Historia e adriatikut
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia e adriatikut

Pierre CABANES, Olivier CHALINE, Bernard DOUMERC, Alain DUCELLIER, Michel SIVIGNON HISTORIA E ADRIATIKUT - NËN DREJTIMIN E PIERRE CABANES PARATHËNIE NGA JACQUES LE GOFF Përktheu nga frëngjishtja Ardian Klosi Arben Leskaj Ky libër, i botuar në kuadrin e programit të ndihmës për botim të Shërbimit për Bashkëpunim dhe Veprimin Kulturor të Ambasadës së Francës në Shqipëri, ka mbështetjen e Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme.”

Parathënie - Jacques le Goff

GJEOGRAFIA nuk ekziston pa historinë, por edhe historia nuk shpjegohet pa gjeografinë. Historia e Adriatikut fillon në lashtësinë e hershme me origjinalitetin e saj detar, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia dhe nga jashtë. Historia e tij është historia e një deti, e brigjeve, qyteteve bredetare, anijeve të tregtisë, peizazhesh që shkojnë nga Alpet deri në zemër të Mesdheut.

Ai është një det i ngushtë e i zgjatur që depërton thellë në brendësi të tokave, i vetmi i tillë në Evropë bashkë me Balltikun në veri. Shifrat që e përkufizojnë atë po i huazoj nga Fernand Braudel-i*: “Nga Venecia deri në ngushticën e Otrantos, Adriatiku numëron 700 kilometra; sipërfaqja e tij është 140 000 kilometra katrore; po të bëhej rreth, diametrin do ta kishte 492 kilometra; brigjet e tij kontinentale e ishullore janë përkatësisht 3 887 dhe 1 980 kilometra të gjata, apo gjithsej 5 867 kilometra”. Le të shtojmë këtu se gjerësia e tij mesatare është 220 kilometra. Kanali i Otrantos, mes Italisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet të të cilit ai del në Mesdhe, është vetëm 72 kilometra i gjerë.

Ai është një det asimetrik. Bregu perëndimor është përgjithësisht drejtvizor, me përjashtim të xhungës së Garganos, me zonat e turbullta të deltës së lumit Po dhe të lagunës së Venecies dhe, përveç Venecies, me porte të një rëndësie mesatare: Ankonën, që sidoqoftë ka qenë port papnor deri në fundin e shekullit XIX, Barin dhe Brindizin që në mesjetë qenë porte nisjeje për pelegrinazhin në Tokën e Shenjtë. Kurmi i shën Kollit erdhi nga Lindja e Afërme e ngeci në cekëtinë në Bari për t’u bërë aty pajtor i pelegrinëve dhe i nxënësve të shkollave dhe për t’u shndërruar në Babagjyshin e Vit’ të Ri në Evropën Veriore: Santa Claus. Si shpeshherë, edhe në këtë gojëdhënë ndesh një temë thelbësore e Adriatikut: marrëdhëniet Lindje-Perëndim.

Bregu lindor në jug të gjirit të Triestes dhe të gadishullit të Istries është, në t kundërt, shumë i çrregullt nga gjiri i Rijekës (Fiumes, sot në Kroaci) deri në Korfuz, i cili është më i madhi në atë vargan ishujsh që shtriqen në det të hapur përballë një bregdeti ku mbisundon më të shumtën e herëve, që prej Istries deri në Malin e Zi, një reliev gëlqeror, karstik, me atë qarkullim gjarpërues e të pasosur ujërash nëntokësore i cili është aq karakteristik sa që edhe termat që e shënojnë janë huazuar nga serbokroatishtja. Rrethanat për veprimtari portore nuk janë edhe aq të volitshme. Përveç Triestes që ka marrë të tatëpjetën qëkurse u shemb Austro-Hungaria më 1918, vetëm porti, sot kroat, i Dubrovnikut (Raguzës) ka pasur njëfarë rëndësie historike.

Para se rrethanat historike e politike t’i favorizojnë zonat bregdetare në kurriz të prapatokës, kushtet gjeografike më fort i vënë ato kundër njëra-tjetrës sesa i bashkojnë. Rripat bregdetarë ndeshen në perëndim me Apeninet dhe në lindje me 

Alpet Dinarike. Aty është i ngushtë brezi i bimësisë mesdhetare. Kufiri i kulturës së ullirit është pranë brigjeve.

Gjëja që ka më shumë rëndësi në Adriatik është deti dhe sundimi i gjatë i Venedikut është simbolizuar me martesën e dogjes me detin. Ai u ka sjellë bregdetasve të Adriatikut thesare e gjëma: pasuritë e tregtisë, turrin e erërave dhe mbytjen e anijeve në një det jo të qetë, sulmet e piratëve (Venediku nxori një ligj kundër piraterisë që në vitin 1303), kërditë e epidemive të murtajës nga mesi i shekullit XIV deri në fillim të shekullit XVIII. Malaria u çrrënjos vetëm pas vitit 1960.

Megjithë shndërrimet e thella, gjeografia do të sjellë edhe disa vijimësi në Adriatik. Eubeasit e kishin themeluar Orikosin në gjirin e Vlorës që në shekullin VIII. “Nga koha e lashtë deri në ditët tona, siç na e kujton këtu Pierre Cabanes, kjo zonë është përdorur vazhdimisht si bazë detare që në kohën e ngulimit të parë, duke vijuar me Orikumin romak e pastaj me Pasha Limanin [nga pushtimi osman deri më sot]. Pikërisht këtë bazë kishin zgjedhur sovjetikët për të vendosur nëndetëset e tyre gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, pas vitit 1944. Aty janë vendosur edhe ngjaijet që përbëjnë intrigën e romanit Dimri i madh të Ismail Kadaresë, gjatë prishjes shqiptaro-sovjetike në dimrin 1960-1961”.

Është thënë se historia në Adriatik zbret nga lart poshtë, nga veriu në jug. Kjo gjë ka qenë e vërtetë për Venedikun, për austro-hungarezët, për sllavët. Por ka edhe nga ata që kanë ardhur nga jugu, nga ai Mesdhe kyçi i të cilit është Korfuzi, për të cilin Senati venedikas deklaroi më 1500 se është “zemra” e çfarëdo shteti venedikas “si për lundrimin, ashtu edhe në çdo këndvështrim tjetër”.

Me themelimin e ngulimeve eubease e më pas korintase: Korkyra (Korfuzi), Apolonia, Dyrrahium (Durazzo e më vonë Durrësi sot në Shqipëri), kolonizimi grek përhapet në bregun lindor dhe në bregun perëndimor me Magna Grecia-n në Italinë e Jugut. Bashkë me grekët, në Adriatik mbërrijnë edhe mitet historike që i shoqërojnë ata: kthimi i argonautëve dhe i pjesëmarrësve në luftën e Trojës, qëndrimi i Kadmit dhe i Harmonisë në Iliri dhe, si pikë e skajshme e mbërritur në veri të bregut perëndimor, Adria mbi deltën e lumit Po, e cila do t’i japë detit emrin e vet.

Tani e tutje, Adriatiku do të pëijetojë këmbime rolesh, herë si vijë lidhëse mes dy brigjeve, midis Perëndimit dhe Lindjes, e herë si kufi ndarës ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, herë me bashkime popujsh dhe trojesh, herë me copëzime etnike e politike si pasojë e shpërbërjes së perandorive adriatike: Parandorisë Bizantine, Perandorisë Venedikase, Perandorisë Austro-Hungareze, Perandorisë Osmane, Federatësjugosllave.

Deri më sot, Adriatiku është ndodhur në vijën e ndaijes mes Perëndimit e Lindjes.

Perandoria Romake i bashkoi të dyja brigjet dhe bregu lindor u bë madje, me Perandorinë Ilire, vetëzemra e Perandorisë në shekujt II dhe III. Më vonë, Perandoria Bizantine u përpoq ta rindërtojë këtë unitet, por ajo pësoi disfatë gjatë mesjetës për shkak të bashkëveprimit të rënies së Bizantit me dyndjet e sllavëve (sllovenëve, kroatëve, serbëve) dhe me shkëputjen e një Italie lombarde në veri, papnore në qendër dhe normande në jug. Adriatiku ishte trualli ku përballeshin e ndaheshin popujt e Evropës që po lindte. Ai ishte edhe arena e përplasjeve fetare mes katolicizmit latin, krishtërimit grek ortodoks dhe, që nga fundi i mesjetës, myslimanizmit.

Venediku, për një kohë të gjatë në simbiozë me Perandorinë Bizantine, u shkëput pak nga pak prej saj për të ndërtuar perandorinë e vet, ndërkohë që Adriatiku u kthye në një koleksion qytetesh portore, ndër të cilat më të shquarat ishin Zara (Zadari në Kroacinë e sotme) e sidomos Dubrovniku kroai (Raguza).

Në fund të mesjetës, dy janë dukuritë që e vulosën për një kohë të gjatë fatin e popujve të Adriatikut, strukturat politike e shoqërore arkaike të të cilëve u shpërbënë në lindje. Në njërën anë, “kombet dështuan dhe u shkrinë në një Perandori të re Osmane”. Në anën tjetër, “popujt, të çoroditur nga zhdukja e pikave të tyre tradicionale të referimit shoqëror e kulturor, filluan të zhvendosen në distanca jo të largëta e pastaj do të kapërcenin detin Adriatik, duke nisur kështu një valë të gjatë mërgimi sllav, shqiptar e grek drejt Italisë, nga Venediku deri në Sicili. Edhe pse jo kudo njëlloj, ky imigrim shpuri, që në fundin e shekullit XIV, në një integrim të shkëlqyer të të huajve” (Alain Ducellier).

Pas fundit të mesjetës, u pa agonia e gjatë dhe shpesh rrezëlluese e Venedikut, të cilit i dha fund Bonaparti më 1797.

Ndërkohë, Austria (më vonë, pas vitit 1867, Perandoria Austro-hungareze) zbriti në drejtim të Mesdheut, duke e mbështetur sundimin e saj të mangët në krijimin, më 1719, të portit të lirë të Triestes.

Në shekullin XIX, Adriatiku, ashtu si edhe pjesa tjetër e Evropës, ra pre e nacionalizmave. Ai u kthye në një kazan që ziente nga shtysat nacionaliste. E vetmja fitore e madhe qe ajo e Italisë, e cila fitoi pavarësinë dhe realizoi bashkimin e saj.

Shpërbërja e Perandorisë Osmane gjatë luftërave të fillimit të shekullit XX futi në fjalorin historik e politik emërtimin e pakëndshëm përbuzës: “Ballkani”.

Dy luftërat botërore të shekullit XX, gjatë të cilave Adriatiku u kthye në një arenë të rëndësishme veprimesh luftarake, e tronditën bregun lindor dhe i dhanë fund ëndrrës austro-hungareze që ushqehej ende nga arkiduka Franc-Ferdinand i vrarë më 28 qershor 1914 prej një nacionalisti serb në Sarajevë të Bosnjë- Hercegovinës, ngjaije që do të shpërthente, siç dihet, Luftën e Parë Botërore.

Një përpjekje e brishtë për të përforcuar strukturat politike të bregut lindor shpuri në krijimin e Federatës Jugosllave, si trashëgimtare e monarkisë së themeluar me mendjelehtësi nga traktatet e viteve 1918-1920.

Shembja e komunizmit në Jugosllavi dhe në Shqipëri, shpërbërja e Jugosllavisë pas vitit 1990, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999, trazirat në Maqedoni më 2001, nuk i kanë lënë rajonin dhe kombet e reja (Slloveni, Kroaci, Bosnjë- Hercegovinë, Maqedoni) të gjejnë qetësi. Pa folur pastaj për Serbinë që ka hequr qafe Millosheviçin, për Malin e Zi pa ndonjë pavarësi të vërtetë, për Shqipërinë popullsia fatkeqe e së cilës përpiqet të shkojë në Itali megjithë rrezikun e rrethanave dramatike të detit Adriatik, vende që janë ende në situata të paqëndrueshme ekonomike, politike dhe me identitet të brishtë.

Këtyre popujve të moçëm e të paepur, këtyre kombeve të reja me një të kaluar të pasur (Adriatiku ka gëzuar, që në kohët e lashta, trashëgimi të çmuara artistike e kulturore), u duhet uruar paqja dhe demokracia, si garanci mbarësie e burim begatie për ato vise të bukura. E, në radhë të parë, duhet shpresuar që, në një ditë jo fort të largët, këta popuj do të gjejnë tek Evropa e bashkuar atë strukturë që do t’u japë atyre mundësinë par ta kthyer përfundimisht Adriatikun jo më në një kufi, në një hendek, në një front lufte, por në një vijë lidhëse mes Perëndimit dhe Lindjes.

Kjo histori aq komplekse, aq dramatike, e përbërë nga aq shumë përmbysje, por njëkohësisht edhe aq tërheqëse dhe e pasur, është bërë, për herë të parë më duket, nga autorët e këtij libri - Pierre Cabanes, Olivier Chaline, Bernard Doumerc, Alain Ducellier, Michel Sivignon -, përgjithësisht dhe në detaje, në tërë shtrirjen e gjatë të historisë, e lexueshme dhe magjepëse.

SHKRIMI i një Historie të Adriatikut është një detyrë shumë ambicioze në një kohë kur ky det po gjen përsëri një rol kryesor në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, siç e treguan operacionet ushtarake të pranverës së vitit 1999- Kufi ndërmjet dy botësh, asaj perëndimore dhe asaj lindore, cak mes katolicizmit, ortodoksisë dhe myslimanizmit, e çarë midis Bashkimit Evropian dhe Evropës Qendrore e Lindore të sapodalë nga komunizmi dhe me nivel jetese shumë të ulët, deti Adriatik është gjithashtu, si gjatë gjithë historisë së tij, një vijë lidhëse, një urë kalimi mes dy buzëve fare të afërta me njëra-tjetrën dhe të dukshme nga njëri breg në tjetrin, në jug, në kanalin e Otrantos. Gji i zhytur thellë në zemër të Mitteleuropa- s, ai e lidh fushën e madhe të Evropës veriore dhe qëndrore me vendet gjysmëshkretëtirë të Jugut mesdhetar. E kufizuar nga qytetërimet më të lashta evropiane, greke, etruske dhe romake, ai nuk mund të mbetet zonë anësore, por imponohet si një zonë qendrore e Evropës jugore, ashtu si në kohët e lulëzimit të Venedikut.

Në përpjekjen për ta paraqitur përgjatë gjithë fushës historike ndryshimin e këtij deti janë bashkuar pesë profesorë universiteti, specialistë të periudhave të ndryshme:

•            Pierre CABANES është autori i pjesës I: “Adriatiku në kohën e lashtë”, dhe bashkërenditësi i tërë veprës.

•            Alain DucELUERka hartuar pjesën II: “Adriatiku nga shekulli IV deri në shekullin XIII”.

•            Bernard DOUMERC është autori i pjesës III: “Adriatiku nga shekulli XIII deri në shekullin XVII”.

•            Olivier CHALINE ka shkruar pjesën IV: “Adriatiku, nga lufta e Kandisë deri në fundin e perandorive (1645-1918)”.

•            Michel SIVIGNON ka paraqitur hyrjen “Suaza natyrore” dhe ka shkruar pjesën V: “Adriatiku nga viti 1918 deri në ditët tona”. Atij i detyrohen edhe hartat e realizuara me propozim të autorëve.

Suaza natyrore nga Michel Sivignon

ADRIATIKU së bashku me tokat përgjatë brigjeve të tij përbën një tërësi gjeografike fizike që nuk është zor të shquhet. F. Braudel-i shkruan se “gjeografia, politika, ekonomia, qytetërimi, feja, të gjitha bashkërendin për të ndërtuar një botë adriatike homogjene”.

Ky mendim ka qenë mbase më i lehtë për t’u mbrojtur në kohën e Filipit II. Sot, deti Adriatik është një kufi politik. Zaten njësitë natyrore gjejnë ngjashmëri në konstruksionet historike vetëm për aq sa e lejojnë rrethanat politike.

Për më tepër, edhe pse deti Adriatik përvijohet qartas dhe ngushtica e Otrantos shënon pa pikë dyshimi caqet e tij jugore, edhe pse lundrimi nuk ka hasur atje kurrëfarë vështirësish teknike të veçanta, kundërvënia është e fuqishme ndërmjet bregut italik dhe bregut dinarik.

Adriatiku në kohën e lashtë nga Pierre Cabanes

PËR GJITHË periudhën e gjatë që ne e quajmë me emrin lashtësi (nga shekulli VIII para J.K. deri në shekullin V pas J.K.), deti Adriatik ka zënë një vend të rëndësishëm në rrezatimin e qytetërimit, që në atë kohë ishte me prejardhje greke. Ai ka lënë gjurmë të thella tek popullsitë mesdhetare si edhe, në veçanti, nëpërmjet rajoneve të Adriatikut Verior, tek popullsitë e fushave të mëdha të Europës Qendrore.

“Gjiri Jonian” paraqitet në mënyrë të natyrshme si një rrugë depërtimi nga jugu drejt Europës Qendrore, pavarësisht nga harku alpin që i vështirëson lidhjet midis rrjedhës së epërme të Danubit dhe ultësirës së lumit Po. Deti Adriatik ka luajtur gjithashtu një rol kryesor, përsa u përket marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet Greqisë dhe Italisë. Ai ka qenë, me radhë, edhe cak, kufi midis botës së njohur dhe botës së përtejme plot mister, edhe urë ndërmjet dy brigjesh aq të afërta me njëri-tjetrin. Madje ky funksion i dyfishtë nuk është ndonjë veti e veçantë e periudhës së lashtë. Përkundrazi, është një konstante e historisë së vendeve që lagen prej tij: vijë lidhëse mes Greqisë dhe Magna Grecia-s, ai shënoi për njëfarë kohe cakun ndërmjet botës greke dhe botës romake; i ndodhur në zemër të Perandorisë Romake që nga koha e Augustit, ai u bë sërish kufi mes Perandorisë së Lindjes dhe Perandorisë së Perëndimit, më pas ndërmjet Bizantit dhe botës barbare, po ashtu siç ndau më vonë Perandorinë Osmane nga fuqitë perëndimore. Ky funksion i dyfishtë i ka dhënë ritmin mbarë historisë së vendeve buzë tij, sidomos në bregun lindor, siç e dëshmojnë dramat ballkanike të fundit të shekullit XX me aspektet e tyre fetare (myslimanizëm boshnjak dhe shqiptar, katolicizëm kroat e slloven, ortodoksi serbe e greke), politike (përkatësi në Bashkimin Europian apo aspiratë për të hyrë në të, lidhje të veçanta me botën sllave, etj.), ekonomike dhe shoqërore për shkak të niveleve të jetesës mjaft të ndryshme nga një rajon në tjetrin. Përgjegjëse për të gjitha këto shkaqe konfliktesh nuk është vetëm koha e lashtë: dyndjet sllave, vërshimi i myslimanizmit dhe pushtimi turk, skizma e 1054-ës kanë ndodhur shumë më vonë. Ajo ka përkuar me hapat e parë të popullsive të këtyre rajoneve në histori, afermendsh pa e mohuar se një parahistori shumë e gjatë i ka paraprirë hyijes së banorëve të brigjeve të Adriatikut në një epokë në të cilën burimet e shkruara dhe dëshmitë arkeologjike bëjnë të mundur që të njihet disi më mirë jeta e njeriut.

Fillimisht, Adriatiku është perceptuar përmes një vargu legjendash që kanë magjepsur breza të tërë të rinjsh, grekë, dalmatë, ilirë e italikë me gjithfarë përkatësie etnike. Edhe pse shfrytëzimi i tyre historik është i pamundur, këto rrëfenja dëshmojnë sidoqoftë për kontaktet e para me “gjirin Jonian”, të cilat i kanë paraprirë fazës së kolonizimit nga grekët. Kjo vendosje ngulimesh njihet më mirë sesa jeta e popullsive vendëse që nuk kanë lënë dëshmi të shkruara mbi këtë periudhë, qoftë në bregun lindor, qoftë në bregdetin italian. Që nga shekulli IV para J.K., Adriatiku u kthye në një zonë rivaliteti mes shteteve greke dhe Romës që përpiqej të bëhej e njohur si zotëruese e tërë Italisë, me ndërhyije të shpeshta ushtrish të ardhura nga Greqia në ndihmë të banorëve të Magna Grecia-s e të Siqelisë, të pasuara nga hapat e parë të Romës në bregun lindor. Dy shekujt e parë të Perandorisë mbajtën vulën e paqes romake, deri sa trysnia e popullsive barbare në kufirin danubian filloi t’u kanosej popullsive të Veneti-Istries, por edhe të Dalmacisë, madje të Ilirisë e të Greqisë, e më në fund edhe të vetë Romës në shekullin V pas J.K.: nëse krisat e para u ndien që në kohën e mbretërimit të Mark Aurelit, me dyndjen e markomanëve e të kuadëve, shekujt e mëpasëm qenë edhe më të trazuar, herë me periudha qetësie, rimëkëmbjeje të njëfarë begatie, herë me periudha pushtimesh të dhunshme, të shoqëruara nga vargu i grabitjeve, i shkatërrimeve dhe i mërgimit të popullsive drejt zonave më të qeta. Nga kjo krizë e gjatë doli një botë e re, në të cilën bashkëjetonin si ruajtësit e traditës romake të mbledhur rreth perandorit të Konstandinopojës, por që ishin greqishtfolës, ashtu edhe mbretëritë barbare të cilat u orvatën të latohen me kulturë latine, të mbështetura në këtë udhë nga kisha e krishterë e mbledhur rreth papatit dhe manastireve.

Kolonizimi grek dhe marrëdhëniet me popullsitë e vendosura në të dyja brigjet e Adriatikut

Prania greke në detin Adriatik ka qenë prej kohësh objekt kryesor studimesh, siç na e kujton mjaft mirë artikulli themelor i R. L. Beaumont-it*. Interesi që i është kushtuar kësaj lëvizjeje kolonizuese mbështetet në një dokumentacion letrar shumë të paplotë e në një material arkeologjik të pabarabartë, edhe për arsye gërmimesh shumë të pabarabarta nga një vendbanim në tjetrin.

Luftërat ndërmjet grekëve e romakëve për kontrollin e Adriatikut (shekujt IV-II)

Lidhjet që i bashkonin dy brigjet e Adriatikut ishin të ngushta, për arsye të vendosjes së popullsive greke të shumta në numër si në Magna Grecia ashtu edhe në Siqeli. Sa herë që këto të fundit ndiheshin në vështirësi, kryesisht për shkak të popullsive barbare të viseve të brendshme, por ndonjëherë edhe si pasojë e konflikteve mes qyteteve greke, ato iu drejtoheshin për ndihmë shteteve greke; sidoqoftë qëllonte që, edhe anasjelltas, shtetet greke të Siqelisë të ndërhynin në bregun lindor të Adriatikut. Athina ndërhyri qysh prej shekullit V, me anë të ngulimit të Thurit, pranë Sibarit të lashtë, si edhe me anë të disa traktateve të lidhura me ca qytete, mbishkrimet e të cilave ruhen ende1, por me një datim të paqartë, sidomos përsa i përket aleancës me Segestën. Një ekspeditë e parë athinase në Siqeli (428-424) mund të shpjegohet me përpjekjen për të gjetur aleanca që të përkrahnin çështjen athinase e të dobësonin peloponezasit në luftën e Peloponezit. Më 416 qenë segestasit ata që i bënë thirrje Athinës: qyteti i krijuar nga elymët, i cili gjendej në luftë me Selinuntën që përkrahej nga Sirakuza, iu kthye aleancës që e lidhte me Athinën, pavarësisht nëse kjo kishte qenë e vitit 458-457 apo më e vonë (427-424 sipas Tukididit, VI, 6, 2, apo madje 421-420 gjatë misionit të Feaksit në Siqeli, Tukididi, V, 4-5). Ekspedita e dështuar e athinasve në Siqeli (415-413), e nisur keq, synonte ta dobësonte kampin peloponezas duke e lënë atë pa përkrahjen sirakuzane.

Kartagjenasit përfituan nga dobësimi i sirakuzanëve dhe i grekëve të Siqelisë për t’u hedhur në ofensivë më 406 e për të pushtuar Akragasin. Kjo krizë e jashtme e ndihmoi vendosjen e tiranisë së Dionis Plakut. Në kapitullin e mëparshëm u saktësua se si ky i fundit ndërhyri në bregun lindor të Adriatikut për të përkrahur Alketën në pushtimin e fronit molos me mbështetjen e ilirëve dhe për të siguruar, të paktën përkohësisht, një prani sirakuzane në Lis e pa dyshim në Isa, pa qenë aspak e mundur të bëhet fjalë për një “Perandori adriatike të Dionisit”. Rënia e tiranisë sirakuzane u pasua me thirrjen e të mërguarve në metropolin e dikurshëm, në Korint, dhe me caktimin e TIMOLEO Nirsi rimëkëmbës i Sirakuzës (344). Timoleoni ngadhënjeu mbi kartagjenasit më 341 pranë lumit Krimisos dhe korintasit u organizuan me kolonitë e tyre të Ambrakisë, Korkyrës dhe Apolonisë për të kremtuar në nderim të themeluesit Korintos dhe të fitores së Timoleonit. Ai ndërmori gjithashtu një rikolonizim të territorit të Sirakuzës, duke tërhequr shumë grekë, mbase 60 000 frymë. Një shembull i mirë i këtyre shtegtimeve jepet në një petëz orakullare të Dodonës3, me anë të së cilës njëfarë Aristoni pyet Zeusin dhe Dionën nëse është më e volitshme për të të lundrojë drejt Sirakuzës, apoikia-s së re.

Në të njëjtën kohë, Taranto, i cili kërcënohej nga japigët dhe mesapët, i kërkoi ndihmë Spartës; mbreti ARKIDAMI III u hodh në Itali më 343 dhe bëri luftëra për disa vite deri sa u vra në Mandorium më 3384. Meqenëse kanosja e barbarëve u bë më serioze, tarantët i kërkuan mbështetje fqinjit të tyre më të afërt në bregun lindor të Adriatikut, mbretit ALEKSANDËR MOLOSI, vëllait të Olimpias, që ishte nga ana e saj gruaja e Filipit II të Maqedonisë dhe e ëma e Aleksandrit të Madh; lidhjet familjare ndërmjet Eakidëve dhe Argeadëve u përforcuan nëpërmjet martesës së Kleopatrës, bijës së Filipit II, me Aleksandër Molosin, më 336, gjatë dasmës të së cilëve Filipi II u vra. Aleksandër Molosi ishte pra njëkohësisht edhe daja edhe kunati i Aleksandrit të Madh. Mbreti molos korri suksese të shkëlqyera për tre vite me radhë, nënshtroi mesapët, u diktoi aleancën e vet peuketëve, përshkoi Lukaninë deri në Pestum. Pasi bëri aleancë me Romën kundër samnitëve, ai arriti të shtjerë në dorë Heraklenë dhe e shpërnguli në Thuri selinë e lidhjes italiote. Por tarantët që, megjithëse e donin ta kishin një kryetrim, i druheshin një princi pushtues për qëllime vetjake, e braktisën. Ai u vra gjatë betejës së Pandosias kundër brutëve (331-330). Dështimi i kësaj përpjekjeje të mbretit molos do të ishte dramatik për të ardhmen politike të helenizmit perëndimor. Sigurisht, për disa vite, Taranto u duk sikur po mbahej dhe arriti të zërë vend sërish në krye të lidhjes italiote e të ushtrojë njëfarë sovraniteti të zbehtë mbi mesapët. Sidoqoftë, gjatë së njëjtës periudhë, kur romakët u ndeshën me samntitët për zotërimin e Kapuas dhe Kampanies, Taranto qe fare pa peshë në këtë konflikt, përfundimi i të cilit u kushtëzoi të ardhmen si vetë atij ashtu edhe grekëve të Italisë së Jugut. Dobësia politike e shteteve greke të Italisë së Jugut u shoqërua, megjithatë, me depërtimin e shpejtë të kulturës dhe të qytetërimit grek. Arti i qeramikës mërgoi nga Taranto në Ruvo, në Kanusio e në Gnathia, në Apuli. Tetradrahma tarante u përhap në Picenum. Gjuha, shkrimi dhe institucionet politike, gjyqësore e ushtarake greke hynë në përdorim dhe u kopjuan në Japigi.

Historianët e Aleksandrit (Diodori, XVIII, 4,4, dhe Arriani, Anabasis, VII, 1) i njohin atij projekte të mëdha që thonë se gjendeshin në hypomnemata-t (Kujtimet) e Aleksandrit të Madh. Pas kthimit nga ekspedita e tij e largët në Indus, mbreti paska pasur ndër mend që të kthehet drejt Perëndimit dhe këto plane të turbullta janë interpretuar në mënyra të ndryshme: sipas disave, fjala ishte që të merrej haku për vdekjen e të kunatit, Aleksandër Molosit, në Italinë e Jugut, ndërsa sipas ca të tjerëve, që të ndëshkohej Kartagjena, e cila e kishte tepruar me ortakërinë e saj me fenikasit, madje edhe që të ulej lavdia në rritje e Romës. Diodori përmend një projekt të madh detar “që synonte ekspeditën kundër kartagjenasve dhe popujve të tjerë që banonin në bregdetin e Afrikës e të Iberisë, si edhe në krahinat që shtrihen nga kufijtë e kësaj të fundit deri në Siqeli”. Arriani, i cili bën fjalë gjithashtu për një lundrim të gjatë nëpër det, që mund të interpretohet si një udhëtim përqark Afrikës, shton se, sipas disave, ai kishte bërë plan ta shpinte flotën e vet “deri në Siqeli e në kepin malor të Japigisë”.

Të njëjtët autorë vënë në pah mbërritjen e dërgatave të shumta në Babiloni, në çastin e kthimit të Aleksandrit. Sipas Arrianit (VII, 15,4-5): “Nga Italia kishin ardhur edhe ambasadorë nga Brutiumi, Lukania dhe Etruria”. Diodori (XVII, 113, 2) shënon, pas kartagjenasve: “Në Europë, qytetet greke, maqedonasit e ilirët vepruan po në të njëjtën mënyrë, si edhe shumica e popujve bregdetarë të Adriatikut”. Arriani (VII, 15, 5-6) tregon gjithashtu se “Aristo dhe Asklepiadi, ndër historianët e Aleksandrit, thonë se edhe romakët i shpunë një dërgatë dhe se, pasi i priti në takim ambasadorët e tyre, Aleksandri e parandjeu se ku do të mbërrinte më vonë fuqia e romakëve, kur ua pa disiplinën, zellin në punë dhe krenarinë e kur mësoi për Kushtetutën e tyre”. Por, në fund të fundit, Arriani nuk beson në një takim të tillë ndërmjet Aleksandrit dhe një dërgate të ardhur nga Roma.

Këto projekte, nëse vërtet ka pasur të tilla, mbetën pa të ardhme për shkak të vdekjes së papritur të sovranit. Perëndimi grek u gjend sërish me të njëjtat vështirësi që lidheshin me luftën mes romakëve dhe samnitëve dhe me trysninë që popullsitë e krahinave të brendshme ushtronin mbi qytetet helene të Magna Grecia-s e të Siqelisë. I vetmi element i ri që sollën këto projekte, ashtu siç kishte ndodhur tashmë nëpërmjet veprimit energjiktë Aleksandër Molosit, ishte se pavarësia e qyteteve greke nuk varej më vetëm nga ndërhyrja e këtij apo atij kryetrimi, por kishte të bënte me fuqi të mëdha, si mbretëria maqedonase e Aleksandrit të Madh dhe si Roma.

Gjatë tiranisë së Agathokleut dhe kundër tij, Akragasi, Xhela dhe Mesina i kërkuan Spartës t’u jepte një prijës; ndërsa eforët e hodhën poshtë këtë propozim, AKROTATI, biri i mbretit Kleomeni II, u nis me kokën e vet më 315. Me disa anije, në udhë e sipër ai e nxori nga rrethimi Apoloninë që ishte e bllokuar nga ilirët e mbretit Glaukia (Diodori, XIX, 70, 7) dhe u hodh në Taranto ku arriti të marrë dyzet anije me qëllim që të çlironte sirakuzanët nga tirani i tyre. Brenda pak kohësh, spartani u armiqësua me tarantët dhe kartagjenasit mundën të diktojnë paqen. Në vitet 3O3“3O2> Taranto u ndodh sërish në luftë kundër lukanëve e kundër romakëve. Megjithë përvojën e hidhur që kishte pasur me Akrotatin, qyteti thirri në ndihmë KLEONIMIN, vëllanë e tij (Diodori, XX, 104). Me 5000 mercenarë të mbledhur në kepin e Tenarës, ai u hodh në Itali ku rekrutoi edhe 5000 mercenarë të tjerë, të cilët iu shtuan milicisë civile të Tarantos. Edhe pse kishte një ushtri të madhe, ai nuk arriti dot rezultate afatgjata dhe u mjaftua vetëm me vendosjen e një garnizoni në Korkyrë, që u zbua pak më vonë nga Agathokleu. Ka të ngjarë që traktati mes Romës dhe Tarantit, ku e hedh fjalën Apiani (Samnitike, 7,1), t’i përkasë pikërisht kësaj periudhe (vitit 302)5; ai ua ndalonte romakëve që të lundronin përtej kepit Lacinium, në hyrje të gjirit të Tarantos, në jugperëndim të Krotonit; por disa autorë diku mes viteve 332-330, gjatë kalimit të Aleksandër Molosit.

Që nga viti 317, Sirakuza pati një tiran të ri, AGATHOKLEUN, i cili e shpuri për herë të parë luftën kundër Kartagjenës në trojet afrikane, me mbështetjen e Ofelas së Kirenës. Pasi u ngjit në fronin mbretëror, pak a shumë në të njëjtën kohë me Diadokët (306-305), Agathokleu e pengoi maqedonasin Kasandër që ta shtinte në dorë Korkyrën (rreth viteve 300-298). Ai e pushtoi vetë ishullin dhe ia dha në prikë së bijës, Lanasës, me rastin e martesës me Pirron (295). Kjo manovër e Agathokleut është interpretuar si një rrjedhojë e politikës së Ptoleme Soterit, i cili ishte i vendosur t’i vinte fre ekspansionit maqedonas, qoftë në dobi të Antigonidëve, qoftë në atë të Kasandrit. Nëse ky interpretim është i saktë, gjë që nuk vërtetohet dot, atëherë duhet pranuar se besnikëria e Agathokleut ndaj kampit të Lagidëve e ka pasur jetën të shkurtër. Në vitin 290, po e njëjta Lanasa, e cila ishte ndarë nga Pirroja, iu dha për grua Demetri Poliorketit që e mori Korkyrën në pajë, pak para se të vdiste Agathokleu. Ishulli u mor sërish nga Pirroja, me ndihmën e tarantëve, para se ai të hidhej në Itali (në vitin 281).

Megjithë përkrahjet e shumta që sollën njëri pas tjetrit mbreti Arkidam, Aleksandër Molosi, Akrotati dhe Kleonimi, situata e qyteteve greke vazhdonte të përkeqësohej për arsye të trysnisë së popullsive fqinje vendase dhe veçanërisht si pasojë e peshës së Romës që doli fitimtare nga luftërat samnite. Shansi i fundit qe mbreti Pirro, të cilin Taranto e thirri për ndihmë më 281.

Paqja romake në provincat bregdetare të Adriatikut (67 para J. K.-167 pas J. K.)

Vetëm gjatë gjysmës së dytë të shekullit I para J. K. situata u stabilizua përreth detit Adriatik për një periudhë të gjatë e cila përkon me paqen romake të Perandorisë. Megjithatë, përpara se Augusti t’i jepte një suazë institucionale të gjithë Perandorisë, Adriatiku dhe rajonet buzë tij përjetuan edhe shumë turbullira të tjera. Ai ishte njëkohësisht edhe kufi ndërmjet dy zotërimeve të ndara, si për shembull në kohën e kundërvënies mes Cezarit dhe Pompeut e, më pas, mes Oktavianit dhe Mark Antonit, edhe urë lidhëse mes dy brigjeve mjaft të afërta që plotësonin njëri-tjetrin.

Dyndjet barbare (167-476)

Pas një periudhe paqeje që zgjati për afër dy shekuj, që nga beteja e Akciumit, Perandoria romake u përball me kërcënime të rënda nga jashtë. Disa popuj gjermanikë po kërkonin t’i kapërcenin kufijtë e Perandorisë, për t’u vendosur në brendësi te zotërimeve romake, në kërkim të qetësisë e të begatisë, në krahasim me botën e jashtm>e ku vërshimet e ardhura nga lindja shkaktonin në mënyrë të përsëritur luftra të tmerrshme, të cilat përfundonin me shtypjen, masakrimin ose robërimin e bashkësive më të dobëta. I pari që u sulmua ishte limes-i danubian dhe, shumë shpejt, krahinat buzë detit adriatik, në pjesën e tij veriore, u prekën drejtpërsëdrejti nga këto sulme. Kjo pasiguri ishte pothuajse e përhershme dhe diktonte një mbikqyije të pareshtur nga ana e perandoritt dhe e forcave të armatosura, prania e të cilave krijonte nevoja të reja. Këto legjione dhe trupat ndihmëse që i shoqëronin ato duheshin furnizuar me produkte ushqimore, me armatime e me skllevër. Rijedhat e shkëmbimeve ekonomike u ndryshuan në favor të lidhjeve mes Milanos, Akuilesë dhe kampeve ushtarake të kufirit.

Adriatiku nga shekulli IV deri në shekullin XIII

Megjithatë, përjashtim bënin krahinat e bregut juglindor, domethënë provincat e Prevalitanës dhe të dy Epireve, të cilat i përkisnin Perandorisë së Lindjes. Kufiri ndërmjet dy zotërimeve kalonte nga Sirmi, pastaj ndiqte rrjedhën e Drinës dhe një vijë që dilte në detin Adriatik diku midis grykës së Kotorrit dhe liqenit të Skodrës.

Duke filluar që nga ndarja e vitit 476, brigjet e Epirit dhe të Ilirisë jugore qenë caqet perëndimore të Perandorisë romake të Lindjes. Via Egnatia e humbi rolin e saj lidhës ndërmjet dy pjesëve të Perandorisë Romake, përderisa bregu italian i Adriatikut u kaloi barbarëve ostrogotë. Porti i Dyrrahut nuk kishtë më aktivitet; sa për Apoloninë, aty jeta dukej se ishte ndalur që në fundin e shekullit IV; qytetin e goditi një tërmet shumë i rëndë në vitin 345, i cili i rrafshoi shumë inonumente. Prodhimi i monedhave apoloniate u pakësua shumë pas vitit 375, thuajse sikur qyteti të kishte vuajtur keqas nga dyndjet e gotëve. Jeta aty vazhdoi edhe disa kohë, por ipeshkvia u shpërngul në Bylis, e pastaj në Ballsh para fundit të shekullit V. Në vend që të ishte një urë kalimi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, Adriatiku, në pjesën jugore të tij, u bë një kufi, deri ditën kur ripushtimi nga ana e Justinianit bëri të mundur vendosjen e lindorëve në Ravenë. Më në veri, pushteti i Teodorikut u shtri në Dalmaci ashtu si edhe në Itali, por lidhjet kalonin më fort në rrugë tokësore në veri të Adriatikut sesa në rrugë detare, që ishin tepër të pasigurta.

Një erë e re po hapej në rolin e Adriatikut. Ndërsa ishte ndodhur në zemër të botës së qytetëruar, si në periudhën greke ashtu edhe nën Perandorinë Romake, ai pati tendencën për t’u kthyer sërish në kufi mes dy botëve, zhvillimi i të cilave prirej drejt largimit nga njëra-tjetra. Dy brigjet e tij u bënë kufij që kishin pak marrëdhënie mes tyre, pavarësisht nga përpjekjet ripushtuese bizantine në drejtim të Perëndimit.

Adriatiku dhe rizgjimi i Perëndimit (shekujt VIII-XI)

Ç’është e vërteta, konfiguracioni etniko-politik i pellgut Adriatik, deri në këtë mes shekulli VIII, ishte relativisht i thjeshtë: si nga njëra ashtu dhe nga ana tjetër e detit kishte një pushtet të centralizuar por të largët, që pëpiqej t’i përmbante elementët ardhacakë, sllavët në lindje dhe lombardët në perëndim, por pa pasur përballë asnjë kundërshtar të aftë të matej me të: më të rrezikshmit ishin lombardët, mirëpo thuajse menjëherë pas vendosjes së tyre në Itali ata u përndanë në njësi të shumta, sidomos në jug, në luftë kundër mbretërisë së Pavisë. Sa për vetë detin, megjithë piraterinë sllave, ai vazhdonte të zotërohej nga skuadriljet bizantine, ndërkohë që bri tyre kishin filluar të merrnin zemër flotiljet venedikase.

Drejt një liqeni venedikas (shekujt XI-XIII)

Si ke mbërritur në këtë pikë, ke përpara rrezikun e madh që historinë e Adraitikut ta shndërrosh në një histori të thjeshtë të Venedikut, çka do t’ia fshihte kompleksitetin e pambarimtë. Është e vërtetë që një tundim i tillë nuk është i vogël, por megjithatë, ata që përcaktuan, në fund të shekullit XI, fatet e këtij gjiri do të ishin normanët, të cilëve u detyrohet, ringjallja në Adriatik, qoftë edhe padashje, e komunikimeve të kryqëzuara veri-jug si dhe lindje-perëndim, edhe pse këto shpesh me çmimin e një dhune të skajshme.

Këta normanë janë ai popull, që duke nisur së paku prej viteve 1030, si pasojë e një rritjeje të fortë demografike që nuk mund të përmbahej në kufijtë e një province mjaft të ngushtë, u përhapën si mercenarë si drejt Italisë ashtu dhe drejt ishujve britanikë, të cilët i pushtuan më 1066, ose edhe në shërbim të perandorëve të Lindjes, ku erdhën e u bënë një element i zgjedhur i gardës.

Në Italinë e jugut janë principatat lombarde, vazhdimisht në luftë me njëra- tjetrën dhe kundër fqinjëve të tyre grekë e saraqenë, dhe pa ushtri që ta meritonin këtë emër, ato që i pritën të parat këta mercenarë të mirë: gojëdhënat më të vjetra na i japin normanët e parë që sillen si do shtegtarë në shërbim të fesë. Aty nga viti 999 kronikani Amato i Montecassinos, i ndjekur nga Leoni i Osties, dëften për 40 pelegrinë normanë që duke u kthyer nga Jeruzalemi çlirojnë Salernon e rrethuar nga myslimanët, e këndej vijnë kërkesat për mercenarë që bën në Normandi princi Gaymard; por një rrëfim tjetër thotë se ata kaluan prej Garganos, në tempullin e shën Mikelit, që e kishin fort për zemër e këndej këta shtegtarë (ose ishin të tjerë...) takuan një tregtar lombard nga Bari të quajtur Meles (Melo), i cili kishte ngritur krye kundër administratës bizantine dhe kish mërguar në tokë lombarde, sikurse kishin bërë shumë të tjerë përgjatë gjithë shekulli X.

Në të vërtetë realiteti është më prozaik, sepse, diku rreth vitit 1010, princët e Kapuas ashtu si dhe abatët e Montecassinos i përdorën mercenarët normanë kundër bandave të hajdutëve: të vendosur në pozicionet e fortifikuara (castra), këta luftëtarë u ngulitën këndej pa bërë shumë zhurmë deri sa, aty nga vitet 1040, mund të vërehej se e kishin gëlltitur sistemin aanarkik ushtarak të shteteve lombarde duke e zëvendësuar këtë me një organizim parafeudal. Sido që të jetë, normanët u kishin ardhur pranë temave bizantine të Kalabrisë dhe të Puljes, të cilat të përmbledhura në një katepanat (qeveri e përgjithshme), do të pajiseshin nën qeverimin e gjatë të katepanit Vasili Vojoanes (1018-1028) me një vijë qytetesh të fortifikuara të renditura në bregun e djathtë të lumit Fortore me qendër nevralgjike qytetin e ri të Trojës, të themeluar më 1019, që u rrinte përballë lombardëve dhe aleatëve të tyre normanë.

Çfarëdo të ketë qenë, është e sigurt se pas një revolte të parë të Melesit më 1009, ky u thye dhe u detyrua të mërgojë në tokë lombarde, ku merr kontakte më serioze me prijësat normanë, sidomos me ata të principatës së Kapuas; me ta në krah ai do të pushtojë më 1017 Puljen bizantine, ku dhe sipas burimeve që i simpatizojnë më shumë, normanët me shkatërrimet e llahtarshme që bënë, lanë një përshtypje kaq të fortë tmerri saqë popullata nuk u përzie fare me këtë lëvizje; kështu që ndërhyija masive dhe e organizuar e katepanit Vojoanes bëri pjesën tjetër dhe normanët u shpartalluan në tetor 1018: Melesi, i njohur si duka i Puljes nga perandori Henriku II, do të vdesë në Bamberg, dhe çështja nuk do të ketë pasoja të atypëratyshme.

Megjithatë këto sulme të para normane ilustrojnë një fakt që tanimë është sinjalizuar: kemi një ringjallje të fortë të lidhjeve midis dy brigjeve të kanalit të Otrantos, midis katepanatit dhe temave të Dyrrahionit dhe Qefalonisë, që janë bërë tashmë shtylla të përforcimeve ushtarake të drejtuara për në Itali. Më 1016 katepani i Italisë Vasili Mesardonites vdes në Butrint, në skajin jugor të Shqipërisë, dhe njeriu që e zëvendëson, Tomikios Kontoleon, do ta lërë postin e vet si strateg i Qefalonisë për t’i zënë vendin në Bari206. Është e qartë se ky bashkëpunim i ngushtë midis forcave ushtarake të të dyja brigjeve, që bëhet i mundur për shkak se, pasi ka mbaruar lufta bullgare, boshtet e mëdha rrugore ballkanike janë sërish të çliruara nga pengesat, do të luajë një rol thelbësor në mbajtjen e gjatë të pushtetit bizantin në Itali të jugut, deri dhe në plane ripushtimi, që janë duke u gatuar, për një mësymje nga kjo pikënisje drejt Sicilisë: më 1038, edhe pse ky episod do të përfundojë me disfatën e gjeneralit dhe humbjen e shpejtë të pushtimeve të tij, Georg Maniakesi, që vinte prej Dyrrahionit dhe kishte zbarkuar në Pulje me një ushtri të madhe, së cilës iu bashkuan edhe mercenarë normanë, ia doli të shtjerë në dorë shumicën e qyteteve lindore të ishullit207. Vitaliteti i boshtit Dyrrahion-Selanik dëshmohet nga ana tjetër prej tri orvatjesh pushtimi që, duke u nisur nga Dyrrahioni, kanë për synim Selanikun edhe Konstantinopojën: ajo e vetë Maniakesit, pastaj dy tentativat e Niqifor Vrienosit dhe Niqifor Vasilakesit më 1042, 1077 dhe 1078.

Sido që të jetë orvatjet e reja të pasuksesshme të ekspansionit norman shënohen tamam në kohën e sulmeve greke mbi Sicili, më 1040-1041: ky moment është zgjedhur mirë pasi grekët janë të zënë diku larg. Duke u nisur nga Aversa, ngulim norman i viteve 1030 në një territor që ua kishte dhënë duka i Napolit, 12 kontë normanë, nën kryesinë e njëfarë Ardouini, që duket se ka marrë pjesë në shpeditën siciliane, ia nisën një ndarjeje ta parakohshme të tokave që synonin të pushtonin në territorin bizantin: midis marsit dhe shtatorit 1041 do të ketë tri beteja shkatërrimtare për grekët kundër normanëve, e pas kësaj gjithë pjesa perëndimore e Pulies do t’i ikë nga duart Bizantit, që mbetet sundues vetëm i brigjeve, ku deri dhe qytetet e mëdha bregdetare si Bari, Monopoli dhe Giovinazzo, pothuajse të braktisura nga ushtritë bizantine, shtrëngohen të bëjnë marrëveshje të veçanta me armikun norman; një gjeneral tjetër bizantin, pasi ka kaptuar ngushticën, e sheh veten ballë pamundësisë për t’i bashkuar tok qytetet e tjera dhe mbetet i mbërthyer në Otranto: Argirosi, djali i Melesit, ka nisur një kryengritje të re i përkrahur nga normanët. Manjakesi dërgohet nga e keqja në Itali, por tanimë bregdeti puliez është kaq i padepërtueshëm saqë i duhet të zbarkojë në Taranto, ku do të marrë vesh vdekjen e Mihalit IV dhe ngjitjen në fron të Konstantinit IX Monomak, për të cilin e di mirë se mbështetet te armiqtë e vet më të këqinj: revolta që bën dhe vetëshpallja si perandor, pastaj nisja e tij në kërkim të fronit drejt Dyrrahionit dhe Selanikut, ku do të gjejë vdekjen, kanë si përfundim hedhjen e gjithë rajonit në një konfuzion të përgjithshëm; Argirosi kalon nga ana perandorake duke favorizuar kështu depërtimin norman.

Italia bizantine duket tashmë e humbur dhe Konstantinopoja nuk ka ndonjë aleat të mundshëm, ndërkohë që rizgjohet çështja e të dy perandorive: Henriku III, i biri i Konradit II, zbret në Itali më 1046 duke u diktuar betimin normanëve, që prej aty janë në pozita të barabarta me princët lombardë, përherë rebelë kundrejt perandorisë gjermanike. Henriku, të cilin e thërresin në veri, i ngarkon normanët që t’i sjellin këta ndër mend, dhe ata e zbatojnë porosinë aq mirë saqë përparojnë duke marrë Trojën më 1048 e duke thyer disa ushtri bizantine; pastaj duke mësyrë drejt Kalabrisë më 1050: qysh në këtë kohë bie në sy djali i ri i Tankrëd de Hauteville, Robert Guiskardi. Jo vetëm që lufta normane do të trazojë gjithçka, veçanërisht kishat, por pushtuesit do të zaptojnë tanimë një pjesë të pronave papnore: papa Leon XI, në emër të reformës, duke qenë vetë një nxitës i zjarrtë i saj, por gjithashtu edhe në emër të perandorit Henrik, kërkon t’i kthehen pronat dhe burimet e tjera të konfiskuara nga vasalët e rinj të perandorisë; teksa bën një udhëtim të gjatë në Itali të jugut në vitet 1049-1050 mbushet me premtime të bukura nga normanët, për të cilët merr vesh, si kthehet në Romë, që janë duke bërë edhe më shumë grabitje dhe abuzime. Tekstet njoftojnë për refugjatë të panumërt që vërshojnë nga Pulja drejt Romës, me sy të çjerrë e të gjymtuar në atë farë soji, nga ata që rrethet papnore arrijnë t’i quajnë tani “Agarënes impies”, epiteti klasik që lëshohet ndaj saraqenëve, ndërkohë që prej Toskane e deri në Pulje urrejtja ndaj normanëve shpërthen pak a shumë ngado: kur Beneventoja i nështrohet papës më 1051, në Pulje shpërthen një revoltë e fortë kundër normanëve, në kohën që Konstantin Monomaku dërgon atje Argirosin me titullin e dukës. Ky e ka të vështirë të shtjerë në dorë Barin, ku më kot përpiqet t’i blejë ose t’i përçajë normanët.

Aso kohe del e qartë nevoja për një aleancë midis Romës e Bizantit: kjo do të vuloset nga një dërgatë e Argirosit pranë papës, mirëpo mungon mbështetja e Henrikut III i cili, pasi i beson një ushtri mjaft të fuqishme Leonit që ka ardhur ta takojë në Bavari, do ta rithërresë atë menjëherë, i bindur nga kundërshtarët e shumtë të këtyre shpeditave të largëta e pa rezultate të prekshme. Kështu që papa do të përpiqet që t’i bashkojë në qershor 1053 forcat e veta me Argirosin, por do të thyhet nga normanët: këta do ta pengojnë në Civitate në perëndim të Garganos e kjo do të kthehet në një katastrofë për Leonin që mbetet rob i normanëve. Këta e detyrojnë t’i falë; edhe pse i bllokuar në Benevento japemarrjet e tij me Konstantinopojën do të vazhdojnë, pasi ai e mendon aleancën gjithmonë të mundshme. Por të dërguarit që ai nis më janar 1054 nuk kanë për detyrë të bisedojnë vetëm për këtë aleancë: ata duhet të kërkojnë gjithashtu nënshtrimin e kishës bizantine, patriarku i së cilës, Mihal Kerullariosi, sapo i ka sulmuar në mënyrë shumë të ashpër doktrinën dhe ritet romane. Dihet që të dërguarit, reformatorë edhe më të rreptë se vetë papa, megjithë vullnetin e mirë të perandorit që e dëshiron aleancën, e çkishërojnë Mihalin në korrik, duke mos e ditur që ndërkaq papa kishte vdekur prej muajit prill...

Nuk është kjo “skizmë” tepër e diskutueshme ajo që do të sjellë drejtpërdrejt prishjen e një mirëkuptimi kaq të dëshiruar, por ndërmbretërimi i gjatë që pason vdekjen e Leonit, gjatë të cilit normanët do të përhapen në Capitanata, duke u diktuar haraç shumicës së qyteteve të mëdha të bregdetit, të cilat e shohin veten disi në situatën e qyteteve dalmate gjatë pushtimit sllav; por mundimet do të jenë më të mëdha në jugperëndim: më 1056 pothuajse e gjithë toka e Otrantos është nënshtruar dhe midis Adriatikut dhe gjirit të Tarantos mbretëron shkatërrimi. Në këtë kohë vdes Onfroy de Hauteville, i pari i familjes pushtuese më të njohur, i cili ia lë regjencën e djalit të tij të mitur vëllait më të vogël, Robert Guiscardit, i cili kishte përfituar më parë sundimin në Kalabri dhe do të jetë ky që e kupton se lëvizja reformatore në Romë tashmë është ngadhënjimtare dhe se ka rëndësi pajtimi me papën. Në koncilin e Melfit, më 1059, Nikolla II i anulon çkishërimet e tij të shumta dhe e shpall atë dukë të Puljes dhe të Kalabrisë, çka do të thotë mohim i të drejtave bizantine për të sunduar në Itali të jugut. Megjithë aleancën me Romën, për të cilën normanët janë tanimë mbështetja më e fortë, prej kësaj kohe deri më lobylufta do të ngecë, e ndalur në marrje e rimarrje qytetesh si Taranto e Brindizi, ndërkohë që qëndresa bizantine mbetet e fortë midis Barit dhe Otrantos, ku vijnë njëra pas tjetrës përforcime nga Lindja. Janë përpjekje të kota, sepse Bari bie më 1071, një moment ky kur Perandoria vihet përballë një katastrofe të dyfishtë, pasi po atë vit turqit selxhukë e shpartallojnë në Manxikert të Armenisë, një goditje që perandorinë do ta dërrmojë edhe më shumë se tjetra. Normanët janë tani thuajse zotër të të gjithë bregdetit puljez, çka i jep fund kontrollit bizantin mbi kanalin e Otrantos: flota tregtare greke, e cila e furnizon përsëri qytetin edhe disa ditë para se të bjerë, do të jetë e fundmja e llojit të vet.

Kjo prani normane e përmbys rrënjësisht situatën e cila deri më aty shihte sundimtar të historisë së Adriatikut Lindjen europiane dhe shprehjen e saj, Venedikun, megjithë të papriturat e ndryshme: thuajse gjithmonë pushtuesit kishin ardhur nga Lindja, ose kishin qenë ushtarët perandorakë që zbatonin detyrën e riafirmimit të pushtetit të Konstantinopojës. Ndërsa tani rruga e Ballkanit hapet përpara sundimtarëve të rinj të Italisë së jugut, ndërkohë që fuqizimi i Venedikut, edhe pse ky pak shkëputet realisht nga perandoria, paraqet një rrezik potencial edhe më të frikshëm.

Ngritja e një perandorie (1298-1396)

Joshja e Hungarisë për nga Adriatiku shfaqet fuqishëm në periudhën e mbretit Ladislav I, vdekur më 1095, i cili e pushton Kroacinë bregdetare pas vdekjes së të kunatit Demeter Zvonimir. Më pas, mbreti Stefan V (1240-1272), i vetëdijshëm për mundësitë që kishte një hapje drejt jugut, përuron një politikë ambicioze martesore mefëmijët e vet: Katerina martohet me Stefan Dragutinin, të birin e Uroshit I, mbretit të Serbisë, Ana niset për në Konstandinopojë në pallatin e perandorit Andronik II, Maria lidhet më 1270 me Karlin II të Anzhuve, mbretin e Napolit, ndërsa i vëllai, mbreti i ardhshëm i Hungarisë, Ladislavi IV është martuar me Isabelën, një nga vajzat e mbretit Karli I i Napolit. Kështu që pretendimet hungareze që kanë të bëjnë me rifitimin e zotërimeve të dikurshme në Adriatik afirmohen rishtaz në mënyrë të drejtpërdrejtë e agresive kundrejt Venedikut, i cili ia ka frikën rrethimit edhe më shumë tani që Manfredi i Hohenstaufenit, i cili ka mbetur në Itali të jugut, përgatit pushtimin e bregdetit shqiptar mbasi është martuar me vajzën e despotit grek të Epirit, duke dërguar trupa në Durrës dhe në Vlorë. Në ato kohë padyshim fjala është për një përmbysje të qëndrueshme të asaj situate e cila, përtej vullnetit politik të shprehur qartaz të sovranëve hungarezë, ka të bëjë me një debat të papritur institucional në Venedik. Në fakt tradita diplomatike, deri në fund të shekullit XIII, kërkon që edhe dogjët ta vendosin theksin mbi aleancat martesore për të përforcuar përparimin territorial që është arritur mbas suksesit të kryqëzatës së katërt. Dogja Lorenzo Tiepolo (1268-1275), martohet nga ana e tij me Bergnacian, të bijën e Stefanit Uroshit I Nemanja të Serbisë, rrëzuar nga froni më 1276, e cila sjell si prikë një numër të madh feudesh e zotërimesh, nga të cilat përfitojnë disa fise të caktuara të fisnikërisë venedikase që janë vendosur në këtë rajon brez pa brezi e që mbulojnë këtu funksione administrative. Pikërisht këtë gjë e hedh tani poshtë Këshilli i Madh i fisnikëve të Venedikut, për të shmangur krijimin e feudeve të trashëgueshme të përfshira në zotërimet koloniale të përtej detit. Më 1275, me qëllim që të ndërpritet kjo traditë e dëmshme për interesin publik, teksti i betimit që shqipton dogja i zgjedhur Jacopo Contarini, i cili vetë vjen prej një familjeje që nuk preket shumë nga ky debat, ka ndryshuar: tanimë dogja nuk mund të martohet me një princeshë të huaj pa miratimin e Këshillit të Madh; në qoftë se ndodh diçka e tillë për arsye shtetërore, të gjitha zotërimet territoriale që përftoheshin në këtë rast si prikë do të kalonin nën zotërim publik.

Ky zhvillim ka një rëndësi të dorës së parë, sepse tani është e largët ajo kohë kur Tekomeloja i ofronte një konti venedikas të Raguzës, Giovanni Dandolos, ishullin e Lagosës, dhuratë kjo e shoqëruar nga privilegje tregtie mjaft fitimprurëse. Kërcënimi ishte më se real pasi një grup me shumë ndikim që ushtronte presion, i drejtuar nga Dandolot, Tiepolot dhe Morsinët, kërkonte të grumbullonte rreth vetes përfitimet e një politike të përpunuar martesore. Le të kujtojmë për shembull Michele Morosinin që ishte lidhur me aristokracinë hungareze të Dalmacisë, duke ia dhënë dorën e së bijës Tomasina princit Stefan Arpad, dukës së Sllavonisë, djalit që i lindi pas vdekjes mbretit hungarez Andrea II. Më pas ajo do të bëhej nëna mbretëreshë e mbretit Andrea III e do të kthehej në Venedik, pasi mbeti vejushë, më 1311, çka i bije jo pak kambanës së ambicjeve që kishte familja e saj. Vetëm Alberto Morosini, i cili qëndroi në Zarë për të administruar dukatin në emër të së motrës, bëri një lëvizje jo të keqe tek i ofroi dorën e së bijës Ladislavit II, djalit të Stefan Dragutinit, mbretit të Serbisë. Dy anëtarë të tjerë të familjes, Ruggiero dhe Teofilo Morosini u zgjodhën disa herë kontë të Zarës, duke lidhur me dëshirë marrëveshje me Subiçët, të parët e Kroacisë e të Bosnjës hungareze nën titujt e kontëve të Bribirit dhe të Trogirit. Nisma të tilla nuk pëlqeheshin aspak nga qeveria venedikase.

Shpirti i unitetit që kishte kasta bujare dh-* ndjenja e kohezionit e bashkësisë kombëtare dolën fatale për Jacopo Tiepolon: djali i dogjës Lorenzo, që ishte martuar me Mara Subiçin, u mënjanua përfundimisht nga gara për magjistraturën supreme. 41 zgjedhësit parapëlqyen të zgjedhin Pietro Gradenigon, anëtar i një klani rival, një burrë i ri 38- vjeçar, një përjashtim i madh për gerontokracia fisnike që ndodhej në pushtet. Tani kjo traditë u ndërpre brutalisht, edhe pse shumë kohë më pas babai i mbretit të fundmë të Italisë, Viktor Emanuelit III, u martua me Helena Petroviçin, trashëgimtare e një fisi me emër malazez.

Ky risim institucional që shoqëronte mbylljen e dyerve të Këshillit të Madh për ata që nuk e dëshmonin dot prejardhjen aristokrate “si nga ana e atit ashtu dhe nga ajo e nënës”, u dyfishua me vetëdijësimin për vlerat e veçanta që kishte një elitë venedikase e kthyer në minoritet brendapërbrenda një perandorie të madhe koloniale. Atëherëlufta për ndikim kulturor e fetar ravijohet më saktësisht: kështu p.sh. qeveria i kërkon Begnacia Nemanjës që ta ndryshojë emrin në Agnese, emër tipik venedikas, “pasi emrat e huaj nuk mund të mbahen më në fisnikërinë e Venedikut”. Në vitet 1210, një ngjarje e shënuar e kishte tronditur Senatin: atëherë kur në shenjë falenderimi për një bashkëpunim mjaft efikas kundër Bizantit por edhe kundër hungarezëve, venedikasit i propozojnë papës Honorius III që t’i vendosë kurorën mbretërore Stefanit II të Serbisë më 1217. I mrekulluar nga ky fat i papritur, papa gjen në Ballkan një mbrojtës të katolicizmit, mirëpo i vëllai i këtij mbreti, kryepeshkopi Sabbas, e refuzon këtë kundërgoditje. Ai arrin ta bindë mbretin Stefani II i Kurorëzuari i Parë (prouencani) që të shenjtërohet në tokë serbe në manastirin e Zicës, i cili do të bëhet mazoleu i mbretërve të shenjtë të Serbisë. Kështu Stefani, mbreti themelues i dinastisë së Nemanjës, dhe i vëllai Sabbas, organizatori i kishës autoqefale të Serbisë më 1219, e futin mbretërinë e vogël të Serbisë në rrugë të reja.

Tërë vendet e lagura nga Adriatiku pësojnë në fund të shekullit XIII përmbysje të mëdha.

Tirania që ushtronin Subiçët, kontë të Bribirit dhe zotërinj të Dalmacisë kontinentale përreth luginës së Cercës pranë Bribirit dhe Ostrovicës, i shtyu fqinjët e trembur që të hynin në një luftë feudale për të ruajtur trashëgiminë e tyre. Më 1272 kjo familje shtie nën kontroll Shebenikun pastaj Traun, Spalaton dhe Nonën, ndërsa përfaqësuesit e saj i detyrojnë banorët që të zgjedhin si kont dhe mbrojtës të tyre atë që i ka dhënë vetes titullin e banit trashëgimtar të Kroacisë dhe Dalmacisë. Duke ia pasur frikën fuqisë së komunave qytetare të mbështetura nga Republika e Venedikut, Subiçëve në radhë të parë, bani Mladen II e pastaj Gjorgji II ngritën një principatë autonome që u bënte hije fqinjëve të fuqishëm.

Familjet e mëdha feudale të kësaj treve i kundërviheshin pushtetit të komunave borgjeze qytetare të mbështetura nga Venediku dhe kërkonin përkrahjen vendimtare të aristokracisë latifondiste të afërt me banin përfaqësues të mbretit Andrea të Hungarisë. Kundërshtarët më të rreptë të dogjës janë Subiçët, sundimtarë të një territori të madh që përfshinte Shebenikun, Zarën, Spalaton, Traun. Guvernatori (bani) i Kroacisë, Paolo Subiç (1273-1312) kishte zgjuarsinë politike që të kërkonte marrjen e qytetarisë venedikase mbasi ishte martuar me një Tiepolo, çka i mundësoi të përbetuarit arratiak Baiamonte Tiepolo që të strehohej në tokat e tij.

Qysh nga vdekja e mbretit të Hungarisë Andrea III, të mbramit të Arpadëve, Anzhuinët e Napolit rivendikuan fronin e Hungarisë, kurse Subiçët shtinë në dorë Zarën më 1311. Bani Paolo Subiç u bë, përkrah të birit Mladen, guvernator, “kont i Zarës, princ i Dalmacisë dhe zëvendës-ban i Bosnjës”. Në Venedik kjo u prit me shushatje; nuk do të kalonin shumë muaj e reagimi do të vinte. Duke përfituar nga turbullirat që ndoqën vdekjen e Paolo Subiçit më 1213, i cili e la Mladenin II të ngatërruar në një luftë dinastie, Venediku kaloi në sulm dhe pushtoi Zarën më 1313. Përmbajtja e marrëveshjes që u nënshkrua më 23 shtator 1313 nxjerr në pah një mënyrë të sjelluri mjaft të pazakontë të venedikasve. Pikësëpari ata nuk kërkojnë marrje pengjesh nga kampi i të mundurve. Më pas pranojnë që përfaqësues vendas tëmarrin funksione, në kurriz të administratorëve që i delegon Këshilli i Madh. Së fundi autoriteti i kontit venedikas është i kufizuar, pasi ai duhet të mbajë parasysh statutet e qytetit të cilat u hartuan nga një markezan më 1312; sidoqoftë vetëm dogja dhe komuna e Venedikut kishin të drejtë të mbanin titullin e kontit të Zarës.

Duke dashur të japë një provë të shkathtësisë politike me pranimin e një kompromisi, qeveria venedikase tregon njëkohësisht dobësinë e saj e pasojat kanë për t’u ndjerë më pas. Konti që përfaqëson komunën e Venedikut luan një rol të ndjeshëm në lokalitetet fqinje. Në krye venedikasit e vënë popullin të zgjedhë një kont të përzgjedhur midis katër anëtarëve të fisnikërisë lokale besnikë ndaj Venedikut.

Kjo zgjedhje miratohet pastaj nga Senati, mbasi që konti është betuar për besnikërinë e tij ndaj fuqisë mbrojtëse; kështu ishte rasti dhe në Arbo më 1118. Konti është personalisht përgjegjës për miradministrimin e mandatit të vet të përkohshëm. Shpesh zgjedhja e autoriteteve bie mbi venedikas pjesëtarë të fisnikërisë të ngulitur në vendin përkatës: Domenico Morosini u zgjodh kont i Arbos e pastaj i Zarës më 1150, i vëllai në Ossero më 1160, i biri Ruggero më 1205. Lidhjet me elitat lokale përforcohen: më 1268 Leonardo Michiel kont i Osseros martohet me Desën, të bijën eZhupanit të Serbisë, ndërso Nicolo Michiel konti i Arbos martohet me një vajzë të mbretit të Hungarisë Ladislav II.

Mbas vitit 1278, Këshilli i Madh i Venedikut vendos që tanimë kontët e Dalmacisë të zgjidhen ndër anëtarët e Këshillit të Madh të fisnikëve të Venedikut, e pastaj, vitin në vijim, flitet për zgjedhje me votë të fshehtë e për mandat të përkohshëm, në mënyrë që të mënjanohet përçimi i trashëgueshëm i funksionit.

Konti duhet të banojë në lokalitetin dalmat që administron, ai shoqërohet prej një oborri të përbërë nga një kapiten, një kancelar, një noter dhe një kapelan, që bëjnë pjesë në curza-n ekzekutive e cila përfshin gjykatësit e qytetit dhe anëtarët e këshillave të mëdhenj e të vegjël. Shpesh titulli i kontit.bashkohet me titullin e titullarit të funksionit mbikëqyrjen policore të përgjithshme në lokalitet, por edhe në det. Për këtë qëllim ekziston një flotilje e vogël me disa pak lundra, që i shërben si mbrojtjes së lundrimit ashtu dhe tregtisë së veçantë që ushtron konti. Këta administratorë kanë punë plot në këto rajone, për arsye se autoriteti i Venedikut shpesh kundërshtohet nga fisnikëritë vendase që nuk e pranojnë aq lehtë tkurrjen e privilegjeve të tyre.

Më 1322 shpërthen lufta dhe Venediku e mposht Mladenin që vritet në betejë e pastaj dy vjet më vonë, edhe Gjorgjin. Një aleancë e papritur midis mbretit të Hungarisë, Venedikut dhe komunave dalmate ngadhënjen mbi këtë dinasti; ata që mbijetojnë prej saj vendosen në Clissa deri në mes të shekullit XV.

Ai shekull do të bëhej për Venedikun një epokë shkëlqimi që ngjalli xhelozinë e shteteve mesdhetare. Gjenovezët, të poshtëruar pas disfatës që pësuan në Shën Joan i Akrit (1258) lidhën me bizantinët një aleancë që do të çonte në rimarrjen e Konstandinopojës më 1261. Kështu do të vijë një periudhë tensionesh që çel luftën kundër bizantinëve, aqsa Venediku mendon të marrë pjesë në një ripushtim ushtarak që e propozon Karl Anzhuja më 1281.

Mbrëmësoret Siqeliane, në vitin në vijim e detyrojnë Republikën që t’i hyjë një faze negociatash që përmbyllen me sukses. Kjo e vë në pikëpyetje pozicionin e volitshëm të gjenovezëve që reagojnë fuqishëm: atëherë fillon një konflikt tepër i gjatë, aq sa disa historianë flasin për një luftë njëqindvjeçare, e cila i vë përballë gjenovezë e venedikas nga Krimeja në ishujt dalmatë.

Adriatiku, një fushë e mbyllur ku zhvillohen dyluftimet mesjetare, është një teatër i paracaktuar për gjithëfarësoj luftërash. Ngushtica e hapësirës duket sikur lehtëson përplasjen e flotave kundërshtare: kujtojmë që bregdeti lindor përthyhet mrekullisht, është i mbushur me një sërë limanesh dhe ishujsh që i bëjnë mjaft të mbara pusitë, kurse bregdeti perëndimor përballë është i zhveshur nga strehët mbrojtëse pothuajse në gjithë gjatësinë e vet dhe i braktisur nga erërat shtytëse në lundrim. Sido të jetë, kalimi i Adriatikut përbën një veprim të kuturisur e Venediku nuk mund të mos përfitojë nga ajo vendndodhje e admirueshme që kanë ishujt e atij bregdeti aq të lakmueshëm për bazat e tij cilësore, siç është ajo i Curzolës.

Të gjitha përçapjet nxjerrin në pah vullnetin për arritjen e hegjemonisë mbi transportet detare në drejtim të Levantit. Në Gjenovë ngadhënjimi mbi konkurrentët e afert ose të largët, pizanët dhe venedikasit, zgjon gjithëfarëlloj shpresash, mirëpo ndërkohë që disfata e Pizës është e plotë mbas vitit 1284, ajo e Venedikut është vetëm kalimtare. Në të vërtetë, gjenovezët as që do t’i shijojnë frytet e fitores së tyre, pasi paqja e Milanos, që u lidh falë ndërmjetësimit të Matteo Viscontit, nuk është se i favorizon shumë në Mesdheun lindor dhe në Adriatik: venedikasit përfitojnë prej saj, diçka e pashpresuar, të drejtën e hyrjes në Detin e Zi e njëkohësisht mbrojnë pozicionet në gjirin e tyre.

Skuadrilja e këtij gjiri, e parashikuar në paqen e Milanos (1299) të nënshkruar midis Gjenovës dhe Venedikut, është në ato kohë një mjet konkret për ruajtjen e interesave politike dhe tregtare në Adriatik kundrejt vendeve bregdetase. Komandanti i parë i kësaj skuadriljeje merr urdhra të qarta: “Të sulmohen ata që fusin armë në gjiun e Venedikut deri sa të asgjësohen krejt”. Kjo është si një pasojë e ligjit kundër piraterisë, të miratuar më 1303, i cili i jep përparësi të plotë sigurisë në det. Mirëpo sulmet ndaj anijeve tregtare që cilësohen si kusare nga autoritetet venedikase, kanë të bëjnë më fort me një politikë shantazhi sesa me shërbimin e policisë detare që u është akorduar bujarisht të gjitha vendeve bregdetase.

Ankesat e tregtarëve të vendosur në Ravenë, Ankonë ose Zarë dëshmojnë se veprimi i kapitenit të gjirit nuk arrin t’i fshehë mirë ca synime politike më ambicioze, të cilat kërkojnë të pengohet dinamizmi ekonomik i qyteteve-port në të dy krahët e Adriatikut. E gjitha është në fund të fundit rezultat i marrëveshjeve të shkuara me Fanon prej vitit 1141, pastaj me Ankonën dhe qytetet e Puljes, duke përcaktuar një vijë përjashtuese brenda së cilës mund të zhvillohet vetëm tregtia detare e kontrolluar nga venedikasit. Krejt gjiri mund të mbikëqyret veç me vështirësi, por zonat e ujërave territoriale janë nën një vëmendje të veçantë. Lufta për arritjen e hegjemonisë në Adriatik nuk do të mbyllet me luftën e dytë venediko-gjenoveze (1293-1299). Paqja e Milanos parashikon, ndër klauzolat e përgjithshme, asnjanësinë e Gjenovës në rast konflikti midis Venedikut dhe një fuqie ballkanike.

E ardhmja do të provojë dykuptimshmërinë e këtij pozicioni. Nga ana e vet, Venediku nuk dëshiron të konkretizojë ndonjë ambicje territoriale në Adriatik, porse politika e rafinuar e afrimit ndaj partnerëve vasalë në të dy krahët e gjirit i mundëson metropolit që, në mënyrë metodike e të përkorë të arrijë në autonominë ekonomike dhesigurimin e rrugëve detare. Nganjëherë, sovraniteti venedikas shfaqet me forcën e armëve. Gjatë luftës së shkurtër që kundërvuri Venedikun me patriarkatin e Akuileas gjatë pranverës së vitit 1355, janë kontët venedikas të Arbos dhe të Veglias që nisen nëkrye trupash të rekrutuara në Kroaci dhe në Istrie për të sulmuar Friulin.

Pak më shumë se 10 vjet më vonë, Andrea Michiel, që vazhdon të jetë me detyrë në Arbo, pajis atje dy galera për të luftuar kundër piratëve triestinë. Dështimi i kësaj shpedite e shtyn qeverinë venedikase të nisë trupa në sulm kundër Triestes. Dogja Andrea Contarini kërkon atëherë, në emër të komunës së Venedikut, mobilizim të përgjithshëm në Istrie gjatë dy viteve, më 1368 dhe 1369. Podestatit të Kapodistrias i duhet të radhitet në krah të kapitenit të ushtrisë për të përgatitur një bllokadë detare. Është e qartë që, atëherë kur diplomacia arrin në kufijtë e saj, vihen në veprim administratorët e zotërimeve të përtej detit; të njëjtën situatë e ndeshim edhe në bregun tjetër të Adriatikut.

info@balkancultureheritage.com