleksandrit, tani është i shkretë dhe pa emër. Në anën tjetër edhe skordiskët, tc dobësuar shumë nga këto luftëra, pësuan të njëjtat mjerime nga romakët dhe ikën e shkuan në ishujt c të njëjtit lum e me kohë pastaj disa u kthyen dhe zunë vend në kufijtë c paionëvc; prandaj edhe sot ndodhet një fis skordiskësh ndër paionët. Kështu e pësuan edhc ardianët, të cilët, duke qenë të shkëlqyer në /luftërat/ në dct, si u ndcshën mc autariatët, të cilët ishin të shkëlqyer për luftërat në tokë, u shkaktuan këtyrc shumë dëme, por përfundimisht ata u shkatërruan edhe vctë. Pas ardianëve ishin libumët, fis tjetër ilir, të cilët grabitnin detin Jon dhe ishujt me anije të lehta dhe të shpejta. Prandaj akoma dhe tani dikrotet e lehta dhe të shpejta romakët i quajnë liburnide...

Të dënuar nga Apolloni, autariatët pësuan një fatkeqësi shumë të madhe. Këta bashkë me Molistomin e me keltët, që quheshin kimbër, nisën fushatën kundër Delfit, por menjëherë, pa filluar akoma veprimet, më të shumtët e tyre vdiqën nga që ranë mbi ta shira me rrebesh dhe rrufë. Ata që u kthyen e pësuan nga një numër i madh bretkosash, të cilat u qelbën dhe prishën ujin. Përveç kësaj toka lëshoi avuj të jashtëzakonshëm, që sollën një murtajë tek ilirët, por më shumë vdiqën autariatët, të cilët u shtrënguan të lënë vendet e tyre. Mirëpo mbasi murtajën e kishin mc vete, asnjeri nuk i pranonte nga frika dhe si u endën për më se njëzet e tri ditë, u vendosën në një vend moçalor dhe të pabanuar të getëve afër fisit të bastamëve. Ndërsa tek keltët perëndia, me një tërmet të fortë, rafshoi qytetet e tyre dhe e keqja s'pushoi derisa sa edhe këta lanë vendin e vet dhe u lëshuan kundër ilirëve, bashkë-mëkatarë të tyre të dobësuar nga murtaja, dhe shkretuan tokat e këtyre, por të infektuar nga murtaja ikën prej këndej dhe aritën deri në Pirene duke plaçkitur.

Ja se ç'dënim u dha perëndia ilirëve dhe keltëve për mungesë respekti ndaj gjërave hyjnore. Megjithatë prapë nuk hoqën dorë nga sakrilegjet; të bashkuar përsëri me keltët, fiset ilire, dhe sidomos skordiskët, medet dhe dardanët u sulën kundër Maqedonisë dhe Helladës dhe grabitën shumë tempuj si dhe atë të Delfit; mirëpo edhe këto sakrilegje i paguan shumë shtrenjtë, mbasi humbën shumë ushtarë gjatë këtij sulmi. Romakët atëherë, tridhjetë e dy vjet pas luftës së parë me keltët dhe pas shumë përleshjeve të tjera që kanë bërë me ata herë pas here, dërguan ushtri kundër ilirëve nën komandën e Leuk Scipionit” duke marrë për shkak këtë sakrilegj të tyre dhe si mbrojtës të helenëve dhe maqedonasve. Thonë se fqinjët nuk u ndihmuan atyre që kryen këto sakrilegje, po i lanë me dashje, pa ndihmë fare dhe në mëshirë të Scipionit; në këtë i shtyri edhe kujtimi i gjithë atyre të këqijave që u ngjanë ilirëve për shkak të sjelljes së autariatëve. Scipioni i dëboi skordiskët dhe një pakicë e vogël që mbeti iku dhe u vendos pranë Istrit e ndër ishujt e këtij lumi; sa për medët e dardanët, thuhet se bëri marrëveshje dhe u pajtua me ta pasi i dhanë një sasi nga ari i grabitur në faltoret. Për këtë shkak, siç thotë një nga shkrimtarët italikë, pas Leukut filluan në Romë me tërbim më të madh luftërat civile deri në kohën e monarkisë. Thashë pra gjer këtu se cilët konsiderohen ilirë prej helenëve. Ndërsa romakët, jo vetëm ilirët, po edhe paionët , që janë afër tyre edhe retët edhe norikët edhe myzët, që janë në Evropë, edhe tërë ata fise që janë kufitarë me këta dhe që banojnë nga e djathta e atij që lundron nëpër Istër nga lart poshtë, i dallojnë nga helenët, sikundër bëjnë edhe helenët vetë, dhe i quajnë secilin me emra të veçantë, po viset e gjithë këtyre i quajnë me emrin e përbashkët Iliri. Nga u nisën që e formuan këtë mendim, unë s'mund ta gjej, por edhe sot ata /romakët/ këtë emër përdorin; edhe taksën që marrin nga të gjithë këta popuj, që prej Istrit të sipërm gjer në detin e Pontit, e lëshojnë me qira nën këtë emër, dhe e quajnë "taksë ilirike"...

Agroni ka qenë mbret i atij vendi të ilirëve që është buzë gjirit të detit Jon dhe që e zotëronte Pirrua, mbret i Epirit, dhe trashëgimtarët e tij. Agroni pra pushtoi disa vise të Epirit dhe Korkyrën, pastaj Epidamnin dhe Farin dhe vendosi gamizone në to. Por meqenëse zuri të sulmojë me flotën e tij edhe vise të tjera të Jonit, ishulli Isa kërkoi ndihmë nga romakët. Këta atëherë dërguan delegatë së bashku me isasit për të parë se ç'të këqija u kishte bërë atyre Agroni. Por delegatëve u dolën përpara në det anijet ilire dhe vranë Kleemporin nga Isa dhe romakun Koronganin, ndërsa të tjerët ikën dhe shpëtuan. Për këtë shkak, romakët dërguan kundër ilirëve flotën bashkë me ushtrinë.

Në këtë kohë Agroni vdiq dhe sundimin ia la të shoqes që u bë kujdestare e të birit të tij të mitur të quajtur Pini, megjithëse kjo nuk ishte e ëma e këtij djali; në anën tjetër Demetri, komandant i Agronit në Far (në fillim i Farit pastaj dhe i Korkyrës), ua dorëzoi me tradhëti romakëve që të dyja këto. Përveç këtyre edhe Epidamnin e detyruan të lidhë miqësi me ta dhe njëkohësisht dërguan fuqi për t'u ndihmuar isasve dhe epidamnasve, të cilët ishin rrethuar prej ilirëve. Ilirët atëherë hoqën dorë nga rrethimi dhe u kthyen në vendet e tyre, bile disa prej tyre, ata që quheshin atintanë shkuan tek romakët. Më pas gruaja e Agronit dërgoi delegatë në Romë, të cilët u kthyen romakëve robërit dhe dorëzuan dezertorët duke kërkuar njëkohësisht ndjesë, mbasi ato që ndodhën nuk u bënë në kohën e saj, por në kohën e Agronit. Romakët u përgjigjën se Korkyra, Fari, Isa, Epidamni dhe ilirët atintanë janë të gjithë të nënshtruar të romakëve; sa për Pinin, i cili do të sundonte mbi pjesën tjetër të mbretërisë së Agronit, do të ishte miku i romakëve nëqoftëse do të hiqte dorë nga viset e përmendura më sipër dhe pranë Lisit të mos lundronin më shumë se dy anije ilire dhe këto të paarmatosura. Ajo pra i pranoi të gjitha këto dhe kështu u bënë të parat marrëveshje dhe traktate midis romakëve dhe ilirëve. Romakët pas këtyre lanë të lirë Korkyrën dhe Apolloninë, kurse Demetrit i dhanë disa vende si shpërblim për tradhëtinë dhe i thanë se i jepnin mjaft, mbasi s'kishin besim tek ky njeri. Dhe me të vërtetë pas pak kohe doli në shesh pabesia e tij: kur romakët po luftonin për tre vjet me radhë kundër keltëve, që banonin pranë Eridanit, Demetri, duke përfituar nga që ata ishin të zënë, grabiste anijet që lundronin në det bashkë me istrët, një fis tjetër ilir, që e kishte bërë për vete; përveç kësaj edhe atintanët i largoi nga romakët. Këta /romakët/, pasi rregulluan punët me keltët, dërguan menjëherë fuqi detare, e cila i ndoqi kusarët e detit dhe i shtiu në dorë. Pastaj vitin tjetër u lëshuan kundër Demetrit dhe ilirëve bashkëfajtorë. Demetrin, i cili në këtë kohë kishte shkuar tek Filipi, mbreti i maqedonasve, dhe duke u nisur së këtejmi plaçkiste përsëri anijet në detin Jon, e vranë dhe atdheun e tij Farin, si bashkëfajtor, e prishën. Por ilirëve të tjerë nuk u bënë asnjë të keqe, mbasi u ishte lutur për ta Pini. Pas këtyre u bënë marrëveshjet dhe traktatet e dyta midis romakëve dhe ilirëve.

Sa për të tjerat, këto sa munda të gjej i shkrova jo sipas rendit kronologjik, por më tepër duke marrë çdo fis ilir veç e veç.

Romakët ishin në luftë me maqedonasit kur mbretëronte Perseu pas Filipit. Mc Perseun u bë aleat Genti, mbret i një fisi tjetër ilir, kundrejt një shume të hollash dhe sulmoi ilirët që ishin nën romakët dhe lidhi delegatët romakë, që erdhën tek ai duke i akuzuar si spiunë. Atëherë Anici, komandant romak, zuri disa anije të Gentit, u përlesh me të në tokë, e mundi dhe e mbylli në një vend të fortifikuar, prej nga ai kërkoi të merrej vesh me Anicin; por ky e urdhëroi të dorëzohej tek romakët dhe meqenëse Genti kërkoi tri ditë afat për t'u menduar /anici/ ia dha. Gjatë këtyre tri ditëve nënshtetasit e tij e lanë dhe u bashkuan me romakët; kjo gjë e detyroi mbretin ilir të kërkojë takim me komandantin romak... i cili e thirri për darkë dhe kur mbaroi darka e Genti u nis të iki u dha urdhër shërbëtorëve, që ta zënë e ta burgosin. Dhe më pas Anici.në kohën kur bëri triumfin, e solli bashkë me fëmijët e tij në Romë dhe kështu gjithë lufta me Gentin mori fund brenda njëzet ditëve. Shtatëdhjetë qytete të atjeshme Emil Pauli i përshkoi, sipas urdhërit të fshehtë të senatit dhe qytetarëve të këtyre, që ishin të tmerruar, u premtoi se do t'u jepte falje për çdo gjë që kishte ngjarë, nëqoftëse do të dorëzonin argjendin e arin që kishin. Mbasi ata pranuan, dërgoi në çdo qytet pjesë të ushtrisë, dhe komandatëve u dha urdhër që në mëngjes të një dite të caktuar të ftonin me anë kasnecësh qytetarët e çdo qyteti që t'i sillnin në sheshin publik, brenda tri orëve, të hollat që kishin premtuar; pasi t'i binin këto, të tjerat i grabisnin. Kështu pra Pauli grabiti shtatëdhjetë qytete brenda një ore. Në anën tjetër ardianët dhe palarët fise ilire edhe këto, shkretonin Ilirinë që ishte nën romakët, e prandaj këta, mbasi ishin zënë gjetiu, u mjaftuan të dërgojnë vetëm delegatë për t'i qortuar për këto grabitje. Po meqenëse këta nuk e ndryshuan qëndrimin, romakët i sulmuan me dhjetë mijë këmbësorë dhe gjashtëqind kalorës. Atëherë ata /fiset ilire/, sapo morën vesh fushatën e romakëve, dhe meqenëse ishin akoma të papërgatitur për luftë, dërguan delegatë për t'u thënë se ishin të penduar dhe kërkonin ndjesë. Senati i Romës i pranoi kërkesat e tyre, por u dha urdhër që t'i shpërblejnë banorët e atyre viseve që ata kishin dëmtuar; dhe meqenëse ata nuk e pranuan këtë kusht, Fulv Flaku mori urdhër të sulet kundër tyre me ushtri. Por kjo luftë mori fund vetëm me anë të një sulmi, sepse romakët nuk gjetën aty ndonjë ushtri të rregullt.

Kundër japodëve që banonin përbrenda alpeve u dërgua me ushtri Semproni, i mbiquajtur Tuditani, bashkë me Pandus Tiberin. Dhe u duk sikur japodët u nënshtruan; edhe segestasit u duk se iu bindën Leuk Kotës dhe Metelit, po pa kaluar shumë kohë të dy këta fise ngritën krye .

Një tjetër fis, dalmatët, jo vetëm sulmonin ilirët që ishin nën romakët, po edhe delegatët e romakëve për këtë çështje nuk deshën t'i pranonin. Prandaj romakët dërguan kundër tyre ushtri nën komandën e konsullit të tyre Mark Figulit. Kur po rregullonte ky lëmin e luftës aty pranë, dalmatët u ranë rojeve të tij dhe i mundën, kurse atë e nxorën nga lëmi, e shtrënguan të zbresë në një fushë të tatëpjetë dhe të arrijë gjer te lumi Naron. Figuli, kur pa se dalmatët u kthyen prapa, për shkak se kishe filluar dimri, duke shpresuar se do t'i gjente të papërgatitur i sulmoi befas, por gjatë ndjekjes u gjend përballë forcash të ardhura nga qytetet për t'i dalë përpara sulmit të tij. Atëherë u kthye dhe i ra qytetit Delmin, prej të cilit ndoshta rrjedh emri i tyre delmatë, që pastaj u kthye në dalmatë. Mirëpo, meqenëse nuk mundi në asnjë mënyrë ta pushtonte qytetin e fortifikuar me anë të sulmit dhe nga ana tjetër edhe makinat nuk mund t'i përdorte, për shkak se muret e qytetit ishin shumë të larta, hoqi dorë dhe u drejtua kundër qyteteve të tjera, të cilat kishin më pak forca, mbasi shumica e tyre ishte grumbulluar në Delmin. Pastaj u kthye përsëri kundër Delminit dhe urdhëroi të hidhen në qytet me anë hobesh topuze të gjata dy kutëshe të mbështjella me serë, squfur e kashtë liri. Këto nga shpejtësia ndizeshin dhe digjnin çdo gjë që gjenin përpara; kështu pra u dogjën shumë pjesë të qytetit dhe me këtë mori fund lufta e Figulit me dalmatët. Pak më vonë, kur Cecil Meteli ishte konsull, vendosi t'u shpallë luftë dalmatëve, jo sepse ata kishin bërë ndonjë veprim të kundërligjshëm, por vetëm e vetëm se dëshironte të bënte triumf. Mirëpo dalmatët e pritën si mik Metelin, i cili atë dimër e kaloi në qytetin e tyre Salona; pastaj u kthye në Romë dhe hyri me triumf.

Ndërsa Cezari merrej me rregullimin e punëve me keltët, dalmatël dhe ilirët e tjerë që ishin atëherë të fuqishëm, morën me forcë qytetin Promona të liburnëve, një tjetër fis ilir. Këta /liburnët/ atëherë e lanë fatin e tyre në duart e romakëve dhe kërkonin strehë tek Cezari që ishte afër. Ky dërgoi delegatë dhe urdhëroi pushtuesit t'u kthejnë qytetin liburnëve; por këta nuk dëgjuan, prandaj Cezari dërgoi kundër tyre ushtri të fortë, po këtë ilirët e shfarosën krejt. Megjithatë Cezari nuk u ra prapë, mbasi në këtë kohë grindej me Pomepun, dhe kur kjo grindje përfundoi me luftë, Cezari me gjithë forcat që kishte u nis nga Brendesi, kaloi detin Jon në dimër dhe u hodh në Maqedoni kundër Pompeut. Nga ushtria tjetër një pjesë e mori Antoni dhe ia shpuri Cezarit në Maqedoni, duke kaluar edhe ky detin Jon në kohë dimri, kurse pesëmbëdhjetë kohorte këmbësorësh dhe tre mijë kalorës Gabini i nisi për te Cezari, nëpërmjet Ilirisë, duke i ardhur rreth detit Jon. Ilirët nga frika e hakmarrjes për ato që i kishin bërë shumë kohë përpara Cezarit, dhe dukc kujtuar se fitorja e tij do të ishte katastrofë për ta, shfarosën pas një sulmi lë gjithë ushtrinë që ishte nën komandën e Gabinit, përveç këtij të fundit dhe disa të tjerëve që mundën të ikin e të shpëtojnë. Dhe me këtë rast, nga plaçkat e shumta që zunë jo vetëm u pasuruan me të holla, por rritën edhe fuqinë e tyre ushtarake. Në këtë kohë Cezari ishte i shtrënguar të merrej me Pomepun dhe pas vrasjes së tij me mbeturinat e kryengritjes së tij që ishte përhapur në shumë vise. Po, pasi i rregulloi të gjitha punël, u kthye në Romë dhe menjëherë unis me ushtri kundër getëve dhe parthëve . Alëherë u trembën ilirët se mos, në udhëtim e sipër, sulej kundër tyre dhe prandaj dërguan delegatë në Romë e kërkuan ndjesë për ato që kishin ngjarë dhe u propozuan romakëve të bëheshin miq e aleatë, duke u mburrur se ishte puna për një popull shuine trim. Cczari ndonëse ngutej të arrinte sa më parë le parthël, megjithëkëtë u dha një përgjigjc më të urtë; u tha se s'mund të bënle miq njerëz që kanë bërë lë këtilla gjëra, po mund t'ua falte gabimet, nëqoftëse ata do të pranonin taksa dhe do të dorëzonin pcngjc. Pasi këla i premtuan të dyja këlo, Cezari dërgoi Valinin mc tri njësi të vogla këmbësorësh dhc me shumë kalorësi për të caktuar disa taksa dhc për të marrë pcngjct. Por, si u vra Cezari , duke kujtuar ata se fuqia romake lindi dhc mbaroi me Cezarin, nuk e dëgjuan më Vatinin as për taksa, as për të tjera dhe, kur u mat ky të përdort forcën kundër atyre, i ranë dhc shkalënuan pesë njësi të ushtrisë së tij, duke vrarë edhe komandantin e tyre, Bebin, senator. Valini atëherë me ushtarët që i mbetën, u kthye në Epidamn. Senati i Romës këtë ushtri maqedonase dhe atë pjesë të ilirëve, që e kishin nën sundim, ia dorëzoi Brut Kepionit, vrasësit të Gait, kurse Sirinë ia dorëzoi njëkohësisht Kasit, i cili gjithashtu kishte marrë pjesë në vrasjen e Gait. Por edhe këta, meqenëse u ngatërruan në luftë me Antonin dhe me Cezarin e dytë, që u quajt "August", s'patën kohë të merren me ilirët.

Paionët janë një fis i madh pranë Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga japodët deri tek dardanët. Prcj helenëve ata quhen paionë, kurse prej romakëve panonë, të cilët i përfshinë në Iliri, sikurse kam thënë më sipër. Për këtë arsye më duhet të flas mbi këta në kapitujt e llirisë. Agrianët që janë fis i paionëve të poshtëm dhe ilirë të ardhur, fituan lavdi të madhe për veprat heroike që bënë në kohën e Filipit dhe Aleksandrit, mbretërve të maqedonëve. Kundër paionëve nisi fushatë Komeli, mirëpo ky aq keq e pësoi gjatë kësaj fushate saqë kur u kthye në Itali u kalli tmerr gjithë italikëve, duke treguar trimërinë e paionëve; për këtë arsye edhe më vonë konsujt ngurronin të fillonin fushata kundër paionëve.

Nga e kaluara e ilirëve dhe e paionëve vetëm këto munda të gjej. Ndërsa në kujtimet e Cezarit të dytë, që u quajt August, nuk gjeta ndonjë gjë më të vjetër mbi paionët dhe ilirët.

Po më duket se përveç fiseve të sipërpërmendura, prej romakëve kanë qenë nënshtruar edhe të tjera fise ilire; por nuk munda ta marr vesh se si u pushtuan, si i shtypi dhe i detyroi /Augusti/ të paguajnë taksa, si pushtoi të tjerë që ishin më parë të pavarur, si mundi gjithë ata fise barbare dhe luftëtarë që banojnë në majat e Alpeve dhe grabitnin Italinë si fqinjë që ishin. Për mua është akoma një habi se si ushtritë e shumta dhe të mëdha romake, që shkuan kundër keltëve dhe iberëve duke kaluar përmes Alpeve, nuk i vunë re këta fise. Bile as edhe Gai Cezari, burrë i shquar në luftë nuk i zbuloi ata kur luftoi dhjetë vjet me radhë kundër keltëve dhe dimëroi në këtë vend. Por mua më duket se ata janë kujdesur vetëm për kalimin nëpërmjet Alpeve që të shkonin tek fiset që përmendëm, kurse Gai, i cili shkoi në tokat e keltëve, pasi shtypi kryengritjen e Pompeut në këto anë më në fund i nënshtroie edhe keltët. Por duket se Cezari u ngarkua të sundojë njëkohësisht mbi keltët dhe Ilirinë ’, jo mbi gjithë llirinë, po vetëm mbi atë që ishte atëherë nën sundimin e romakëve.

Augusti i nënshtroi të gjithë dhe, në krahasim me Antonin e plogësht, ai mendoi t'i sjellë Italisë qetësi nga popujt që e shqetësonin vazhdimisht dhe që ishin të fortë në luftë. Me një operacion të përgjithshëm pushtoi oksiejt. parthenët, badatët, taulantët, kambeasit. kmamorët, meromenët dhe pyrsejt; me mundim të madh i pushtoi dhe i shtrëngoi të paguajnë taksat e prapambetura dokleatët. kamët. mterfrunnët, naresët, glinditionët dhe taunskët. Sapo u pushtuan këta, fqmjët e tyre hipasmët dhe besët nga frika iu dorëzuan. Ndërsa të tjerët që ngritën krye si mehtasit, korkyrasit, të cilët banonin ndër ishuj i prishi krejt, mbasi grabitnin në det dhe ata, që ishin në moshë të re i vrau ndërsa të tjerët i shiti si skllevër. G