Historia kundër paganëve
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Historia kundër paganëve

Libri VII

Tani do të tregoj se cilat krahina ndan Danubi nga toka barbare e deri në detin tonë. Myzia kufizohet në lindje me grykën e lumit Danub, në juglindje me Thrakinë, në jug me Maqedoninë, në jugperëndim me Dalmatinë, në perëndim me Histrinë, në veriperëndim me Panoninë, në veri me Danubin. Maqedonia kufizohet në lindje me detin Egje, në verilindje me Thrakinë, në juglindje me Eubenë dhe me gjirin Maqedonas, në jug me Ahenë, në perëndim me malet Akrokeraune, në ngushticat e gjirit Adriatik, male të cilat gjenden kundrejt Apuljes dhe Brundizit, në perëndim me Dalmatinë, në veriperëndim me Dardaninë, në veri me Myzinë.

Dalmatia kufizohet në lindje me Maqedoninë, në veri me Dardaninë dhe Myzinë, në perëndim me Histrinë, gjirin liburnik dhe ishujt Liburnike, në jug me detin Adriatik.

Libri VII

Fiset që ishin vendosur dhe lënë në periferi për këtë qëllim, papandehur, lëvizën sipas vullnetit të zotit nga të gjitha anët dhe të çfrenuar u futën në të gjitha tokat romake ... Greqia, Maqedonia, Ponti dhe Azia u shkretuan nga sulmi i gotëve. Dakia përtej Danubit, humbi përgjithmonë; kuadët dhe sarmatët shkretuan Panoninë.

Në vitin 1025 të themelimit të Romës, Klaudi me vullnet të senatit mori pushtetin si i 28-ti perandor. Ai menjëherë sulmoi gotët, të cilët për 15 vjet me radhë shkretonin Ilirikun dhe Maqedoninë dhe me një thyerje të padëgjuar i zhdukin ata. Senati dekretoi për nder të tij vendosjen e një busti të artë në senat dhe ngritjen e një statuje të artë në Kapitol. Por menjëherë pas kësaj, para se të mbushte dy vjet nga 3 manja e pushtetit, ai u sëmur dhe vdiq në Sirm. Në vitin 1027 të themelimit të qytetit të Romës, Aureliani, perandori i 29-të simbas radhës, mori pushtetin, të cilin e mbajti 5 vjet dhe 5 muaj. Ai shkëlqeu shumë me cilësitë e tij luftarake. Pasi ndërmori një ekspeditë në Danub, ai i theu gotët në beteja të mëdha dhe vendosi pushtetin romak në kufijtë e tij të parë.

Por vetë Probi, në një kryengritje ushtarësh u vra në Simi, në një kullë hekuri.

Dhe kështu /Galer Maksimiani/ mblodhi pa vonesë ushtri nga të gjitha anët e Ilirikut dhe Myzisë dhe duke u lëshuar papandehur kundër armikut, mundi Narseun me fuqi të madhe ushtarake dhe zotësi. Pas kësaj, po ata komandantë zhvilluan luftime të tmerrshme kundër karpëve dhe bastamëve. Më në fund ata mundën sarmatët dhe shpërndanë nëpër fortifikimet e krahinave romake një numër shumë të madh robësh /sarmatë/. Perandorët Galeri dhe Konstanti, të parët e ndanë perandorinë romake në dy pjesë: Galer Maksimiani mori Ilirikun, Azinë dhe Orientin, kurse Konstanti Italinë, Afrikën dhe Galinë. Por Konstanti, duke qenë shumë modest u kënaq vetëm me Galinë dhe Hispanjën dhe ia lëshoi krahinat e tjera Galerit.

Galeri zgjodhi dy cezarë: Maksiminin, të cilin e vendosi në Orient dhe Severin të cilit i besoi Italinë. Ai vetë qëndroi në Ilirik.

info@balkancultureheritage.com