Historia e perandorëve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia e perandorëve

Në këtë korpus biografish të perandorëve romakë, që i përket fundit të shek. IV, trajtohet një periudhë që shkon nga Hadriani (117-138) deri tek Numeriani (284). Si përpilues të biografive të veçanta kujtohen të jenë gjashtë autorë të ndryshëm, që kanë jetuar në kohën e perandorëve Diokletian dhe Konstantin. Këta biografe janë E1 Spartiani (Aelius Spartianus), Vulkac Galikani (Vulcacius Gallicanus), Trebel Polioni (Trebellius Pollio) dhe Flav Vopisku (Flavius Vopiscus). Por disa anakronizma dhe aluzione që gjejmë në tekst, vërtetojnë se këto biografi janë shkruar apo ripunuar në kohën e Teodosit I (vitet 379-395). Vepra ka shumë boshllëqe; kanë humbur sidomos ato pjesë që trajtojnë biografitë e perandorëve të viteve 244-260.

Si burim mbi të cilin është mbështetur vepra, duhet përmendur në radhë të parë Mar Maksimi (gjysma e parë e shek. III), por nuk mungojnë as citate nga Deksipi (gjysma e dytë e shek. III) e Herodiani. Vepra përmban edhe shumë pasaktësira, bile edhe trillime e falsifikime të dobëta sidomos në biografitë e perandorëve të vonë, të pretendentëve apo tiranëve. Por megjithatë në këtë vepër ka gjëra të vlefshme. Sidoqoftë të dhënave të "Historisë së Perandorëve" nuk duhet t'u jepet shumë besim dhe duhet të përdoren gjithnjë me një vështrim kritik.

Në këtë vepër gjejmë edhe të dhëna për historinë e Ilirikut; aty flitet për ngjarjet që ndodhin në Gadishullin Ballkanik në shek. III dhe në fillimin e shek. IV, për sulmet e gotëve dhe për vendosjen në masë të barbarëve në Ballkan etj.

info@balkancultureheritage.com